{"id":100087,"date":"2021-12-12T12:31:20","date_gmt":"2021-12-12T11:31:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=100087"},"modified":"2021-12-12T12:31:20","modified_gmt":"2021-12-12T11:31:20","slug":"mafia-e-veriut-zvonko-gruaja-dhe-vellai-i-tij-ishin-ne-listen-e-pagave-te-telekomit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mafia-e-veriut-zvonko-gruaja-dhe-vellai-i-tij-ishin-ne-listen-e-pagave-te-telekomit-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Mafia e Veriut \u2013 Zvonko, gruaja dhe v\u00ebllai i tij ishin n\u00eb list\u00ebn e pagave t\u00eb Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shteti i Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb raste i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar grupit krimial t\u00eb njohur si Mafia e Veriut.<\/p>\n<p>Zvonko Veselinoviq e Milan Radoj\u00e7iq me dekada kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb ende njer\u00ebzit q\u00eb e interpretojn\u00eb ligjin n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosoves, derisa institucionet kosovare kan\u00eb pasur dhe ende kan\u00eb rol dyt\u00ebsor n\u00eb zonen e veriut, te kontrolluar nga dyshja serbe.<\/p>\n<p>Mekanizmat shtet\u00ebror kan\u00eb funksionuar atje vetem me bekimin e dyshes: Zvonko e Millan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej rasteve ku shteti i Kosoves i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar dyshes, p\u00ebrkat\u00ebsisht Zvonko Veselinovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb ai i Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Institucionit t\u00eb Telekomunikimit i \u00ebsht\u00eb dashur vendosja e an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosoves, por nuk ka mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. K\u00ebrkesa e Telekomit \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsuar vet\u00ebm pasi i jan\u00eb plot\u00ebsuar disa k\u00ebrkesa mafiozit Veselinoviq, shkruan Gazeta Insajderi.<\/p>\n<p>Ai dyshohet se \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb ka demoluar shum\u00eb antena t\u00eb Telekomit e IPKO-s\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur n\u00eb veri pa miratimin e tij.<\/p>\n<p>Duke e ditur k\u00ebt\u00eb rrezik, Telekomi i Kosov\u00ebs i ishte nenshtruar. Ishte pajtuar q\u00eb antena t\u00eb vendosej n\u00eb pron\u00ebn e familjes Veselinoviq. Kontrata ishte nenshkruar me Zharko Veselinoviq, vallain e Zvonkos.<\/p>\n<p>Po ashtu, ishte edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr. Zvonko kishte k\u00ebrkuar q\u00eb ai, v\u00ebllai i tij si dhe gruaja e tij t\u00eb pun\u00ebsoheshin zyrtarisht nga Telekomi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbshte e kuptueshme q\u00eb asnj\u00ebri prej tyre nuk ka respektuar orarin e pun\u00ebs, por Insajderi ka zbuluar se \u00e7far\u00eb pozita mbanin zyrtarisht dhe n\u00eb cil\u00ebn periudhe kohore.<\/p>\n<p>Zvonko Veselinoviq ka punuar n\u00eb pozit\u00ebn Teknik I n\u00eb Mitrovic\u00eb nga 1 maj 2010 deri m\u00eb 1 n\u00ebntor 2011.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i Zvonkos, Zarko poashtu ka punuar n\u00eb pozit\u00ebn Teknik I nga 1 maj 2010 deri m\u00eb 1 dhjetor 2011.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gruja e Zvonkos, Ljiljana Botoviq nga 30 prill i 2010-\u00ebs, dhe tash vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb pozit\u00ebn e Sigurimit Fizik p\u00ebr BTS-Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>Si e luftonte Zvonko shtetin e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Zvonko Veselinoviq, i ashtuquajturi biznesmeni kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs nga veriu i Kosov\u00ebs, ishte i dyshuar nga KFOR-i p\u00ebr organizimin e trazirave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe sulme mbi pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij misioni.<\/p>\n<p>Ndryshe, me 20 dhjetor t\u00eb vitit 2011, Veselinoviq ishte arrestuar nga policia serbe n\u00eb Kopaonik, n\u00ebn dyshimin se ka prodhuar dhe ka nxjerr\u00eb n\u00eb qarkullim arm\u00eb dhe materie shp\u00ebrthyese. Por, ky arrestim kishte ndodhur pasi q\u00eb KFOR-i e kishte quajtur si organizatorin kryesor t\u00eb sulmeve mbi pjes\u00ebtar\u00ebt e forcave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Jarin\u00eb, n\u00eb kufirin Kosov\u00eb \u2013 Serbi.<\/p>\n<p>Veselinoviq, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb kontekstin e barrikadave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat at\u00eb vit ishin vendosur nga serb\u00ebt lokal\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb vendkalimit kufitar.