Shendetesi – RADIO STAR 96.4 https://radiostargjilan.com/web RADIO STAR 96.4 Mon, 18 Nov 2024 08:59:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7 Sfidat e të rinjve sot https://radiostargjilan.com/web/sfidat-e-te-rinjve/ Mon, 18 Nov 2024 08:58:32 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185466 Sot periudha e zhvillimit në pubertet dhe adoleshencë përcillet me një intensitet të theksuar me ndryshime emocionale, biologjike, sociale, kognitive.

Të rinjtë janë të ekspozuar shumë ndaj teknologjisë përdorimi i rrjeteve sociale pa masë, pa kontroll duke krijuar varshmëri, karshi kësaj varshmërie kjo periudhe duke u përcjell edhe me sjellje antisociale me tendencë agresive, impulsive, me ngacmime të ndryshme si: fizike, emocionale, sociale, psikologjike.

Kjo periudhë shpesh herë është edhe sfidë për prindërit kur prindërit ballafaqohen me situata të ndryshme duke krijuar një gjendje tendencioze e konfliktuoze edhe brenda familjes.

Të rinjtë e apo të themi periudha e ndryshimit, adoleshenca duke insistuar me kërkesa të ndryshme për të cilën shpesh herë ato kërkesa nga prindërit plotësohen dhe përsëri gjenda psikologjike dhe emocionale e të rinjve nuk është stabile.

Në këtë periudhë rol kyç ka rrethi social mjedisi, duke ndikuar për t’iu përshtatur bashkëmoshatarëve për të qenë pjesë e konformizmit varësisht nga kërkesa që kanë të tjerët duke quar deri në ato kërkesa irracionale dhe të jo të dobishme për moshën dhe zhvillimin e tyre.

Në realizimin e atyre kërkesave pastaj nga të rinjtë asgjë nuk është interesante mandej mungon edhe përpjekja për detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë që kanë karshi periudhës së zhvillimit.

Shumë prindër e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pa mundur, që t’u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për sfidat, krizat dhe problemet të cilat paraqiten në këtë fazë, po ashtu të vështirë edhe gjetjen e ndonjë forme dhe mënyre të komunikimit në raport me të rinjtë.

Po ashtu është evidente se në mënyrën e komunikimit në raport me adoleshentet stilet e përnderimit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si komunikojnë, sa e kuptojnë botën e adoleshentit, që t’i kuptojnë ndjenjat dhe emocionet e tyre, përvojat e tyre qofshin ato pozitive ose negative etj.

Mënyra e komunikimit me adoleshentet duhet të jetë racionale, jo gjykuese, jo lënduese, por informuese, këshilluese dhe vetedjiesuese lidhur me ecurinë dhe sfidat të cilat ka adoleshenti para vetes.

E rëndësishme se me adoleshentin është komunikimi i cili duhet të përmbajë: qëllim, mesazh dhe ndikim.

Qëllimi përbën synimin që qëndron mbas fjalës së folësit dhe ku doni të dilini me mesazhin tuaj dhe për të cilën është brengose, shqetësuese dhe sfiduese për adoleshentin.

Pjesa e dytë e komunikimit është vetë mesazhi; mendimet e shprehura me fjalë për të cilën adoleshenti mund të shprehet shqetësimet, ndjenjat, emocionet dhe pretendimet e tij.

Si dhe pjesa e tretë, ndikimi që mund të quajmë ndryshe interpretimi i mesazhit.

E rëndësishme për të gjithë është që në këtë periudhë të krijohet një ambient mbështetës, inkurajues, motivues, vetëdijësues kur të rinjtë mund të flasin të shprehin e shqetësimet e tyre, të përdoren metoda të ndryshme në lirimin e energjisë negative (katarsis).

Është evidente se sa më shumë komunikohet me të rinjtë për sfidat, shqetësimet, sukseset aq më i lartë është niveli akademik si dhe mundësia për delikuencë çdo herë është më e vogël.

Të rinjtë kanë nevojë për vëmendje, këshilla, identitet, kreativitet, komunikim, vetëbesim, vetëvlerësim.

Për gjitha këto e rëndësishëm për shtetin, familjen shoqërinë është investimi, psiko-edukimi, këshillimi përmes formave te metodave të ndryshme duke qenë kreativ, eksplorues, hulumtues dhe ndikues në zhvillimin emocional, social, kognitiv tek të rinjtë.

Ma. Sc. Besnik Sherifi Psikolog Klinik

]]>
Reagimet emocionale tek fëmijët(krizat e inatet) https://radiostargjilan.com/web/reagimet-emocionale-tek-femijetkrizat-e-inatet/ Sat, 26 Oct 2024 17:37:49 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=183778 Reagimet emocionale te fëmijët (krizat e inatit).

Krizë e inatit do të thotë një shpërthim i temperamentit apo një grindje dhe është e qartë se shpërthime të tilla mund të ndodhin në çdo moshë.

Kjo sjellje haset më shpesh në moshat 18 muajsh deri në tre vjeç dhe vazhdon të jetë ende e zakonshme deri në pesë apo gjashtë vjeç.

Disa fakte për krizat e inatit te fëmijët:

Krizat e inatit janë të kombinuara me një ndjenjë tjetër, si zhgënjimi apo paniku;

Krizat e inatit gati gjithnjë zhvillohen në lidhje me prindin ose me dikë ku fëmija ndihet i sigurt dhe e njehë;

Temperamenti luan rol gjithashtu. Një fëmijë aktiv me vullnet të fortë mund të ketë më shumë kriza ose sjellje impulsive;

Krizat e inatit ndodhin zakonisht kur ndjenjat e fëmijës janë jashtë kontrollit.

Shumica e krizave të inatit janë një shprehje e humbjes së kontrollit, një reagim ndaj ndjenjave të zhgënjimit, pamundësisë për të bërë diçka dhe indinjatës dhe ndodhin për shkak të mungesës së aftësive të nevojshme tek një fëmijë për të përballuar ndjenja të tilla.

