Lajme

Dekorata nga organizata fantome, për kryetarin fantom

Pas billboardit të rrejshëm në Kanada në dhjetor 2015, mirënjohjes së rrejshme gjashtë dollarëshe nga Donald Trump, mirënjohjes nga organizata fantome Komiteti Botëror i Paqes, sirtarit të Lutfi Hazirit I është shtuar edhe një dekoratë, njejtë si ato pararendëse, e rrejshme, nga organizata e shoqata fantome, u duke u bërë përsëri gazi i botës.

E ashtuquajtura Akademia Universale e Paqes Globale, nga e cila Lutfi Haziri ka marrë çmimin “Nelson Mandela” gjoja se me motivacion promovimin e paqes, është organizatë fantome e cila nuk ka asnjë lidhje me Organizatën e Kombeve të Bashkuara ashtu sic pretendohet. Udhëheqësit e kësaj organizate fantome, tashmë janë të njohuar për median e publikun e gjerë me mashtrimet e çmimet e rrejshme edhe për personalitete të tjera publike në Kosovë. Për të gjithë ata që janë të interesuar për një çmim të tillë, shumë lehtë mund të bëjnë zgjidhje me një kërkim të thjeshtë në internet.
Duke pasur kontakte të shpeshta me organizata fantome, si duket kjo ka ndikuar në performancën e kryetarit të Gjilanit, pasi edhe ai na është shndërruar në kryetar fantom. Prej se fitoi mandatin e kryetarit nuk është dukur në kryerjen e detyrës së tij, dhe mospërmbushjen e zotimeve e premtimeve të tij ka vendosur t’a zëvendësoj me çmime e dekorata të rrejshme.
E meqë, kryetari i komunës i ka në qejf mirënjohjet e dokratat dhe i merr aq seriozisht, edhe nëse ato janë të rrejshme, atëherë, ne kemi menduar që zotimet e premtimet e tij dhënë qytetarëve të Gjilanit në fushatë zgjedhore t’I kthejmë në mirënjohje. Ne i kemi sjellur disa çmime e dekorata për kryetarin, që për nga serioziteti janë identike me ato që ka marrë kohëve të fundit.
Mes mirënjohjeve të sotme janë mirënjohja e banorëve të qytetit mbi kundërmimin e ujërave të zeza të cilat po vazhdojnë të mos trajtohen seriozisht. Mirënjohje për gropat e shumta në qytet e në fshatra. Mirënjohje për drejtorët e kësaj qeverisje që më shumë kalojnë kohë në Prokurori e Gjykata se në vendet e tyre të punës. Mirënjohje për Palestrën e sporteve në Zhegër, që për 4 vite punë është ndërtuar vetëm një pjesë ë themelit, Mirënjohje për Shtëpinë ë Kulturës në Përlepnicë që nuk u ndërtua kurr, Mirënjohje për Ndërtimet pa leje që e kanë bërë Gjilanin një kaos urbanistik e për shumë e shumë premtime të parealizuara në cdo lagje të fshatit e cdo pjesë të qytetit.
Mirënjohjet që janë të llojeve të ndryshme, formateve e dizajneve të ndryshme, urojmë që t’I plotësojnë sirtaret e kryetarit të komunës, në mënyrë që të ndalet nga ky ofendim që po ju bëhet qytetarëve të Gjilanit me dekorata e çmime të rrejshme. Nëse edhe këto nuk I mjaftojnë kryetarit, atëherë aktivistët e Lëvizjes do të sajojnë edhe dekorata të tjera në mënyrë që të kënaqin apetitet e kryetarit Haziri.
Krejt në fund, I bëjmë thirrje kryetarit të komunës, që t’i ndalë këto tentativa për mashtrim, e të merret me hallet e problemet e shumta të qytetarëve të Gjilanit. Qytetarët e Gjilanit nuk meritojnë një kryetar që mashtron, por një kryetar që punon për zgjidhjen e halleve të tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close