Lajme

Drita shënon fitore të madhe ndaj Inter D’Escaldes

Ka përfunduar ndeshja me rezultat 2-1 mes Dritës dhe Inter D’Escaldes, e cila u zhvillua në Nyon të Zvicrës.

Të parët kaluan në epërsi “Bardhëekaltërtit”, me anë të Xhevdet Shabanit në minutën e 22, kurse Inter barazoli në minutën 29, kurse golin e dytë e ka realizuar Hamdi Namani në fundin e pjesës së parë për ta kaluar Dritën sërish në epërsi.

Drita ka tejkaluar kundërshtarin e parë në gjysmëfinalen e fazës parakualifikuese.

Drita në finale takohet me kampionin e Irlandës së Veriut Linfield e cila ka kaluar në finale duke mposhtur me rezultat 2:0 kampionin e San Marinos, Tre Fiori.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close