Shkaqet e zakonshme:
Kërkon vëmendje
Dëshiron diçka që mund ta ketë
Dëshiron të provojë se është i pavarur
Xhelozia
Thjesht, kokëfortësia
Strategjitë për t’i tërhequr vëmendjen fëmijës para ose gjatë një krizë të inatit:

Tërheqja e vëmendjes – Edhe nëse mendoni se kriza e inatit do të plasë pas pak, shpesh ka kohë për t’ia tërhequr vëmendjen fëmijës.

Zëvendësimi – Po t’i ofroni një lodër, fëmija mund t’u jap gjithë qejfe çelësat që i ka marrë dhe nuk jua jepte.

Shembuj tjerë: ofrimi i një letre kur përpiqet të vizatojë në mure, ose që të grisë librin.

Zbulimi i një modelimi – Nëse fëmija ka shumë kriza inati, mund të ndihmojmë nëse mbani shënime me shkrim se çfarë ndodh saktësisht pak përpara krizës dhe cilat janë rrethanat në kohën kur fillon kriza e inatit.

Bashkëpunimi, ndërveprimi, komunikimi në raport me fëmijën, vëmendja e përkushtuar, kontakti me sy, kontakti fizik janë trampolinë për një zhvillim psikologjik dhe emocional të fëmijës, po ashtu stimulimi në aktivitete kreative ndikon që fëmija të zhvillojë vetëkontrollin, të zhvillojë ndjenjën e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit.

Aktivitetet e tilla në raport me fëmijën janë terapi për zhvillimin psikologjik, emocional, social, kognitiv.
Ma. Sc. Besnik Sherifi -Psikolog klinik.

]]>
Përkufizimi i Shëndetit Mendor: Dr. Diana Isaku, Specialiste e Psikiatrisë për të rritur, shpjegon rrugën drejt kujdesit dhe mirëqenies https://radiostargjilan.com/web/perkufizimi-i-shendetit-mendor-dr-diana-isaku-specialiste-e-psikiatrise-per-te-rritur-shpjegon-rrugen-drejt-kujdesit-dhe-mireqenies/ Thu, 10 Oct 2024 09:28:42 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=182529 Shëndeti mendor është një gjendje e mirëqenies mendore dhe emocionale përfshinë mendimet tona, emocionet dhe sjelljet që ndikojnë në çdo aspekt të jetës sonë, që nga marrëdhëniet tona me veten tonë , familjen, marrëdheniet ndërpersonale sociale e deri te suksesi ynë profesional. Na lejon të përballojmë ulje-ngritjet e jetës, të përshtatemi me ndryshimin dhe të mbajmë një ndjenjë qëllimi.

Çrregullimet mendore më të shpeshta

• Çrregullimet e ankthit – shqetësim dhe frike e tepruar

• Depresioni – ndjenja të vazhdueshme trishtimi, dëshpërimi dhe humbja e interesit për aktivitetet.

• Çrregullimi bipolar – karakterizohet nga luhatjet ekstreme të humorit, duke përfshirë periudhat e manisë dhe depresionit.

• Çrregullimet e të ngrënit – qëndrime jo të shëndetshme ndaj ushqimit dhe imazhit të trupit që çojnë në sjellje të rrezikshme në të ngrënë.

• Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) – një reagim i rëndë ndaj një ngjarjeje traumatike që shkakton flashbacks, ankth dhe stres emocional.

• Varesite nga alkooli, marihuana, kokaina ,heroina .

Simptomat më të shpeshta të çrregullimeve mendore
• Luhatjet e humorit – Ndjenja të vazhdueshme trishtimi, irritueshmërie, ose luhatje ekstreme të humorit , herë i ngritur e herë i rënë.

• Ankthi – Shqetësim i vazhdueshëm, ankth, ose panik që ndërhyn në jetën e përditshme.

• Ndryshime në sjellje – tërheqje nga aktivitetet shoqërore, agresion në rritje, ose sjellje të rrezikshme.

• Vështirësi kognitive ( njohëse) – vështirësi në përqendrim, probleme me kujtesën, ose konfuzion i papritur.

• Simptomat fizike – Dhimbje të pashpjegueshme, ndryshime në ritmin e gjumit, shtim ose humbje në peshë.
• Çrregullime të të menduarit – Mendime të vazhdueshme të vetëdëmtimit, mendime vetëvrasëse, ose përjetim të iluzioneve ose halucinacioneve.
Mos harroni se shfaqja e një ose më shumë prej këtyre simptomave nuk tregon automatikisht një problem. Megjithatë, nëse këto shenja vazhdojnë në periudha mujore ose ndërhyjnë në funksionimin e përditshëm, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë.

Faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor
1.Faktorët biologjikë
• Gjenetika
• Kimia e trurit (neurotransmeteret)
• Hormonet
2. Faktorët mjedisorë
• Prindërimi – ne jemi reflektim i procesit të rritjes tonë. Përvojat tona të fëmijërisë së hershme afektojnë shëndetin tone mendor. Një mjedis familjare mbështetës mund të nxisë zhvillimin e shëndetshëm emocional, ndërsa përvojat negative si abuzimi emocional, fizik, verbal apo neglizhenca mund të çojnë në probleme afatëgjata të shëndetit mendor.

• Mjedisi social – Lidhjet sociale pozitive dhe ndjenja e përkatësisë janë vendimtare për një shëndet të mirë mendor. Ndërsa, izolimi social, diskriminimi ose bullizmi mund të kontribuojnë në problemet mendore.
• Ngjarje jetësore – Ngjarje të rëndësishme jetësore si humbja e një njeriu të dashur, humbja e punës, divorci mund të shkaktojnë probleme të shëndetit mendor. Mënyra se si i trajtojmë këto ngjarje, si ndërveprojmë me stresorët dhe çfarë mbështetjeje marrim në situate të vështira mund të përcaktojë mirëqenien tonë mendore.
3.Faktorët psikologjikë
• Stresi – Stresi kronik mund të ndikojë në shëndetin tonë mendor, duke çuar në probleme të tilla si ankthi dhe depresioni.

