Lajme

Qemajl Mustafa flet rreth kandidaturës së tij për kryetar të Gjilanit

Burimet brenda PDK-së për Radio Star, kishin thënë se Qemajl Mustafa, pritet të jetë kandidat për të parin e qytetit.

Pas këtij lajmi i pari i PDK-së në Gjilan, e ka mohuar kandidaturën e tij permes një statusi ka thënë se ende nuk kam vendos unë as familja ime, por as partia ime dhe gjitha këto janë spekulime.

Mustafa përmes një shkrimi ka sqaruar situatën rreth kandidaturës së tij.

Ky është reagimi i Qemajl Mustafës:

Dua t’ju sqaroj juve dhe me shume se juve, publikut te Gjilanit qe kandidatura e mundeshme e imja as nuk eshte diskutue me degen ne Gjilan po as me Kryetarin Veseli.
Joformalisht ne bisedojme per pretendimet e mundeshme por ende nuk ka asgje zyrtare nga partia dmth nuk kemi vendim per ndonje kandidature.
Kjo nguti, pa dashur qe te spekuloj e paragjykoj, u shkon per shtati atyre qe duan me e nise nje ushtri fejsbukiane kunder deges se PDK ne Gjilan, kunder PDK ne pergjithesi dhe kunder figures time, qysh e kane bere qe nga viti 2014 e kendej.
Sidoqofte, gjerat do te sqarohen deri ne fund edhe me personalitetin tim dhe akuzat e shpifura e te pista ndaj meje dhe 38 afaristeve e zyrtareve me te mire te komunes do tu kthehen sajuesve te tyre si shuplake e forte per fytyre.
Shumekush ka me u skuqe ne fund te ketij “pastrimi” tonit me drejtesine. Ata qe i kane fabrikue rrenat si “fakte” dhe qe boterisht e dijme qe jane hajna, kane me u akuzue pernime nga sistemi i ri i drejtesise se Kosoves sepse ne nuk kemi me pushue per me lype drejtesi per diskreditimin shumevjeçar tonin, te familjeve tona, te partise dhe te shoqerise se komunes. Populli e thote “dardha e ka edhe bishtin…”.
Ju uroj te gjitheve mbremje te mire e gjume te rehatshem.
Ruajuni nga Covid sepse pernime nuk eshte hajgare e sidomos jo ne Gjilan./RadioStar/

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close
Close