RADIO STAR 96.4 https://radiostargjilan.com/web RADIO STAR 96.4 Fri, 22 Nov 2024 20:48:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 Mirlind Daku i dedikon dy golat 14-vjeçarit Martin Cani: “Ai do shkëlqejë në parajsë” https://radiostargjilan.com/web/mirlind-daku-i-dedikon-dy-golat-14-vjecarit-martin-cani-ai-do-shkelqeje-ne-parajse/ Fri, 22 Nov 2024 20:48:13 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185832 Futbollisti Mirlind Daku ka emocionuar të gjithë me dedikimin prekës që i bëri 14-vjeçarit të ndjerë Martin Cani, i cili humbi tragjikisht jetën në Tiranë.

Pas shënimit të dy golave në ndeshjen e fundit, Daku theksoi se këto gola i dedikohen Martinit dhe familjes së tij, duke përcjellë një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shkëlqejë në parajsë,” u shpreh Daku, duke prekur zemrat e të gjithë atyre që ndjekin futbollin dhe jo vetëm.

]]>
Haradinaj premton pagë minimale e pension 500 euro, kurse mesatarja 1 mijë https://radiostargjilan.com/web/haradinaj-premton-page-minimale-e-pension-500-euro-kurse-mesatarja-1-mije/ Fri, 22 Nov 2024 20:27:21 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185829 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Obiliqin, të cilin e ka quajtur qyteti dritës dhe energjisë.

Haradinaj tha se qytetarët sot përballen me sfida të mëdha sepse sipas tij çmimet rriten, rrogat mbeten të ulëta “dhe shumë prej jush pyesin për të ardhmen”.

Haradianaj ka premtuar premton pagë minimale 500 euro, mesatare 1 mijë dhe pension 500 euro.

“Sot u bashkuam në qytetin e dritës dhe energjisë. Obiliqin nga një qytezë që ishte larg kujdesit shtetëror, e shndërruam në qendër të rëndësishme zhvillimi, me infrastrukturë moderne dhe shërbime cilësore për qytetarët. Ligji i posaçëm që miratuam për Obiliqin nuk ishte thjesht një dokument – ishte zotimi ynë për një trajtim meritor për banorët e këtij qyteti.
Sot, përballemi me sfida të mëdha. Çmimet rriten, rrogat mbeten të ulëta, dhe shumë prej jush pyesin për të ardhmen. Por programi ynë ofron zgjidhje konkrete: paga minimale 500 euro, paga mesatare 1000 euro, pensione të barabarta me pagën minimale. Do të ndalim ikjen e të rinjve duke krijuar mundësi reale punësimi. Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional do të hapë horizonte të reja zhvillimi për vendin tonë.”, tha ai.

Haradinaj tha se AAK nuk premton por vepron.

“Ne nuk premtojmë – ne veprojmë. Janë 6000 poçat ndriçues që ndrisin çdo lagje, qendrat shëndetësore në Milloshevë e Breznicë, sallat sportive në shkolla, dhe mbi 1000 bursat për studentë, dëshmitarë të përkushtimit tonë. Ndërsa të tjerët flasin dhe vrapojnë të marrin meritat, ne kemi transformuar Obiliqin në komunë kampione të subvencionimit në arsim, kulturë, shëndetësi dhe bujqësi.”, u shpreh ai.

Sipas Haradinajt, më 9 shkurt, ky transformim do të shtrihet në mbarë Kosovën./Gazeta10

]]>
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika https://radiostargjilan.com/web/peci-ngriti-kallezim-penal-ndaj-tij-reagon-kryetari-i-forumit-te-rinise-se-ldkse-i-ka-kape-panika/ Fri, 22 Nov 2024 20:25:08 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185825 Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pasi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ngriti kallëzim penal ndaj tij dhe Kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut.

Sipas Gurit, arsyeja e kësaj padie është “panika”, shkruan Reporteri.net.

“ E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë. Mund të na padisni, por nuk mund të fshiheni nga krimet qe po i bëni! E dimë që i keni vjedhur paratë, dhe drejtësia po vjen, LDK po vjen! Ndryshimi po vjen! P.S Keni me i kthy paratë CENT MË CENT”, ka shkruar Guri.

