RADIO STAR 96.4 https://radiostargjilan.com/web RADIO STAR 96.4 Fri, 26 Apr 2024 18:50:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 Juventusi mëson çmimin për transferimin e Zhegrovës https://radiostargjilan.com/web/juventusi-meson-cmimin-per-transferimin-e-zhegroves/ Fri, 26 Apr 2024 18:50:17 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170828 Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën.

“Bianconerët” po përgatiten për një afat të rëndësishëm transferimi në verë, duke filluar që të rindërtojnë skuadrën.

Juventusi është i interesuar për një anësor të ri, veçanërisht pasi bisedimet për kontratën e re me Federico Chiesan nuk po japin rezultat.

Zhegrova ka vazhduar të rritet dhe të shkëlqejë me Lille këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë nëntë asistime në 43 paraqitje.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Juventusi ka dërguar skautët për të ndjekur nga afër reprezentuesin e Kosovës në një numër rastesh këtë sezon dhe drejtori Giuntoli së fundmi ka kontaktuar për të kuptuar kufijtë e një marrëveshjeje të mundshme, duke mësuar çmimin prej 15 milionë eurosh të anësorit.

Fleksibiliteti taktik, aftësitë teknike dhe personaliteti i 25-vjeçarit thuhet se e bëjnë atë një opsion tërheqës për “Zonjën e Vjetër”.

Ndryshe, Edon Zhegrova me Lillen ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

]]>
SBASHK-u proteston më 1 maj, publikon 11 kërkesat për Qeverinë https://radiostargjilan.com/web/sbashk-u-proteston-me-1-maj-publikon-11-kerkesat-per-qeverine/ Fri, 26 Apr 2024 18:45:51 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170825 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

SBASHK ka publikuar njëmbëdhjetë kërkesat që i kanë për Qeverinë e Kosovës.

SBASHK ka kërkuar dialog social për plotësimin e kërkesave të tyre dhe ndër të tjera rritjen e vlerës së koeficientit të pagave për së paku 30%.

Komunikata e plotë:

“Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë. Kemi analizuar kërkesat që kanë ardhur dhe para Qeverisë do të dalim me këto kërkesa :

1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,

2.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,

3.Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,

4.Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,

5.Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për se paku 30%,

6.Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,

Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,
8.Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,

9.Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,

10.Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,

11.Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët.

]]>
Zotimi i Qeverisë për lejimin e bashkëjetesës së personave të gjinisë së njëjtë, ndryshimi pritet “muajin e ardhshëm” https://radiostargjilan.com/web/zotimi-i-qeverise-per-lejimin-e-bashkejeteses-se-personave-te-gjinise-se-njejte-ndryshimi-pritet-muajin-e-ardhshem/ Fri, 26 Apr 2024 18:42:11 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170822 Gazetari i Frankfurter Allegmeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka shkruar për deklarimin e kryeministrit Albin Kurti të bërë në Gjermani rreth Kodit Civil dhe lejimit të bashkëjetesës në mes të gjinive të njëjta.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hapa për të siguruar shumicën në Kuvend për të kaluar Kodin Civil, duke qenë se një numër deputetësh në partinë e tij janë kundër.

Gazetari Martens ka thënë se nëse Kurti do realizojë ato që ka thënë në Gjermani, i bie që Kodi Civil të miratohet gjatë muajit maj.

“Prapëseprapë, formalisht një shumicë e madhe e qytetarëve në Kosovë përkufizohen si myslimanë, dhe deri më tani (korrigjimet janë të mirëseardhura) asnjë vend me shumicë myslimane nuk u ka ofruar ndonjëherë qytetarëve të tij të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Nëse Kurti i ndjek edhe njoftimet e tij, kjo do të ndryshojë muajin e ardhshëm”, ka shkruar Martens.

]]>
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur https://radiostargjilan.com/web/ambasadori-britanik-ne-beograd-asociacioni-te-formohet-sa-me-shpejt-qe-te-jete-e-mundur/ Fri, 26 Apr 2024 18:38:17 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170819 Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të premten se duhet të formohet sa më parë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ferguson, mes tjerash thotë se ky hap do të normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duam ta shohim atë të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne mendojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i dhënë njëfarë besimi komunitetit serb në Kosovë rreth mënyrës se si mund të menaxhohen më mirë punët e tyre”, u shpreh Ferguson.

