{"id":102119,"date":"2022-01-05T16:15:47","date_gmt":"2022-01-05T15:15:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=102119"},"modified":"2022-01-05T16:15:47","modified_gmt":"2022-01-05T15:15:47","slug":"haxhiu-sheqim-dore-nga-vettingu-kete-muaj-procedojme-ndryshimet-ne-pakon-ligjore-te-kpk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haxhiu-sheqim-dore-nga-vettingu-kete-muaj-procedojme-ndryshimet-ne-pakon-ligjore-te-kpk-se\/","title":{"rendered":"Haxhiu: S\u2019heqim dor\u00eb nga vettingu, k\u00ebt\u00eb muaj procedojm\u00eb ndryshimet n\u00eb pakon ligjore t\u00eb KPK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj do t\u00eb procedoj\u00eb drejt Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ndryshimet e pakos ligjore t\u00eb sistemit prokurorial, plot\u00ebsim-ndryshime k\u00ebto q\u00eb rrjedhin nga Strategjia p\u00ebr Sundimin e Ligjit 2021\u20132026 dhe q\u00eb mori drit\u00ebn e gjelb\u00ebr edhe nga Komisioni i Venecias. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu e cila n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress edhe nj\u00ebher\u00eb ka theksuar se nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga vettingu p\u00ebrkund\u00ebr kund\u00ebrshtimeve nga Bashkimi Evropian. Haxhiu flet edhe p\u00ebr zgjedhjen e Kryeprokurorit t\u00eb ri t\u00eb Shtetit si dhe padin\u00eb ndaj shtetit serb.<\/p>\n<p>Ministrja Haxhiu u shpreh se ndryshimet e parapara n\u00eb paket\u00ebn ligjore t\u00eb KPK-s\u00eb, shpejt do t\u2019i adaptojn\u00eb dhe grupi punues \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se t\u00eb gjitha dilemat q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebr k\u00ebto ndryshime tashm\u00eb jan\u00eb hequr pas opinionit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>\u201cKy opinion adreson tri \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e para thekson q\u00eb numri gjegj\u00ebsisht nga 13 n\u00eb 7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane dhe k\u00ebsisoj e mb\u00ebrrijm\u00eb balanc\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve prokuror\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebve jo prokuror\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhet nga Kuvendi i Kosov\u00ebs. Po ashtu, Venecia konsideron se n\u00eb qoft\u00ebse q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta depolitizuar KPK-n\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb sa m\u00eb efikas justifikohet q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u2019u nd\u00ebrpritet mandati n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu dhe nuk mund t\u00eb justifikohet dot q\u00ebllimi q\u00eb e keni at\u00ebher\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn disa t\u00eb lihen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb mandatin [\u2026] E treta ku kemi pasur q\u00ebndrime komplet t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e kryeprokurorit n\u00eb KPK sepse strategjia p\u00ebr sundimin e ligjit rekomandon q\u00eb kryeprokurori p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb po ka tek an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb t\u00eb largohet nga KPK, t\u00eb sqarohen pastaj kompetencat e kryeprokurorit dhe KPK-s\u00eb. Venecia rekomandon q\u00eb t\u00eb mbetet ndon\u00ebse nuk thekson q\u00eb heqja e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje me standardin. [\u2026] Ne shum\u00eb shpejt do t\u2019i adaptojm\u00eb k\u00ebto komente t\u00eb Venecias dhe do ta procedojm\u00eb n\u00eb Kuvend n\u00eb janar\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Kryeprokurori i Shtetit, Aleksand\u00ebr Lumezi, \u00ebsht\u00eb drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij dhe ministrja Haxhiu k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb ta marr\u00eb nj\u00eb person q\u00eb g\u00ebzon integritetin moral dhe profesional e q\u00eb nuk ndikohet nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se 7 vite mandat t\u00eb kryeprokurorit jan\u00eb tep\u00ebr shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb kryeprokuror i cili nuk \u00ebsht\u00eb profesionist dhe ndikohet nga jasht\u00eb prandaj, konsideroj se duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person q\u00eb g\u00ebzon integritetin moral por edhe integritetin profesional, \u00ebsht\u00eb komplet i pavarur n\u00eb raport me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka dhe thjesht di t\u00eb menaxhoj\u00eb sistemin prokurorial n\u00eb at\u00eb kuptim q\u00eb mos t\u00eb kemi d\u00ebshtime p\u00ebr rastet q\u00eb kemi pasur v\u00ebmendje t\u00eb gjith\u00eb. Pra, rastet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb aferave korruptive jan\u00eb n\u00eb prag t\u00eb d\u00ebshtimeve shum\u00eb prej tyre jan\u00eb parashtruar vepra t\u00eb ndryshme, pra t\u00eb mos kemi amnistim ndaj atyre q\u00eb kan\u00eb keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare dhe jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb sot ne i kemi n\u00eb Kosov\u00eb. Natyrisht, q\u00eb e p\u00ebrcjell k\u00ebt\u00eb proces sepse nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj neutrale ndaj nj\u00eb procesi t\u00eb till\u00eb madje inkurajoj ata t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebmend jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb brenda sistemit q\u00eb t\u00eb garojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, mir\u00ebpo do iu b\u00ebj\u00eb ftes\u00eb edhe atyre q\u00eb e din\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion mos t\u2019ia m\u00ebsyjn\u00eb sepse nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendim shqet\u00ebsim i imi \u00ebsht\u00eb goxha problem p\u00ebr qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta ken\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit nj\u00eb person i cili nuk ka as integritet moral por as profesional\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Premtimi m\u00eb i madh i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet ishte vettingu, proces p\u00ebr t\u00eb cilin Qeveria e Kosov\u00ebs aktualisht nuk g\u00ebzon bekimin e Bashkimit Evropian. Madje, n\u00eb Raportin e Progresit p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb vitin 2021 k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, BE e ka konsideruar shqet\u00ebsuese, nd\u00ebrsa ka k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb fuqizohen mekanizmat ekzistues p\u00ebr vler\u00ebsimin e integritetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, Haxhiu beson q\u00eb procesi i vettingut \u00ebsht\u00eb reforma m\u00eb e thell\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u00e7ka tashm\u00eb ekziston edhe drafti i par\u00eb i amendamenteve kushtetuese, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb t\u00eb avancohet me procesin e vetingut.