Lajme

Takohen Veseli, Thaçi e Haradinaj, në PDK tregojnë çfarë kanë biseduar

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Hradinajn.

Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur nga partia që drejton Veseli.

Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn.

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i ndodhur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë

“Kryetari i PDK-së, z.Veseli ka pasur një mëngjes me Presidentin dhe z. Haradinaj, dhe që nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyçi për Express.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close
Close