• Trauma – Përjetimi i ngjarjeve traumatike mund të ketë efekte të fuqishme në shëndetin mendor dhe mospërpunimi I tyre paaftësia e verbalizimit dhimbjes mund ta rëndojë gjendjen mendore .
• Mekanizmat e përballimit – Mënyra se si përballemi me stresin dhe vështirësitë ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë mendor.
Nëse ju ose dikush që njihni po përjeton simptoma të vazhdueshme ose siklet të ndjeshëm, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale. Mjeku juaj, i cili mund të vlerësojë situatën tuaj dhe t’ju referojë tek një specialist i shëndetit mendor nëse është e nevojshme.

Profesionistë të tillë si psikologë, psikiatër dhe terapistë mund të bëjnë një vlerësim të plotë dhe të zhvillojnë një plan të individualizuar trajtimi të përshtatur sipas nevojave tuaja. Mos harroni: Të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie; Është një hap i guximshëm drejt mirëqenies më të madhe.

Strategjitë për të nxitur shëndetin mendor
Kujdesi për shëndetin tonë mendor është një proces i vazhdueshëm dhe ka strategji të shumta që na ndihmojnë të ruajmë dhe përmirësojmë mirëqenien tonë mendore. Zbatimi i këtyre strategjive mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në cilësinë tonë të përgjithshme të jetës.

Krijimi i një stili të shëndetshëm jetese përmes ushqimit
Diciplina e një mënyrë jetese për mes një diete te balancuar dhe të shëndetshme është vendimtare si për shëndetin fizik, ashtu edhe për atë mendor.

Konsumo një dietë të ekuilibruar e pasur me fruta, perime, drithëra të plota, proteina dhe yndyrna të shëndetshme.gjitha këto mund të përmirësojnë humorin dhe të zvogëlojë rrezikun e problemeve të shëndetit mendor. Hidratohuni pini sasi të mjaftueshme uji 2 -3 l ne dite .
Aktivitet fizik i rregullt studimet thonë se për të lehtësuar stresin, për të rritur humorin dhe për të përmirësuar funksionin kognitiv. Synoni të paktën 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në javë. Ecje në natyrë , vrapim ,fitness, not.

Gjumi cilësorë, është jetësorë për shëndetin mendor. Higjiena e gjumit dhe oraret e rregullta të rënies dhe zgjimit nga gjumi përmirësojnë shëndetin mendor sepse gjatë gjumit të rregullt regjenerohen të gjitha funksionet psikike prej nga buron edhe energjia fizike. Rekomandohet të flini për 7-9h, gjumë për të pasur mirëqenie mendore.

• Praktikoni teknikat e menaxhimit të stresit dhe relaksimit
Frymëmarrje e thellë, meditim , yoga
• Zhvillimi i lidhjeve të forta sociale dhe sistemeve mbështetëse
Marrëdhëniet tona luajnë një rol vendimtar në shëndetin mendor. Ndërtimi i lidhjeve të forta shoqërore dhe sistemeve mbështetëse mund të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat e jetës dhe të nxisim ndjenjën e përkatësisë.
Disa këshilla për të përmirësuar mirëqenien tuaj sociale:

✓ Qëndroni të lidhur – ndani kohë për miqtë dhe familjen dhe merrni pjesë rregullisht në aktivitete sociale.

✓ Jini të hapur – Ndani ndjenjat dhe përvojat tuaja me njerëz të besuar për të nxitur lidhje më të thella.

✓ Zgjeroni rrethin tuaj – Bashkohuni me klubet, dilni vullnetarë ose merrni pjesë në evente komunitare për të takuar njerëz të rinj dhe për të ndërtuar një rrjet të larmishëm.
Ndikimi i stigmatizimit në shëndetin mendor
Stigma i referohet qëndrimeve negative, stereotipeve apo diskriminimit ndaj njerëzve me çrregullime mendore.

Pasojat e stigmatizimit mund të jenë:
1. Ngurrimi për të kërkuar ndihmë – Frika për t’u gjykuar ose keqkuptuar mund t’i pengojë njerëzit të kërkojnë mbështetjen që u nevojitet.
2. Izolimi social – Njerëzit me probleme të shëndetit mendor mund të ndihen të izoluar për shkak të mungesës së mirëkuptimit ose pranimit nga të tjerët..

3. Mundësitë e kufizuara – Diskriminimi në fusha të tilla si punësimi, strehimi, apo arsimi mund të ndikojë negativisht në jetën e njerëzve me sfida.

Strategjitë për të kapërcyer stigmatizimin dhe për të rritur ndërgjegjësimin
Për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më empatike, duhet të punojmë në mënyrë active për të zvogëluar stigmatizimin dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Disa strategji për t’u shqyrtuar:

• Edukoni veten dhe të tjerët – Përmirësimi i kuptimit tuaj të çështjeve të shëndetit mendor mund të ndihmojë në largimin e miteve dhe nxitjen e empatisë. Ndani informacione të sakta me miqtë, familjen dhe kolegët për të rritur ndërgjegjësimin.

• Kushtojini vëmendje mënyrës së komunikimit – Evitoni përdorimin e termave nënçmues apo shakave për shëndetin mendor, pasi kjo mund të çojë në përjetësimin e stigmatizimit. Në vend të kësaj, përdor një gjuhë të respektueshme inkurajuese .
• Ndani historinë tuaj – Nëse ndiheni rehat, ndarja e përvojave tuaja personale me shëndetin mendor mund të ndihmojë në normalizimin e bisedës dhe të inkurajojë të tjerët të flasin hapur për çështjet e tyre.

• Tregoni mbështetje dhe empati – Jini një aleat mbështetës për ata që përballen me probleme të shëndetit mendor duke i dëgjuar, duke validuar përvojat e tyre dhe duke i inkurajuar të kërkojnë ndihmë kur është e nevojshme. Bashkendjeni dhimbjen e tyre shpirtërore.

• Sfidoni stereotipet dhe diskriminimin – Flisni hapur kur jeni dëshmitarë të stigmatizimit të sjelljes ose diskriminimit, dhe mbroni veprimet që nxisin ndërgjegjësimin dhe mbështetjen.
Duke nxitur një kulturë të mirëkuptimit dhe pranimit, ne mund të thyejmë pengesat dhe të fuqizojmë individët për të kërkuar ndihmën që u nevojitet, duke hapur përfundimisht rrugën për një shoqëri më të shëndetshme dhe duke ofruar mbështetje për personat me crregullimemendore.

