Search
Sunday 31 May 2020
  • :
  • :

Inter Club Kosova ndihmon për Festën e Fiter Bajramit

Tifozët e skuadrës Italiane Inter, të cilët veprojnë në Kosovë, “Inter Club Kosova”, tani e ka bërë tradit që në cdo festë dhe sa herë që kërkohet nevoja t’ju dalin në ndihmë familjeve me nevojë.

Tifozët “Nerazzurri” të “Inter Club Kosova”, për festën e Fitër Bajramit kanë ndihmuar 11 familje me nevojë, për ti gëzuar këto familje në këtë festë të veqant të Bajramit në katër qytete të Kosovës në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Prizeren.

Inter Club Kosova, kanë theksuar se ndihen krenar që familjeve me nevojë sado pak ju kemi ngroh zemrat në prag të festës së Fitër Bajramit.

Vlen të theksohet se tifozët e Interit në Kosovë, para 2 jave ndihmuan edhe 8 familje tjera në qytetin e Gjilanit.