Lajme

Mali i Zi kërkon dy teste për qytetarët e Kosovës që të hyjnë në këtë vend

Mali i Zi përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën në listën e verdhe të rrezikshmërisë nga pandemia e Covid-19.

Shtetasve te këtyre vendeve që duan të hyjnë në Mal të Zi do t’u kërkohet testi për Covid-19 sipas metodës PCR dhe gjithashtu ai serologjik, jo më i vjetër se 72 orë.

Testi me metodën PCR përcakton nëse virusi është aktiv, ndërsa ai serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus. Masa ka hyrë në fuqi më 7 gusht.

Në Mal të Zi, masat për të luftuar përhapjen e Covid-19-tës janë ende në fuqi, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, ruajtjen e distancës fizike dhe kufizimet për tubimet.

Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit ndërsa numri total i të prekurve është 3480.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close