{"id":100253,"date":"2021-12-14T10:48:41","date_gmt":"2021-12-14T09:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=100253"},"modified":"2021-12-14T10:48:41","modified_gmt":"2021-12-14T09:48:41","slug":"vehbi-kajtazi-grupi-i-kumanoves-jane-bande-kriminale-ja-cfare-kishin-planifikuar-sipas-hetimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vehbi-kajtazi-grupi-i-kumanoves-jane-bande-kriminale-ja-cfare-kishin-planifikuar-sipas-hetimeve\/","title":{"rendered":"Vehbi Kajtazi: Grupi i Kumanov\u00ebs jan\u00eb band\u00eb kriminale, ja \u00e7far\u00eb kishin planifikuar sipas hetimeve"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, thot\u00eb se Grupi i Kumanov\u00ebs \u201cjan\u00eb nj\u00eb band\u00eb kriminale\u201d. K\u00ebto deklarime Kajtazi i ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb emisioni debatues n\u00eb RTV Dukagjini, duke treguar detaje edhe rreth hetimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs. Si\u00e7 thot\u00eb Kajtazi, bazuar n\u00eb k\u00ebto hetime, Grupi i Kumanov\u00ebs kishte planifikuar edhe ta sulmonte burgun e Siguris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb jasht\u00eb nj\u00eb person t\u00eb quajtur Bedri Krasniqi, e t\u00eb cilit Kajtazi i referohet si \u201ckriminel\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin p\u00ebr Grupin e Kumanov\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe gazetari Vehbi Kajtazi. Ai ka deklaruar se Grupi i Kumanov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb band\u00eb kriminale, e cila e armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb ka shkuar n\u00eb Maqedoni dhe ka luftuar me forcat policore t\u00eb Maqedonis\u00eb, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb, raporton Express.<\/p>\n<p>Sipas Kajtazit, Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka pasur hetim se si ky grup kishte planifkuar t\u00eb sulmonte Burgun e Siguris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr ta nxjerr nga burgu Bedri Krasniqin.<\/p>\n<p>Kajtazi tutje ka zbuluar edhe udh\u00ebtimin e Ali Ahmetit drejt Prishtin\u00ebs dhe takimet q\u00eb ky i fundit kishte zhvilluar me Ramush Haradinajn, Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin e Isa Mustaf\u00ebn, e nga t\u00eb cil\u00ebt kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, meq\u00eb vet\u00eb Ahmeti ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se nj\u00eb grup i armatosur nga Kosova po sillej n\u00ebp\u00ebr Maqedoni.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb band\u00eb kriminale, e cila e armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb kan\u00eb shkuar atje dhe kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb\u2026cilat drejta t\u00eb shqiptar\u00ebve? Nj\u00eb band\u00eb kriminale prej ktuhit po shkon p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb shqiptar\u00ebve atje. A e din q\u00eb ka pas hetim t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb kjo band\u00eb ka planifiku me sulmu Burgun e Siguris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb me e nxjerr nj\u00eb kriminel tjet\u00ebr, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojm\u00eb k\u00ebto sende e k\u00ebto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe n\u00ebse po na d\u00ebgjojn\u00eb le t\u00eb flet dikush ndryshe, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Gruevskit n\u00eb Prishtin\u00eb, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka t\u00ebrhjek v\u00ebrejtjen p\u00ebr nj\u00eb grup q\u00eb po sillen anej t\u00eb armatosun, por s\u2019ka marr p\u00ebrgjigje. Ramushi po na d\u00ebgjon, le t\u00eb thot\u00eb ndryshe. E ka taku Hashim Tha\u00e7in, i cili s\u2019\u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta tu k\u00ebrku zgjidhje sepse nj\u00eb grup prej Kosove i armatosun ka shku atje edhe po shkakton trazira. Paraprakisht ka qen\u00eb ai incidenti n\u00eb stacionin policor n\u00eb kufi, dmth ku kan\u00eb hy i kan\u00eb \u00e7\u2019armatos polic\u00ebt. Mos t\u2019bahemi opurtunista na tash me thane k\u00ebtu a a jan\u00eb terrorist\u00eb a jo. Ata kan\u00eb shku n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr t\u00eb armatosur prej Kosove, dhe ata udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre i kan\u00eb marr do pare sepse kan\u00eb dal d\u00ebshmit\u00eb nja 3 milion\u00eb euro q\u00eb ka pagu sh\u00ebrbimi maqedonas, ata udh\u00ebheq\u00ebsit kan\u00eb dasht do pare, e nj\u00eb pjes\u00eb e tyre p\u00ebrnime se kan\u00eb dit\u00eb as ka po shkojn\u00eb\u201d, ka deklaruar Kajtazi.<\/p>\n<p>Kajtazi ka th\u00ebn\u00eb se e di se pas k\u00ebsaj deklarate do t\u00eb fillojn\u00eb sharjet p\u00ebr t\u00eb, por se nuk m\u00ebrzitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cCilat liri e t\u00eb drejta t\u00eb shqiptar\u00ebve, cilat t\u2019drejta edhe kush u ba me i zgjedh k\u00ebto drejta t\u00eb shqiptar\u00ebve me shkun atje nja 30-40 veta, 50 veta me i zgjedh k\u00ebto t\u00eb drejta. Po, leni more k\u00ebto, se k\u00ebto jan\u00eb opurtuniz\u00ebm dhe politik\u00eb q\u00eb bajn\u00eb ata atje. Thell\u00eb-thell\u00eb shumica mendojn\u00eb qashtu, por tash vec kqyrin mos ta l\u00ebndojm\u00eb se aty \u00ebsht\u00eb kunati i Albulena Haxhiut, se aty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr . Ata jan\u00eb nj\u00eb band\u00eb kriminale, e cila ka shku n\u00eb Maqedoni, ka luftu me forcat policore maqedonase, shqiptare, jan\u00eb vra atje nja tet\u00eb polic\u00eb, disa prej tyre shqiptar\u00eb, jan\u00eb vra edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr dhe ky rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb me aktgjykim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.  