Opinion – RADIO STAR 96.4 https://radiostargjilan.com/web RADIO STAR 96.4 Thu, 21 Nov 2024 10:32:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7 28 vite pa prof. Xhavit Ahmetin: Kujtimi për kolosin e kombit mbetet i përjetshëm https://radiostargjilan.com/web/28-vite-pa-prof-xhavit-ahmetin-kujtimi-per-kolosin-e-kombit-mbetet-i-perjetshem/ Thu, 21 Nov 2024 10:32:39 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185700 Sot, më 21 Nëntor 2024, shënohen 28 vite pa prof. Xhavit Ahmetin, një ndër personalitetet më të shquara të kombit shqiptar.

Ky është Nëntori i 28-të pa profesorin, intelektualin, shkencëtarin, dhe patriotin e përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Prof. Xhavit Ahmeti nuk ishte thjesht një akademik dhe profesor i shkëlqyeshëm i Kimisë, por një personalitet universal – një shkencëtar i spikatur, artist, poet, këngëtar, dhe atdhetar i devotshëm.

Ai mbetet një shembull frymëzues për të gjitha gjeneratat se si duhet punuar dhe vepruar me përkushtim për Kosovën dhe lirinë e saj. Kujtimi i jetës dhe veprës së tij mbetet i përjetshëm!

Shkruan Bujar Nevzati:

Sot më 21 Nëntor 2024 u bënë 28 vite pa prof. Xhavit Ahmetin. Ky është Nëntori i 28-të pa profesorin, intelektualin,shkencëtarin, veprimtarin dhe patriotin e përkushtuar të çështjes kombëtare!
E ndjej vetën me fat dhe krenar që pata mundësi të punojë dhe veprojë për çështjen e Kosovës në një kohë të shkurtër me profen Xhavit.
Edhe pas kaq vite,nuk po shoh njeri as të përafërt,që do ta zavëndësonte Profin,tonë të dashur!
Prof. Xhavit nuk ishte thjeshtë vetëm një profesor i shkëlqyeshëm i Kimisë, por ai ishte personalitet univerzal, shkencëtar, intelektual, veprimtar, largëpamës, guximtar, artist, poet, vallëtar, këngëtar, patriot e mbi të gjitha ishte njeri me virtyte të larta njerëzore e akademike! Shqipëtarët duhet të jenë krenarë që patën një kolos të madh, një intelektual të shquar, një shkencëtar të spikatur, një atdhetar të devotshëm të çështjes kombëtare ashtu siç ishte profa Xhavit!
Ai ishte shembull për ne të tjerët se si punohet dhe veprohet për Kosovën me tërë qenien.
Frymëzimi i tij si intelektual e shkencëtar, si veprimtar e patriot i përkushtuar për çështjen e Kosovës ishte motivim për shumë gjenerata në kauzën për lirinë e Kosovës!
I përjetëshëm kujtimi i jetës dhe veprës së prof. Xhavit Ahmetit!

]]>
Retrotopia dhe nostalgjia e kaluarës – Reflektim mbi ndërtimin e Kosovës dhe kujtesën e shtrembëruar https://radiostargjilan.com/web/retrotopia-dhe-nostalgjia-e-kaluares-reflektim-mbi-ndertimin-e-kosoves-dhe-kujtesen-e-shtremberuar/ Tue, 12 Nov 2024 09:42:30 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185043 Shkruan: Shkodran Ramadani

Zakonisht kur flasim per Utopine, flasim per nje shoqeri te persosur qe nuk ekziston ne kohe dhe hapesire, per nje vizion te shoqerise qe do te donim te kishim.

Mirepo Zygmunt Bauman flet edhe per nje variant tjeter te Utopise – RETROTOPIA – qe eshte konstruktimi retrospektiv i utopise: Shoqeria perfekte ka ekzistuar ne te kaluaren, por ajo u shkaterrua. Tash ka mbete vec kujtimi per utopine qe nuk eshte me, nostalgjia e pasherueshme dhe malli i pashueshem per te.

Ne shekullin e shtatmbëdhjete, mjeket zvicerane besonin se opiumi, shushunjat dhe nje udhetim permes Alpeve do te sheronin nostalgjine (semundjen romantike te zemres), por perfundimisht fuqia e saj eshte shpeshhere e papermbajtshme dhe jo pak persona e shoqeri derxhen nga ethet e saj.

E njejta vlen edhe per ata qe thone se Kosova eshte shkaterruar qe 20 vjet. Keta besojne qe koha kur ndodhi shtypja 100 vjecare, segregacioni 10 vjecar dhe gjenocidi 2 vjecar ishte kohe e ndertimit, begatise, barazise, lirise dhe drejtesise. Normalisht, nje lengate e tille mund te ndjehet vetem nga ata qe veteidentifikohen me Sllobodan Millosheviqin dhe secilin institucion, zyrtar, polic, paramilitar dhe figure te aparatit fashist serb.

Per keta njerez vitet 1999 dhe 2008 jane po aq te rendesishem sa per ne, por per arsye te kunderta – per ne, 1999 dhe 2008 shenojne fundin e okupimit dhe fillimin e epokes se lirise. Ne anen tjeter, per ta vlen kahu i kundert – merr fund era e arte dhe fillon ajo e distopise. Keshtu, te njejtet njerez qe vijne ne perfundime absurde, sikur “nuk mund te rregullohet per 4 vjet ajo qe eshte shkaterruar per 20 vjet”, besojne se ka qene e mundur te rregullohet per 20 vjet ajo qe eshte shkaterruar per qindra vjet.

Prandaj, para se te kemi nje vizion te perbashket per te ardhmen, eshte e domosdoshme qe te kemi nje interpretim te ngjashem per te kaluaren. Nuk eshte e thene te kemi te njejten dioptri per te kaluaren, por as te kemi krejt dioptri te kundert. Minimalisht duhet te ndajme disa mite dhe emerues te perbashket. Eshte i pamundur ndertimi i kohezionit shoqeror e unitetit kombetar me keta njerez qe ndertimin e shtetit e quajne shkaterrim.

Nese nuk mund te pajtohemi qe krijimi i shtetit te Kosoves eshte arritja me e madhe historike, per cka tjeter mund te pajtohemi?!

]]>
Për kë do të votojnë qytetarët e Anamoravës në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025? https://radiostargjilan.com/web/per-ke-do-te-votojne-qytetaret-e-anamoraves-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit-2025/ Sun, 10 Nov 2024 17:52:24 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=184929 Shkruan: Fatos Hetemi

Votuesit e rajonit të Anamoravës konsiderohen ndër më të emancipuarit në Kosovë, pasi kanë treguar aftësinë për të evoluar me bindjet e tyre politike, pa rënë pre e manipulimeve apo shndërruar në militantë fanatikë që krijojnë bastione politike.

