Search
Sunday 31 May 2020
  • :
  • :

Gjashtë të arrestuar në Gjilan, nuk respektuan orën policore


 “‭Mosveprimi sipas dispozitave ligjore në fuqi gjatë epidemisë”‬
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit me 26 mars 2020 rreth orës 22:57 ka 
takuar gjashtë (6) persona në rrugët e fshatit Livoq i Epërm komuna Gjilan. 
 Ata nuk e respektonin kohën e lëvizjes, dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar 
nga Qeveria e Kosovës Nr. 130/2020 lidhur me oraret e cekura në urdhëresë. 


Personat e cekur shqiptar shtetas të Kosovës nuk kanë pas arsye bindëse apo leje 
valide për të lëvizure në atë kohë. 
Ata jenë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të 
shtetit ndaj të gjithëve është caktuar masa e ndalimit për dyzet e tetë (48) orë . 


Vlen të përkujtohet se në bazë të KP “Neni 250, mosveprimi sipas dispozitave 
shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të 
ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të 
nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për
qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) 
vjet”.