{"id":101772,"date":"2022-01-01T14:13:16","date_gmt":"2022-01-01T13:13:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=101772"},"modified":"2022-01-01T14:13:16","modified_gmt":"2022-01-01T13:13:16","slug":"qeveria-e-sheh-te-suksesshem-vitin-e-pare-qeverises-por-jo-edhe-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-e-sheh-te-suksesshem-vitin-e-pare-qeverises-por-jo-edhe-opozita\/","title":{"rendered":"Qeveria e sheh t\u00eb suksessh\u00ebm vitin e par\u00eb qeveris\u00ebs, por jo edhe opozita"},"content":{"rendered":"<p>Derisa Qeveria e Kosov\u00ebs po e konsideron t\u00eb suksessh\u00ebm vitin e par\u00eb qeveris\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha prioritetet q\u00eb i kan\u00eb vendosur p\u00ebr vitin 2021, nga opozita ndajn\u00eb nj\u00eb mendim krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb ekzekutiv thon\u00eb se n\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb pushtetit kan\u00eb menaxhuar suksessh\u00ebm pandemin\u00eb dhe vaksinimin ndaj COVID-19, duke p\u00ebrmendur edhe ringjalljen ekonomike e procedimin e 119 projektligjeve n\u00eb Kuvend. Nd\u00ebrsa, opozita thot\u00eb se Qeveria me n\u00eb krye Albin Kurtin, \u00ebsht\u00eb treguar e paaft\u00eb n\u00eb menaxhim gjat\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shoq\u00ebria civile e vler\u00ebson vendimmarrjen e madhe t\u00eb ekzekutivit, por thon\u00eb se s\u2019ka nj\u00eb prapavij\u00eb kualitative p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndikimin e tyre.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, P\u00ebrparim Kryeziu, thot\u00eb p\u00ebr KSP se puna e ekzekutivit duhet t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb prioriteteve q\u00eb i kan\u00eb listuar n\u00eb programin qeveris\u00ebs. Ai thekson se deri tani kan\u00eb mbajtur 53 mbledhje, ku jan\u00eb marr\u00eb 489 vendime dhe jan\u00eb miratuar 119 projektligje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb prioritetin e menaxhimit t\u00eb pandemis\u00eb, vler\u00ebsoj se Qeveria e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb menaxhimin e saj p\u00ebr faktin se Kosova sot ka numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb rasteve t\u00eb reja, numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vdekjeve, sidomos n\u00eb krahasim me rajonin. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vaksinimit. Sa i p\u00ebrket ringjalljes ekonomike \u00ebsht\u00eb evidente q\u00eb Kosova po sh\u00ebnon nj\u00eb rritje t\u00eb pad\u00ebshmuar m\u00eb her\u00ebt ekonomike. Nj\u00eb rritje dyshifrore e cila po p\u00ebrcillet me rritje t\u00eb eksportit, rritje t\u00eb t\u00eb hyrave doganore dhe t\u00eb inkasuar nga ATK-ja\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ferat Shala, ndryshe nga konstatimet e Qeveris\u00eb, ngreh dyshime p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb menaxheriale t\u00eb ekzekutivit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb realitet nuk ka p\u00ebrmbushje t\u00eb asnj\u00eb premtimi q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb vij\u00eb partiake apo zyrtare politike si qeveri. Nuk kemi p\u00ebrmbushje as t\u00eb projekteve legjislative, do t\u00eb thot\u00eb as n\u00eb programin legjislativ dhe ekzekutiv. E kemi nj\u00eb situat\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb, shto k\u00ebsaj edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndikues q\u00eb vendin e kan\u00eb r\u00ebnduar, si kriza globale e energjis\u00eb dhe pandemia. V\u00ebrtet jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr nivelin e pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe pap\u00ebrgatitjes menaxhuese q\u00eb ka kjo qeveri\u201d, u shpreh Shala.<\/p>\n<p>Kritikat p\u00ebr munges\u00eb vendimmarrjeje, sa i p\u00ebrket temave t\u00eb m\u00ebdha si dialogu dhe liberalizimi i vizave, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Qeveris\u00eb thot\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtat nuk varen prej ekzekutivit.<\/p>\n<p>\u201cTemat e m\u00ebdha sikur liberalizimi i vizave nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha n\u00eb vendimmarrjen e qeveris\u00eb, por \u00e7ka varet prej qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb serioze n\u00eb luftimin e krimit dhe korrupsionit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb vullnetin e saj politik n\u00eb reform\u00ebn e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast edhe k\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar p\u00ebrmes avancimit t\u00eb korniz\u00ebs ligjore aktuale dhe tashm\u00eb votimi i koncept-dokumentit p\u00ebr procesin e vetingut\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej atyre proceseve q\u00eb nuk varet i gjithi nga angazhimi dhe vullneti i qeveris\u00eb. Qeveria e ka treguar edhe gatishm\u00ebrin\u00eb, por edhe trajtimin serioz q\u00eb i b\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj teme duke qen\u00eb e prer\u00eb dhe qart\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Erblin Hoxha nga L\u00ebvizja FOL thot\u00eb se ekzekutivi n\u00eb vitin e par\u00eb ka pasur munges\u00eb t\u00eb konsolidimit dhe funksionalizimit t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi pa se Qeveria ka marr\u00eb vendime jasht\u00ebzakonisht t\u00eb shumta n\u00eb mbledhjet e tyre, ato jo domosdo jan\u00eb t\u00eb lidhura me planin e pun\u00ebs, pasi ka \u00e7\u00ebshtje q\u00eb dalin aty p\u00ebr aty. N\u00eb at\u00eb aspekt dhe n\u00ebse shohim n\u00eb numra, del se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht i madh i vendimeve, por t\u00eb cilat nuk e kan\u00eb nj\u00eb prapavij\u00eb kualitative se cili ka qen\u00eb ndikimi i atyre vendimeve, por n\u00eb sasi ka qen\u00eb nj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht i madh i vendimeve q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga qeveria n\u00eb k\u00ebto dhjet\u00eb muaj\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>\u201cEnde kemi nj\u00eb koh\u00eb kur pandemia dominon edhe politik\u00ebn e qeveris\u00eb, por edhe t\u00eb ministrive p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi pa se qeveria ka marr\u00eb jasht\u00ebzakonisht nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb vendimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket dinamik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeverisje e re dhe deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb po flasim ende n\u00eb disa pozita ende nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr staf t\u00eb ri. Kjo na tregon se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konsolidim i plot\u00eb i qeveris\u00eb, ku kemi kritikat tona n\u00eb mosfunksionalizimin e qeveris\u00eb brenda k\u00ebsaj periudhe\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Derisa Qeveria e Kosov\u00ebs po e konsideron t\u00eb suksessh\u00ebm vitin e par\u00eb qeveris\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha prioritetet q\u00eb i kan\u00eb vendosur p\u00ebr vitin 2021, nga opozita ndajn\u00eb nj\u00eb mendim krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb ekzekutiv thon\u00eb se n\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb pushtetit kan\u00eb menaxhuar suksessh\u00ebm pandemin\u00eb dhe vaksinimin ndaj COVID-19, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":101774,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-101772","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101772"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101772\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101774"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}