 

Votuesit e këtij rajoni mund t’i konsiderojmë ndër shembujt më të mirë të mendimit të pavarur politik, duke treguar një zhvillim të qëndrueshëm të mendimit kritik dhe vetëdijes qytetare. Ky elektorat i ka sfiduar shpeshherë subjektet politike për t’i mbajtur premtimet, pa u shndërruar në militantë fanatik. Për këtë arsye, votuesit e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës nuk kanë krijuar asnjëherë një bastion të qëndrueshëm për ndonjë parti politike, duke zgjedhur me vetëdije të ruajnë fleksibilitetin politik dhe duke ndryshuar qasjen në përputhje me performancën e partive në pushtet.

Kjo sjellje politike e votuesve të Anamoravës ka ndikuar thellë në dinamikën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Rezultatet zgjedhore në të kaluarën kanë treguar se ky rajon ka një peshë të madhe në përcaktimin e fituesit, pasi përkrahja për partitë ndryshon në varësi të angazhimeve të tyre dhe mbajtjes së premtimeve elektorale. Për rrjedhojë, partitë politike janë të detyruara të marrin në konsideratë nevojat dhe preokupimet e votuesve të këtij rajoni, duke ditur që ky elektorat nuk do të ngurojë të ndryshojë orientimin nëse nuk i përgjigjen pritjeve të tij.

Këta votues dijnë të vlerësojnë qasjet jo serioze të pushteteve në raport me investimet kapitale në këtë rajon, që duhej të kishte prioritet. Premtimet e subjekteve politike për zhvillimin e këtij rajoni kanë qenë të shumta, por realizimet në terren mbeten të pamjaftueshme. Për vite të tëra, investimet dhe projektet infrastrukturore në Gjilan, Viti dhe Kamenicë janë karakterizuar nga zvarritja. Mungesa e përparimit të dukshëm në sferat kyçe si infrastruktura rrugore, shëndetësia, arsimi dhe ekonomia e rajonit ka trasuar një pakënaqësi të vazhdueshme ndër vite. Kjo bazohet në luhatjet e elektoratit që si pasojë e pakënaqësive ka ndryshuar bindjet dhe praktikisht ka ndryshuar edhe votën.

Pas më shumë se një dekade në kërkim të ndryshimeve thelbësore, votuesit e Gjilanit, Vitisë e Kamenicës janë afër zhgënjimit, pasi shumë projekte të premtuara për këtë rajon nga të gjitha qeveritë mbeten ose në fazën fillestare, ose të ndaluara përgjysmë.  Në rastin më të keq projektet për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Anamoravës, të cilat duhet të ishin katalizatorë për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rritjen e mundësive ekonomike, shpesh kanë mbetur vetëm në letër ose të nisura pa një afat përfundimi të qartë.

Ky rajon mbetet një shembull për vetëdijen qytetare, duke treguar se votuesit e lirë dhe kritikë kanë fuqinë për të ndikuar në drejtimin e vendit, me shpresën se një ditë përkushtimi i tyre do të gjejë një përgjigje të qëndrueshme në përmirësimin të kushteve të jetës në këto qytete.

Analiza e rezultateve të subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare që nga viti 2014 në rajonin e Anamoravës tregon një dinamikë interesante të sjelljes elektorale të votuesve. Votuesit e këtij rajoni kanë treguar një aftësi të qartë për të dalluar dhe për të vlerësuar performancën e përfaqësuesve të tyre. Ata kanë dëshmuar se janë të gatshëm të besojnë dhe të mbështesin ata që i përmbahen premtimeve të bëra gjatë fushatës. Megjithatë, votuesit e këtij rajoni janë gjithashtu të shpejtë për të ndëshkuar ata që nuk i mbajnë këto premtime, gjë që shfaq një nivel të lartë ndërgjegjësimi dhe përgjegjshmërie.

Analiza e rezultateve të zgjedhjeve nga viti 2014 deri në vitin 2021 për partitë kryesore në Gjilan tregon luhatje të mëdha në mbështetjen e votuesve ndaj subjekteve politike, duke reflektuar ndryshime të rëndësishme në preferencat e tyre elektorale.

  1. LVV (Lëvizja Vetëvendosje):
    • 2014–2019: LVV përjetoi një rritje të fuqishme të votave gjatë kësaj periudhe. Nga 10,080 vota në vitin 2014, mbështetja u rrit ndjeshëm në 18,575 vota në vitin 2019, duke e bërë atë një nga partitë më të mëdha në këtë komunë.
    • 2019–2021: Në vitin 2021, LVV pati një rritje të jashtëzakonshme, duke arritur 32,742 vota. Kjo rritje e madhe e LVV-së tregon një trend të fuqishëm të elektoratit në favor të saj dhe tregon mbështetjen e gjerë që ka fituar LVV në mesin e votuesve, e cila udhëheq aktualisht edhe pushtetin lokal në këtë komunë.
  2. LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës):
    • 2014–2019: LDK ruajti një mbështetje të qëndrueshme, duke u luhatur pak nga 12,178 vota në vitin 2014 në 12,594 vota në vitin 2019. Kjo tregon një bazë të qëndrueshme elektorale gjatë këtyre viteve.
    • 2019–2021: Në vitin 2021, LDK pësoi një rënie të madhe në 7,611 vota, që përbën një humbje të konsiderueshme të mbështetjes. Kjo rënie mund të ketë ardhur si rezultat i rritjes së LVV-së dhe zhvendosjes së elektoratit. LDK gjithashtu humbi edhe pushtetin lokal në këtë komunë.
  3. PDK (Partia Demokratike e Kosovës):
    • 2014–2019: PDK ka përjetuar një rënie graduale nga 9,826 vota në vitin 2014 në 7,846 vota në vitin 2019. Ndërkohë që PDK mori pjesë në koalicionin PDK-AAK-NISMA në vitin 2017, mbështetja e përgjithshme mbeti e qëndrueshme.
    • 2019–2021: Në vitin 2021, PDK pësoi një rënie të mëtejshme, duke përfunduar me 5,868 vota. Kjo rënie tregon një dobësim të vazhdueshëm të bazës së saj elektorale gjatë viteve të fundit.
  4. AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës):
    • 2014–2019: AAK ka parë një rritje modeste, duke u rritur nga 3,111 vota në vitin 2014 në 3,373 vota në vitin 2019, por pjesëmarrja në koalicionin e vitit 2017 PDK-AAK-NISMA ndikoi që votat të shiheshin në bllok me partitë e tjera të koalicionit.
    • 2019–2021: Në vitin 2021, AAK pati një rënie të madhe në 1,417 vota, që tregon një dobësim të mbështetjes elektorale.
  5. NISMA:
    • 2014–2019: NISMA fillimisht kishte mbështetje modeste me 973 vota në vitin 2014 dhe përfshirja në koalicionin PDK-AAK-NISMA në vitin 2017 ndikoi në një mbështetje më të fortë në bllok.
    • 2019–2021: Pas vitit 2019, NISMA pati një rënie drastike në 550 vota në vitin 2021, duke treguar një dobësim të ndjeshëm në mbështetjen e saj elektorale.

