Opinion – RADIO STAR 96.4 https://radiostargjilan.com/web RADIO STAR 96.4 Thu, 11 Apr 2024 18:49:56 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 Xhamia e Dardanisë në Gjilan – “fidanishte” e hafëzëve të rinj https://radiostargjilan.com/web/xhamia-e-dardanise-ne-gjilan-fidanishte-e-hafezeve-te-rinj/ Thu, 11 Apr 2024 18:49:56 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=169819 Shkruan: Fehmi Sylejmani

Xhamia e Dardanisë në Gjilan me punën dhe aktivitet e saja të pandërprera është shndërruar në një fidanishte e hafëzëve të rinj. Një burim i pastër dhe i pashterur për memorizimin e Kuranit Famëlartë.
Brenda një periudhe dhjetëvjeçare, ky tempull fetar ka nxjerr, hiç më pak se 10 dhjetë hafëz të rinj dhe mjaftë perspektiv. Disa nga këta kuadro deficitar të kësaj xhamie, tashmë kanë mbaruar edhe studime posdiplomike në teologji, në vende të ndryshme botërore. Një pjesë tjetër e hafizave janë të kyçur në drejtime të tjera, si shkenca teknologjike – kompjuterike, programim e tjera. Teksa gjenerata e re, pret që në vitet vijuese, të ndjekë hapat e hafëzëve seniorë, duke përzgjedhur ndonjë fushë të caktuar studimi.
Pashmangshëm, ky suksese i këtij institucion fetar, lidhet me njeriun e parë të saj, imamin hafëz Shaban Muratin, njërin nga lexuesit e rrallë më të mirë të Kuranit në vend e më gjerë.
Që nga ardhje e tij në krye të kësaj xhamie, përpos riteve fetare obliguese, ai pa asnjë hezitim, pa pritesë, me vullnet dhe gatishmëri të lartë, ka qenë në ballë të shumë aktiviteteve dhe punëve që janë kryer gjatë një dekade.
Me një modesti të rrallë, i qetë, me urtësi, përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm ka punuar në vazhdimësi me të rinj rreth memorizimit të Kuranit dhe shumë aktiviteteve tjera përcjellëse dhe të rëndomta.
Mbase është e vetmja xhami, që ka nxjerr deri më tash 10 hafëz të rinj, brenda një periudhe të shkurtër kohore, falë imamit, përkrahjes nga Këshilli i Xhamisë dhe xhematit të rregullitë.
Sipas profesionistëve të kësaj natyre, për të mësuar përmendësh Kuranin dhe të recitohet saktë dhe drejtë çdo ajet i saj, nevojiten diku prej 2 deri në 2 vite e gjysmë kohë.
Kjo xhami e lagjes së Dardanisë, njihet për unikalitetin e bukurisë së atmosferës dhe gjallërisë së vazhdueshme të saj.
Aktualisht janë mbi 15 të rinj, të cilët çdo ditë, nën përkujdesjen e imamit, pas kohës së drekës ndalen në xhami dhe me orë të tëra mësojnë fillimisht shkrim – lexim të Kuranit Famëlartë, e më pas mësojnë edhe përmendsh Kuranin.
Ky vullnet dhe përkushtim i pashoq i hfz Shabanit, nuk ndalet dot, sepse entuziazmi dhe seriozitetit t tij në punë është për çdo lëvdatë.
Një traditë tjetër, që kjo xhami ka vendos standard, është edhe falja e teravive dhe namazit të natës, me hatme, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Gjatë këtyre namazeve lexohet Kurani, që nga fillimi deri në mbarim. Më e veçanta e saj, ishte se krahas imamit, kanë qenë edhe katër hafëz të rinj, produkt i Xhamisë, të cilët me zërin e tyre melankolik i kanë dhënë shije dhe bukuri mbresëlënëse, leximit të ajeteve kuranore.
Pa asnjë dyshim, kjo xhami ka krijuar identitetin e saj të prodhimit të hafëzëve të rinj, edhe përkundër kushteve jo adekuate, që duhet pas për një hifz të përsosur.
S’do mend se Gjilanit i mungon një qendër e tillë. Organet relevante duhet ta kenë një plan për këtë qendër të dijës, në të ardhmen e afërt, si një nga prioritetet parësore të saj.
Punën e hivzit me të rinj, hoxhë Shabani e kishte nisur edhe në Egjipt, gjatë studimeve të tij, ku shumë prej studentëve, të cilët kishin nevojë të aftësohen për provime në lëndën e Kuranit, mësonin dhe ushtronin përmendësh para tij, për të kaluar me sukses provimet e tyre. //

]]>
Nexhat Aliu – Emblemë e mirësisë dhe dashurisë njerëzore https://radiostargjilan.com/web/nexhat-aliu-embleme-e-miresise-dhe-dashurise-njerezore/ Sat, 23 Mar 2024 18:00:44 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=168907 Janë të rrallët personalitete kudo në botë,  që aplikojnë me saktësi një porosi profetike “Të mos dijë dora e majtë, çfarë dha dora e djathtë” shkruan Radio Star.

Njëri ndër ta, pa dyshim është Nexhat Aliu, pronar i firmës private Climaterm nga Gjilani, i cili me shpirtin e tij të bardhë, zemrën e hapur, dorën  e lirë ka ndihmuar pa zë, në  heshtje,  pa kurrfarë  pompoziteti e lloj  marketingu.

Pa asnjë lavd të  vetëm, ndihmoi  sportistë, tifozë, punëtorë, kategori me asistencë sociale dhe me kushte të vështira ekonomike.

Asnjëherë nuk e ka bërë publike dhe as që ka “ngritur muskujt” apo “rrahur gjoks” për një veprim të tillë human. Bamirës, pa emër e  pa reklamë.

Nexhati, ka ndihmuar me të madhe sportin gjilanas, e në veçanti futbollin. Nuk ka sportistë, tifozë, dashamirë    i sportit  apo edhe qytetarë i rëndomtë,  që të paktën nuk e  ka një ndërresë, apo ndonjë veshje tjetër sportive të dhuruar falas .

Nga zemërgjerësia e tij, më së shumti ka përfituar klubi futbollistik Gjilani, por nuk ka mbetur  anash as edhe i KF Drita, të cilës i ka ndihmuar në forma të ndryshme.

Ka qenë donator dhe sponsor i KF Gjilani për vite të tëra.

Ka edhe klube tjera sportive  që kanë marrë ndonjë  “copë”  ndihmë nga ai.

Veç   ndihmave  grupore për  ekipet  sportive, ai i  ka mbështetur   edhe individualisht sportistët,  të cilët janë cilësuar si raste me kushte më të vështira ekonomike. Ju ka ndihmuar jo një herë, sa për të thënë, por shpesh, madje në periudha të gjata kohore, pa e ditur askush.

Nuk ka ndonjë futbollistë që ka pasur  ndonjë  ndërhyrje kirurgjike, që ka pësuar gjatë lëndimeve në fushën e blertë,  e që  nuk është ndihmuar materialisht e moralisht nga Nexhati.

Një pjesë e futbollistëve të lënduar  janë operuar  në ordinanca të  ndryshme  private, e që  ka qenë  e pamundur të  mos ndihet dora e tij.

Ai përherë është përkujdesur për raste të  tilla, pa i kërkuar askush  ndonjë ndihmë eventuale. Për më tepër, nga modestia e tepruar,  as që e ka pohuar ndonjë herë se ka ndihmua x apo y sportistin.

Humanizmi i  Nexhatit ka prekur  edhe sektorin për kulturë, rini, arsim e shëndetësi, grupe të margjinalizuara si dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Ka ndihmuar shkolla, çerdhe, xhami, shoqata të  ndryshme humanitare, mësimdhënës , mjekë, pjesëtar të Policisë së Kosovës, punëtorë fizik, administrativ,  teknik e  çka jo tjetër.

