Search
Saturday 4 July 2020
  • :
  • :

Ekskluzive: Gjilanasi Oltion Bilalli, kontratën profesionale me Galatasarayn

Shumë i talentuar, i jashtëzakonshëm dhe me fat.

Reprezentuesi i  rregullt i Kosovës U17, Oltion Bilalli në orët e hershme të ditës së sotme apo më saktë në ora 03.30 u nis drejtë Stambollit, për t’iu bashkuar gjigantit turk Galatasaray, shkruan ekskluzivisht Korneri.net

Oltioni i cili ishte pjesë e Besëlidhjës që nga viti 2013, duke shënuar më shumë se 240 gola zyrtarë në të gjitha kategoritë e klubit nga Prishtina, tash e tutje do të jetë anëtar i Galatasaray që ka vendosur ta transferojë talentin Kosovar nga Besëlidhja që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi tash e pesë vite me klubin e madh turk, dhe talentët nga kjo shollë do të kalojnë menjëherë në Turqi.

Këtë e bëri Oltioni që ka qenë disa herë në prova te Galatyasaray, derisa ëndrra e tij u bë realitet praktikisht ditën e premte (sot), me ç’rast udhëtoj drejtë Stambollit për të nis aventurën e tij të parë serioze në karrierë.

Bilalli fillimisht do të jetë pjesë e Akademisë së Galatasaray, por stërvitjet do t’i ketë edhe me skuadrën e parë për disa ditë, sipas marrëveshjes. Pa asnjë dyshim ëndrra e tij është që një ditë dhe atë shumë shpejt të jetë anëtar i ekipit të parë, pasi për momentin nuk ka drejtë lojë deri me 3 janar kur ai i mbush 18 vjet, andaj kështu edhe deklaroi për redaksinë tonë.

“Fillimisht i falënderoj shumë zyrtarët e klubit Besëlidhja, Dritonin, Ademin dhe Edonin, që kanë bërë çmos që unë ta përjetoj këtë ndjenjë të madhe që të jem pjesë e një klubi të madh siç është Galatasaray. E imja tashmë është të punoj shumë, dhe shpejtë të kaloj te skuadra e parë”, deklasoi për Oltioni për redaksinë tonë e cila ishte prezente në aeroportin “Adem Jashari”, kur u nis drejtë Stambollit.

Radio Star i dëshiron fat dhe suksese Oltionit te Galatasaray.