Lajme – RADIO STAR 96.4 https://radiostargjilan.com/web RADIO STAR 96.4 Sat, 27 Apr 2024 18:36:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 Kapet nga Policia duke drejtuar veturën me shpejtësi 231 km/h në zonën 120 https://radiostargjilan.com/web/kapet-nga-policia-duke-drejtuar-veturen-me-shpejtesi-231-km-h-ne-zonen-120/ Sat, 27 Apr 2024 18:30:18 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170889 Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

]]>
Maliqi: Drejtoresha e Arsimin në Gjilan, duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet! https://radiostargjilan.com/web/maliqi-drejtoresha-e-arsimin-ne-gjilan-duhet-te-kerkoje-doreheqje-ose-te-shkarkohet/ Sat, 27 Apr 2024 18:26:14 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170885 Maliqi: Drejtoresha e Arsimin në Gjilan, duhet të kërkoj dorëheqje ose të shkarkohet!

Pas anulikmi të ekskursionit për maturantët e Gjilanit, ka reaguar edhe asambleisti nga radhët e LDK-së, Latif Maliqi, ku përmes një postimi ka reaguar rreth kësaj situate shkruan Radio Star.

Maliqi ka kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së Arsimit, Albana Demirit ose të bëhet shkarkimi i saj, pas ajo ka anuluar gjitha procedurat rreth ekskursionit.

Statusi i plotë(pa ndërhyrje):

Kjo që po ndodh me maturantët e komunës tonë duket pak e quditshme..!

Fillimisht ekskursioni u anulua nga kryetari i komunës pastaj në këtë krizë ekonomike ti kërkohet një maturanti një shumë aq e madhe e të hollave kjo të jep me kuptu që këtë drejtoresha e ka bërë sa për sy e faqe dhe as qe u murr parasysh vendimi komunal për ndihmë të çdo familje qe ka maturant andaj unë si këshilltar komunal kërkoj dorheqjen e kësaj drejtoreshe apo shkarkimin e saj por para kësaj dua ta arsytoj kërkesen time.

1. Për angazhimin e saj në anulimin e erskuzionit;
2. Manipulimi me këshillin e prindërve për marrjen e vendimit për anulimin e eskursionit
3. Mos organizimin dhe mos menaxhimin e mirë te procesit pas vendosjes për shkuarje në eskursion
4. Ndërhyrja në përcaktimin e lokacionit, për mosdërgimin e maturantëve ne Durrës dhe përcaktimin e lokacionit për Vlorë e vende tjera ne çmime më të shtrejta
5. Mos zbatimin e udhëzimit administrativ 2/2016 për realizimin e eskursioneve
6. Anulimin e tenderit për ekskursionin
7. Si dhe dështimin me qëllim të eskursionit për ta realizuar iden e saj të fillimit për anulimin e eskursionit.
8. Diskriminimin e maturantëve të Gjilanit në raport me komunat tjera të Kosovës. Të tjerët ishin në eskursione , perveç 1302 maturantët e Gjilanit jo.
Kësaj pune po i vjen era keqpërdorim.

]]>
Menduh Thaçi: Ndjehem keq për humbjen e Kurtit në Maqedoni https://radiostargjilan.com/web/menduh-thaci-ndjehem-keq-per-humbjen-e-kurtit-ne-maqedoni/ Sat, 27 Apr 2024 18:22:28 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170882 Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte bashkuar në koalicionin që drejtonte Ali Ahmeti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dhe përkrahjen që Kurti ia ka dhënë koalicionit VLEN të Arben Taravarit.

Thaçi ka thënë se ndjehet keq për fiaskon që ka pësuar ndërhyrja e Kurtit në Maqedoni të Veriut dhe thotë se i vjen tepër keq.

Ai tutje ka thënë se në zgjedhje u vërtetua mungesa e autoritetit moral të Albin Kurtit në Maqedoni të Veriut dhe se një gjë e tillë do të ketë pasoja.
“Mund të ma interpretojnë si sarkazmë. Ndjehem keq për fiaskon që pësoi ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni. Nëse dikush do të priste që unë të ndjehesha mirë, të qitsha qallam se ne e kemi mundë, por s’është ashtu. Po ndjehem keq. Kur e vërteton mungesën e autoritetit moral i pari jonë në Kosovë në një vend siç është Maqedonia, kjo do të ketë pasoja. Do të mundohemi bashkë që t’i largojmë këto pasoja. Nuk do të flasë më”, ka thënë Thaçi në emisionin “LIBERO” në ATV.

]]>
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës https://radiostargjilan.com/web/besnik-tahiri-armend-muja-dhe-abelard-tahiri-tre-deputetet-me-aktiv-ne-kuvendin-e-kosoves/ Sat, 27 Apr 2024 18:18:57 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170877 Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.

Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është më aktivi me deklaratat e bëra, i dyti renditet Armend Muja i VV-së, i treti Abelard Tahiri i PDK-së, në vendin e katërt renditet Arben Gashi i LDK-së, kurse pesëshen e mbyll Ferat Shala i PDK-së, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa në bazë të deklaratave të deputetëve, rezulton se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i 2114 deklaratave gjatë vitit 2023, ku prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga GP LV, një nga GP LDK, një nga GP MULTIETNIK, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe Një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI).

]]>
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës https://radiostargjilan.com/web/drita-millaku-labinote-demi-murtezi-dhe-ardiana-matoshi-nga-vetevendosje-tri-deputetet-me-pasive-ne-kuvendin-e-kosoves/ Sat, 27 Apr 2024 17:58:17 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170866 Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.

Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur, janë mësuar edhe deputetet më pasive.

Të tri deputetet më jo aktive në Kuvend vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, që janë: Drita Millaku (me vetëm dy deklarata të bëra në Kuvend), Labinotë Demi Murtezi (me tri deklarata) dhe Ardiana Matoshi (poashtu me tri deklarata), shkruan Reporteri.net.

]]>
Kurti për takimet në Bruksel: Janë në rrugë të mbarë për të gjetur një zgjidhje https://radiostargjilan.com/web/kurti-per-takimet-ne-bruksel-jane-ne-rruge-te-mbare-per-te-gjetur-nje-zgjidhje/ Sat, 27 Apr 2024 17:49:41 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170864 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i Serbisë porse ata po shqetësohen që po ndalohet paraja e gatshme.

Ai tha se e mbështesin plotësisht rregulloren e BQK-së, i cili është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës.

“Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës është një rregullore e një institucioni të pavarur. Serbia nuk e ka hall që po ndalohet dinari, sepse dinari nuk po ndalohet por po ndalohet dinari si mjet pagese dhe kjo është kërkesë e nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës: Ajo ka hall që po ndalohet cash-i, paraja e gatshme. Dhe ne, për të pasur transparencë se kush kujt i dërgoi para me çfarë qëllimi, e mbështesim plotësisht këtë rregullore të BQK-së që është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kurti shpjegoi edhe për modalitetet se si ajo të zbatohet dhe të funksionalizohet. Ai tha se në Bruksel po dialogohet për këtë çështje dhe janë në rrugë të mbarë për të gjetur një zgjidhje.

“Janë duke dialoguar në Bruksel rreth kësaj dhe unë mendoj që janë në rrugë të mbarë për të gjetur një zgjidhje e cila e mundëson tranzicionin e lëmuar drejt kësaj rregulloreje, e cila jo vetëm që është e drejtë e Bankës Qendrore të Kosovës, por është rregullore e drejtë për të mirën e qytetarëve”, tha Kurti në një intervistë për DW.

Kujtojmë se në Bruksel gjatë ditës së enjte ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh. Ashtu si edhe gjatë takimeve të mëparshme ku nuk ka pasur marrëveshje, temë kryesore e takimit ishte çështja e dinarit.

Takimi i pestë ndërmjet palëve e që zgjati më shumë se shtatë orë përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, teksa u paralajmërua edhe një takim tjetër në javën e dytë të majit, i gjashti me radhë.

Siç kanë paralajmëruar të dy kryenegociatorët, Kosova dhe Serbia do të paraqesin komentet e tyre për propozimin e ri në ditët në vijim, ndërsa takimi i radhës për të njëjtën çështje do të mbahet në mes të majit. /Reporteri.net/

]]>
Osmani e Kurti zotohen për drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës https://radiostargjilan.com/web/osmani-e-kurti-zotohen-per-drejtesi-per-personat-e-zhdukur-gjate-luftes/ Sat, 27 Apr 2024 15:55:40 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170861 Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës.

Nga aty, krerët institucionalë kërkuan drejtësi për viktimat, teksa u zotuan se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”, duke thënë se nuk do rreshtin së kërkuari drejtësi.

“376 civilë të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë”.

376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, Srebrenica e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore.

“Sivjet po mbahen 25 kur lufta e arriti kulmin e luftës para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në historinë elitës masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja. Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë”, tha Kurti.

“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit tha se edhe pas 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë.

]]>
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta https://radiostargjilan.com/web/ambasada-e-shba-se-ne-kosove-qendrojme-me-familjet-e-te-zhdukurve-nga-lufta/ Sat, 27 Apr 2024 15:28:07 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170858 27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë e 617 persona konsiderohen të pagjetur ende.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim ku thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur.

“Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende,  dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, thuhet në postimin e ambasadës, duke shtuar se përgjigjet mbi fatin e personave të zhdukur duhet të jenë prioritet.

]]>
Policia identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria https://radiostargjilan.com/web/policia-identifikon-76-lemoshe-kerkues-nga-kosova-dhe-shqiperia/ Sat, 27 Apr 2024 14:40:52 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170855 Policia e Kosovës,  në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ  “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit Prill 2024”.

Ky plan operativ është zbatuar në të  gjithë  territorin  e RKS-së, në periudhën kohore 15.04.2024 deri me datë 27.04.2024 nga të gjitha Njësitet  Rajonale të  DHTQNJ-së dhe akterët tjerë relevant si: Prokuroritë  ne rajonet përkatëse,  Qendrën për punë sociale,  Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj etj.

“Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021 ku edhe janë realizuar aktivitetet si në vijim: Janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë”.

Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.

Policia e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkim lëmoshës.

]]>
Pahor po përgatit draft për dialogun Kosovë – Serbi https://radiostargjilan.com/web/pahor-po-pergatit-draft-per-dialogun-kosove-serbi/ Sat, 27 Apr 2024 12:47:10 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170852 Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili mund ta pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut mes të dyja palëve.

Pahor, sot ka shkruar se draftin fillimisht do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it.

Pohor thotë se nuk do t’u përgjigjet kërkesave të gazetarëve për intervista derisa po pret ta marrë rolin drejtues për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut, por dëshiron që fillimisht ta harmonizojë atë me përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht me vendet e QUINT-it”, ka shkruar ai në X.

 

 

Miroslav Lajçak do të qëndrojë në postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vetëm deri në shtator, kur do të marrë detyrën e re, atë të Ambasadorit të BE-së në Zvicër.

]]>