Përveç ndihmës së heshtur e të pandërprerë, u dallua për kontributin e tij në organizimin e lojës së futbollit të vogël. Pikërisht, edhe sot, në këtë lojë magjepse dhe atraktive, ai nuk ndalet së ndihmuari, duke mbajtur në kontinuitet dy ekipe futbolli me të gjitha pajisjet e nevojshme sportive.

Nexhati, gjithsesi, mbetet një emër i spikatur për tifozerinë e ekipeve sportive gjilanase, sepse edhe këtu ai ka ndihmuar, me forma të ndryshme.

Njihet si njeri me vlera qytetare, njerëzore e kombëtare.

Modest, i sinqertë, i dashur, i urtë, ferr  e  korrekt, unikat, i papërsëritshëm, pedant e i pashëm. Besnik, sentimental e senzitiv, fisnik, bujar, tolerant,  i shoqërueshëm  e përherë  i fjalës.

Ai krijoi identitetin e tij prej një qytetari human dhe i pa zëshëm, shembull i një afaristi vizionar, sportist e dashamir i sportit.

Emblemë e mirësisë dhe dashurisë njerëzore përgjatë rrugëtimit të tij me plot sfida. N“margaritar’ i humanizmit, një personalitet brilantdhe me  çiltërsi shpirtërore!!!

Ai  la gjurmë të pashlyeshme për humanizmin e tij në Gjilan e më gjerë.

Ky qytetar me kulturë të gjerë,  gëzon reputacion të madh,   çmohet dhe vlerësohet shumë në mesin e sportistëve dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit. /www.radiostargjilan.com/

]]>
Iku një njeri shumëdimensional! https://radiostargjilan.com/web/iku-nje-njeri-shumedimensional/ Fri, 22 Mar 2024 21:33:24 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=168865 Shkruan: Fehmi Sylejmani

Lajmi për vdekjen e Hasan Bunjakut, njërit nga gazetarët më me përvojë dhe me plotë të drejtë doajenit të gazetarisë, ishte pikëllues jo vetëm për familjarët e tij, por për gjithë qytetin e Gjilanit
Baci Hasan, siç e quanim e njihja kaherë, mirëpo bashkëpunimin në sferën e gazetarisë e patëm para luftës, në livadhet e Malishevës, nëpër sallat e improvizuara gjatë pavarësimit të sportit kosovar.
Përveç, që ishte njohës i mirë i rrethanave shoqërore politike, kulturës, artit, ishte edhe njohës i mirë i sportit e veçmas futbollit.
Ai gjatë punës shumëvjeçare në sferën e gazetarisë i kishte shtangur kolegët e tij serbë, maqedonë, malazezë me përshkrimin, pasqyrimin, leximin dhe vlerësimin e lojës së futbollit.
Kjo kishte ndodhur shpesh herë, kur ish KF “Crvena Zvezda”, që bënte gara në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi Lindje.
Gjatë ndeshjeve si mysafir, baci Hasan në cilësinë e gazetarit pothuajse ishte në çdo takim, me raportet e tij nga vendi i ngjarjes.
Ai kishte një stil të veçantë në gazetari, shkruante me periudha të gjata, sillte fjali të reja, ishte kreativ, logjik dhe profesional.
Ngjarjet dhe meseletë i përshkruante me një elekuiencë të paparë.
Me një modesti të rrallë dhe të sinqertë, si një ‘plakë’ i urtë i këshillonte dhe udhëzonte vazhdimisht gazetarët e rinj.
Do të mbetet pa dyshim emër i spikatur i jetës kulturore dhe i gazetarisë në Gjilan. Si njeri me vlera qytetare, njerëzore e kombëtare.
Ai la gjurmë të pashlyeshme për qasjen dhe penën e tij në gazetari.

Shpirti i tij pushoftë në paqen e pasosur të amshimit!

Lamtumirë baci Hasan!

]]>
Vaska në mal, tmerr https://radiostargjilan.com/web/vaska-ne-mal-tmerr/ Wed, 20 Mar 2024 13:49:02 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=168731 Shkruan: Avni Rudaku

Vizitoj vazhdimisht fshatrat e Gjilanit e më gjerë. Në Vërbicë të Kmetocit, për të shumtën herë, shkoj nga Malisheva dhe vazhdimisht e shoh rrugën ndërlidhëse të pashtruar. Në vizitën e fundit, pashë shumë papastërti. Shumë mbeturina në male e kodra, buzë rrugëve. Ajo që gjej shpesh është vaska si hedhurinë në natyrë. Kur e gjej si burim uji për kafshët, ndonëse me dru e pëlqej më shumë, e mirëkuptoj blegtorin. Por kur e shoh aq shpesh të hedhur në natyrë, më irriton tejmase si në Vërbicë të Kmetocit dhe shumë mbeturina të tjera pranë varrezave të fshatit. E gjykoj ashpër qeverisjen lokale të Gjilanit, prej një kryetari të ri edhe në moshë dhe ende nuk ka zgjidhje të qëndrueshme për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në komunë. E kritikoj me plot zë qeverisjen lokale që nuk u bën zgjidhje banorëve për hudhjen e vaskave e guaskave të banjos, që nuk merren as për hekur dhe për asnjë profit tjetër. Duhet të bëhet menaxhim i duhur me reciklim, ripërdorim dhe reduktim. Duhet të rregullohet shumë më mirë ndarja e shportave me materiale të ndryshme nga Eco-Higjiena, e jo të mbetet një shportë për të gjitha llojet e mbeturinave. Duhet të licencohen transportuesit e mbeturinave dhe të gjobiten transportuesit shtëpiakë, me licencë e pa të, sa herë shkelin ligjet për mjedisin dhe shëndetin publik. Kushdo që rinovon banjon, e di sa e vështirë është zgjidhja për pajisjet e banjos, për t’i hedhur diku ku duhet. Menaxhimi i mbeturinave mund të bëhet me pak investim publik e privat, edhe biznes i jashtëzakonshëm. Kompanitë botërore dizajnojnë edhe atlete prej materialeve të riciklueshme. Shumë artistë bëjnë vepra madhore me to.

Komuna e Gjilanit vazhdon të jetë me pluhur dhe shumë mbeturina. Fatkeqësisht, ende nuk e ka zgjidhur problemin e qytetarëve kur rinovojnë banjot e tyre dhe hedhin vaskën edhe në male. E tmerrshme dhe primitive!

]]>
Si është katandisur derbi më i madh në mes Dritës e Gjilanit? https://radiostargjilan.com/web/si-eshte-katandisur-derbi-me-i-madh-ne-mes-drites-e-gjilanit/ Sat, 16 Mar 2024 18:27:05 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=168512 Shkruan: Arbresh Salihu

Bota e civilizuar demokratike për ҫdo ditë po hec me hapa të mëdhej drejt prosporitetit në ҫdo lëmi të shkencës, kulturës e sportit, ndërsa shteti i Kosovës mirret ende me akuza e kundër akuza ndaj njeri tjetrit, duke lënë në mëshirë këtë popull të përvuajtur me shekuj.

Dikur, qyteti i Gjilanit, krenohej me stadiumin e saj, madje ia kishin zili shumë klube të Rajonit, por fatkeqësisht ky stadium tanimë nuk ekziston.

Paramendoni, ky stadium kishte marrë mirënjohje speciale për mirëmbajtjen e kualitetin e saj – plot para 45 viteve nga Federata e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot këtë stadium e frekuntojnë bagëtitë e narkomanët.

Derbi në mes, Dritës e Gjilanit, para lufte zhvillohej në livadhet e fshatit Malishevë , populli i Gjilanit në këmbë me traktora e ndonjë veturë shkonin për ta përcjellur këtë derbi në kushte të okupimit dhe askush nuk kishte frike, madje ishin krenar që qyteti i Gjilanit kishte një derbi me përmasa Rajonale e Evropiane.

