{"id":100935,"date":"2021-12-21T20:56:33","date_gmt":"2021-12-21T19:56:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=100935"},"modified":"2021-12-21T20:56:33","modified_gmt":"2021-12-21T19:56:33","slug":"gruaja-thote-se-ia-kishin-ofruar-50-euro-per-ta-shitur-femijen-e-porsalindur-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gruaja-thote-se-ia-kishin-ofruar-50-euro-per-ta-shitur-femijen-e-porsalindur-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Gruaja thot\u00eb se ia kishin ofruar 50 euro p\u00ebr ta shitur f\u00ebmij\u00ebn e porsalindur n\u00eb Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>Gjilan \u2013 E d\u00ebmtuara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitares N.A., ka deklaruar q\u00eb e akuzuara R.A.,  i ka ofruar 50 euro dhe i ka th\u00ebn\u00eb nuk ka f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr me shit, n\u00eb rastin ku i pandehura R.F., po akuzohet nga prokuroria se ka b\u00ebr\u00eb tregti me njer\u00ebz p\u00ebr p\u00ebrfitime pasurore, nd\u00ebrsa e akuzuara R.A., n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme ka marr\u00eb dhe mbajtur f\u00ebmij\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarim e d\u00ebmtuara N.A., e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjilan, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Seanca gjyq\u00ebsore ka vazhduar me deklarat\u00ebn e t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitares N.A., e cila ka th\u00ebn\u00eb se ka dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb si n\u00eb polici ashtu edhe n\u00eb prokurori dhe mbetem pran\u00eb k\u00ebtyre deklaratave.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti, kjo zoja mbrapa, me bashk\u00ebshortin e vet i ndjeri  R.A., jan\u00eb ardhur e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb spitalin e Gjilanit n\u00eb repartin Gjinekologjis\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, ashtu q\u00eb un\u00eb e kam pyetur R.F., se ku \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija i nj\u00ebjti m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb n\u00eb Serbi, m\u00eb von\u00eb m\u00eb kan\u00eb njoftuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb T\u00ebrnoc\u201d, ka deklaruar e d\u00ebmtuara N.A<\/p>\n<p>Deklarat\u00ebn e ka vazhduar duke th\u00ebn\u00eb se pas 5 ose 6 viteve ka shkuar me R.F., n\u00eb Bojanoc p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe, ku \u00ebsht\u00eb takuar me R.A., dhe bashk\u00ebshortin e saj. \u201cAty ka qen\u00eb edhe A., ku un\u00eb e kam par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa, para dy viteve un\u00eb kam shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e R.F., n\u00eb Rogoqis, aty e kam takuar A., dhe m\u00eb nuk e kam takuar\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>\u201cKur kam dal un\u00eb prej spitalit ka qen\u00eb R.F., e akuzuara R.A., me bashk\u00ebshortin e tij dhe A., R.A., aty e ka marr djalin, para spitalit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb me vetur\u00ebn e tyre, dhe s\u00eb bashku kemi shkuar deri tek Dheu i Bardh\u00eb. Un\u00eb s\u00eb bashku m\u00eb bashk\u00ebshortin tim jemi ndalur n\u00eb nj\u00eb kafe, nd\u00ebrsa Reqibja ka marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb larguar\u201d, ka deklaruar N.A.<\/p>\n<p>Po ashtu, e nj\u00ebjta ka shtuar se ajo e ka pyetur R.F., pse me ja dh\u00ebn\u00eb beben atyre, e i nj\u00ebjti sipas saj, ka th\u00ebn\u00eb se nuk kemi mund\u00ebsi me rrit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk e di se a ka p\u00ebrfituar dikush di\u00e7ka, por R.A., n\u00eb vetur\u00eb mi ka ofruar 50 euro, dhe un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb nuk kam f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr me shit, e nj\u00ebjta m\u00eb tha se k\u00ebto po t\u2019i jap p\u00ebr respekti, dhe d\u00ebshira ime nuk ka qen\u00eb p\u00ebr me dh\u00ebn\u00eb beben\u201d, ka deklaruar e d\u00ebmtuara  N.A.<\/p>\n<p>Tutje, shqyrtimi gjyq\u00ebsor ka vazhduar me administrimin  provave materiale.