Search
Saturday 4 July 2020
  • :
  • :

Si të luftohet pandemia pa ujë?

Kur unë alarmoja nga data 7.10.2019 për këtë problem madhor, zyrtarët e komunës më fyenin, bile edhe me kërrcënuan me jetë. Çka tash?
Gjilani ende po vazhdon të përballet me mosfurnizim të theksuar të ujit .
Reduktime të shumta janë duke ndodhur edhe tani kur ndodhemi në kohë pandemie dhe kur uji na duhet më shumë se kurrë.
Ka disa muaj që po kërkojmë nga komuna që të bëjë një zgjidhje për e mungesën ujit në Gjilan, por deri tani nuk kemi pa asnjë përpjekje, pos disa fjlaëve boshe. Falë Zotit, patëm pakëz të reshura sa ta shtyejmë disi.
Kërkesa e ujësjellësit Hidromorava për pagesë të ujit më duket disi e palogjikshme në këtë kohë kur qytetarët obligativisht janë të izoluar dhe kanë hallin si ta shpëtojnë lëkurën e tyre. Kjo tregon se në çfarë derexhe ndodhet Hidromorava me gjithë drejtuesit e Gjilanit. Ka vite që e përmendin hapjen e puseve të ujit dhe kurrë nuk u bënë, thuajse të ishin anije kozmike.
Ku është strategjia për furnizimin me ujë të mjaftueshëm të qytetit? Çka u bë me projektin që thatë se e keni dërguar në Bankën Botërore?