Dikur u thynin edhe dyert e stadiumit për të përcjellur këtë derbi, u ndanë edhe familjet – vëllau me vëllaun, motra me motër, miku me mikun e shoku me shokun, ishte një rivalitet sportiv që na kishin lakmi i gjithë opinioni sportëdashës, poashtu edhe televizionet e gazetat evropiane filluan të shkruanin e ta përcjellnin këtë derbi Gjilanas.

Tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, para derbit me netë të tëra rrinin në shkallët e stadiumit për tu përgatitur për këtë duel të zemrës së tyre, hargjonin me mijëra euro për fishekzjarre, flamujë e korografi të ndryshme, të cilët i shpalosnin në derbi duke bërë befasira të ndryshme.

Sot, në vitin 2024, derbi është bërë një ndeshje e rëndomtë, ku as 1 000 shikues nga 15,000 mijë sa ishin më herët nuk janë prezent, mungojnë flamujt e fishekzjarret, mungonë hijeshia e derbit tifozë “Intelektualët” e “Skifterat, prandaj është për të ardhur keq të jeshë në këtë derbi sot pa asnjë ndenjë të derbit.

Qyteti i Gjilanit ka humbur bukurinë e saj pa derbin e mrekullueshëm të cilin e kishim njerzit, ku kanë qarë si foshnje për të mirë e për të keq për rezultatet e klubeve të tyre, kishte raste kur tifozët e flakët të dy skuadrave vinin nga shtetet perendimore për ta përcjellur këtë bukuri të derbit, por tani gjithqka duket se po venitet.

Dy klubet, i larguan nga fusha duke ju premtuar se shumë shpejt do të rregullohet stadium, por ky ishte vetëm një “iluzion” i njerzve përgjegjës të sportit e politikës, u premtuan e u caktuan edhe data por edhe këto dështuan, u ndërruan projektet e stadiumit, u ndërruan edhe shumat e milionave të stadiumit dhe askush nuk dha as më të voglën përgjegjësi duke u tallur me klubet e qytetarët e Gjilanit.

Sot, stadiumi i qytetit në Gjilan ka mbetur një ‘gërmadhë’ pa rrugëdalje, pa kurrfarë shprese duke i dëmtuar klubet me mijëra euro, duke i dëmtuar pronarët e klubeve të cilët po ndajnë kafshatën e bukës për futbollin Gjilanas e Kosovar, kjo nuk është e drejtë dhe historia kurrë nuk do t’na falë këto gabime skandaloze të cilat po i bëjnë politikat ditore.

Qyetarët e Gjilanit, tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, nuk ju mbetet gjë tjetër përposë ti përkujtojnë ditët e derbit kur dikur gjithҫka ishte madhështore, ose mund edhe të protestojnë sëbashku me klubet e tyre për t’ja kthyer dinjitetin derbit gjilanas

]]>
Abdullah Tahiri, djaloshi që përmbysi tabakun në mensën e studentëve duke i dhënë rrugë demonstratave të 11 marsit të vitit 1981 https://radiostargjilan.com/web/abdullah-tahiri-djaloshi-qe-permbysi-tabakun-ne-mensen-e-studenteve-duke-i-dhene-rruge-demonstratave-te-11-marsit-te-vitit-1981/ Tue, 12 Mar 2024 19:40:35 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=168285 Shkruan: Izmi Zeka

Qoftë si luftëtar, qoftë si njeri që pati guximin ta shpreh mendimin e tij ne çdo kohë, Abdullah Tahiri aktivitetin patriotik e filloi me një kredo politike,ku në asnjë çast nuk u lëkund deri ne qastet e fundit të jetës së tij.

Muajt vardisen njëri pas tjetrit, Kosova e mbushur me ngjarje të shumta të dhimbshme aq edhe shpresë dhënëse,dëshira, sakrifica ku secila ka një histori ne vete ku përbëjnë kaptinë të veçantë duke u shtresuar në amfiteatrin e madh që quhet Kosove.