 

Sa i përket Komunës së Vitisë, nga viti 2014 deri në vitin 2021 rezultatet tregojnë disa prirje të rëndësishme në mbështetjen e partive kryesore politike.

  1. LVV (Lëvizja Vetëvendosje):
    • LVV ka pasur një rritje të vazhdueshme nga viti 2014 deri në vitin 2021.
    • Duke nisur nga 4,430 vota në vitin 2014, LVV rriti mbështetjen në 6,433 vota në vitin 2017 dhe më pas arriti në 6,474 vota në vitin 2019.
    • Në vitin 2021, LVV përjetoi një rritje të madhe elektorale, duke kaluar në 12,939 vota dhe duke u bërë partia me mbështetjen më të madhe në këtë komunë.
  2. LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës):
    • LDK ka mbajtur një nivel të qëndrueshëm të mbështetjes në vitet 2014 dhe 2017, me një rritje të lehtë nga 5,804 vota në 2014 në 5,958 vota në 2017.
    • Në vitin 2019, LDK arriti kulmin e mbështetjes me 6,819 vota, duke treguar një rritje të konsiderueshme.
    • Megjithatë, në vitin 2021, LDK pësoi një rënie të theksuar, duke rënë në 4,305 vota, që përfaqëson një humbje të madhe të mbështetjes. Por ky subjekt e ka ruajtur pushtetin lokal, me të cilin qeveris prej 3 mandatesh.
  3. PDK (Partia Demokratike e Kosovës):
    • PDK fillimisht kishte një bazë të qëndrueshme votash, me 4,001 vota në vitin 2014 dhe një rritje të lehtë në 4,490 vota përmes koalicionit PDK-AAK-NISMA në vitin 2017.
    • Në vitin 2019, PDK ra në 3,717 vota dhe mbështetja vazhdoi të bjerë deri në 3,099 vota në vitin 2021, duke treguar një tendencë të rënies.
  4. AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës):
    • AAK doli me 1,003 vota në vitin 2014 dhe mori pjesë në koalicionin PDK-AAK-NISMA në vitin 2017.
    • Pas kësaj, në vitin 2019, AAK arriti një rritje në 1,610 vota, por kjo mbështetje ra në mënyrë të ndjeshme në vitin 2021, duke përfunduar me vetëm 690 vota.
  5. NISMA:
    • NISMA filloi me një mbështetje relativisht të fortë me 1,234 vota në vitin 2014, dhe më pas mori pjesë në koalicionin PDK-AAK-NISMA në vitin 2017.
    • Pas koalicionit, NISMA vazhdoi në vitin 2019 me 857 vota, por në vitin 2021 pati një rënie drastike, duke përfunduar me vetëm 355 vota.

 

Kurse Kamenica ka një konfiguracion pak më ndryshe elektoral, gjatë periudhës 2014–2021 rezultatet tregojnë disa ndryshime domethënëse në mbështetjen e partive kryesore dhe pasqyrojnë një tendencë të ndryshimit të preferencave të votuesve në këtë komunë.

  1. LVV (Lëvizja Vetëvendosje):
    • LVV ka përjetuar rritje të qëndrueshme, me shifra të konsiderueshme nga viti 2014 deri në vitin 2021.
    • Nga 2,581 vota në vitin 2014, LVV arriti në 9,828 vota në vitin 2021, duke u bërë partia më e mbështetur në komunë. Kjo tregon një prirje të fortë të elektoratit drejt LVV-së, e cila ka vazhduar të rritet në secilin proces zgjedhor. Aktualisht kjo komunë qeveriset po ashtu nga LVV.
  2. LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës):
    • LDK ka shënuar rritje nga viti 2014 në vitin 2017, duke kaluar nga 2,966 vota në 4,454 vota, që është një rritje e ndjeshme.
    • Megjithatë, nga viti 2017 e më tej, LDK ka pësuar një rënie të vazhdueshme të votave, duke përfunduar me vetëm 2,210 vota në vitin 2021. Kjo tregon një humbje të qëndrueshme të mbështetjes në këtë periudhë.
  3. PDK (Partia Demokratike e Kosovës):
    • PDK kishte mbështetje të fortë në vitin 2014 me 3,951 vota, por kjo mbështetje ra ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme.
    • Pas pjesëmarrjes në koalicionin PDK-AAK-NISMA në vitin 2017, mbështetja për PDK u ul më tej në vitin 2019 dhe 2021, duke arritur në vetëm 2,272 vota në vitin 2021.
  4. AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës):
    • AAK kishte një bazë relativisht të vogël në vitin 2014 me 1,849 vota, dhe ajo mori pjesë në koalicionin PDK-AAK-NISMA në vitin 2017.
    • Pas vitit 2017, AAK ka ruajtur mbështetjen e saj në zgjedhjet e vitit 2019 me 2,430 vota, por kjo mbështetje ra në 1,125 vota në vitin 2021, që përfaqëson një rënie të dukshme.
  5. NISMA:
    • NISMA kishte një mbështetje modeste në vitin 2014 me 378 vota, dhe mori pjesë në koalicionin PDK-AAK-NISMA në vitin 2017.
    • Pas vitit 2017, votat për NISMA u rritën në vitin 2019 me 1,433 vota, por pastaj u ulën ndjeshëm në vitin 2021, duke arritur në vetëm 254 vota.