Në kallëzimin penal që ka publikuar Peci shkruan se “i dyshuari Paris Guri si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar-organizuar, së bashku me disa persona të tjerë, me qëllim të dëmtimit të të dëmtuarve si në aspektin e imazhit politik dhe atij personal, me dashje shtytin personin (fermerin) e quajtur Hamdi Gashi si dhe fermerë të tjerë të cilët ishin përfitues të granteve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që të deklarojnë në publik dhe të bëjnë lajmërim të rremë tek organet e rendit në premtim të shpërblimit material, gjoja se ishin detyruar të ipnin ryshfet tek të dëmtuarit në mënyrë që të bëheshin përfitues të granteve, duke tentuar më pas edhe shantazhimin e të dëmtuarit dhe punonjësve të tjerë të MBRZH’SË”.

]]>
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada https://radiostargjilan.com/web/moti-i-keq-policia-thirrje-vozitesve-kujdes-ka-aksidente-neper-rruge-te-vendit-dhe-autostrada/ Fri, 22 Nov 2024 20:23:41 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185823 Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa lokacione disa rrugë të jenë të mbuluara nga uji, po ashtu tani në orët e vona dukshmëria të ulet ndjeshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe aksidente në rrugët e vendit, përfshirë aksidente në autostradë.

Policia ka apeluar që të rritet vigjilenca dhe kujdesi i pjesëmarrësve në trafik.

“Njësitet policore janë në teren të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur. Me qëllim që të rritet vigjilenca dhe kujdesi, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të përqendruar në ngasje dhe t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugëve”, thuhet në njoftimin e PK.

]]>
Gagica: Prezantuam projektin “Çerdhet Modulare”, në kuadër të programit qeverisës të Aleancës 2025-2029 https://radiostargjilan.com/web/gagica-prezantuam-projektin-cerdhet-modulare-ne-kuader-te-programit-qeverises-te-aleances-2025-2029/ Fri, 22 Nov 2024 20:21:46 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185820 Kreu i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka prezantuar një projekt inovativ që synon të mbështesë edukimin në fëmijërinë e hershme dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Projekti përfshin krijimin e hapësirave fizike për çerdhe dhe kopshte modulare, të dedikuara për fëmijët e moshës 0-6 vjeç.

Gagica theksoi se këto çerdhe janë të veçanta për faktin se realizimi i tyre mund të përfundojë brenda 40 ditëve, duke i cilësuar si zgjidhje inovative dhe specifike për nevojat arsimore dhe sociale.

Postimi i plotë:

Sot, prezantuam projektin “Çerdhet Modulare”, në kuadër të programit qeverisës të Aleancës 2025-2029.

Bashkë me anëtarin e kryesisë, Lulzim Behxheti, preznatuam sot projektin që ka të bëjë me edukimin në fëmijërinë e hershme, respektivisht në mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të fëmijëve si dhe krijimin e hapësirave fizike të çerdheve dhe kopshteve për nivelin 0-1, si dhe nga 1-6 vjeç të titulluara si çerdhe modulare si projekt inovativ specifik i arritshëm në kohë që realizimi i tyre bëhet brenda 40 ditëve.

Qeveria ka tentuar që çerdhen nga llamarina ta shes si çerdhe modulare por nuk mundi ta bëjë sepse nuk u vlerësua as nga çmimi e as nga kualiteti. Ata premtuan 160 çerdhe brenda një mandati, ndërsa u realizuan me numër njëshifror, pra 4 çerdhe.

Programi i Aleancës është i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse me përvojë të gjatë dhe të suksesshme qoftë brenda Kosovës po ashtu edhe në vende të ndryshme evropiane e perendimore. Programi ynë është zhvillimor, i realizueshëm dhe integrues.

]]>
Nuhiu: Duhet të përqendrohemi te vlerat dhe potenciali që kemi për ta fituar këtë takim https://radiostargjilan.com/web/nuhiu-duhet-te-perqendrohemi-te-vlerat-dhe-potenciali-qe-kemi-per-ta-fituar-kete-takim/ Fri, 22 Nov 2024 19:28:50 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185816 Ardian Nuhiu është shfaqur me optimizëm në takimin me gazetarët para duelit kampional ndaj Feronikeli ’74, takim që zhvillohet të shtunën në Drenas.