Muajt ishin të acartë dhe acari shpeshherë ishte i rrëmbyeshëm, duke marrë me vete figura që për kohën ishin në lartësinë e duhur. Njerëzit krijojnë historinë, ndryshojnë kohën dhe i japin shtytje proceseve mbase të domosdoshme për momentet e caktuara,ku vlerat dhe rrethanat e tyre sublimohen mbi bazën e idealeve kombëtare dhe çlirimtare. Universi i figurave kombëtare ka të veçanta të shumta që dallojnë nga njerëzit e rëndomte. Secili prej figurave të mëdha ka një veçanti për kombin dhe ato veçanti kur mblidhen krijojnë tërësinë, ku ajo tërësi ngërthehet e sintetizuar në idealet kombëtare.
I rritur në frymën e gjyshit
Abdullah Tahiri u lind ne Malishevë te Gjilanit me 02.09.1956. Familja Tahiri ka një histori të ndershme patriotike. Gjyshi i tij Hajdari Tahiri ishte luftëtar i spikatur gjatë LNÇ, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mulla Idriz Gjilanit. Në moshën 42 vjeçare përkatësisht ne vitin 1945 pushkatohet pa gjyq.
Abdullahu ishte rritur në frymën e gjyshit dhe për të gjitha vuajtjet, trimëritë guximin e gjyshit dhe të tjerëve i kishte mësuar nga i ati Mulla Efendi Ramadan Tahiri. Fëmijëria e tij ishte pjesë e historisë së dhimbshme të popullit shqiptar. Trasimin e rrugës për të qenë i pakompromisë ndaj politikës shtypëse e kishte ndihmuar familja e tij e ngushtë.
Ishte fëmija i katërt prej gjashtë sa ishin. Shkollën fillore e kreu në fshat kurse të mesmen e vazhdoi ne Gjilan ku në vitin 1975 largohet për “veprimtari armiqësore” kundër shtetit. Detyrohet që shkollimin e mesëm ta vazhdojë në Bujanoc. Studimet i filloi ne Prishtine, ne vitin 1977 ne drejtimin e Agronomisë. Në vitin 1981 apsolvon mirëpo largohet si i papërshtatshëm ideopolitikisht pa të drejte studimi të mëtutjeshëm.
Përmbysja e tabakut fillim i përmbysjeve të mëdha
Viti 1981 ishte vit kur Kosova po merrte kahe krejt tjera duke u nisur drejt një perspektive që pashmangshëm lidhej me ngjarjet e mëhershme. Fillimisht me 11 mars mensa e studentëve ishte e mbushur plot e përplot ku ne këtë vazhdë një pjesë e studentëve që preokupim kryesor kishin atdheun i dhanë formë përsëritjes së revoltës mbase e para e pas vitit 1968. Në histori thuhet se atentati mbi Franc Ferdinandin trashëgimtarin e fronit austrohungarez e nxiti Luftën e parë Botërore. Dhe pikërisht me 11 mars 1981 tabaku i ushqimit u përmbys nga djaloshi që tërë jetën e kishte pritur këtë ditë. Me këtë u shtuan zërat,zhurma s’kishte të ndalur. Përmbysja e tabakut mori dhenë dhe bekimin. U bënë të gjithë bashkë, protesta filloi. Një shkas i vogël i dha formë përpjekjeve për t’i thënë rrugë kërkesave dhe për ti treguar Evropës se Kosova duhet të ketë të drejtat si gjithë bota e qytetëruar. 11 marsi i vitit 1981 shërbeu për tu zgjeruar edhe më shumë për tu organizuar edhe më shumë,ku pjesë e këtij organizimi ishte Abdullahu.
Për këtë vlim Hydajet Hyseni me grupin e tij kishte bërë projektin e parë të një organizimi ilegal dhe përgatitjes për një demonstratë të natyrës e përmasave të gjëra qytetare . 26 marsi filloi me një mbarshtrim të kërkesave dhe kursit që do të ndiqej tutje. Qytetarët e Kosovës tani kishin rastin t’i shihnin bijtë e tyre,studentët,brezin i cili do të jetë fanarë në rrugën drejtë realizimit të aspiratave të mëmëdhetarëve të më hershem . Demonstratat në Prishtinë i organizuan së bashku me Gani Kocin,Bajram Kosumin e shumë të tjerë.
Me1-2 Prill 1981 filluan demonstratat. Ishin tejet të organizuar,aty flet njëri prej ideologëve të luftës ilegale në Kosovë Hydajet Hyseni. Këto demonstrata u shtypën mizorisht duke vrarë Asllan Pireven, Naser Hajrizin e shumë të tjerë.
U kërkua hapur Kosova Republikë, ndërsa Abdullahu ishte njeriu më praktik,më i zëshmi ku arriti tu jepte kahe demonstratave.
Ndikimi i tij, përpjekja dhe preferenca gjatë kësaj kohe ishin një fazë e legjitimitetit të kërkesës ’’Kosova Republikë’’.
Menjëherë fillojnë arrestimet, torturat, ndjekjet ku abdullahu i bashkëngjitet kaluarit të burgosjeve të shumta që u bënë në Kosovë. Pas nëntë muajsh lirohet në saje të qëndrimit të dinjitetshëm gjate hetimeve. Pas lirimit nga burgu Abdullahu nuk e ndali aktivitetin e tij kombëtar. U mundua në forma të ndryshme të shtrijë ndikimin e tij atdhetar dhe t’i sugjerojë popullatës për nevojën e organizimit sa me te mirë të qytetarëve të Kosovës për të fituar të drejtat elementare e që ishin universale në botën e qytetëruar .
Po të shikohet portreti i tij ai e kishte mundur vdekjen. Ai sintetizoi aq mirë teorinë me praktikën, sa ishte i admirueshëm qëndrimi vertikal i tij në tërë katrahurën a pas vitit 1981.
Koncepti i tij u karakterizua mbi dy parime qe vazhdoi deri ne fund të jetës së tij si: angazhimi për të masivizuar qytetarët e Kosovës për kërkesat e arsyeshme të studentëve të vitit 1981 dhe përgatitja dhe mobilizimi i të gjitha shtresave dhe sidomos asaj pjese të përgjumur të popullit për luftë kundër pushtetit shtypës serb. Personaliteti i tij i referohet një arti tipik luftarak,që historisë shqiptare i jep një legjendë të sakrificës të një njeriu që në dukje si në baladat e heronjve që qajnë çdo përballje në realizimin e objektivave qytetare. Vlerësimet e pas vitit 1981 ishin mbase të qarta,dhe mbi këto ide politike e kombëtare Abdullahu nuk njihte të tjera. Abdullahu kishte karakter të fortë dhe nga ky vështrim edhe shërbimet sekrete serbe shihnin rrezikun prej tij. Shqetësimi i Abdullahut nganjëherë ne përgjithësi nuk rridhte vetëm nga shtypja e egër, burgosjet por nga shumë qarqe të caktuara që pashmangshëm pengonin frymën liridashëse. Përcaktimi i militantit të Karadakut mbështetët mbi parimet e shtetësisë së Kosovës pa të cilën theksonte ’’Asnjëherë nuk do të ketë qetësi as në Kosove e lëre më në Ballkan’’.
Dy binarët mbi të cilët lëvizte koncepti i atdhedashurisë se Abdullahut ishin:lufta dhe pavarësia e Kosovës.
Nga veprimtaria e tij politike e kombëtare shihet se shovinizmi jo vetëm që shikonte të shkatërronte qenien shqiptare,por do te ishte element destabilizues për tërë Ballkanin dhe perspektiven evropiane. Sipas vlerësimit dhe analizave te Abdullah Tahirit që i bënte konstelacionit midis forcave që i japin përkrahje shtetit jugosllav,ai shikonte aleatin më të natyrshëm dhe më të sigurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Militanti i viteve 1981 e këtej zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë asnjëherë nuk e shihte të ndarë nga relacionet ndërkombëtare,por gjithherë kishte parasysh faktorin numër një – shqiptarët .
Kosova sapo kishte filluar të duket në arenën ndërkombëtare, por ende s’kishte arritur të ketë opinionin e saj,andaj Abdullahu mendonte se vetëm të bashkuar dhe me përpjekje titanike mund të kalonin përmasat e ngushta kombëtare kërkesat e ligjshme për një Kosovë të pavarur.
Vertikalisht deri në vdekje
Vitet 1981-1990 janë vite që Lëvizja Çlirimtare në Kosovë bënte përpjekjet e mundshme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe për të përgatitur popullin për një lufte çlirimtare. Në këtë relacion,relaksimi i forcave kombëtare shprehet mbi idealin e të rënëve. Nga kjo prizëm Abdullahu vazhdoi aktivitetin pa u zmbrapsur asnjëherë. Ne vitin 1989 kur Serbia po përgatitej për të pezulluar Autonominë e Kosovës militanti ngriti zërin lart për këto ndryshime që në esence sakatonin qenien shqiptare. Ai shprehu hapur mendimin e tij politik duke kërkuar nga popullata e në veçanti nga studentët që të jenë kundër një akti të tillë i cili edhe ashtu kishte ngulfatur jetën dhe zhvillimin e Kosovës
Është për tu theksuar se Abdullah Tahiri kërkesat për një Kosovë të lirë nuk i parashtronte në formë lutjeje përulëse dhe nuk i shikonte nga këndi i interesave vetëm të shqipëtarve, por edhe nga prizmi i interesit mbarëballkanik e evropian. Ai e shihte zgjidhje shtetin e Kosovës për stabilitetin e rajonit edhe si mbrojtje të qytetërimit të lashte Ilir e në këtë kontekst edhe ballkanik.
Vitet e pas te nëntëdhjetave ishin vite kur shqiptarët e Kosovës ballafaqoheshin me realitete të reja. Vlerësimet e militantin se Serbia nuk njeh gjuhën e dialogut mbase i dëshmoi koha si të arsyeshme. Ai nuk shikoi se çfarë thoshte politika ditore se vetë natyra e tij i kalonte suazat e mendimit momental. Prej vitit 1992 filloi të përgatitet për një aspekt krejt tjetër që për kohën vlerësohej në mënyra të ndryshme. Në ecjen e tij nuk kishte luhatje,huti e hezitime. Aktiviteti i tij pas viteve 90-ta deri 98 u motivua në dy segmente:veprimtari politike dhe ushtarake.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga ëndrra në realitet
