Lajme

Praktika të mira të stimulimit të nxënësve për të nxënë dije!

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini vlerëson lartë mënyrën se si SHFMU “Vatra e Diturisë”, nga Livoçi i Epërm i Gjilanit e ka festuar 12 vjetorin e Pavarësisë, duke përdorur praktika të ndryshme të stimulimit të nxënësve për të nxënë dije.
Ja postimi i saj i plotë:

“SHFMU “Vatra e Diturisë”, në mënyrë të veçantë, ka shënuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Angazhimi dhe përkushtimi i kësaj shkolle i treguar çdo ditë e më shumë për arritje sa më të lartë në mësimnxënie, po përdorë praktika të ndryshme të stimulimit për të kapur dije.

Iu gëzova faktit që në këtë rast pati shumë të dalluar, shume kandidatë potencial për të fituar biçikletë, gjithsesi i pash të fituar të gjithë, se ne zemrat dhe mendjen e tyre veçse kishin marrë shpërblimin, pra rezultatin e shkëlqyer ne mësimnxënie!

Urime!

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close