Lajme

Kastrati: Për shkak timin u testuan 27 persona, asnjëri nuk rezultoi pozitiv

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati në emisionin Frontal të T7 ka rrëfyer përballjen e tij me koronavirusin.

Ai ka thënë se gjatë tërë periudhës së infektimit deri në shërim nuk ka pasur asnjë simptomë. Kurse si pasojë e infektimit të tij janë testuar 27 persona të cilët kanë rezultuar negativ.

Kastrati ka thënë se infektimi me koronavirus ka ardhur si pasojë e kontaktit dhe mosrespektimit të distancës.

“Unë me datë 7 qershor kam pasur kontaktin tash janë bërë 26 ditë, arsyeja e vetme ka qenë rast I kontaktit sepse nuk kam pasur simptoma. Kemi qenë në një veturë me personin i cili ka qenë i infektuar, distanca ka qenë më pak se 1.5 metra, janë bërë 21 ditë që kam qëndruar në izolim në shtëpi”

Kastrati ka thënë se Instituti ka konsideruar që është i shëruar, pa pasur nevojë të bëjë testin tjetër.

“Unë veç isha i ambientuar dhe kam kontaktuar me të infektuarit nonstop në komunën e Kamenicës, fatmirësisht jetoj vetëm dhe nuk kam rrezikuar dikë që është me sëmundje shoqëruese. Lehtësimi më i madh kur të gjitha kontaktet e mia kanë rezultuar negative nga 27 kontakte të familjes dhe kolegëve. Që nga rezultimi pozitiv me koronavirus e deri në shërim nuk kam pasur simptoma fare”, u shpreh Kastrati.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close