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu, ishte p\u00ebrfolur n\u00eb media si nj\u00eb nga organizator\u00ebt e ekonomis\u00eb jolegale, kontraband\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, e cila zhvillohej p\u00ebrmes vendkalimeve kufitare t\u00eb pakontrolluara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb Jarin\u00eb dhe B\u00ebrnjak, por edhe shum\u00eb vendkalimeve tjera nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, shkruan Gazeta Insajderi.<\/p>\n<p>Ndryshe, me 27 shtator t\u00eb vitit 2011 n\u00eb Jarin\u00eb, nj\u00eb grup i serb\u00ebve i udh\u00ebhequr nga Zvonko Veselinoviq, sulmoi ushtar\u00ebt e KFOR-it duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb plagosur 4 nga ta.<\/p>\n<p>Situata e krijuar pasoi operacionin e forcave t\u00eb rendit n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 25 korrik 2011 p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll kufijt\u00eb e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 2011, KFOR-i e kishte identifikuar Zvonko Veselinoviqin dhe v\u00ebllan\u00eb e tij, Zharko Veselinoviq, si organizator\u00eb dhe lider\u00eb t\u00eb akteve t\u00eb dhun\u00ebs ndaj ushtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it, te barrikadat n\u00eb Jarin\u00eb dhe Jagnenic\u00eb.<\/p>\n<p>Me 22 dhjetor 2011, Policia e EULEX-it kishte bastisur sht\u00ebpin\u00eb e Veselinoviqit n\u00eb fshatin Dolani, af\u00ebr Zve\u00e7anit, Sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb EULEX-it, bastisja ishte b\u00ebr\u00eb \u201cn\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi, i cili \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlidhur me krimin e organizuar, kontraband\u00ebn me mallra dhe kontraband\u00ebn me narkotik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Shteti amerikan identifikon Veselinoviqin si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Grupit kriminal n\u00eb Veri<\/p>\n<p>Autoritetet amerikane me 8 dhejtor kan\u00eb futur n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve nj\u00eb grup t\u00eb organizuar kriminal, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga serb\u00ebt nga Kosova: Millan Radoi\u00e7iq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikat\u00ebn e Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udh\u00ebheq\u00ebs i Grupit t\u00eb Krimit t\u00eb Organizuar dhe gjithashtu si nj\u00eb nga figurat m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb, shkruan Gazeta Insajderi.<\/p>\n<p>Grupi i tij \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb skema t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ryshfetit me zyrtar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, kosovar\u00eb dhe serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt leht\u00ebsojn\u00eb trafikimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb mallrave, parave, narkotik\u00ebve dhe arm\u00ebve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, thuhet n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, grupi gjithashtu ka b\u00ebr\u00eb komplot me politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr favore t\u00eb nd\u00ebrsjella, p\u00ebrfshir\u00eb dh\u00ebnien e ryshfetit zyrtar\u00ebve kosovar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb lejuar operacione t\u00eb tyre t\u00eb kontraband\u00ebs midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2019 dhe dh\u00ebnien e ryshfetit zyrtar\u00ebve kufitar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu lejuar kontrabandist\u00ebve kalim t\u00eb sigurt n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017.\/Gazeta Insajderi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shteti i Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb raste i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar grupit krimial t\u00eb njohur si Mafia e Veriut. Zvonko Veselinoviq e Milan Radoj\u00e7iq me dekada kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb ende njer\u00ebzit q\u00eb e interpretojn\u00eb ligjin n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosoves, derisa institucionet kosovare kan\u00eb pasur dhe ende kan\u00eb rol dyt\u00ebsor n\u00eb zonen e veriut, te kontrolluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":100098,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100087","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100087"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100087\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}