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nevoj\u00eb urgjente, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe do t\u00eb angazhohemi \u00e7do dit\u00eb pavar\u00ebsisht shqet\u00ebsimeve q\u00eb kan\u00eb, natyrisht q\u00eb jam e interesuar q\u00eb shqet\u00ebsimet t\u2019i adresoj, qoft\u00eb me zyr\u00ebn e BE-s\u00eb apo edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb BE p\u00ebr \u00e7ka kemi takuar nivelet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, qoft\u00eb Komisionerin p\u00ebr drejt\u00ebsi, qoft\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka nj\u00eb dakordim q\u00eb t\u00eb ulemi dhe t\u00eb flasim p\u00ebr hapat q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim, pra nuk ka nj\u00eb rezistenc\u00eb dhe nj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb k\u00ebtij procesi por duket q\u00eb ka nevoj\u00eb q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb takohemi m\u00eb tep\u00ebr dhe t\u00eb planifikojm\u00eb n\u00eb detaje se cila \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb duhet ta ndjekim, por ne nuk heqim dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja e vettingut\u201d, theksoi ministrja Haxhiu.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marrja e mandatit si ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu ka treguar edhe p\u00ebr veprimet q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Ajo deklaroi se krahas nevoj\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional, po punojn\u00eb edhe n\u00eb aspektin e vet\u00ebdijesimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb adresuar shkeljet ligjore q\u00eb b\u00ebhen sidomos brenda institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb fenomen q\u00eb po e mban t\u00eb pazhvilluar vendin ton\u00eb sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrlidhje goxha t\u00eb madhe me munges\u00ebn e zhvillimit ekonomik, ne konsiderojm\u00eb p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrinstitucional me Policin\u00eb, Prokurorin\u00eb dhe gjykatat dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr vet\u00ebdijesimin e qytetar\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve p\u00ebrbrenda institucioneve p\u00ebr t\u2019i adresuar shkeljet sidomos brenda institucioneve. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim n\u00eb fillim t\u00eb mandatit ton\u00eb miratuam rregulloren p\u00ebr sinjalizim ndon\u00ebse sfid\u00eb \u00ebsht\u00eb zbatimi i saj ende, Ligji p\u00ebr mbrojtjen e sinjalizuesve dhe rregulloja p\u00ebr sinjalizim nuk zbatohet n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb duam ne. Po ashtu, vendimet q\u00eb i kemi konsideruar se jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin ne i kemi shfuqizuar dhe i kemi adresuar ato tek organet p\u00ebrgjegj\u00ebse\u201d, theksoi ministrja Haxhiu.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga zotimet e Qeveris\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb edhe ngritja e padis\u00eb ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr gjenocid ndaj popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, padia \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, Haxhiu p\u00ebr KosovaPress tregon se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar kan\u00eb zhvilluar disa takime dhe jan\u00eb duke p\u00ebrzgjedhur ekspert\u00ebt q\u00eb do ndihmojn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb kemi pasur disa takime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit ku kemi diskutuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr proceset m\u00eb t\u00eb ndjeshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu pjes\u00eb e programit ton\u00eb qeveris\u00ebs mir\u00ebpo p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ne nuk mund t\u00eb flasim si p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera q\u00eb flasim p\u00ebr korrupsionin e krimin e organizuar apo p\u00ebr vettingun e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Prandaj, jemi duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe jemi duke par\u00eb profilet e ekspert\u00ebve q\u00eb do na ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, po ashtu baz\u00ebn ligjore t\u00eb cil\u00ebn duhet ta adresojm\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb padi p\u00ebr gjenocid dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, por ju siguroj q\u00eb jemi duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu lidhur me p\u00ebrmbushjen e agjend\u00ebs legjislative t\u00eb parapar\u00eb t\u00eb vitin 2021 thot\u00eb se nuk kan\u00eb arritur ta realizojn\u00eb 100% p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb sfidave q\u00eb solli viti i par\u00eb i qeverisjes s\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj do t\u00eb procedoj\u00eb drejt Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ndryshimet e pakos ligjore t\u00eb sistemit prokurorial, plot\u00ebsim-ndryshime k\u00ebto q\u00eb rrjedhin nga Strategjia p\u00ebr Sundimin e Ligjit 2021\u20132026 dhe q\u00eb mori drit\u00ebn e gjelb\u00ebr edhe nga Komisioni i Venecias. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu e cila n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":102120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-102119","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102119\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}