“Ne mendojmë se është një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe kështu ne vazhdojmë të inkurajojmë autoritetet në Kosovë që të ecin përpara me këtë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe i dërguari special i kryeministrit tonë Lord (Stuart) Peach ka qenë shumë i qartë për këtë”, tha ai në një intervistë për Tanjug.

Ambasadori britanik potencon se nuk kanë parë përparim të mjaftueshëm në marrëveshjet e fundit të arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne nuk jemi një pjesë thelbësore e tij, por ne e mbështesim atë. Ne mendojmë se është me të vërtetë e rëndësishme të vazhdojmë të flasim, por, më shumë se kaq, ne mendojmë se është me të vërtetë e rëndësishme të ecim përpara me angazhimin që të dyja palët kanë bërë për të zbatuar ato. Marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit që u arrit vetëm vitin e kaluar, ne nuk kemi parë ende përparim të mjaftueshëm”, tha Ferguson.

]]>
Jashari në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës: Rikonfirmuam mbështetjen e pakusht në përballje kundër agresionit rus https://radiostargjilan.com/web/jashari-ne-grupin-e-kontaktit-per-mbrojtjen-e-ukraines-rikonfirmuam-mbeshtetjen-e-pakusht-ne-perballje-kunder-agresionit-rus/ Fri, 26 Apr 2024 18:35:04 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170816 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBa-së, Lloyd Austin III.

Në këtë takim virtual, Jashari shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

“Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus”, thuhet në njoftim.

Pjesëtarët e FSK-së më herët kanë trajnuar ushtarët ukrainas në fushën e deminimit. Trajnimi ishte mbajtur në Britani të Madhe ku nga FSK-ja morën pjesë gjashtë instruktorë.

]]>
Hoti: Banka Botërore demanton propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik, ajo nuk ka kontribuuar https://radiostargjilan.com/web/hoti-banka-boterore-demanton-propaganden-e-pushtetit-se-ka-zhvillim-ekonomik-ajo-nuk-ka-kontribuuar/ Fri, 26 Apr 2024 18:30:58 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170813 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim ekonomik, sepse sipas tij, Raporti i Bankës Botërore ia ka demantuar këtë, shkruan Reporteri.net.

“Zhvillimi ekonomik në Kosovë – Raporti i Bankës Botërore demanton propagandën”, shkroi Hoti derisa ka publikuar disa raste që ai thotë se ia ka demantuar BB.

Ja disa raste nga raporti që demantojnë propagandën e pushtetit:

1. Popullsia në moshë punë është zvogëluar për shkak të migrimit. Rritja e mëtejmë e migrimit do të zvogëlojë më tutje ofertën e punës dhe do të rrisë kostot e punës për biznese. Ndërkaq, pushteti thotë se më shumë njerëz po kthehen në Kosovë se që po largohen.

2. Produkti i Brendshëm Bruto i Kosovës u rrit me 3.1 përqind në 2023 si rezultat i rënies së çmimit të mallrave në tregjet ndërkombëtare, dërgesave nga diaspora dhe rritjes së kreditimit nga banka. Pra, qeveria nuk ka kontribut në këtë rritje që sido që të jetë është shumë e ulët për të siguruar konvergjencë në zhvillim e të ardhura mes Kosovës dhe mesatares së BE-së.

3. Më shumë se gjysma e investimeve të jashtme janë në ndërtimtari. Kjo nuk kontribuon në rritjen e bazës prodhuese në vend.

4. Rritja e statistikave zyrtare të punësimit ka qenë kryesisht rezultat i uljes së informalitetit, e jo i krijimit të vendeve të reja të punës.

Ka edhe shumë çështje të tjera, për të cilat do të flas në ditët në vijim.