Histori motivuese në shëndetin mendor të personaliteteve të njohura.

Rruga drejt trajtimit shpesh ndihet e vetmuar, por edhe njerëzit që janë në sytë e publikut janë persona që vuajnë nga crregullimet mendore. Ja pesë histori suksesi të detajuara të individëve të njohur që janë përballur me probleme të shëndetit mendor dhe kanë përdorur përvojat e tyre për të frymëzim dhe ndërgjegjësim.
• Demi Lovato përvoja e saj me çrregullimin bipolar dhe varësinë.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Demi Lovato ka qenë e zëshme në lidhje me luftën e saj me çrregullimin bipolar, varësinë nga kokaina dhe heroina , çrregullimet në të ngrënë dhe vetëdëmtimin. Pas një mbidoze pothuajse fatale në vitin 2018, Demi kërkoi trajtim dhe ishte transparente me publikun e saj në lidhje me këtë situatë. Hapja e saj në lidhje me çështjet e shëndetit mendor ka inkurajuar shumë fansa të kërkojnë ndihmë dhe ka qenë një model ndërgjegjësimi dhe frymëzimi.

• Lufta e Majkëll Felpsit kundër depresionit
Michael Phelps, olimpisti më i dekoruar i të gjitha kohërave, vuante nga depresioni i rëndë dhe mendimet vetëvrasëse. Pasi u tërhoq nga noti, ai kërkoi ndihmë profesionale dhe mbrojti ndërgjegjësimin për shëndetin mendor duke përdorur platformën e tij për të thyer stigmatizimin mes atletëve. Edhe sot, Phelps inkurajon biseda të hapura për mirëqenien mendore.

•Lady Gaga eksperienca e saj kundër PTSD dhe depresionit​
Lady Gaga, ka folur hapur për problemet e saj me çrregullimin e stresitptraumatikdhe depresionin pas një sulmi seksual. Ajo kërkoi ndihmë profesionale, që sipas saj ishte jetëshpëtuese. Lady Gaga përdor platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe themeloi Fondacionin Born This Way, qëllimi i të cilit është të mbështesë të rinjtë dhe të ndërtojë një botë më të butë dhe më të guximshme.

Princi Harry, Duka i Sussex, ka qenë i hapur në lidhje me çështjet e tij të shëndetit mendor pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana. Pasi shpërfilli hidhërimin e tij për vite me radhë, ai kërkoi ndihmë profesionale në fund të të 20-ave. Sot, Princi Harry është një mbështetës i fortë, me të cilin punon në projekte të tilla si seriali “The Me You Can’t See” Oprah Winfrey dhe promovimin e shëndetit mendor në ushtri nëpërmjet Lojrave Invictus.

Ju mund të keni përjetuar një rritje traumatike, bullizim nga shoqëria, mund edhe të keni përjetuar një marrdhënie abusive toksike.
Prinderit neglizhues, abuzues, shoqëria bullizuese, një partner që manifeston dhunë psikike, fizike manifestojnë këtë sjellje në kuadër të traumave të tyre të papërpunuara e ju jeni viktima.

Kërkoni ndihmë, verbalizoni, flisni për dhimbjen tuaj shpirtërore me profesionistët e shëndetit mendor lejoni vetes të kaloni procesin e përpunimit të traumës tuaj i cili nuk është më i vështire se përjetimi traumatik.
Vetja jonë është projekti më i rëndësishëm jetësorë punoni çdo sekondë me veten tuaj për të nxjerrur versionin më të mirë të mundshëm.

Mendja jonë është burimi i fuqisë tone
Thoni vetes çdo ditë këtë:
UNË NUK JAM AJO ÇKA MË KA NDODHUR MUA, UNË JAM AJO ÇFARË ZGJEDH TË JEM!

Përkufizimi i shëndetit mendor: Dr.Diana Isaku, Specialiste e Psikiatrisë për të rritur 10.10.2024

]]>
IKSHPK: Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare https://radiostargjilan.com/web/ikshpk-vaksina-kunder-kancerit-te-mitres-tani-ofrohet-edhe-per-vajzat-13-deri-21-vjecare/ Fri, 27 Sep 2024 19:48:41 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=181631 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se tash e tutje ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV), edhe për vajzat nga mosha 13-21.

Përmes një njoftimi zyrtar, thuhet se për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se, me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe. Për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”, thuhet në postimin e tyre.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat s’janë vaksinuar gjatë fazës së parë.
/Reporteri.net/.

]]>
MSH ka siguruar 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal https://radiostargjilan.com/web/msh-ka-siguruar-85-mije-vaksina-kunder-gripit-sezonal/ Mon, 16 Sep 2024 21:34:10 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=180788 Ministria e Shëndetësisë ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e popullatës së ndjeshme kundër gripit sezonal për vitin 2024 – 2025. Janë 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in, ka konfirmuar për Radio Kosovën, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjylferije Zabeli.

Shpërndarja e 85 mijë vaksinave të blera, sipas zëdhënëses Zabeli, pritet të bëhet gjatë javës së fundit të muajit shtator, kurse vaksinimi është paraparë të fillojë në javën e parë të tetorit, më saktë më 2 tetor.

“Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it për sezonën 2024 – 2025 ka porositur 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal. Furnizimi i të gjitha njësive të vaksinimit me vaksinën për mbrojtje nga gripi sezonal, përkatësisht, institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në të gjitha komunat e Kosovës, do të bëhet sipas planifikimit të kryer në bashkëpunim me komunat”, tha Zabeli.

Ndërkaq, shpërndarja e vaksinave, sipas zëdhënës Zabeli, pritet të bëhet gjatë javës së fundit të muajit shtator, kurse vaksinimi është paraparë të fillojë në javën e parë të tetorit, më saktë më 2 tetor.

“Ky furnizim prite të bëhet gjatë javës së fundit të muajit shtator të këtij viti, ndërsa vaksinimi pritet të nis në javën e parë të muajit tetor”, tha ajo.

Siç dihet tashmë vaksinimit duhet t’i nënshtrohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët m me imunitet të dobësuar.