 

Rezultatet ndër vite në këtë rajon tregojnë një luhatje të vazhdueshme të mbështetjes, duke reflektuar një elektorat që nuk i jep një besim të përhershëm asnjë subjekti politik pa parë përmbushjen e premtimeve. Ky qëndrim tregon se këta votues janë të vëmendshëm ndaj rezultateve konkrete dhe janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrim nëse shohin mungesë angazhimi nga përfaqësuesit e tyre. Subjektet politike duhet ta kenë parasysh këtë mesazh dhe të fokusohen në mbajtjen e premtimeve, nëse synojnë të ruajnë mbështetjen dhe besimin e këtij elektorati të ndërgjegjshëm dhe mbi të gjitha të emancipuar.

]]>
Ligji për importin e veturave më të vjetra se 10 vite duhet të miratohet https://radiostargjilan.com/web/ligji-per-importin-e-veturave-me-te-vjetra-se-10-vite-duhet-te-miratohe/ Sat, 02 Nov 2024 17:36:15 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=184377 Shkruan: Emrush Shkodra

Njohësi i çështjeve ekonomike Emrush Shkodra mbështet idenë për miratimin dhe kalimin e ligjit që do të lejonte importin e veturave deri në 15 vite.

Kjo përveç që do të sillte një impakt në rritjen ekonomike, ligji do të ndikonte në rritjen e të hyrave të doganës si dhe buxhetit të vendit, e rrjedhimisht do të ndikonte edhe në rritjen e mirëqenies ekonomike të një familje normale në vend.

Të enjten e 30 tetorit në seancën e kuvendit nuk u votua projekt ligji për importin e veturave më të vjetra se 10 vite, i propozuar nga një deputet i Kuvendit të Republikës. Për votë kundër votuan 52 deputet, pro ishin 9 deputet duke abstenuar 2 deputet.Deputet të cilët votuan kundër miratimit apo ndryshim-plotësimit të ligjit për importin e veturave jo më të vjetra se 10 vite, besoj shumë se do të memorohen në mendjet e qytetarëve, dhe ditën kur të shohin emrat e tyre në listat për deputet, do të kujtohet veprimi i tij që bie ndesh me pritjet e qytetarëve.

Arsyetimi për votën kundër përveç disa fjalëve të pakta prej atyre që ishin kundër, askush tjetër nuk dha ndonjë shpjegim të mëtutjeshëm se pse nuk u lejua të kaloj votimi për mundësinë e importit të veturave më të vjetra se 10 vite.

Pse duhet të aprovohet ligji që lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vite?!Në Kosovë janë afro 500 mijë automjete të ndryshme. Një shifër të këtillë e konfirmojnë shënimet zyrtare të MPB, ku deri më tani nga viti 2024 janë regjistruar 330 mijë e 795 automjete.Sot, nëpër rrugët e vendit shohim vetura më të vjetra se 40 vite.

Regjistrat tregojnë vetura të vitit 81, 82, 85, 86, 90 e këndej që sot janë të pajisura me tabela të republikës. Kjo dëshmon se koha kur është prodhuar ajo veturë, nuk ofron asnjë lloj sigurie për të qenë pjesë e trafikut.Është për tu habitur që deputetet nuk e kanë përkrah idenë për lejimin e importeve të veturave më të vjetra se 10 vite, duke pasur parasysh gjendjen momentale të rrugëve tona të ngarkuara me vetura të vjetra, që një shumicë prej tyre sigurisht nuk e kalojnë pjesën e kontrollit teknik, dhe arrijnë të regjistrohen e pajisen me targa, për tu vozitur pastaj në rrugët e vendit.Kosova, vendi i cili llogaritet si më i varfëri në rajon.

Vendi ku migrimi është më i theksuari ndër shtetet tjera, nuk lejon importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.Prandaj, shikuar nga këndi ekonomik, miratimi i ligjit që do të lejonte importin e veturave më të vjetra se 10 vite, do të kishte një impakt tejet pozitiv për një shtresë të qytetarëve.

Liberalizimi i vizave ka ofruar mundësi të ndryshme që një pjesë e mirë e qytetarëve të vendit të përdorin mjetet e transportit edhe për punë, duke transportuar mallra vajtje – ardhje në perëndim.Kosova në vit regjistron 25-30 mijë vetura të reja, nga kjo mësojmë se përveç një shtresë të caktuar të qytetarëve, kompani të ndryshme që porosisin me shumicë, qytetarët e vendit janë të paktë ata që mund të pajisen me vetura të reja në vend.

Ligji do të mund të bënte reale parashikimet për rritjen ekonomike dhe financiare të buxhetit të republikës së pari, dhe pastaj kjo do të rriste mirëqenien ekonomike e sociale të qytetarëve të cilët do të vendosnin të shkonin në Evropë dhe të merrnin një veturë.Pra!Një mundësi e mirë që shteti mund të ofronte në këtë kohë për qytetarët e tij është lejimi dhe miratimi i ligjit për mundësimin e importit të veturave deri në 15 vite.Iintencë që ligji të ofroj mundësinë e lejimit për importin nga 10 vite në 15.

Arsyetimi i disa ekspertëve që duket se shteti i ka marr për bazë se, automjetet të cilët i kalojnë 10 apo 12 vite konsiderohen si të amortizuara për 80 për qind, prej këtij pozicioni nëse e shikojmë, atëherë ato duhet ta kenë një përkujdesje më të madhe nga organet shtetërore, për sa i përket kontrollimit teknik.

Realiteti na tregon se qytetarët e vendit nuk kanë arritur të rregullojnë standardin që të heqin nga rrugët veturat e vjetra për ti zëvendësuar ato me automjete të reja.Rënia ekonomikë, varfërimi i mëtutjeshëm i qytetarëve, migrimi, rritja e çmimeve kanë bërë që një familje mesatare sot në vend të mbaj një veturë për më shumë se 10-15 vite.

Autoritetet e vendit, përfshirë edhe deputetet e kuvendit të republikës nuk duhet të tregohen hipokrit në këtë rast. Në njërën anë të ankohen duke u bërë se po shqetësohen për rritjen e varfërisë, e pagat e vogla të qytetarëve. Duke kërkuar që të rriten shtesat, të rriten ndihmat sociale, kurse në praktikë po e dëshmojnë të kundërtën. Këta me votën kundër ligjit për lejimin e veturave më të vjetra se 10 vite, treguan se nuk janë për të ndihmuar dhe rritur mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve të vendit, porse se aty thjeshtë janë për interesa te veta.Paralelisht me ndryshimin e Ligjit për importin e automjeteve jo më të vjetra se 15 vite, duhet të jetë edhe heqja e akcizës e cila duket të jetë një barrë shtesë, dhe se kjo po ndikon edhe në rritjen direkte të çmimit për një veturë në tregun tonë.

