Lajme

Ismajli i konfirmon familjes Zeka: Sivjet vendoset shtatorja e heroit Kadri Zeka

Pas shtatoreve të heronjve Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, gjatë vitit do të vendoset në qendër të Gjilanit edhe shtatorja e kryengritësit të madh për lirinë e shiptarëve, Kadri Zeka, e cila po bëhet me iniciativë të kreut të kësaj komune, Lutfi Haziri.

Lajmi u bë i ditur pas vizitës së nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, në familjen e heroit të kombit, Kadri Zeka.

“Në 38-vjetorin e rënies, kam ardhë me ta përcjellë porosinë e kryetarit Lutfi Haziri se gjatë këtij viti do të vendoset edhe shtatorja e heroit, Kadri Zeka, i cili do t’i bëjë roje lirisë së Kosovës”, ka thënë Ismajli, gjatë vizitës tek familja Zeka, ku është pritur nga z. Shaip Zeka, raporton Mediafokus.info.

E ky i fundit është shprehur të jetë tejet i emocionuar dhe falënderues me të marrë lajmin e shumëpritur,

Në 28 nëntorin e vitit 2017 është vendosur shtatorja e Idriz Seferit, ndërkaq në 28 nëntorin e vitit që lamë pas, janë vendosur shtatoret e heronjve, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani.

Ndryshe, më 17 janar i vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë, u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka./MediaFokus/

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close