Megjithatë, kujtojmë se Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind këtë vit dhe prej 3.5 për qind në vitin 2025 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rritja në vitin 2023 ra në 2.6 për qind nga 3.4 për qind sa ishte më 2022, kryesisht si pasojë e konsumit dhe tregtisë, duke pasqyruar ekonominë e dobët në Bashkim Evropian, i cili është partner i rëndësishëm i tregtisë për Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e saj vjetor për Kosovën, Shqipërinë, Bonjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Banka Botërore e ngriti parashikimin e rritjes për vitin 2024 për 0.2 për qind krahasuar me raportet paraprake, duke u bazuar në optimizmin se rajoni i ka tejkaluar krizat prej pandemisë së COVID-19.

]]>
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri https://radiostargjilan.com/web/gjermania-e-bindur-se-brukseli-do-te-ecen-drejt-heqjes-se-sanksioneve-pas-votimeve-ne-veri/ Fri, 26 Apr 2024 18:29:19 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170810 Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktualë në katër komunat në veri, Qeveria thotë se plotësoi edhe kushtin e fundit të një marrëveshje katërpikëshe në Bratisllavë përmes së cilës do t’i hiqeshin masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Europian për shkak të tensioneve në veri.

Procesi i votimit dështoi për shkak të bojkotit nga serbët lokalë, të cilët u nxitën nga Lista Serbe që të mos marrin pjesë. Tash Kosova kërkon heqjen e masave sepse e ka bërë pjesën e saj.

Bashkimi Europian pati thënë më herët se Kosova ka mundësuar hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në veri, por se serbët e Kosovës në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues.

BE tha se për masat, në përputhje me Konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së.

Ndërkaq, Radio Evropa e Lirë përmes burimeve diplomatike ka raportuar Bashkimi Europian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, ndërsa një numër më i vogël i shteteve do që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale.

“Shumica e vendeve anëtare duan që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, por janë disa vende, në mesin e tyre edhe tri vendet e QUINT-it (Gjermania, Franca dhe Italia) që duan heqjen graduale të masave ndaj Kosovës”, ka thënë ky burim i REL.

Ambasada gjermane në Prishtinë është pyetur nëse vendi i saj e përkrah heqjen e masave ndaj Kosovës dhe nëse kërkon që kjo të ndodhë në mënyrë graduale. Për këtë të fundit nuk dhanë përgjigje, – shkruan Gazeta Express -, por përcolli deklaratën e ambasadorit Jorn Rohde, i cili tha se Gjermania e konsideron që Kosova e ka kryer detyrën e saj me organizimin e votimit më 21 prill.

“Kosova ka bërë pjesën e saj duke ofruar një proces që do ta ndryshojë atë situatë dhe Kosova nuk mund të fajësohet sepse pala tjetër e bojkotoi atë. Jam i sigurt se do të ketë vendime, shpresoj, në Bruksel, që do të shkojnë në këtë drejtim. Unë personalisht mendoj se duhet nisur procesi i heqjes së masave”, tha Rohde.

Bashkimi Euriopian pati thënë se vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veri për t’u tërhequr nga procesi dhe për të bërë thirrje për bojkot rezultoi në një sërë vështirësish, duke përfshirë krijimin e disa komisioneve të qendrave të votimit pa asnjë anëtar serb të Kosovës.

“Po ashtu, vendimi i drejtorëve të shkollave me planprogram serb në veri të Kosovës për të mos lejuar përdorimin e shkollave si vendvotime, disa ditë para ditës së votimit, ka krijuar sfida serioze për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informacione të sakta për vendndodhjet e reja të vendvotimeve. BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues”.

BE tha se konsideron që rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve. /Express/.

]]>
Komuna e Kamenicës mbulon shpenzimet e ekskursionit 5 ditor në Shqipëri https://radiostargjilan.com/web/komuna-e-kamenices-mbulon-shpenzimet-e-ekskursionit-5-ditor-ne-shqiperi/ Fri, 26 Apr 2024 18:25:14 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170807 Komuna e Kamenicës mbulon shpenzimet e ekskursionit 5 ditor në Shqipëri

Jemi të lumtur që për herë të parë, këtë vit ekskursioni i maturantëve të Komunës së Kamenicës është mundësuar nga ne, duke mos ngarkuar financiarisht prindërit dhe nxënësit.
Ata kanë vizituar shumë qytete të Shqipërisë, me shpresën që edhe përgjatë kësaj ekperience kanë mësuar fakte të rëndësishme rreth historikut të tyre.
Një befasi tjetër e të njejtit lloj, por e një përmase tjetër, po vjen shumë shpejt për më të dalluarit.