Tekniku i kuqebardhëve ka folur për duelin e radhës, teksa ka bërë thirrje futbollistëve të tij që të tregojnë seriozitet maksimal dhe të përqendrohen te fitorja.

“Përballemi me një skuadër që ka shfaqur paraqitje të mira në ndeshjet e fundit dhe kanë merituar më tepër. Kemi shfrytëzuar këtë pauzë dyjavore në kampionat për të analizuar kundërshtarin dhe për të ndërtuar mënyrën se si ne do t’i çasemi ndeshjes. Kjo ndeshje do fokus të lartë, seriozitet dhe përkushtim maksimal. Duhet të përqendrohemi te vlerat dhe potenciali që kemi për ta fituar këtë takim”.

Reflektimi?!

“Në momentin që funksionon trekëndëshi drejtues, trajner, futbollistë dhe besimi është i lartë tek të gjithë vazhdohet puna ashtu siç kemi planifikuar. Në aspektin etik dhe moral timin, sikurse para jush (mediave), po ashtu edhe para futbollistëve kam marrë përgjegjësitë për rezultatet. Në takimi me drejtuesit pas ndeshjes së fundit (Suhareka ’23) ofrova përgjegjësinë time, por gjeta një mbështetje maksimale nga drejtuesit. Puna ime me ekipin është vlerësuar nga drejtuesit për mënyrën se si po luajmë, për mënyrën se si ne si staf i kemi kryer detyrat tona dhe janë të vetëdishëm shumë që kjo mosardhja e rezultateve është vetëm çështje kohe. Në aspektin organizativ dhe në aspektin se si punohet jemi në nivel të lartë dhe tani është çështje kohe kur do të fillojmë stabilitetin e rezultateve dhe kontinuitetin e ndeshjeve të mira”.

Ardian Nuhiu në konferencën për shtyp | 22.11.2024
Besimi për të vazhduar tutje?!

“Mbështetja nga drejtuesit e klubit, si dhe mesazhi nga futbollistët se jemi në rrugën e duhur dhe është çështje kohe ardhja e rezultateve. Unë kam patur besim dhe vazhdoj të kem te ky ekip, në asnjë moment nuk e kam humbur. Megjithatë, ka qenë një reflektim moral dhe etik për rezultatet e fundit, por drejtuesit e klubit panë më lartë dhe ofruan mbështetje të plotë. Është gjë jashtëzakonisht e bukur kur ju si trajner ndjeni mbështetje maksimale se të gjithë të duan në skuadër, qoftë nga drejtuesit, gjithë atyre që e rrethojnë skuadrën dhe padyshim futbollistët të cilët besojnë në punën dhe vizionin se si punojmë”.

Ndeshjet e radhës sikurse finale!

“Ndeshjet do t’i marrim një e nga një, duke filluar nga ndeshja e nesërme e cila do të jetë sikurse një finale. Do mundohemi të marrim maksimumin e pikëve në ndeshjet të cilat kanë mbetur, por fokusin e kemi aktualisht te ndeshja e radhës. Analizën do ta bëjmë në fund të gjysmëstinorit, por padiskutim që ky grup do të vazhdojë të jetë pjesë e Gjilanit. Do shikojmë mundësitë të cilat na i ofron tregu për të shtuar konkurencën në pozita të caktuara. Kemi qenë të vetëdishëm që vetëm me një afat kalimtar nuk mund ta ndërtojmë skuadër konkuruese e cila do të konkurojë me ekipet të cilat janë ndërtuar rishtazi në katër ose pesë vitet e fundit. Në çdo afat kalimtar do të mundohemi të sjellim 1 deri në 2 koka cilësore. Do të ndërtojmë një ekip stabil, pasi që puna dhe përkushtimi maksimal dhe mënyrë se si trajtohemi të gjithë është çështje kohe se gjithçka do të vije në vendin e vet. Te Gjilani është gjithçka profesionale dhe suksesi është çështje kohe”.

