Lajme

Zymberi: Komuna e Gjilanit me përkushtim maksimal i trajton rastet sociale

Gjilan, 17 nëntor 2016 / Drejtori i Qendrës për Punës Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, në konferencën e sotme e për media, ka thënë se puna në këtë sektor ka vazhduar me përkushtim të lartë në mbështetjen e rasteve sociale, të familjeve pa kulm mbi kokë, të fëmijëve jetim, fëmijëve të braktisur, por edhe angazhim tjetër në aspektin e këshillimeve, riintegrimit, trajtimit, raportimit të rasteve të dhunës në familje.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë disa mijëra pako ushqimore për familjet në nevojë, me të cilat është arritur që të stabilizohet sadopak gjendja e rëndë në shumë familje.

Po ashtu, Zymberi ka thënë se edhe sa i përket asistencës në pagesën e qerave mujore, të renovimit dhe ndërtimit të shtëpive për familjet të cilat jetonin në shtëpi të degraduara është vazhduar dhe tashmë kemi një numër të konsiderueshëm të shtëpive të ndërtuara, nga iniciativa “Pak nga ne, shumë për ata”, por ende nevojat janë të mëdha dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Ndërsa, siç ka thënë ai, sa i përket dhunës në familje dhe aspektet tjera, ka një lëvizje pozitive në raportimin e tyre, raste të cilat pastaj menjëherë trajtohen në bazë të ligjit duke u kujdesur për gjetjen e mundësisë së përmirësimit të raporteve dhe tejkalimin e konfliktit të dhunës si një fenomen negative i shoqërisë në familje në përgjithësi.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rastet e delikuencës, përfshirja e fëmijëve në punë të rënda, rastet në rritje të shkurorzimeve krahasuar me periudhën e njëjtë.

“Të gjitha këto raste që janë adresuar në Qendrën për Punë Sociale i kemi trajtuar në mënyrën më profesionale të mundshme. Tashmë prej kohës zyrtarët e QPS-së, janë shqyrtuesit dhe trajtuesit e rasteve të ndryshme nga aspekti social dhe ekonomik. Kemi numër të madh të fëmijëve të përfshirë në kryerjen e punëve të rënda, raste të raportimit janë duke i paraqitur, sikur që edhe fëmijë pa prindër, braktisje të fëmijëve dhe raste të tilla”, tha Zymberi.

Drejtori i QPS-së në Gjilan ka nënvizuar se problemet e shumta të cilat janë me epilog të dhunës në familje, braktisje të fëmijëve, shkurorzime, por edhe raste të njejta të kësaj natyre janë trajtuar me kujdes të veçantë dhe me synimin që kjo të kthehet në normalitet. ​

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close