Lajme

Vdes edhe familjari i katërt në aksidentin e rëndë në Gjermani

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar para pak çastesh se ka vdekur edhe personi i katërt i familjes Krasniqi nga Ferizaj, të cilët mbrëmë u përfshinë në një aksident në Gjermani teksa po udhëtonin drejt Zvicrës. Lajmin ajo e ka publikuar në rrjetin social në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.

Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.

MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close