Ndryshe, vaksinimi sipas mjekëve specialist është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive.

]]>
Dr. Besim Guda jep këshilla për ndërgjegjësimin e publikut ndaj rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare https://radiostargjilan.com/web/dr-besim-guda-jep-keshilla-per-ndergjegjesimin-e-publikut-ndaj-rrezikut-te-semundjeve-kardiovaskulare/ Sun, 15 Sep 2024 11:49:38 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=180649 Dr. Besim Guda, një nga ekspertët kryesorë në fushën e kardiologjisë, ka ndarë këshilla të rëndësishme për ndërgjegjësimin e publikut mbi rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për zemrën, Dr. Guda u bën thirrje qytetarëve të jenë të informuar dhe të marrin masa të hershme për të shmangur pasojat e rënda shëndetësore.

Shkrimi i plotë:

Një kontribut modest për senzibilizimin e opinionit për rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare .

Prevenca e sëmundjeve kardiovaskulare .

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV)
përkeqësojnë cilësinë e jetës, shkaktojnë
paaftësi, dobësojnë ekonomikisht kombin dhe shkurtojnë gjatësinë e pritur të jetës dhe në të njëjtën kohë kanë trend negativ i rritjes së incidencës.

Epidemiologjia e sëmundjeve kardiovaskulare

Sot në Evropë, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve 50 % pjesëmarrje, ndërsa, për hir të krahasimit, vdekshmëria tek sëmundjet malinje është 22%. Çdo i katërti banor në vendet e zhvilluara vuan nga sëmundjet ishemike të zemrës dhe jetëgjatësia e tij është shkurtuar për rreth 7 vite.
Cilat janë sëmundjet kardiovaskulare?

• Sëmundjet kardiovaskulare më të shpeshta janë
sëmundjet aterosklerotike të zemrës dhe enëve të gjakut dhe përfshijnë :
A-Sëmundja ishemike e zemrës,
• -angina pectoris e qëndrueshme,
• – sindroma akute koronare,
• -vdekje e papritur kardiake,
• – dështimi i zemrës.

B- Goditja akute ne tru (insuficienca akute SNQ)
-infarkti ishemik
-hemorragjitë
Goditjet në tru jane shkaku i 10 nga vdekshmëria totale vjetore në botë, dhe gjysma e të mbijetuarve janë invalidë.

C- Okluzioni ( mbyllja ) arterieve periferike
e njohur si sëmundje (ateroskleroza ) e ekstremiteteve të poshtme.

Faktorët e rrezikut

Faktorë të pandryshueshëm te rriskut për te fituar SKV janë :
– mosha,
– gjinia,
– status i ulët socio-ekonomik !
– anamneza familjare pozitive per SKV ( gjenetika)
Këta faktor nuk mund ndryshohen andaj edhe intervenimi ynë në këta faktor është pa efekt !

Faktorë të ndryshueshëm , të cilët të korigjuar mund vonojnë sëmundjen te personat e ekspozuar dhe reduktojnë komplikimet në pacientët me SKV.
Në variabla faktorët e rrezikut të ndryshueshëm janë :
– Hipertensioni arterial,
– pirja e duhanit,
– LDL-kolesteroli i larte,
– obeziteti,
– diabetes mellitus,
– ushqim jo i duhur,
– pasiviteti fizik

Hipertensioni arterial (HTA) është i ngritje e
presionit te gjakut më i lartë ose i barabartë me 140/90 mmHg ose i ulur me terapi. Hipertensioni arterial
ndodh në rreth 20 % të popullsisë së botës, në 95%
e rasteve është parësor-primar , ndersa në rreth 75% rasteve nuk është rregulluar në mënyrë joadekuate. Ekzaminimi për HTA kryhet një herë në 2 vjet te personat me tension arterial normal.
Procedura për diagnostikimin e HTA ka për
qëllim
– përcaktimi i lartësisë së presionit të gjakut
– përcaktimi i shkaktarit të mundshëm
– vlerësimi i rrezikut total të CV (shoqëruar
faktorët e rrezikut, dëmtimi i organeve te cakut),
– vlerësimi i mënyrës së jetesës.

Terapia e hipertensionit arterial është në fakt
ndërhyrja në parandalimin e SKV.
Qëllimi i trajtimit është ulje e presionit të gjakut nën 140/90 mmHg, dhe në këtë mënyrë reduktimin e sëmundshmërisë CV dhe vdekshmërisë.
Terapia HTA duhet të jetë gjithëpërfshirëse, pra përfshin korrigjimin faktorëve të rrezikut dhe trajtimin farmakologjik

Trajtimi farmakologjik me monoterapi ( vetëm një bari ) i HTA është i suksesshëm në 50% të pacientëve, terapia me 2 barna në 30 % të pacientëve të tjerë , pacientët e tjerë ia dalim të stabilizojnë tensionin arterial me 3 barna, me përjashtim të atyre me hipertension arterial rezistent.

Pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku për SKV (çon në aterosklerozë dhe vazospazëm), dhe duke e lënë duhanin rreziku zvogëlohet me 50 % gjatë 1 viti .
Krahasuar me jo-duhanpirësit, duhanpirësit kanë
70 % rrezik më të lartë për një ngjarje koronare fatale.

Pirja e duhanit është një sëmundje e varshmërisë dhe ka një tendencë për të rritur vazhdimisht dozën. Në çdo takim me pacient, një punonjës i kujdesit shëndetësor duhet të jetë prezentë përveq mjekut ordinues.

Efektet negative të pirjes së duhanit të lidhura me efektin në SKV janë :
-vazokonstriksion i enëve të gjakut,
-takikardia,
-rritje e presionit të gjakut,
-rritje rezistencës vaskulare periferike,
– rritje e nivelit të katekolaminave,
– dëmtimi i endotelit dhe ateroskleroza,
– aktivizimi i sistemit simpatik nervor,
– rritja e viskozitetit të gjakut,
– zvogëlimi HDL dhe rritja e oksidimit të LDL-kolesterolit.

