Search
Sunday 5 April 2020
  • :
  • :

Arbër Ismajli njeriu i momentit!

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, nga shumë qytetarë është duke u parë si njeriu i momentit.

Qytetarët thonë se në këto kohë të vështira për qytetin e Gjilanit, i cili po përballet me pandemin COVID-19, Ismajli po gjindet afër qytetarëve saherë që është kërkuar ndihmë nga ai, më tutje thonë se tani ai po e menaxhon situatën në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Zakonisht, në prapavijë, nuk shihet, e nuk ka aspak vullnet e dëshirë të ekspozohet, por, po e zbulojmë madhështinë e tij. Kjo foto është bërë nga vetë ne, pa e ditur fare personazhi në fotografi. E di, dhe jam i sigurtë, që vetë ky personalitet, do të na kritikon, edhe atë fortë bile! Por, s’kem çka i bëjmë, nuk mund të heshtim përballë madhështisë së tij. Nuk mundemi të heshtim mbi punën e madhe që po e bënë, dhe nuk mund të heshtim për thjeshtësinë, modalitetin dhe heroizmin që gjendet brenda tij. Ky njeri vërtetë po na bënë krenarë, po na bënë të sigurtë në menaxhimin e situatës, dhe po na bënë që të ndjehemi mirë, mbi atë që po mundohemi të presim, pra, mbi rezultatin! Ky është, Arbër R. Ismajli, miq!