Vetura më e vjetër që është e regjistruar në vendin tonë është ajo e vitit 1942, kanë bërë me dijë Ministria e Punëve të Brendshme.Ligji aktual në fuqi: Në nenin 44 të Ligjit për automjete që është miratuar qysh në vitin 2017, thuhet se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10“.

]]>
Rritja e dobët e pagave, si kryeministri i dobët https://radiostargjilan.com/web/rritja-e-dobet-e-pagave-si-kryeministri-i-dobet/ Fri, 01 Nov 2024 21:23:02 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=184310 Qeveria e Kosovës, Kurti II, si çdo qeveri tjetër në botë, duhet të bazohet në disa faktorë për të rritur pagat dhe për të përcaktuar shumën e rritjes.

Ndër të tjerash, për rritjen e pagave dhe shumën, duhet të bazohet tek:

– Analiza e buxhetit të Kosovës mbi 3 miliardë euro dhe kosto e mundshme përballuese.

– Përcaktimi i normës së inflacionit për të siguruar që rritja e pagave të mbulojë rritjen e kostove të jetesës në
Kosovë.

– Krahasimi i pagave me sektorë të tjerë dhe vendet e ngjashme për të përcaktuar standardet e pagave.

– Kërkesa dhe oferta në tregun e punës duhet të mos anashkalohet, sepse duhet paraprakisht të bëhet vlerësimi i nevojave për punëtorët në sektorin publik dhe ofrimi i pagave konkurruese për të tërhequr e mbajtur talente. P.sh., si mund të shkosh si ekspert në Komunën e Gjilanit, kur paga të ofrohet 600 a 700 euro, kurse në një kompani private për shërbime të njëjta i merr 2000 euro?! Ose një arkitekt i merr me projekte private me studio projektimi mbi 2000 euro, e komuna e angazhon me pagë mujore 600 a 700 euro. Nuk ka logjikë!

– Rritja e pagave duhet të shoqërohet me përmirësimin e aftësive të punëtorëve për të rritur produktivitetin në sektorin publik. Sa ka ndikuar rritja e pagave në performancën e profesorëve universitarë e mjekët në spitale?! A është bërë ndonjë hulumtim?! A ka edhe logjikë ekonomike e motivuese, zbritja e pagës së profesorit universitar nga Kurti (hej, edhe 10 euro ora e asistentit të angazhuar, e me 4 orë në javë, për muaj, vetëm 160 euro), gati paga e profesorit me grada sa e një kuzhinieri edhe pa trajnime javore, apo sa e një menaxheri të marketit?! Pse të kryhen të gjitha ato studime universitare, përjashto edhe prestigjin social si shpërblim indirekt, e të barazohen në paga, individi me grada shkencore me një individ që ka një zanat apo hyn në një punë me apo edhe pa baçelor?!

– Konsultimi me sindikatat dhe organizatat e punëtorëve në Kosovë për të arritur marrëveshje të pranueshme, përfshirë edhe Sindikatën e Punëtorëve në Sektorin Privat, ndërsa Qeveria Kurti II nuk i pranon as në takime sindikatat, duke i cilësuar gabimisht si ish-mbështetëse të partive të sotme opozitare?!

– Vendosja e një plani afatgjatë për rritjen e pagave që lidhet me objektivat e zhvillimit ekonomik, duhet të jetë objektiv i çdo qeverie, e jo të rriten pagat vetëm pak muaj para zgjedhjeve, të cilën sjellje e qortonte ashpër ish-opozitari Albin Kurti, tash Kryeministër i Kosovës.

Si qeveri, për të rritur pagat në sektorin publik, duhet të bazohemi edhe në disa indikatorë makroekonomikë e të rëndësishëm si:

– Duhet të kryhet një vlerësim i detajuar i situatës ekonomike të Kosovës, duke përfshirë rritjen e BPV-së, inflacionin dhe nivelin e papunësisë dhe numrin e lartë të familjeve me asistencë sociale.

– Duhet të identifikohen burimet e qëndrueshme financiare në buxhetin shtetëror prej mbi 3 miliardë eurosh. Rritja e pagave duhet të jetë e përballueshme pa rrezikuar financat publike.

– Një analizë e tregut të punës për të kuptuar se cilat janë pozitat me mungesë punëtorësh dhe kualifikime të kërkuara.

– Krijimi i politikave të qëndrueshme për të inkurajuar investimet dhe rritjen ekonomike, që do të krijonin më shumë burime financiare për pagat.

– Pjesëmarrja aktive në negociata me sindikatat për të siguruar që rritjet e pagave janë të drejta dhe të arsyeshme. A është normale të mos ketë joshje për të punuar në sektorin privat?! A është normale të jesh socialdemokrat si Kurti, e të bësh rritjen 55 euro si për Presidenten e Kosovës, si për mësuesit?! Ose je socialdemokrat, e nuk i pyet sindikatat, ose i subvencionon familjet e pasura që shpenzojnë shumë energji elektrike e me pompa termike?!

– Identifikimi i sektorëve të rëndësishëm që kërkojnë rritje pagash për të ruajtur cilësinë e shërbimeve publike, si arsimimi dhe shëndetësia.

– Zhvillimi i një mekanizmi për monitorimin e ndikimit të rritjes së pagave dhe përshtatja e strategjive në përputhje me rezultatet.

Sa i përket shumës së rritjes, kjo duhet të jetë e bazuar në:

– Inflacionin ekstrem në Kosovë dhe për të ruajtur fuqinë blerëse. Nëse produktiviteti rritet, kjo mund të justifikojë rritjen e pagave. Krahasimi me pagat në sektorin privat dhe rajonal (Serbi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut) për të përcaktuar një rritje të arsyeshme.

Mbajeni mend: rritet paga 55 euro, ndërsa çmimet do të rriten sërish e do të dëmtohemi sërish, e veçmas punëtorët e sektorit privat. Gjithashtu, 55 euro është rritje minimale, kur vlera e saj ka rënë ekstremisht me inflacion. Kujtojeni se nëna ime pensionere i ka 120 euro në muaj, që është absurde të rritet vetëm 20 euro! Kujtojeni veteranin sa pagën minimale në euro, që edhe nëse i bëhet 200 euro, është tepër pak dhe nuk ka asnjë logjikë që nuk lejohet të punojë, se nuk e merr pensionin. Ose punon ilegalisht, pa kontratë dhe pa kontribute pensionale, duke e varfëruar në pleqëri.