Çrregullimi të statusit të lipideve i cili
rrit rrezikun për SKV flasim kur vlerat :
• Kolesteroli LDL më i lartë se 3 mmol/l (shkaqet
bashkëpirja e duhanit, mosha, diabeti, hipertensioni ose
trashëgimia),
• Kolesteroli HDL më pak se 1.03 mmol/l për
meshkujt dhe më pak se 1.29 mmol/l për femrat (shkaqet bashkë-obeziteti, pirja e duhanit, pasiviteti fizik, intoleranca e glukozës),
• Trigliceridet më të larta se 1.7 mmol/l (shkaqet
obeziteti bashkëqendror, diabeti, trashëgimia).

USHQIMI

Ushqimi mirë është një dietë e gabuar që ka një nivel më të lartë energjie se sa vlerat e rekomanduara për një individ te caktauar , në këtë grup bëjnë pjësë ushqimet si me poshtë:

– konsumimi i një diete të pasur me yndyrna të ngopura
– kolesterol,
– karbohidrate te thjeshta,
– kripë,

Ushqimi i duhur

Ushqimi i duhur parandalon obezitetin
– perimet dhe fruta 5 porcione në ditë,
– drithëra intergrale,
– mish pa dhjamë,
– shumë peshk,
– deri në 4 vezë në javë,
– vaj ulliri dhe vaji i palmës… të gjitha këto
të përgatitur siç duhet dhe në 3 vakte kryesore dhe 2
mes vakte . Çdo dietë individuale funksionon
tek pacienti vetëm pas konsultës tek një specialist dietolog.

Jo aktiviteti fizik

Jo aktiviteti fizik është një faktor rreziku për zhvillimi i SKV, megjithatë 60 % e popullsisë së botës është
fizikisht jo mjaftueshëm aktive. Njerëzit me aktivitet te dobët fizik kanë një rrezik 2 herë më të lartë për t’u sëmurur nga SKV se sa ata aktiv fizikisht.
Asnjë studim nuk ka vërtetuar një rrezik të lartë
nga SKV te personat fizikisht aktivë. Aktiviteti fizik i mjaftueshëm për shëndet të mirë është aktiviteti i moderuar, 30- 60 min në ditë 4 deri në 6 herë në javë.

Përfitimi i drejtpërdrejtë nga aktiviteti fizik
është :
-parandalimi i obezitetit,
-ulja nivelit të sheqerit në gjak,
-ulje e frekuencës të rrahurave të zemrës
-rritje e efektit të insulinës,
-ulje e nivelit të LDL-kolesterolit dhe triglicerideve, — -rritet HDL-kolesteroli,
-ulja e tensionit arterial,
-rritje e elasticitetit të enëve të gjakut
-stimulimi i qarkullimit venoz,
-parandalimi osteoporozës,
-rritja e rezistencës ndaj stresit.

Kur rekomandohet një aktivitet fizik specifik
për pacientin, duhet të shikohen
– vitet-mosha,
– gjendja e aparatit lokomotor,
– gjendja fizike,
– masa trupore
– BMI,
– komorbiditete
-kushtet mikroklimatike të mjedisit,
-substrati për rekreacion dhe trajnim.

Sindroma metabolike (SM).

Për të diagnostifikuar Sindormën metabolike tek njerëzit obezë sipas konsensusit ndërkombëtar
për diabet duhet të përmbushen të paktën 3 nga 5 kriteret :
– perimetri i belit mbi 94 cm për meshkujt dhe mbi 80 cm për femrat ,
– TA më i madh ose i barabartë me 130/85 mmHg,
– trigliceride në gjak më të larta ose të barabarta me 1.7 mmol/l,
– glicemia më e larte ose e barabartë me 5.6 mmol/l,
– HDL-kolesterol më pak se 1.29 mmol/l për gratë dhe më pak se 1.03 për meshkujt.
Prania e një SM paraqet një riskë shumë të lartë për ndodhi madhore kardiovaskulare.

Andaj si perfundim , cka mundemi të bëjmë që të ruhemi, kursehemi ,prevenojmë sëmundjet kardiovaskulare :
– rregullo tensionin arterial me ushtrime dhe barna,
– rregullo sheqerin me ushtrime dhe barna,
– rregullo yndyrnat me ushtrime dhe barna,
– rregullo peshën trupore me ushtrime dhe ushqim të shëndetshëm !
– ndalo duhanin , nëse nuk mundesh ,rralloje , tri cigare më pak në ditë ti ke bere dicka për vete.
– Ushtro rregullisht , lëviz , ec ,vrapo. Mos rri shtrire ,se me shekuj shtrire do te rrish !

Kombi i shëndetshëm ka mendje të shëndetshme !

]]>
67 vjeçari britanik, pacienti i parë që merr vaksinën kundër kancerit të mushkërive https://radiostargjilan.com/web/67-vjecari-britanik-pacienti-i-pare-qe-merr-vaksinen-kunder-kancerit-te-mushkerive/ Sat, 24 Aug 2024 21:02:05 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=178931 Një 67-vjeçar është bërë personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që provon atë që mjekët shpresojnë se do të jetë një trajtim i ri revolucionar për kancerin e mushkërive – një vaksinë që i tregon trupit se si të luftojë dhe vrasë sëmundjen.

Rreth 34 qendra kërkimore në shtatë vende, duke përfshirë University College London Hospitals NHS Foundation Trust në MB, do të rekrutojnë 130 pacientë për ta provuar atë.

Trajtimi duhet të synojë në mënyrë specifike qelizat e kancerit për shkatërrim dhe jo ato të shëndetshme, me shpresë me sa më pak efekte anësore, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ai përmban informacion për disa shënues që gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit të mushkërive për të mësuar sistemin imunitar të pacientit se çfarë të gjejë dhe të luftojë.

Ekspertët thonë se vaksina BNT116, e prodhuar nga kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, mund të sjellë ndryshim të madh.

Profesori Siow Ming Lee, i cili është drejtuesi klinik për pjesën e provës në Mbretërinë e Bashkuar, i tha programit të BBC Today:

“Shpresojmë, në kombinim me trajtimin standard aktual – imunoterapinë dhe kimioterapinë – ne mund të ofrojmë një nxitje shtesë imunitare.”

