Search
Sunday 5 April 2020
  • :
  • :

Policia në Gjilan apelon qytetarë: Kush nuk zbaton vendimin e Qeverisë do të dënohet me 2 vjet burg


Me 24 mars 2020 ka hy në fuqi urdhëresa e Qeverisë së Kosovës Nr. 130/2020 në 
bazë të së cilës është caktuar koha dhe limitet e lëvizjes së qytetarëve. 
Policia e Kosovës‭ ‬në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë 
ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga 
Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë
të KP‭ ‬: ‭“Neni 250, , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë ‬
epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje 
ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të 
dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim 
luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”
Masat e ndërmarra kanë vetëm një qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, 
preventimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 që tani ka 
marrë përmasa botërore.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e 
qytetarëve të saj.‭ ‬