]]>
Xhelili: Jo 149 euro, por 90 euro për çdo nxënës/e https://radiostargjilan.com/web/xhelili-jo-149-euro-por-90-euro-per-cdo-nxenes-e/ Fri, 26 Apr 2024 18:02:52 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170804 Nxënësit e shkollave të mesme kishin ngritur shqetësimin e tyre për çmimin e lartë për ekskursionin të cilin do të organizohet për një shetitje pë maturantët e këtij viti shkruan Radio Star.

Pas anulomit nga DKA, ka reaguar Selver Xhelili, i cili njeh mirë këtë pjesë, ai përmes një statusi në ‘Facebook’, tha se është i gatshëm të zgjas dorën e bashkëpunimit dhe ti ndihmojë familjet e nxënësve gjilanas.

Shkrimi i plotë:

Jo 149 euro, por 90 euro për çdo nxënës/e

Unë, duke parë shqetësimin e madh të prindërve për fëmijët e tyre për mospërballimin e lartë të çmimeve për ekskursionet e tyre, jam i gatshëm që të takohem me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, duke i lënë inatet politike. Jam i gatshëm ta zgjas dorën e bashkëpunimit, t’i ndihmojmë qytetarët tanë, nxënësit, prindërit e familjet, me këtë gjendje të rëndë financiare pas pandemisë e inflacionit. Jam i gatshëm t’i marrim të gjithë nxënësit me çmim 90 euro për çdo nxënës, plus ata në gjendje të rëndë financiare, t’i lirojmë nga pagesa, për interes të qytetarëve tanë.

Kam përvojë disavjeçare për ekskursione të nxënësve dhe mikpritjen e mijëra mysafirëve nga të gjitha trevat shqiptare në hotelet që i kam në dispozicion për kohë të gjatë në Ksamil dhe Sarandë.

Çmimi prej 149 eurosh për dy ditë është barrë e rëndë për nxënësit e prindërit, e veçmas familjet me vështirësi financiare.

E kuptoj thellësisht gëzimin e veçantë të çdo nxënësi dhe nxënëseje për ekskursion, pasi të gjithë kemi qenë nxënës dhe e dimë sa rëndësi ka argëtimi jashtë vendit, me bashkëmoshatarët, klasën e gjeneratën tonë.

Ekskursioni për nxënësit duhet të jetë i përballueshëm financiarisht për çdo nxënës.

Jam në anën e nxënësve dhe prindërve për reagimin dhe ankesën e drejtë për çmimin e vendosur për dy ditë.

Kurrë në jetë edhe si biznesmen, nuk kam dashur të përfitoj financiarisht nga nxënësit për ekskursione. Ekskursionet e nxënësve duhen të jenë me çmime simbolike, vetëm për të mos humbur.
Më shumë se biznes, ekskursionet duhen të mbështeten nga të gjithë, madje institucionalisht të subvencionohen familjet në nevojë, pasi që janë gëzimi i fëmijëve dhe regjistrimi i një prej kujtimeve më të mira në jetën tonë.

Jam i gatshëm në çdo moment për nxënësit tanë. Vetëm të më ofrojë mundësi të bëjë këtë të mirë për Gjilanin, nxënësit, prindërit, familjet, i pari i Komunës së Gjilanit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit. Mezi po pres të jem në shërbim të nxënësve dhe prindërve!

]]>
Policia gjen dy bunkerë dhe armë zjarri në Prishtinë dhe Gjilan https://radiostargjilan.com/web/policia-gjen-dy-bunkere-dhe-arme-zjarri-ne-prishtine-dhe-gjilan/ Fri, 26 Apr 2024 17:20:59 +0000 https://radiostargjilan.com/web/?p=170801 Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.

Ata së fundi kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga
Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë(shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.

Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e :
 2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e
gjërave ilegale),
 Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë,
 Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë,
 Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë.
 Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë,

Në vendngjarje thuhet se ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe
konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.

]]>