Pacienti 67 vjeçar, Racz, i cili punon në inteligjencën artificiale, u diagnostikua me kancer në mushkëri pasi kishte disa probleme me frymëmarrjen që ai mendonte se mund të ishin astma. Një skanim mjekësor zbuloi një tumor në mushkërinë e tij të djathtë. /Reporteri.net/

]]>
Rreth 300 infermierë kanë ikur jashtë Kosovës brenda tetë muajve https://radiostargjilan.com/web/rreth-300-infermiere-kane-ikur-jashte-kosoves-brenda-tete-muajve/ Sat, 24 Aug 2024 13:53:06 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=178890 Trendi i ikjes së infermierëve nga Kosova po vazhdon edhe këtë vit. Rreth 300 infermierë kanë kërkuar të pajisen me dokumente nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) për të dalë jashtë vendit deri në fundin e gushtit të këtij viti. Ndërkaq, papunësia, kushtet e papërshtatshme të punës dhe pagat jo të dinjitetshme, janë disa nga arsyet që po i shtyjnë infermierët të emigrojnë jashtë shtetit tonë.

Nënkryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Leonora Bakija në një intervistë për KosovaPress, tregon se deri më 21 gusht të këtij viti janë lëshuar mbi 200 licenca të pa plastifikuara dhe afro 90 vërtetime të kodit etik për infermierët, dokumente këto të cilat kërkohen nga institucionet për të dalë jashtë vendit.

“Sipas administratës të Odës së Infermierëve të Kosovës dhe profesionistëve tjerë shëndetësor gjithsej deri më 21 gusht, janë tërhequr 213 licenca të pa plastifkuara dhe 89 vërtetime të kodit etik, të cilat këto dy dokumente nevoiten për infermierët që dalin jashtë vendit. Ndërsa, në vitin 2023 janë tërhequr gjithsej 713 licenca të pa plastifkuara dhe 116 vërtetime të kodit etik nga muaji janar deri në muajin dhjetor të vitit 2023…03:54 Zakonisht më shumë shkojnë nëpër Evropë, sidomos në Gjermani dhe në Zvicër”, thotë Bakija.

Bakija tregon se arsyet kryesore të ikjes së infermierëve jashtë Kosovës janë mungesa e vendeve të punës, kushtet e papërshtatshme, pagat e ulëta, rreziku në vendin e punës dhe mungesa e mbrojtjes nga institucionet.

“Arsyet kryesore të ikjes së infermierëve jashtë Kosovës është mungesa e vendeve të punës, kushtet e punës nën nivelin e dëshiruar dhe pagat jo të dinjitetshme. Gjithashtu, edhe rreziku në vendet e punës dhe mungesa e mbrojtjes nga institucionet…Secili institucion e ka kodin, e ka sa punëtorë guxon t’i marrë, nuk ka vende të lira të punës. Ka kuadro, dalin infermierë, ka nevojë për infermierë, mirëpo nuk ka vende të lira, nuk hapen konkurse apo nuk ka vende të lira për pranimin e punëtorëve të rinj”, tregon Bakija.

Nënkreytarja e OIK-ut thekson se nëse vazhdon ky trend i ikjes së infermierëve dhe mos të ndërmerren masa në përmirësimin e kushteve, Kosova rrezikohet të mbetet pa infermierë.

“A rrezikon të mbetet Kosova pa infermierë nëse vazhdon trendi i ikjes së tyre dhe nuk ka kushte të punës? Patjetër që po, që mos të largohen infermierët dhe punëtorët shëndetësor, për të pasur sa më shumë punëtorë shëndetësor dhe cilësi në institucionet tona, atëherë ne duhet të marrim masa që të rriten pagat, të jenë më të dinjitetshme, të hapen vendet e punës dhe të ketë siguri në punë”, potencon Bakija.

Bakija potencon se qeveria duhet të merr veprime sa i përket përfshirjes së infermierëve në ligjin e ri për paga.

Sipas saj, mospagesa e duhur e kujdestarive, rrezikshmërisë në punë dhe festave, janë arsyet e tjera që po i shtyjnë infermierët të dalin jashtë vendit.

“Qeveria, ministria dhe të gjitha institucionet bashkë, qoftë institucionet shtetërore, qoftë ato të pavarura duhet të bëhemi bashkë që të rregullojmë kushtet e punës. Infermierët kanë ankesa gjithmonë se janë të kategorizuar jo mirë në ligjin e ri të pagave. Kjo është një ndër arsyet kryesore që ata janë shumë të pa kënaqur. Nuk paguhen kujdestaritë ashtu si duhet, nuk paguhet rrezikshmëria në punë, nuk paguhen festat. Janë disa gjëra që ata po i shtyjnë që të dalin jashtë vendit”, thekson Bakija.

Gjatë vitit 2023, nga infermierët në OIK janë tërhequr 713 licenca të pa plastifkuara dhe 116 vërtetime të kodit etik.

]]>
Së shpejti vaksinat e reja antiCOVID, por kur duhet t’i merrni ato? https://radiostargjilan.com/web/se-shpejti-vaksinat-e-reja-anticovid-por-kur-duhet-ti-merrni-ato/ Sat, 24 Aug 2024 07:16:32 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=178868 Vaksinat e reja të përditësuara kundër virusit COVID-19 do të jenë së shpejti nëpër farmacitë amerikane, pikërisht në kohën kur ShBA po përjeton një rritje të numrit të rasteve me këtë virus.

Por, a është ide e mirë të prisni në radhë për një dozë të re vaksine apo duhet të presësh disa javë për të marrë mbrojtje optimale kundër një valë të mundshme dimri?

Ekspertët thonë se kjo varet nga shëndeti juaj, nëse keni pasur së fundmi COVID-19, cilën vaksinë planifikoni të merrni dhe kur është e përshtatshme për ju.

“Nuk mund të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë”, ka thënë mjeku Carlos del Rio, profesor i mjekësisë në Universitetin Emory dhe ekspert për sëmundjeve ngjitëse.

“Jemi në mes të një vale të madhe. Shumë njerëz, përfshirë edhe veten, së fundmi kemi pasur COVID. Nëse e keni pasur në tre muajt e fundit, do të prisja. Nuk ka nevojë të merrni vaksinë, sepse e keni pasur. Ju jeni “vaksinuar” nga varianti aktual”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, nëse nuk keni pasur kohët e fundit COVID dhe veçanërisht nëse jeni 65 vjeçar ose më i moshuar, mjeku këshillon marrjen e vaksinës.