Ardian Nuhiu në konferencën për shtyp | 22.11.2024
Gabimet individuale?!

“Kemi pranuar 7 apo 8 gola në të cilat ekipi nuk ka mundur të reagoj, pasi që kanë qenë gabime individuale. Ne jemi një ekip kompakt, megjithatë jemi sfiduar në ndeshjet e fundit nga gabimet individuale. Mbrojtja duhet të vije nga sulmi. Të sulmojmë dhe mbrohemi gjithë së bashku”.

Rrespekti ndaj kundërshtarëve!

“Nuk frikësohemi në asnjë moment, pavarësisht kundërshtarit. E kemi dëshmuar ndaj çdo skuadre me të cilën jemi përballur duke shfaqur nivel të lartë, përpos në disa ndeshje ku nuk kemi marrë rezultatet e kërkuara. Në futboll nuk ka ndeshje të lehta. Momentin që nënvlerëson kundërshtarin, mund të ndodh të nënvlerësohesh vet në fund. Rrespekt maksimal për çdo skuadër, sidomos në ndeshjen e nesërme, por të tregojmë personalitet dhe të fillojmë të ndërtojmë rezultate pozitive për vazhdimësinë”.

Përballja ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 13:00.

]]>
Super Zbritje te Notabrillant – Qendra Kryesore: Perdet me stok të limituar me çmime të papara, vetëm deri më 30 Nëntor! https://radiostargjilan.com/web/super-zbritje-te-notabrillant-qendra-kryesore-perdet-me-stok-te-limituar-me-cmime-te-papara-vetem-deri-me-30-nentor/ Fri, 22 Nov 2024 18:59:01 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185813 Zbritje Maksimale në Perdet e Nota Brillant – Mos e Humbni Mundësinë!

Zbukurojeni shtëpinë tuaj me stil dhe cilësi nga Nota Brillant! Përfitoni nga zbritjet maksimale në perdet me stok të limituar.

Ofertat tona të jashtëzakonshme janë të vlefshme deri më 30 Nëntor 2024.

🔹 Vizitoni qendrat tona në:
📍 Prishtinë – Rrethi Marigona Residence, Çagllavicë
📍 Gjilan – Përballë FSK-së
📍 Prizren – Lubizhdë Km.1
📍 Ferizaj – Magj. Ferizaj-Prishtinë Km.1

Shfletoni gamën tonë të produkteve në:
🌐 www.nota-brillant.com
📞 +383 44 50 33 99

🚨 Stoku është i kufizuar – nxitoni të përfitoni nga oferta më e madhe e vitit!

]]>
KRU ‘Hidromorava’ njofton për ndërprerje e furnizimit me ujë për shkak të turbullirës së lartë nga reshjet https://radiostargjilan.com/web/kru-hidromorava-njofton-per-nderprerje-e-furnizimit-me-uje-per-shkak-te-turbullires-se-larte-nga-reshjet/ Fri, 22 Nov 2024 18:44:29 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185811 Njoftim

Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës, SP BAJA Gjilan ka ndërperë trajtimin e ujit.

Gjilan, 22 nëntor 2024 – Të nderuar konsumatorë, në pamundësi për trajtim të ujit në SP BAJA Gjilan për shkak të normës së lartë të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, jemi detyruar të ndalojmë procesin e përpunimit dhe furnizimin e konsumatorëve me ujë.

Gjendja është duke u monitoruar nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara, do të rikthehet furnizimi me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
KRU Hidromorava
Tel: 0800 61 000

]]>
Hyseni: Subvencionimi i mjedrës dhe boronicës, 138,000 € investim për fermerët e Gjilanit https://radiostargjilan.com/web/hyseni-subvencionimi-i-mjedres-dhe-boronices-138000-e-investim-per-fermeret-e-gjilanit/ Fri, 22 Nov 2024 18:41:22 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185808 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi profesor Enver Sherifin, një prej 29 përfituesve të programit të subvencionimit për mjedrën dhe boronicën.

Hyseni tregon se profesori Sherifi është një model i përkushtimit, duke kontribuar jo vetëm në arsim, por edhe në zhvillimin e bujqësisë.