Për militantin e Zonës së Karadakut gjithherë vlente thënia e Sami Frashërit ’’Kush nuk derdh një pike gjak për tokën e vet,kush nuk jep asnjë qindarkë s’ka të drejtë të varroset në të’’.
Në mars të vitit 1998, Abdullahu gjatë qëndrimit në Shqipëri takohet me Bekim Berishen (Abejën) dhe Ilir Konushevcin ku biseduan për organizimin e luftës në zonën e Karadakut.
Abdullah Tahiri ishte njeriu i parë i cili u takua zyrtarisht me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë me Jakup Krasniqin dhe Shaban Shalën. Takimi u realizua me 9 qershor 1998. U bisedua gjerë e gjatë për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut.
Nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u caktua për organizimin e luftës çlirimtare përkatësisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë qëndrimit të tij në Drenicë u takua me luftëtarët e kësaj anë lirisht mund të themi të ditëve të para Fatmir Mehmetin dhe vajzën e tij Shqipe Mehmetin. Abdullahu pas qëndrimit në Drenicë kthehej më një mision të caktuar. Duhej të organizonte zonën e Karadakut. Idealet e Kadriut, Rexhepit, Nuhiut, Zijahit po bëheshin realitet,ngase tërë jetën punoi për t’i realizuar objektivat e tyre.
Bazat e para të një organizimi ushtarak Abdullahu i vuri së bashku me Ahmet Demirin e disa te tjerë. Abdullahu kishte përvojë në këtë sferë dhe tash vetëm po harmonizonte veprimet dhe po ndërlidhte me nivelin më të lartë ushtarak në Kosove. Abdullahu rrëfente ’’Ishte gëzim i madh të shihje luftëtarët e lirisë,ata që po ia kthenin dinjitetin e nëpërkëmbur Kosovës’’.
Dhe për habi në Drenicë digjej toka flakë një pjesë e Kosovës sillej lirshëm thuajse asgjë s’po ndodhte në Kosovë.
Kontaktet me Shtabin e Përgjithshëm i kishte të rregullta dhe gjatë një qëndrimi në Drenicë merr pjesë në ceremoninë e betimit të Brigadave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosove. Sa herë ishte në Drenicë ai iu bashkëngjitej luftëtarëve të lirisë kundër hordhive serbe si me Shaban Shalën, Fehmi Lladrovcin, Bedri Shalën e shumë të tjerë. Ishte i pranishëm në luftën e ashpër të Llapushnikut. Se sa bënte dhe sa angazhohej flasin edhe këto ngjarje që i cekëm më lartë. Nuk kurseu asgjë për tu bërë tok me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Abdullahu kishte dërguar në Shqipëri për tu stërvitur për luftë Bashkim Hamdiun, Skender Azemin, Shemsedin Halilin,Nagip Sejdiun e disa të tjerë.
Le të kujtojmë Kuvendin e Lezhës,të 2 marsit të vitit 1444, kur Gjergji i bashkoi principatat, le të kujtojmë Kuvendin e Prizrenit të 10 qershorit të vitit 1878, kur Avdyli dhe Ymeri krijuan një front të përbashkët për mbrojtjen e territoreve shqiptare,le të kujtojmë Kuvendin e Pejës,të 23 janarit 1899, kur Haxhi Zeka i bashkoi burrat për të mbrojtur copëtimin e tokave shqiptare,le të kujtojmë Konferencën e Bujanit,të mbajtur me 31 dhjetor 1943 dhe 1 dhe 2 janar 1944 atëherë mund të shohim rezultatet dhe punën e Abdullah Tahirit,kur si Promethe u ngrit në Kuvendin e Bashkimit të Subjekteve Politike të Gjilanit dhe tha: ’’E nderuara kryesi e punës,të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës të tjerë. E përshëndes këtë bashkim të subjekteve politike të Gjilanit më një dëshirë të vetme për arsye se këtu vërtet vërehet një hezitim i të gjithëve për një bashkim të vërtetë. E ky bashkim quhet me një emër: Bashkim i popullit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj,ky bashkim na gëzon të gjithëve,por më së shumti i gëzon ata të cilët sot janë të vendosur në istikamet e përqendrimit,që deri në vdekje të qëndrojnë për lirinë e Kosovës. Në fund kisha dëshiruar që kuvendi i ardhshëm të mbahet në këtë sallë,e, ai do të duhet të ishte kuvendi i bashkimit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!’’
Këto fjalë ishin porosi të të rënëve,i atyre që qëndronin të papërkulur në frontet e luftës i gjeneratave të shumta i luftërave shekullore , thënë mëe një fjalë ishin testament për shtetsinë e Kosovës. Këtë më së miri dhe krejt hapur e shfaqi Abdullahu duke kërkuar që luftës për liri t’i bashkoheshim të gjithë, pa dallime përkatësie partiake. Ky mesazh të kujton njerëzit e epopeve të lavdishme të historisë shqiptare,atyre që në momentet e caktuara u ngritën me tërë forcën morale e patriotike për të mbrojtur dhe luftuar kundër shtypjes dhe gjenocidit që ushtrohej kundër shqiptarëve.
Arriti që të forcojë e ngris në sistem të organizuar luftën e Zonës së Karadakut. Ky aktivitet ushtarak shumë shpejt u ra në sy forcave të sigurimit serb.
Militanti i Karadakut qe mbijetoi torturat çnjerëzore
Ishte periudhë kur sigurimi shtetëror kishte nuhatur për organizimin e UÇK-së,dhe në këtë vazhdë kishte lëshuar fletarrestim për Abdullahun. Në rrugë për në Drenicë me 15 gusht të vitit 1998 burgoset duke lënë pas një numër të madh vullnetarësh të organizuar në radhë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. La njerëzit që e vazhduan pastaj idealin e tij. Ishin burgosur edhe 7 te tjerë si Ahmet Demiri etj. Sigurimi shtetëror përdor torturat më çnjerëzore ndaj tij vetëm e vetëm për të treguar organizimin në Zonën e Karadakut. Megjith torturat, Abdullahu i qëndroi konsekuent parimit të sakrificës sepse ishte i bindur se caku i nisur nuk do te ndalej dhe djelmoshat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të arrijnë ne cak. Pas disa muajve hetime doli ne gjyq së bashku me Ahmet Demirin, Ibrahim Uruqin (i fundit është vrarë në Marec në një luftë të ashpër mes forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe).Iu shqiptua dënimi 4 vjet burg .Pra,ishte një gjyq që me çdo kusht donte ta vriste fjalën e lire,sakrificën idealin për liri. Nuk ia arritën,edhe pse e penguan në masë të duhur organizimin ilegal të UÇK-se. Dënimet ishin të larta. Gjatë gjykimit gjashtë vetë të tjerë u liruan,kurse Abdullahu së bashku me Ahmet Demirin mbetën prapa grilave të burgut të Gjilanit. Kur kishte dëgjuar për dënimin e Abdullahut njëri prej luftëtarëve të devotshëm dhe tash dëshmor i Kosovës, Fehmi Lladrovci kishte theksuar ’’Unë nuk do të jem i qetë derisa të arrij ta liroje Abdullahun prej burgu’’. Kjo flet vërtet se Abdullahu i duhej luftës dhe organizimit luftarak. Burgun e filloi në Gjilan duke përjetuar shfrenimin e sigurimit serb. Kur filluan bombardimet nga NATO në Kosovë një pjesë e të burgosurve shqiptarë e po ashtu edhe Abdullahun me 30 prill 1999 e transferojnë në burgun famëkeq të Dubraves. Aty paramilitarët serb provuan të gjitha format e torturave çnjerëzore duke bërë eksperimente me të burgosurit shqiptare. I ngjante kampeve te përqendrimit të Dahaut, Mat’hauzenit, Buhenvaldit, Aushvicit, ku ekzekutoheshin,torturoheshin në forma të ndryshme të lidhur me pranga. Kjo që ndodhte ne burgun e Dubravës në qendër të Evropës pashmangshëm ilustron faktin e kohës së Kryqëzatave. Te burgosur, të pafuqishëm tu dalë dikush në ndihmë mbesin nën mëshirën e xhelatëve të Beogradit. Abdullahu edhe në këto çaste nuk përulet edhe pse këto ishin çastet e fundit të jetës së tij. Ishte vërtet në moshë të re, kur Kosovës i duhej më shumë se kurrë, por kthetrat shovene e mbanin të lidhur dhe ashtu qëndronte vertikalisht siç ishte gjithherë. Ai u vra mizorisht nga forcat serbe me 19 maj 1999 duke lënë pas vete një një jetë të tërë në shërbim të atdheut në amfiteatrin e përgjakshëm të quajtur Kosovë.
Abdullah Tahiri sinonim i historisë së lavdishme të Kosovës
Abdullahu pati një jetë relativisht të shkurtër,por e tëra ishte e ngjeshur,ku gërshetoheshin vlerat e luftës çlirimtare dhe synimet e brezave. Vlen të theksohen fjalët e një bashkëluftëtari të Abdullahit, i cili thotë ’’Ushtarë më të entuziazmuar dhe më të lumtur me uniformën e UÇK-se se Abdullah Tahiri, nuk kam hasur në fushëbetejat e luftës’’.Bajram Curri theksonte pas vrasjes se Avni Rrustemit ’’Po të kishte shpëtuar gjallë, pra Shqipërisë do t’ia falte jetën,se për Shqipëri kishte le Avnia’’.
Në këtë segment Abdullah Tahiri po të shpëtonte gjallë,ai Kosovës do t’ia falte jetën se për të kishte lindur.