Por, kush janë njerëzit me rrezikun më të lartë që të shtrihen në në spital ose që të vdesin?

Paul Offit, drejtor i Qendrës Edukative të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave, thotë se njerëzit që kanë probleme serioze nga COVID-i, ndahen në katër grupe.

“Janë njerëzit me imunitet të dobët, në radhë të dytë njerëzit që kanë gjendje shëndetësore që vë në rrezik të lartë, si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kronike të mëlçisë, mushkërive ose zemrës. Në grupin e tretë janë gratë shtatzëna dhe katër janë ata që unë i përshkruaj me hezitim i përshkruaj si të moshuar”, ka thënë ai.

Megan Ranney, dekane e Shkollës së Yale për Shëndetin Publik tha se variantet aktuale të COVID ndryshojnë dukshëm nga variantet e dimrit të kaluar, shkruan CNN.

“Unë po planifikoj të pres deri në kohën kur e marrë edhe vaksinën e gripit, diku në tetor”, është shprehur ajo.

Peter Chin-Hong, një ekspert i sëmundjeve ngjitëse në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko tha gjithashtu se do të pres edhe një kohë.

“Unë jam më i shqetësuar për dimrin sesa për verën”, ka thënë ai, po u shpreh se vaksinimi ka një rregull dhe ai është “të njohësh veten”.

]]>
Pacientët evropianë kanë filluar të marrin vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive https://radiostargjilan.com/web/pacientet-evropiane-kane-filluar-te-marrin-vaksinen-e-pare-ne-bote-kunder-kancerit-te-mushkerive/ Sat, 24 Aug 2024 07:11:48 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=178863 Një pacient në Mbretërinë e Bashkuar është ndër evropianët e parë që ka marrë pjesë në një test global novator për një vaksinë kundër kancerit të mushkërive.

Sipas mediave të huaja, kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën, përgjegjës për rreth 1.8 milionë vdekje në vitin 2020.

Nga këta, gati një çerek milioni njerëz – rreth 230,700 – janë vetëm nga BE-ja, që përfaqëson gati një në pesë vdekje nga kanceri në rajon.

Vaksina, e njohur si BNT116 dhe e zhvilluar nga BioNTech, përdor teknologjinë e ARN-së (mRNA) – të ngjashme me disa vaksina COVID-19 – për të ndihmuar sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë qelizat e kancerit.

Dhe vaksina e parë në botë është krijuar për të synuar kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC), i cili përbën 85 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive.

Ky synim specifik synon të shkatërrojë qelizat e kancerit duke minimizuar dëmtimin e qelizave të shëndetshme, në kontrast me efektet e kimioterapisë, thuhet në shkrimin e Euronews, përcjell Telegrafi.

“Fuqia e qasjes që ne po marrim është se trajtimi synon të ketë në shënjestër të lartë qelizat kancerogjene. Në këtë mënyrë ne shpresojmë që me kalimin e kohës të jemi në gjendje të tregojmë se trajtimi është efektiv kundër kancerit të mushkërive, duke lënë indet e tjera të paprekura”, ka thënë Dr Sarah Benafif, e cila drejton shpërndarjen e studimit, në një deklaratë.

Siç bëhet e ditur më tej, ky studim novator do të përfshijë rreth 130 pacientë me stade të ndryshme të NSCLC, duke filluar nga fazat e hershme para operacionit ose radioterapisë deri në fazën e fundit të sëmundjes, në 34 vende kërkimore në shtatë vende të ndryshme.

Sikurse në Mbretërinë e Bashkuar, testi po zhvillohet në katër vende të tjera evropiane – Gjermani, Spanjë, Poloni dhe Hungari – si dhe në Shtetet e Bashkuara dhe Turqi.

“Shpresojmë se kjo do të ofrojë një mundësi për të përmirësuar më tej rezultatet për pacientët tanë me NSCLC, qoftë në fazat e hershme apo të avancuara”, ka thënë profesori Siow Ming Lee, i cili drejton studimin në Mbretërinë e Bashkuar.

“I hapur për të provuar gjëra të reja”

Janusz Racz, një shkencëtar 67-vjeçar nga Londra, është pjesëmarrësi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë vaksinën e re eksperimentale.

I diagnostikuar me kancer në mushkëri në maj, Racz filloi t’i nënshtrohej kimioterapisë dhe radioterapisë menjëherë pas kësaj.

Në një deklaratë të fundit, ai tha se shpresonte që vaksina do të siguronte mbrojtje kundër qelizave të kancerit, duke shtuar: “Unë gjithashtu mendova se pjesëmarrja ime në këtë hulumtim mund të ndihmojë njerëzit e tjerë në të ardhmen dhe të kontribuojë për ta bërë këtë terapi më të disponueshme”.

Racz, i specializuar në Inteligjencën Artificiale (AI), vuri në dukje se sfondi i tij shkencor e inkurajoi atë të merrte pjesë në test.

“Si shkencëtar, e di që shkenca mund të përparojë vetëm nëse njerëzit pranojnë të marrin pjesë në programe si ky. Unë punoj në Inteligjencën Artificiale dhe jam i hapur për të provuar gjëra të reja. Familja ime gjithashtu bëri kërkime rreth testit dhe ata më mbështetën që të merrja pjesë”, tha ai.

Ndërsa Dame Cally Palmer, drejtoresha kombëtare e NHS për kancer në Angli, deklaroi se testimi i vaksinave të kancerit mund të jetë “revolucionar” në parandalimin e përsëritjes së sëmundjes duke vaksinuar individët kundër kancerit të tyre.

“Diagnoza e kancerit është shumë shqetësuese, por qasja në prova novatore – krahas inovacioneve të tjera për të diagnostikuar dhe trajtuar kanceret më herët – jep shpresë”, thotë Palmer.

“Ne presim të shohim mijëra pacientë të tjerë që marrin pjesë në teste gjatë viteve të ardhshme”.

]]>