Postimi i plotë:

Vizitë te profesori Enver Sherifi, një punëtor i zellshëm e i përkushtuar jo vetëm në arsim, por edhe në bujqësi! 🧑‍🌾

Profesori Enver është një nga 29 përfituesit e programit tonë të subvencionimit të mjedrës dhe boronicës, një mundësi kjo e shkëlqyer për fermerët e Gjilanit që të depërtojnë në tregje të reja.

Falë investimit tonë prej 138,000 euro, kemi arritur të mbështesim këta fermerë me fidanë, sisteme të ujitjeje dhe materiale për modernizimin e fermave. 💧👩‍🌾👨‍🌾

#pergjilaninqeduam #javaebujqesise

]]>
Haziri: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndryshim https://radiostargjilan.com/web/haziri-gjilani-e-anamorava-jane-kryengrite-per-ndryshim/ Fri, 22 Nov 2024 17:48:24 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=185805 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se takimet me qytetarët do të vazhdojnë deri më 30 nëntor, kur pritet që kryetari i LDK-së, prof. dr. Lumir Abdixhiku, të përmbyllë turneun e ndryshimit me gjilanasit.

Haziri ka shprehur shqetësimin për mungesën e unitetit institucional, ku bojkoti ndaj fjalimit vjetor të Presidentes nga disa parti politike reflekton thellimin e krizës politike.

Ai thekson se Presidentja, përmes pozicionimit të saj pranë aleatëve, ka bërë një hap drejt mbrojtjes së Republikës, e cila është dëmtuar nga politikat e Kryeministrit Kurti dhe bashkëndimtarëve të tij.

Haziri u bën thirrje qytetarëve të ndërmarrin hapin e madh drejt ndryshimit më 9 shkurt, për të ndëshkuar keqqeverisjen dhe për të sjellë një drejtim të ri për Kosovën. Ai shprehet me bindje se LDK, me liderin e saj Lumir Abdixhiku, përfaqëson besën dhe shpresën për një Kosovë më të mirë.

Statusi i plotë:

Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndryshim. Po vazhdojmë takimet me qyetarët deri me 30 nëntor, ku pritet që kryetari i LDK-së, prof. dr. Lumir Abdixhiku, të perfundojë turneun e ndryshimit me gjilanasit.

Ndërkaq, nëse nuk duam ta shohim mungesën e pjesës solemne dhe ceremoniale që po i mungon adresimit vjetor të Presidentes, ku duhet të jenë të gjithë akterët politikë, institucionalë dhe perfaqësues në sallën solemne të Kuvendit të Republikës, aty ku sovraniteti i Kosovës përfaqësohet më së miri përkundër dallimeve dhe ku bojkoti i disa partive ndaj fjalimit të Presidentes po vazhdon, atëherë mund të themi se Presidentja u rreshtua në krahë të aleatëve dhe e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit dhe bashkëndimtarëve të tij, ku hyjnë edhe ish-koleget e saj, ministra e deputetë.

Thyerja e trojkës institucionale me daljen e Osmani-Sadriut mbi palët brenda dhe rreshtimi i saj në krahë të aleatëve, është dalje në mbrojtje të Republikës së lënduar nga politikat e Kurtit.

Shërimin nuk mund të bëjë askush pos qytetarët e saj, me ndryshimin që duhet ta shkaktojnë.

Atdhe më të mirë nuk ka, por jetë me të mirë ka. Kjo është e mundshme me ndryshimin e madh në formë kryengritjeje më 9 shkurt, duke ndëshkuar këta që Kosovës i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, këta që e polarizuan skenën politike, këta që mashtruan e keqinterpretuan realitete me lehtësi të padurueshme, këta që shkaktuan korrupsion masiv në të gjitha nivelet dhe që qeverisjen e konstruktuan në rehatimet në vende pune të kunatave, balldëskave e baxhanakëve.

A po e shihni se ata që e pshtyjnë të kaluaren, nuk premtojnë të ardhmen kurrë?!

Rruga e Re në krye me prof. dr. Lumir Abdixhikun, është shpëtimi. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!

]]>