Lajme

Ismajl Kurteshi shërohet nga koronavirusi

Ish-deputeti i LVV, Ismajl Kurteshi e ka mposhtur virusin COVID 19, pas një përballje dhjetë ditore, për çka i ka falënderuar mjekët e Infektivës në Gjilan, ku është trajtuar.

‘Pasi që u lirova nga Spitali Regjional i Gjilanit, Reparti i Infektivës, ku qëndrova 10 ditë i shtrirë i infektuar me virusin Covid-19, ndjej obligim moral të faleminderoj personelin e këtij Reparti: mjekët, infermieret/ët dhe personelin mbështetës të Repartit, që nuk kursye asgjë nga vetja, për t’na ndihmuar ne pacientëve.

Përkundër punës së madhe që bëhet atje, për këtë Repart gjegjësisht për pacientët, gjatë këtyre ditëve, problem paraqet mungesa e pjesës më të madhe të barnave dhe furnizimi jo i rregulltë me barnat që herë pas here i siguronte Spitali dhe numri i pamjaftueshëm i personelit.

Gjithë këto vështirësi me furnizim dhe mungesë të personelit nuk e zbehin përkushtimin e personelit, prandaj dëshiroj t’i faleminderoj për punë dhe kujdesin e treguar gjatë qëndrimit tim atje, ndaj neve pacientëve të këtij Reparti’, ka shkruar ai.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close
Close