Search
Sunday 5 April 2020
  • :
  • :

Këto janë tri rreziqet më të mëdha brenda Kosovës sipas qytetarëve

Qytetarët e Kosovës mendojnë se Korrupsioni është rreziku më i lartë i brendshëm për Kosovën.

Sipas një anketimi të ‘Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë’, 91.41 përqind e të anketuarve e kanë vendosur korrupsionin si rrezikon më të madh të brendshëm, transmeton Indeksonline.

Pastaj, 90.98 përqind e të anketuarve besojnë se rreziku i dytë më i madh për Kosovën është papunësie, kurse vendin e tretë me 89.31 përqind renditet krimi i organizuar.

Gjatë vitit 2019, Policia e Kosovës ka hetuar 189 raste të korrupsionit, kurse në vitin 2018 74 persona ishin arrestuar për korrupsion.

Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë në nivel të lartë, diku afro 30 përqind. Kjo dukuri më së shumti është e theksuar tek femrat.