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuar\u00ebs R.A., avokat Kadri Syla i ka propozuar gjykat\u00ebs, q\u00eb si prov\u00eb t\u00eb administrohet certifikata e lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs e l\u00ebshuar nga autoritetet serbe, duke shtuar se f\u00ebmija ka mbushur mosh\u00ebn madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, prokurori Agron Uka e ka kund\u00ebrshtuar propozimin e till\u00eb, me arsyetim se nuk jan\u00eb shfryt\u00ebzuar rrug\u00ebt ligjore, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb kontestuese se certifikata mjek\u00ebsore e f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nga Spitali Regjional i Gjilanit.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Sabedin Mushica, ka refuzuar propozimin e mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuar\u00ebs R.A., avokat Kadri Syla  q\u00eb si prov\u00eb t\u00eb administrohet certifikata e lindjes e l\u00ebshuar nga autoritetet serbe, me arsyetimin se ky fakt \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nga raporti mjek\u00ebsor i l\u00ebshuar nga Spitali Regjional i Gjilanit.<\/p>\n<p>Shqyrtimi gjyq\u00ebsor ka vazhduar me mbrojtjen e t\u00eb akuzuarit R.F., i cili ka deklaruar q\u00eb nuk e pranon faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se mbetem pran\u00eb deklaratave t\u00eb dh\u00ebn\u00eb si n\u00eb polici ashtu edhe n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk e kam detyruar N.F.,  q\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb porsalindur t\u00eb ja jap dikujt tjet\u00ebr, si dhe un\u00eb asnj\u00eb her\u00eb nuk e kam penguar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn q\u00eb t\u00eb komunikoj me f\u00ebmij\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, R.A., R.A., dhe N.A., kemi pir\u00eb kafe para nj\u00eb muaji para se ndodh rasti tek kafiterit tek sht\u00ebpia e mallrave. Un\u00eb aty i kam th\u00ebn\u00eb N.A., q\u00eb t\u00eb bisedoj me R.A., dhe R.A., lidhur me shtazanin e saj, me marr\u00ebveshje jan\u00eb marr vesh q\u00eb kur t\u00eb lindin p\u00ebr me marr f\u00ebmij\u00ebn\u201d, ka deklaruar i akuzuari R.F.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti ka vazhduar duke th\u00ebn\u00eb se pasi q\u00eb ka lindur N.A., f\u00ebmij\u00ebn, ja ka dh\u00ebn\u00eb R.A., dhe R.A., n\u00eb oborr t\u00eb spitalit, ku prezent ka qen\u00eb edhe prindi i R.A., si dhe v\u00ebllai apo kunata.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebsaj un\u00eb me N.F., kemi vazhduar me vetur\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr n\u00eb fshatin Rogoqic\u00eb\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi pasur asnj\u00eb bised\u00eb sa i p\u00ebrket pages\u00ebs, nuk kemi hyr\u00eb fare n\u00eb at\u00eb tem\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb i akuzuari R.F, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb babai biologjik i f\u00ebmij\u00ebs. \u201cUn\u00eb N.A., fillimisht e kam ndihmuar pastaj jemi dashuruar\u201d, ka shtuar i akuzuar R.F.<\/p>\n<p>Tutje, seanca gjyq\u00ebsore ka vazhduar me marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb akuzuar\u00ebn R.A., e cila ka deklaruar q\u00eb nuk e pranoj\u00eb faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale  p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohem.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta ka vazhduar deklarat\u00ebn e saj duke th\u00ebn\u00eb se mbetem n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pran\u00eb deklaratave t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb prokurori dhe n\u00eb polici.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb me bashk\u00ebshortin tim tani t\u00eb ndjer\u00ebn R.A., ku N.A., ma ka dh\u00ebn\u00eb beben tek oborri i spitalit n\u00eb Gjilan duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb ja pafsh hajrin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb e akuzuara R.A.