S’po flas edhe për premtimin për rritje që nuk mund të bëhet pa e ndryshuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, sepse është shpikur pa bazë ligjore “njësia për koeficient” dhe mosndryshimi i koeficientit aktual, si dhe pa miratimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin 2025.

Albin Kurti e dëshmoi me këtë vendim dhe shumë të tjera, se jo vetëm është i ngjashëm me politikanët paraardhës, por edhe i ka rritur pagat shumëfish më pak në përqindje se paraardhësit e tij. Do të mbetet politikan i zakonshëm dhe do t’i rehabilitojë me këso veprimesh, të gjithë paraardhësit e tij. Për besë, politikan i dobët, si rritja e dobët e pagave.

]]>
Rëndësia e Këshillimit Psikologjik https://radiostargjilan.com/web/rendesia-e-keshillimit-psikologjik/ Wed, 30 Oct 2024 19:31:57 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=184107 Këshillat profesionale janë të dobishme duke kthjelluar mendjen, modifikuar sjelljen duke reflektuar pozitivisht, në sferën sociale, emocionale dhe aspektin mendor, duke ngrit vetëbesimin, motivimin e individit.

Këshillimi psikologjik sot mund të aplikohet edhe në situata krejtësisht normale, për të cilën njerëzit këshillohen apo udhëzohen lidhur me profesionin që do ta kryejnë, lidhur me konfliktet familjare, kur flitet për pengesat në marrëdhënie me rrethin, për vështirësitë gjatë edukimit të fëmijëve, vështirësitë me sjelljet e adoleshentëve si dhe shumë probleme të tjera të cilat paraqiten tek individi.

Anashkalimi, injorimi apo grumbullimi i problemeve, vështirësive jo kërkimi për këshillim dhe trajtim mund të ndikojnë negativisht tek individët duke u paraqitur si barrierë për të ardhmen si dhe vështërsi në shëndetin psikik, emocional, social.

Këshillimi psikologjik u ndihmon njerëzve të dinë të orientohen para vështirësive të ndryshme, të shfrytëzojnë mundësi intelektuale, emocionale e sociale, marrëdhënie harmonike me persona të tjerë.

Natyrisht njeriu gjatë jetës së përditshme ndodhet në situata të ndryshme në situata që ndikojnë negativisht në psikikën e tij, në emocione, ndjenja, sjellje etj.

Individi me grumbullimin e këtyre vështirësive ndihet i lënduar, zemëruar, frustruar, ka mungesë vetëvlerësimi dhe vetëbesimi.

Roli i psikologut është të promovojë shëndet, të ofrojë zgjidhje për individët të cilët ndodhen në situata stresuese, konfliktuoze, depresive, anksioze ku personi ballafaqohet në jetën e përditshme. Këshillimi psikologjik ndihmon për mënyrën tejkalimit të sfidave, problemeve, duke shfrytëzuar kapacitetin e tij për mënyrën e modifikimit dhe tejkalimit të situatave.

Udhëheqja e këshillimit është proces gjatë të cilit nuk trajtohen vetëm disa probleme dhe zgjedhjen e mundshme të tyre, por zbulojnë dhe përpunojnë (në masë të kufizuar) qëndrimet dhe emocionet e personit që kërkon ndihmë.

Për këshillim dhe aplikimin e tij vendosim kur vërejmë sesa janë të fuqishëm afektet – emocionet e shfaqura në një situatë dhe sa kohë te një person ose më shumë sish zgjatë një problem.

Këshillimi psikologjik ofron mes tjerash udhëzime prindërve lidhur me mënyrën e edukimit të fëmijëve, mënyrën e bashkëpunimit, ndërveprimit gjithashtu probleme të nxënësve në shkollë, probleme të adoleshentëve me sjellje të ndryshme, delikuente, agresive si dhe çështjeve të ndryshme të njerëzve në moshë si ato të natyrës sociale, shëndetësore dhe problemeve psikologjike.

Me ndihmën e këshillimit psikologjik mund t’iu ndihmon njerëzve se si të veprojnë në situata të ndryshme jetësore si dhe tejkalimin e konflikteve apo krizave të ndryshme të cilat paraqiten, gjithashtu duke dhënë mbështetjen e nevojshme për t’iu shmangur veprimeve të dëmshme duke adresuar strukturat e dëmtuara dhe duke tejkaluar sfidat me të cilat përballemi.

Për ruajtjen e shëndetit psikik nuk mjafton vetëm udhëzimet që japin të tjerët por është e nevojshme që ne të veprojmë në bazë të atyre udhëzimeve.

Duhet t’u përmbahemi disa parimeve të cilat janë të dobishme jo vetëm për të mbajtur ekuilibrin emocional, por edhe për të mbajtur shëndetin tonë psikik.

Ma. Sc. Besnik Sherifi
Psikolog klinik

]]>
Deputeti nuk shkon në kuvend! https://radiostargjilan.com/web/deputeti-nuk-shkon-ne-kuvend/ Tue, 29 Oct 2024 15:59:21 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=184003 Shkruan: Emrush Shkodra

Ai demonstron egon e autoritetin e tij, edhe pse fuqinë politike e ka marr nga qytetarët për të marr pjesë në kuvend e për ti adresuar problemet e shumta që kanë qytetarët, e sidomos në ketë republikën tonë të gjorë.

Edhe pse marrin rrogën nga taksat e qytetarëve, paguhen dhe financohet udhëtimet e tyre duke i kompensuar me derivate dhe kanë angazhuar po ashtu një asistent personal.
Por ata nuk vrasin mendjen e nuk qajnë kokën për të shkuar në kuvend, për të diskutuar mbi ligjet që duhet të miratohen e do të duhej të miratoheshin që janë në interes të qytetarëve, duke ju bërë jetën atyre më të lehtë dhe më të mirë.

Deputetet e republikës në vend që të përfaqësonin në mënyrë të denjë qytetarët e vendit nga të cilët kanë marr votat, ata tani më janë rreshtuar kundër pjesëmarrjes në kuvend, duke bërë kështu që të shkohet drejt përfundimit të sesionit vjetor pa shkuar fare në vendin e punës, parlament.

Me hyrjen në vitin 2025, tani më do të gjendemi pothuajse në kolaps total institucional. Për shkakun se gara për zgjedhje të reja, dhe intenca për të arritur në pushtet nga subjektet politike aktuale në vend, ka për të qenë rrugë e rreptë për politikanët dhe kohë e vështirë për qytetarët.