]]>
Gjyqëtari Gramos Shala turproi vetën duke e dëmtuar Gjilanin https://radiostargjilan.com/web/gjyqetari-gramos-shala-turproi-veten-duke-e-demtuar-gjilanin/ Sat, 09 Mar 2024 15:41:27 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=168091 Shkruan: Sylejman Ismajli

Shum kush ishte gëzuar se SC Gjilani nuk do të mund të i vazhdonte garat në Superligën e Kosovës para fillimit të kampionatit
por në skenë dolën ata që asnjëherë nuk ja kthyen shpinën këtij klubi as në të mirë e as në të keq.

U mobilizuan për një kohë rekorde dhe filluan garat me kapacitetin e tyre duke u bërë një skuadër e fortë e ndershme
për të përfunduar kampionatin me ftyrë të bardhë.

Kështu nuk po mendojnë disa gjyqëtar si përshembull Gramos Shala i cili sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë “u korit”
me referimin e tij duke akorduar penallti e paqenë
Përpos që nuk ishte penallti gjyqëtari Shala edhe pse kishte mundësi të korigjojë gabimin e tijë nëpërmjet VAR-it ai prap e dyfishoj
gabimin e tij duke dëmtuar rëndë skuadrën e Gjilanit.

Një gabim të tillë e panë edhe akterët e ndeshjës dhe të gjithë ata që ishin pranë transmentimit televiziv por gjyqëtari Shala
si duket kishte vendosur sot “regjinë” e tij për ta përfunduar ndeshjen sipas dëshirës së tij.

A Mendon ky gjyqëtar se njerzit që ndajnë kafshatë e bukës për të mirën e futbollit dhe për futbollistët e Gjilanit ti dëmtojë
në mënyrë skandaloze dhe këto pikë të humbura mundë ti kushtojnë skuadrës së Gjilanit shumë shtrejtë gjerë në përfundim të
kampionatit

Gjyqëtari Gramos Shala ndoshta do të kërkojë falje, por ky kerkim falje nuk mundë të falet pasi që ai gabimin e bërë, e bëri dy herë
me referim dhe me VAR.

Federata e Futbollit të Kosovës duhet të intervenon sa më shpejë tek njerzit siq ishte Gramos Shala sot në Podujevë i cili përposë që e “koriti” vetën ai “koriti” edhe futbollin e Kosovës

]]>
Pse u largova nga ALBSHKOLLA? https://radiostargjilan.com/web/pse-u-largova-nga-albshkolla/ Fri, 08 Mar 2024 14:15:48 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=168013 Shkruan: Avni Rudaku

Më 15 janar 2024 deri më 14 janar 2025, e nënshkrova kontratën me të ashtuquajturën Albshkolla, si Konsulent për çështje mësimore-shkencore. Më 5 mars 2024, në grupin në Vajber, me rreth 170 punonjës të angazhuar, kryesisht mësimdhënës e zyrtarë të tjerë, në Albshkolla, pasdite vonë, erdhi një mesazh për të gjithë, nga zyrtarja ligjore e angazhuar në Albshkollë, para disa ditësh, si në vijim:
“Te nderuar, Ju njoftojme se asnje person nuk do te kete kontrate pa i’u nenshtru trajnimeve profesionale te obligushme per secilin profil, te organizuar nga vete Kompania. Trajnimet fillojn prej neser ne ora 16:00 me mesimedhenesit dhe vazhdojne me profile tjera, infermier, jurist, psikolog, etj. Trajnimet kushtojne 100€, prej neser fillojne pagesat. I dergoni fletpagesat online ose ne zyret e Albshkolles. Ju lutem mos na shqetesoni permes telefonit, komunikimi vetem permes e-mail: info@albshkolla.com Vetem personat qe i kalojne me sukses trajnimet, do te kene kontrate pune. Ky vendim eshte i formes se prere. Ju falemnderit!”
Mesazhi 2 vazhdues i saj në Vajber: “Pagesa të bëhet deri nesër, ora 12:00.”
Sapo e pashë kërkesën në Vajber, i lexova disa mësimdhënëse që reaguan me pakënaqësi dhe me reagim shumë të drejtë, pse të kushtëzohej trajnimi prej 100 eurosh, kur i kishin tashmë edhe kontratat.
Unë, pavarësisht se nuk përfshihesha në këtë kushtëzim, dola në mbrojtje të gjithë stafit dhe dhashë dorëheqje të menjëhershme dhe të pakthyeshme, duke e shkruar këtë mesazh në Vajber:
“Të nderuar mësimdhënës/e, të nënshkruash kontratë, e pastaj të kërkosh trajnim të kushtëzuar me 100 euro për kontratë, është imorale dhe antiligjore, duke rënë ndesh me Ligjin e Punës, Konventat për të Drejtat e Punëtorëve dhe çdo rregullore tjetër lokalisht dhe universalisht. Çdo kontratë e nënshkruar, bëhet nga pajtimi paraprak mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, dhe hyn në fuqi, duke u mbrojtur nga Kushtetuta e Kosovës, të gjitha ligjet në fuqi dhe Ligji i Punës. Nuk mund të kërcënohet me anulim kontrate të nënshkruar, për një trajnim 100 euro, për rikontratë, sepse është absurde, imorale dhe antiligjore. Çdo kompani në botë, investon në buxhet special për trajnimin e punëtorëve, nga buxheti i kompanisë, e lëre më të kushtëzojë punëtorët me anulim kontrate për trajnim të kushtuar, madje edhe me një paralajmërim ofensiv dhe intensiv, një ditë më parë, duke tejkaluar çdo normë. Ka trajnime speciale me vetëfinancim të punëtorëve, me vullnet të lirë, për gradime ose rritje page, por krejt me vullnet të lirë. Tarifa e obligueshme për punëtorë prej 12 eurosh, duke e shndërruar punëtorin në klient, akoma pa e marrë pagën e parë, dhe tash pagesa e kushtëzuar me 100 euro, me kanosje për anulim kontrate, është e papranueshme, joetike dhe antiligjore. Investimi me mjete financiare të punëtorëve, akoma edhe pa u bërë një muaj, është praktikë e panjohur dhe mund ta bëjë veç dikush që nuk i ka njohuritë elementare mbi etikën, ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare. Jo vetëm i refuzoj këto mënyra të funksionimit të biznesit, lindjes e zhvillimit, pavarësisht se nuk më preket mua fare ky interes, në emër të kauzës së përjetshme për integritet moral personal e profesional, në emër të avokatit të vazhdueshëm për të drejtat e punëtorëve, gjatë gjithë jetës sime, kudo që kam punuar nga viti 2008 e këtej, heqi dorë nga çdo pozitë, qoftë edhe ajo e Konsulentit për Çështje Mësimore, duke kërkuar nga sot, kryerjen e të gjitha obligimeve për çdo punëtor/e të angazhuar deri më tash, përfshirë edhe mua. Në të kundërtën, unë do të angazhohem që çështjet e pazgjidhura në mes nesh si punëtorë dhe punëdhënësit, t’i drejtohem zgjidhjes së kontestit civil në gjykatat vendore. Kërkoj gjithashtu nga kompania, që të gjitha të dhënat e mia personale e të punëtorëve të larguar, t’i shkatërrojë, në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale. Kërkoj gjithashtu që emri im të mos figurojë askund në kompani, në përputhje me ligjet në fuqi. Ua bëj me dije se këshillat e mia, nuk u morën parasysh për shumë çështje, përfshirë numrin e pabesueshëm të aq shumë punëtorëve, që nuk përkonte me asnjë logjikë ndërmarrësie. Nga fillimi e në mbarim kam kërkuar punësimin e zyrtares financiare, që në harmoni me ligjet në fuqi, të bëhej regjistrimi dhe deklarimi online, por nuk u dëgjua zëri im. Secilin prej jush, secilën, e falënderoj pa masë për bashkëpunimin, duke i kërkuar falje që ndodhi kjo e papritur, në kompaninë ku u angazhova me të gjithë mendjen, për të punuar, me idenë e një misioni edhe patriotik, për të mësuar të gjithë fëmijët e mërgatës. Për fund, jap dorëheqje të pakthyeshme pas këtij njoftimi me nxitim për kushtëzim dhe antiligjor, duke bashkëndjerë me çdo punëtor/e. Me respekt, Avni Rudaku – Ish konsulent për çështje mësimore-shkencore”.