Rasti \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Maqedonis\u00eb , qysh t\u2019vendos\u00eb Gjykata Supreme atje, na duhet me i besu krejt k\u00ebsaj pune. P\u00ebrndryshe, tash vec ia kan\u00eb nis ata me m\u00eb sha, pre e me m\u2019gri, po un\u00eb nuk m\u00ebrzitna se nuk jam sikur kjo deputetja Blerta Deliu, e cila ka provu sa v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb than\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ata jan\u00eb kriminela\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kajtazi n\u00eb Dukagjin.<\/p>\n<p>Ndryshe, Grupi i Kumanov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb diskutimeve, pas deklarat\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebs s\u00eb PDK\u2019s\u00eb, Blerta Deliut, e cila kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb Kuvend se kunati i Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiut, \u00ebsht\u00eb i arrestuar p\u00ebr terroriz\u00ebm n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Deliu e kishte pyetur Haxhiun se si takohet me homolog\u00ebt e saj, kur, si\u00e7 tha, n\u00eb CV i shkruan q\u00eb \u201ce ka t\u00eb arrestuar kunatin p\u00ebr terroriz\u00ebm n\u00eb Maqedoni\u201d.<\/p>\n<p> \u201cNj\u00eb Ministre q\u00eb vjen sot k\u00ebtu dhe l\u00ebshohet n\u00eb shpifje t\u00eb pav\u00ebrteta, kunatin e saj e ka t\u00eb akuzuar p\u00ebr terroriz\u00ebm. Imagjinoni, Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb vjen sot dhe m\u00eb flet p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e kunati i saj \u00ebsht\u00eb i akuzuar p\u00ebr terroriz\u00ebm n\u00eb Maqedoni, sot mua m\u00eb jep e m\u00eb mban leksione p\u00ebr system t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Si takoheni ju me homolog\u00eb znj.Ministre, si e takon nj\u00eb Ministre t\u00eb Gjermanis\u00eb, kur n\u00eb CV\u2019n\u00eb t\u00ebnde shkruan q\u00eb kunatin e keni t\u00eb arrestuar p\u00ebr terroriz\u00ebm n\u00eb Maqedoni\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Deliu-Kodra.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj deklarate, ka reaguar edhe Haxhiu. Ajo ka sqaruar se rasti p\u00ebr t\u00eb cilin po flet Kodra-Deliu \u00ebsht\u00eb rasti i Kumanov\u00ebs, duke shtuar se kur b\u00ebn akuza t\u00eb tilla duhet t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, Haxhiu kishte th\u00ebn\u00eb se ndoshta deputetja e PDK\u2019s\u00eb e di si ka ndodhur ky rast dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se zbulimi i k\u00ebtij rasti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Vehbi Kajtazi: Grupi Kumanova jan\u00eb nj\u00eb band\u00eb kriminale\" width=\"1240\" height=\"698\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/o548E6KYdNE?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>\u201cZnj.Deliu, kur b\u00ebn akuza t\u00eb tilla duhet t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb kuvend e jo t\u00eb ik nga Kuvendi. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb form\u00eb e mir\u00eb e diskutimeve, sepse n\u00eb momentin kur ka akuza t\u00eb tilla ish dasht\u00eb me q\u00ebndru dhe jo me ik prej Kuvendi. P\u00ebr ata q\u00eb se dijn\u00eb, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr rastin e Kumanov\u00ebs. Le ta vler\u00ebsojn\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb enigm\u00eb e madhe, se si ka ndodh ai rast. Ndoshta Blerta Deliu e din. Le t\u00eb tregoj\u00eb si ka ndodh rasti i Kumanov\u00ebs. Pra, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me e tregu sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs si shtet, q\u00eb shtetasit tan\u00eb q\u00eb i kemi n\u00eb Maqedoni me dit\u00eb \u00e7ka ka ndodh\u00eb me ta, kush ka qen\u00eb prapa tyre, pra pres q\u00eb t\u00eb kemi informacione dhe n\u00ebse keni urdh\u00ebro edhe t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebto\u201d, ka deklaruar Haxhiu.\/Gazeta Express<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, thot\u00eb se Grupi i Kumanov\u00ebs \u201cjan\u00eb nj\u00eb band\u00eb kriminale\u201d. K\u00ebto deklarime Kajtazi i ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb emisioni debatues n\u00eb RTV Dukagjini, duke treguar detaje edhe rreth hetimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs. Si\u00e7 thot\u00eb Kajtazi, bazuar n\u00eb k\u00ebto hetime, Grupi i Kumanov\u00ebs kishte planifikuar edhe ta sulmonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":100254,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100253","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100253"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100253\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}