Lajme

Vjedhje edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, grabitet kasaforta

Një tjetër vjedhje ka ndodhur në institucionet e Kosovës. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është vjedhur kasaforta.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, ka thënë ai.

Hoxha ka shtuar se njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, por telefonin e ka pasur të ndalur.

Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të arkës.

Kujtojmë se dje nga Thesari i Shtetit u vodhën mbi 2.1 milionë euro, me ç’rast u arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, kurse dy persona të tjerë janë në arrati.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close
Close