Më pas, sot, e shtunë, 8 mars, duke shkuar për vizitë te një e afërme të shtrirë në Pulmologji, më thirrën mediet se punëdhënësi Driton Ajeti, po ju akuzon për tjetër gjë, ndonëse janë 170 dëshmitarë për faktet e mia që e përgënjeshtrojnë krejtësisht atë. Unë prisja me dy punëtorët e tjerë të larguar për mospagesë të pagës, të shkonim këtë të hëne në Inspektoratin e Punës, duke ndjekur procedurat ligjore, u detyrova t’ia dërgoja të gjitha faktet medieve, dhe mora mundin edhe të jepja të gjitha gjërat e grumbulluara deri në këtë vendim.
1. Nuk dëgjoi asnjë këshillë timen që të fokusohej në funksionalizimin e platformës, e jo të rekrutonte qindra punëtorë, e duke ia nënshkruar me lehtësi kontratat, për një vit, me paga mjaft të larta për kontekstin kosovar. Unë isha i lumtur për punësimin e qindra punëtorëve, por nga përvoja ime dhe të punëtorëve të tjerë të larguar, e dija se nuk kishte mjete financiare as për ne, e lëre më për qindra punëtorë.
2. Nuk dëgjoi kundërshtimin tim që mësimdhënëset të mos paguajnë nga 10 euro, për financimin e koktellit me ushqim tradicional, për mbrëmjen e përurimit të shkollës. Madje, edhe pijet i mori në këmbim të promovimit, nga një kompani mjaft e respektuar. Gjithçka donte falas që në fillim dhe ngriti mosbesim se mund të kishte mjete financiare dhe kapital për aq shumë punëtorë dhe për paga aq të larta.
3. Nuk dëgjoi kundërshtimin tim që punonjësit dhe mërgimtarët të mos paguajnë në fillim tarifën 12 euro për një vit për qasje në platformë, pa u funksionalizuar platforma dhe pa u ofruar produkti e shërbimi për klientët mërgimtarë. Në fillim produkti, pastaj kërkesa për blerje të produktit a shërbimit nga klientët.
4. Nuk dëgjoi kundërshtimin tim që punëtorët akoma pa e marrë pagën e parë, të paguanin me çdo kusht trajnimin prej 100 eurosh dhe kërcënim me anulim kontrate, nëse pagesa nuk do të bëhej deri të nesërmen, ora 12:00. Madje, ishte absurde kërkesa me urgjencë, në mbrëmje kërkesa, të nesërmen të bëhej pagesa prej 100 eurosh.
5. Nuk respektoi asnjë dakordim në mbledhjet e bëra dhe nuk adresonte shumë çështje për fillimin e mbarë të SH.P.K.-së.
6. Nuk pagoi punëtorët e angazhuar nga janari, duke i detyruar të largoheshin, pasi e shtynte vazhdimisht, jo nesër, jo nesër, dhe ende nuk i kanë marrë pagat, e me të cilët punëtorë të TIK-ut, do të bëjmë ankesë në Inspektoratin e Punës, me Arianin e Premtimin.
7. Nuk dëgjoi këshillën time nga fillimi e vazhdimisht, se duhej të bënte regjistrimin online dhe deklarimin e punëtorëve në ATK, duke i paguar të gjitha kontributet dhe përmes transferit bankar. E shtynte: jo nesër, jo nesër, jo nesër e angazhojmë zyrtaren financiare.
8. Përgjigjej rrallë me shkrim, për çështjet e adresuara, dilemat dhe konfuzionet e mësimdhënësve, dhe ndihesha shumë keq, që duhej vetëm unë të përgjigjesha e të mos ia lija pezull pyetjet, punonjësve të angazhuar.
9. Nuk dëgjoi shumë këshilla të tjera profesionale e ligjore, “hajt se e di unë”.

Në vend se të merrte këshillat për bazë, të respektonte dorëheqjen time si e drejtë e çdo punëtori të kundërshtonte padrejtësi që iu bënte, takonte njerëz dhe i thoshte se Avniu po më shantazhon dhe të gjithë punëtorët e tjerë të larguar, i quante “spiunë”, e jo të më konsideronte thjesht një të pasionuar për respektimin e Ligjit të Punës, respektimin e të drejtave të punëtorëve, zbatimin e ligjeve në fuqi për Sh.P.K., etj. etj. Në fakt, unë isha sinjalizues, jo shantazhues, por kishte probleme të mëdha konceptuale e profesionale, duke mos njohur fare kuptimin e fjalëve që përdorte, si dhe, dyshoj se e bënte me qëllim, sepse kur nuk ua jepte pagat punëtorëve si mua, t’i duheshe t’i stigmatizosh!!!
Unë jam i lumtur që kam guximin, përvojat, dijen, etjen për drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Për këtë i kam 170 dëshmitarë që kanë qenë në grupin në Vajber, për të dëshmuar për çastin e dorëheqjes, menjëherë pas kërkesës absurde të zyrtares ligjore, të kërkuar nga pronari. Jam krenar që në çdo kompani, në çdo mbledhje, i mbroj zëshëm të drejtat e punëtorëve, dhe nganjëherë jam i zhgënjyer se pas mbledhjes, gjithmonë më kanë thënë “Bravo!”, por publikisht, pak kanë pasur guximin për t’u solidarizuar dhe gjithsesi, gjithmonë i mirëkuptoj punëtorët. Punëtorët janë të lodhur nga inflacioni dhe dëshira e tyre për të marrë një pagë të lartë, është e mirëkuptueshme, e pritshme dhe me të drejtë. Punëtorët frikësohen edhe për humbje pune dhe i mban nganjëherë shpresa për të ecur tutje. Por unë nuk pashë më shpresë në këtë kompani. Do të isha i lumtur që qindra punëtorë në Gjilan të marrin paga 800 e 2000 euro, por dyshoj si të ishin skema piramidale (angazhohen për futje të sa ma shumë punëtorëve në skema, e jo me fokus 100 për qind në produkt e shërbim, kërkesa të vazhdueshme financiare nga vetë punëtorët, mospagesë të punëtorëve si mua dhe TIK-un etj.), pasi që një kompani që nuk ka mjete financiare për një koktell dhe t’ia paguajë vetë trajnimet punëtorëve, dyshoj se mund të ketë aq shumë mjete financiare, qoftë edhe për të bërë pagesat për muajin e parë. Qitjani lapsin: 300 punëtorë, herë 800 euro për muaj, ose 1000, ose 2000, sa dalin: qindra e mijëra euro! Fakti më kokëfortë është se mua, Premtimit, Arianit etj., nuk ia ka bërë pagesën ende.
Jam i lumtur që kemi shtet dhe çështjet do t’i adresoj vetëm përmes procedurave ligjore. Hapi i parë është trokitja në Inspektoratin e Punës, me shpresë që pagën time, Premtimit dhe Arianit, do të na ekzekutojnë, pas skadimit të datës në kontratë, për mospagesë, ndërsa shteti të merret me hiset e tjera të vlerësimit e gjykimit. Nëse vazhdon shpifjet, do të ballafaqohet me Ligjin kundër Shpifjes dhe e kam paralajmëruar pa u frikësuar! Qofsha gabim!