<\/p>\n<p>E akuzuara R.A., ka shtuar se s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin e saj kan\u00eb shp\u00ebrnda fjal\u00eb p\u00ebr ta rritur nj\u00eb djal\u00eb. \u201cUn\u00eb kam shkuar n\u00eb Prishtin\u00eb dhe kemi k\u00ebrkuar f\u00ebmij\u00eb, mir\u00ebpo nuk na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sepse m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se i ke 46 vite\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>\u201cHer\u00ebn e par\u00eb kur i kam par\u00eb, un\u00eb e kam pyetur N.A., se pse po ma jap djalin e nj\u00ebjta nuk m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb sqarim, nuk e di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje ma ka dh\u00ebn\u00eb djalin, ajo f\u00ebmij\u00ebn ma ka dor\u00ebzuar me dy duar\u201d, ka shtuar e akuzuara R.A.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta n\u00eb fund ka shtuar se nuk e ka ditur se marrja e f\u00ebmij\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes institucioneve.<\/p>\n<p>Prokurori ka propozuar q\u00eb shqyrtimi i sot\u00ebm t\u00eb shtyhet me nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr me arsyetimin se t\u00eb p\u00ebrgatitet fjala p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuarve nuk e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar propozimin e prokurorit.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Sabedin Mushica ka aprovuar propozimin e prokurorit, duke njoftuar se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb mbahet me dat\u00ebn 2 shkurt 2022.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2003, i pandehuri R.F., me dashje dhe dije me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb dobis\u00eb pasurore ka trafikuar t\u00eb posalindurin A. nga e \u00ebma- e d\u00ebmtuara N.A., duke e detyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb pas lindjes t\u2019ia jap\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb pandehur\u00ebs R.H.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb veprim, sipas Prokuroris\u00eb, i pandehuri R.F., e ka b\u00ebr\u00eb duke e ditur se e d\u00ebmtuara pas lindjes ka qen\u00eb me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe me k\u00ebt\u00eb rast ka b\u00ebr\u00eb tregti me njer\u00ebz, p\u00ebr p\u00ebrfitime pasurore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, ai akuzohet nga Prokuroria p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cTrafikim me njer\u00ebz\u201d nga neni 171, paragrafi 1, t\u00eb Kodit Penal, vep\u00ebr kjo e d\u00ebnueshme deri 12 vite burg.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, R.A., n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme ka marr\u00eb dhe mbajtur f\u00ebmij\u00ebn A.  nga personi tjet\u00ebr, edhe pse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs nuk i \u00ebsht\u00eb besuar nga enti.<\/p>\n<p>R.A me k\u00ebt\u00eb veprim akuzohet nga prokuroria p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMarrja apo mbajtja e kund\u00ebrligjshme e f\u00ebmij\u00ebs\u201d nga neni 249, paragrafi 1, t\u00eb Kodit Penal, e cila \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme deri n\u00eb tre vjet burgim. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n<p>She\u0308nim: Personat e pe\u0308rmendur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 artikull konsiderohet t\u00eb pafajshe\u0308m, pe\u0308rvec\u0327 ne\u0308se nga gjykata ve\u0308rtetohet se jan\u00eb fajtore\u0308 me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjilan \u2013 E d\u00ebmtuara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitares N.A., ka deklaruar q\u00eb e akuzuara R.A., i ka ofruar 50 euro dhe i ka th\u00ebn\u00eb nuk ka f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr me shit, n\u00eb rastin ku i pandehura R.F., po akuzohet nga prokuroria se ka b\u00ebr\u00eb tregti me njer\u00ebz p\u00ebr p\u00ebrfitime pasurore, nd\u00ebrsa e akuzuara R.A., n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":100936,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100935","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100935"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100935\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100936"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}