Një deputet sipas ligjit në fuqi të republikës së Kosovës sot paguhet 1722 euro në muaj.
Prandaj, përveç pagës, deputetet vazhdojnë të marrin shtesa në muaj për pjesëmarrje nëpër komisione e seanca të kuvendit.

Deputetet marrin dhe do të marrin pagesa shtesë me 20% të pagës, ose 344 euro, shto kësaj 535 euro prej pagës bazë, ku para një kohë me një ligj të veçantë, kuvendi kishte lejuar që çdo deputet mund të ketë edhe asistentin e vet, duke rritur kështu edhe më shpenzimet për një deputet të republikës.

Pagesa shtesë ka edhe për të emëruarit, kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve, nën kryetari, shefi i grupit, kryesuesi i komisionit e kështu me radhë.

Pra!
Një deputet sot sipas shënimeve i kushton qytetarëve të vendit më shumë 2600 euro, pa llogaritur këtu benifitet tjera që një deputet mund të ketë.

Përfshijë këtu ndikimin e tij në institucionet dhe biznesin, ku në vendin ku jetojmë ne sot, fare lehtë e kuptojmë kush, ku dhe si avancohen njerëzit përmes deputetëve, duke shfrytëzuar ndikimin e tyre atë që ju jep ligji.

Avancimi i njerëzve sot nëpër pozita ka një kosto, është një çmim që kushton. Pranimi në punë është një kosto po ashtu që ka një çmim (mundi, djersa, përgatitja superiore, kjo e fundit nuk kryen shumë punë).

POR…

Deputetet shihen kudo dhe kah do!

Shihen në Zvicër, shihen në Gjermani, shihen në Aeroporte, shihen në Kanada,.
Shihen në kafiteri, nëpër restorante, sheshe, qendra tregtare, ëmbëltore, teatro, manifestime të ndryshme kulturore dhe muzikore. Shihen nëpër ndeja, nëpër villa, shihen në vikende në Shqipëri, shihen në deti. Shihen nëpër organizime sportive e turnire.

Deputetet sot mund ti shohim edhe nëpër male në organizimet bjeshkatare, bile-bile edhe në poligone të qitjes me armë..

Por, deputetet nuk shihen në kuvend. Nuk shihen në vendin që paguhen dhe shpenzojnë taksat e qytetarëve.

Deputetet e mazhorancës kanë dhënë një sinjal tejet superlativ, duke treguar se në listat e ardhshme, nëse do të dalin emra të këtillë çfarë pati kjo legjislaturë, jo që nuk do të arrijnë të marrin vota më, por do të konsiderohen edhe pjesë e rënies se subjektit të cilin do të jenë në listë për deputet.

Prandaj, thjeshtë përtej kësaj, subjektet e caktuara politike do të duhej të mendonin mirë para së të përpilojnë listat duke nxjerr emrat e deputeteve që do të gjendet përball qytetarëve.

E sidomos mazhoranca, apo subjekti me shumicën e deputetëve në kuvend!

]]>
Rekrutimet dhe punësimet nga konkurset e improvizuara https://radiostargjilan.com/web/rekrutimet-dhe-punesimet-nga-konkurset-e-improvizuara/ Fri, 25 Oct 2024 17:45:42 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=183683 Shkruan: Emrush T.Shkodra

Rekrutimet dhe punësimet nga konkurset e improvizuara

Duket që intenca për të ecur rrugës së trasuar nga ish qeverisjet e kaluara po vazhdon, dhe se pritjet për ndryshim nuk duken në horizont.
Mjafton sot ti lëshojmë një sy raportimeve të ndryshme nëpër portale e televizione, ku përballemi pothuajse me lajmet e njëjta si në qeveritë e kaluara.

Bashkëshortja e drejtorit, kunata e drejtorit, familjarja e kryetarit, e ministrit, gruaja e vëllait, nusja e dajës, nipi, mbesa, kushërira, balldezka, kunata, miku, djali i mikut, anëtari i partisë, motra e ministrit, gruaja e zëvendës ministrit, militanti e kështu me radhë, jemi dëshmitarë të asaj se raste të këtilla shpërfaqen në të gjitha nivelet e pushtetit, duke filluar nga ai qendror e duke zbritur në atë komunal, ku duket se shumë më e theksuar është ky fenomen.

Cila është aftësia juaj?

Inteligjenca, profesionaliteti, përvoja, shkëmbimi intelektual, gradat shkencore të fituara në vend dhe jashtë vendit, seminare e trajnime, certifikata e letra motivuese nga më të ndryshmet të fituara përgjatë viteve duke qenë model për menaxhimin e cilës do hapësirë referuese që tu është besuar, nuk vihesh në funksion!
Je i papërshtatshëm, i padëgjuar, nuk je servil, nuk je puthadorësh…

Cila ka qenë apo është mundësia jote?

Para 117 viteve në pyetjen e gazetarit bërë Tesllës se: “Ju dukeni të jeni një gjeni, dhe se zbulimet tuaja sot mund të mbizotërojnë mbi gjysmën e botës si rrjedhojë e një jete me plotë dritë, dhe ju keni hetuar ekzistencën e Empedocles e cila zbulon 4 sekretet e elementeve. Ju bile mund të cilësoheni si një figurë hyjnore për shumë njerëz”.

Teslla i ktheu përgjigjen “Megjithatë unë tash jam një njeri i mundur dhe i kapshëm, sepse nuk i kam bërë gjerat më të mëdha me forcën që kam pasur mundësi ti realizoj, dhe jehona e tyre të shpërndahej nëpër botë, por kam menduar të depërtoj përmes influencës së njerëzve”!

Pra, në republikën tonë sot edhe gjeni me të fal zoti, s’ke me mundur të depërtosh, po s’ke lidhjen politike, dhe jo vetëm, por po ashtu duhet të jesh një servil, një që mund të nënshtrohesh lehtë dhe pa përtesë!

Sot, po i pate tiparet e një pseudo intelektuali, një gjysme profesionisti, mashtruesi, një shërbyesi që do të kesh dëgjueshmërinë në maksimum ndaj punëdhënësit, kozmopolit që ke shfrytëzuar benifitet e shtetit për të shëtitur botën, do të kalosh çdo konkurs, dhe rrjedha e jetës sate do të kalon mbi secilën instancë publikë që ti e synon, qoftë ajo qendrore republikane, qoftë komunale.

Bile, dëgjueshmëria animale ndaj padronit do të kalon edhe kështu: e kryen fakultetin, bënë masterin, merr statusin asistent në fakultet, vazhdon në Phd kandidat, bëhesh doktor i shkencave, dhe në fund do të përfundosh në një ndër postet publike, ndonjëherë edhe në pozitat më të larta shtetërore!