]]>
O mësues, ju urrejnë, nuk ju urojnë për 7 Mars! https://radiostargjilan.com/web/o-mesues-ju-urrejne-nuk-ju-urojne-per-7-mars/ Thu, 07 Mar 2024 18:41:51 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=167971 Shkruan Avni Rudaku:

Nuk ka autoritet më të rrënuar, sesa mësuesi. Nuk ka profesion që tallet më shumë nga të gjithë, përfshirë edhe nga shumë analfabetë funksionalë, kurrë pa e prekur librin, kurrë pa lexuar, pa mendje kritike, pa interesim dhe pasion për dije, njohuri e vetëzhvillim.

Nuk ka njeri drejt të cilit nuk ka aq shumë armiqësi, hajgare, sesa ndaj mësuesit. Mësuesit llogariten të padijshëm, të papërgjegjshëm, të varfër.

Mësuesi në Kosovë sulmohet nga prindërit. Prindërit kanë një besim se mësuesit nuk dinë asgjë. Politikanët që i kanë degraduar mësuesit, ofrojnë urime të pasinqerta për 7 Mars, ndërsa në vend të fajësimit të politikave të gabuara arsimore, në vend të politikave të poshtra për partiakizimin e kuadrove arsimore, në vend të rekrutimit me kritere profesionale, kanë angazhuar militantë partiakë, dhe në anën tjetër, dështimin e tyre për ta krijuar një sistem të qëndrueshëm e cilësor arsimor, ua kanë bartur krejt fajin mësuesve.

Nëse dikujt i tregon që je mësues, profesor, në mendjen e tij e të saj, ka vetëm shpotitje, shpërfytyrime, akuza, qortime, ofendime, përulje, nënçmime, fyerje.

Asnjë krenari nuk ekziston në Kosovë, që je mësues, profesor.
Ka degraduar çdo gradim e titull në arsim të çdo niveli.
Nuk ka urrejtje më të madhe sesa ndaj mësuesit.
Nuk ka dashuri, nuk ka respekt për mësuesit thuajse nga askush.
Nga përvoja ime e gjatë, sado të jesh i përpiktë, sado të jesh në përpjekje për të ndriçuar mendjet, edhe nxënësit e shkollës fillore, janë arrogantë ndaj mësuesit. Edhe nxënësit bullizojnë mësuesit. Edhe nxënësit ua kthejnë fjalën mësuesit. Edhe nxënësit bëjnë mahi koti me videoxhirime, në emër të krekosjes që janë brez i teknologjisë dhe tallen me mësuesit.

Nuk ka respekt të mësuesit.
Nuk ka konsiderata për autoritetin e mësuesit as nga drejtorët e shkollave, as nga vetë kolegët me njëri-tjetrin, as nga prindërit, as nga vetë nxënësit.

Nxënësit e prindërit duan nota maksimale, me fare pak punë.
Me fare pak dije.
Me fare pak angazhim.
Kanë ambicie të larta, pa punë, pa performancë.

Në vend të urimit, dua t’i bëj thirrje të gjithë mësuesve, të përpiqen maksimalisht të jenë më tërheqës se gejmerët, tiktokistët, influencerët, bllogerët, vllogerët, në të kundërtën, do të mbesin vazhdimisht të nënçmuar.

Në vend të urimit, dua t’i bëj thirrje të gjithë mësuesve, të kenë vetërespekt, vetëbesim, vetëvlerësim.

Në vend të urimit, i ftoj të gjithë mësuesit që t’i kthehen leximit, dijes, kërkimit të vazhdueshëm për dije.

Në vend të urimit, ju ftoj të punoni si ekip, t’i braktisni xhelozitë ndërkolegiale, të krijoni frymë akademike brenda institucioneve arsimore e jo të flisni vazhdimisht për tema e nivele shumë të ulëta, ku dominon tema për kerre, për pallto, fenerim të flokëve.

Në vend të urimit, ju ftoj për një reflektim total të profesionit të mësuesit. Nuk bëhesh mësues pse merr diplomë. Nuk mbaron leximi pse merrni një diplomë.

Në vend të urimit, ju ftoj ta respektoni veten dhe ta transformoni perceptimin e publikut për profesionin e juaj.

S’ka urime, nga ana ime!
I urrej urimet e pasinqerta më 7 mars dhe të nesërmen të ju përqeshi!

]]>
Si e përkujton profesoresha Makfire Ismajli-Kurteshi 7 marsin dikur e sot https://radiostargjilan.com/web/si-e-perkujton-profesoresha-makfire-ismajli-kurteshi-7-marsin-dikur-e-sot/ Thu, 07 Mar 2024 12:47:23 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=167955 Dita e Mësuesit – dikur dhe sot

Në vitet e 80-ta, gjeneratës sime nuk i shpjegohej për hapjen e shkollës së parë shqipe. Krejt çka dinim për këtë ditë, kishim lexuar fshehurazi.

Ideja, që ta befasonim kujdestarin e klasës me një fotografi të rilindasve shqiptarë të futur në një kornizë, gati na kushtoi me largim nga shkolla. Si maturantë që ishim, po përfundonim gjimnazin, dolëm e blemë fotografinë në një dyqan të vjetër të qytetit. Të nesërmen ikëm fluturimthi në shkollë, të gëzuar sa s’ka, që do ta nderonim kujdestarin, aq më tepër që ai ishte mësimdhënës i lëndës së Gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Por, befasia ishte e madhe: për çudi, kujdestari ynë, jo që e pranoi dhuratën, por ishte alarmuar e gjithë shkolla (drejtori, profesorët, nxënësit e shkollës). Spiunët po vëzhgonin çdo gjë, pra edhe ne, derisa i kishim kryer “këto punë”. Drejtori, bashkë me kujdestarin po na merrnin në pyetje të gjithëve, se kush ishte ideator i kësaj “meseleje”, çka po fshihnim pas kësaj, kush na kishte nxitur etj. Na kërcënuan se do të na largonin edhe nga shkolla. Ne nuk kishim ide se ç’të keqe kishte kjo punë, sepse ne deshëm vetëm që ta nderonim kujdestarin tonë dhe asgjë më shumë.
Sot, gjërat kanë ndryshuar. Dita e Mësuesit/es shënohet gjithandej ku ka shqiptarë dhe shkolla shqipe. Tash, si mësimdhënëse, mendoj nga një këndvështrim tjetër: po të kisha qenë në vend të kujdestarit tim a do të kisha vepruar si ai? A do t’ua kisha thyer dëshirat nxënësve, të cilët jo lehtë përpiqen që t’i nderojnë mësimdhënësit? Mbase koha ishte e tillë, që njeriu duhej të ruhej edhe nga vetja.
Megjithatë, sot, s’na ndalon askush që t’i shprehim urimet tona për mësuesit.

Gëzuar Ditën e Mësuesit/es për të gjithë mësimdhënësit shqiptarë!

]]>