Por dije ama, aktiviteti dhe kërkesa e padronit nuk përfundojnë asnjëherë!​

[ PS: Empedocles ishte një filozof Grek para-Sokratik dhe qytetar vendas i Akragas, një qytet grek në Sicili. Filozofia e Empedokles është më e njohur për origjinën e teorisë kozmogonike të katër elementeve klasikë. Në kozmologjinë e tij zjarri, ajri, uji dhe toka përzihen dhe ndahen nën detyrimin e dashurisë dhe grindjeve./radiostargjilan/

]]>
Stilet e prindërimit qasja dhe komunikimi https://radiostargjilan.com/web/stilet-e-prinderimit-qasja-dhe-komunikimi/ Fri, 18 Oct 2024 18:28:35 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=183193 Lidhur me zhvillimin e fëmijës, sjelljet e tyre, edukimin rol të rëndësishëm kanë llojet e prindërimit.

Mund të themi shembull tek prindi agresiv mundësia për bashkëpunim me fëmijët është i vështir, niveli i socializimit tek fëmijët është i ulët, pjesa emocionale fëmija është i ndejshëm, reagues, i mbyllur në vetvete.

Prindërit agresiv siç thuhet nga (Biddulph, 2006) nxjerrin ose fëmijë të trembur e frikacakë, ose fëmijë rebel e të pa shtruar ose të dyja bashkë.

Prindërit pasiv për të cilën mungon bashkëpunimi me fëmijët, kreativiteti, angazhimi, komunikimi, duke u dorëzuar pranë fëmijës së tij, fëmija nuk sillet konform rregullave, kur fëmija bashkëpunon me prindin dihet se kjo ndikon pozitivisht tek fëmija në sferën e tij emocionale, sociale si dhe duke ndikuar pozitivisht në performancen mësimore.

Prindi kërkues është lloji i prindit që sipas psikologut Biddulph janë të qartë, të vendosur të sigurt të qetë dhe kjo qasje, sjellje reflekton pozitivisht në personalitetin e fëmijës. Dihet se fëmija përjeton emocione të ndryshme gëzim, pikëllim, i disponuar, i shqetësuar të gjitha këto janë normale.

Por nëse fëmija jeton në një mjedis të qetë, të rregulluar, të cilat përveç nevojave fiziologjike do të jenë të kënaqura edhe nevojat e saj emocionale për simpati, ngrohtësi, dashuri prindërore. Nëse mjedisi në të cilën jeton nuk gjen kënaqësinë e nevojave të cekura më lartë fëmija me sjelljen e vet do të tregojë se nuk ndihet mirë duke shfaqur agresivitet, probleme emocionale, probleme në sjellje vështirësi në procesin mësimor etj.

Angazhimi, puna dhe përkushtimi i prindërve në këto mënyra pozitive ndikojnë në të ardhmen e fëmijës, ku duhet të inkuadrohet në një shoqëri më të gjerë ku fëmijët do t’u shërbejnë me besim të thellë, të sigurt, të fuqishëm në aftësitë e veta si dhe duke ndikuar në formimin e një personaliteti të shëndoshë.

Ma. Sc. Besnik Sherifi specializant i psikologjisë klinike

]]>
Aksi i dytë më rëndësinë më të madhe ndërkombëtare që lidh Kosovën me Evropën, është në momentet më të vështira të kohës së tij https://radiostargjilan.com/web/aksi-i-dyte-me-rendesine-me-te-madhe-nderkombetare-qe-lidh-kosoven-me-evropen-eshte-ne-momentet-me-te-veshtira-te-kohes-se-tij/ Fri, 18 Oct 2024 15:35:08 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=183184 Rruga Gjilan-Bujanoc, një nga rrugët më të rëndësishme që lidh Kosovën me Evropën, ka qenë subjekt i neglizhencës së vazhdueshme për më shumë se tre vite e gjysmë.

Ky segment rrugor, i projektuar për të përmirësuar qasjen e qytetarëve dhe bizneset përreth, ka pësuar vonesa të pajustifikueshme, duke shkaktuar kaos dhe dëme të shumta.

Opinioni i Emrush Shkodrës reflekton frustrimin e përbashkët të komunitetit, duke vënë theksin tek cilësia e dobët e punimeve dhe ndikimin e rëndë që ka pasur kjo situatë në ekonominë lokale, si dhe për qytetarët që vuajnë përditë nga mungesa e infrastrukturës së duhur.

Shkrimi i plotë:

Aksi i dytë më rëndësinë më të madhe ndërkombëtare që lidh Kosovën me Evropën, është në momentet më të vështira të kohës së tij.

Ka për më shumë së 3 vite e gjysmë që kjo rrugë është në të njëjtën gjendje, sidomos në muajt verës ishte për të tre vitet me radhë katrahurë, që shkonte pluhur në të katër anët, duke dëmtuar në masën skajshmërisht të madhe bizneset që janë përreth kësaj rruge. Pastaj bashkatdhetarët që nuk kalonin kah Merdarja por kishin vendosur të vinin nga Dheu i Bardh, e kanë përjetuar këtë infrastrukturë dëmtuese për makinat që assesi dhe me asgjë nuk arsyetohet vonesa e përfundimit të saj.

Mirë, të mos zgjatemi shumë se duket që aksi rrugor që shpien prej Gilanit drejt kufirit dhe Bujanocit në njërën anë është përfunduar krejt frikë, pra në prag të zgjedhjeve normalisht.

Dhe banorët dhe bizneset përreth treguan se dy korsit janë shtruar për më pak së gjysmë dite.
Well, 4 vite pothuajse me prit për gjysme ditë punë?!

Rruga është e projektuar me katër korsi, dhe dy prej saj janë shtruar, kurse dy korsi tjera përveç që janë mbetur pa përfunduar ajo vazhdon të paraqet një rrezik shumë të madh për vozitësit!

Pusetat janë mbet disa centimetra mi shtresën e asfaltit, dhe po nuk qe i vëmendshëm do i goditesh me veturë, dhe pasojat pastaj mund ti riparosh vetëm te servisi i automjeteve.

Është për keqardhje se në çfarë niveli kanë kushtet për një jetë më të mirë për qytetarët, në radhë të dytë për bizneset që paguajnë taksat me të madhe, dhe në radhë të tretë bashkatdhetarët?

Në këtë vend përveç që duhet të jesh shofer, duhet të jesh edhe tribler apo stuntman!

]]>