{"id":102142,"date":"2022-01-05T20:16:52","date_gmt":"2022-01-05T19:16:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=102142"},"modified":"2022-01-05T20:23:35","modified_gmt":"2022-01-05T19:23:35","slug":"masakra-e-kabashit-nentor-1913","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/masakra-e-kabashit-nentor-1913\/","title":{"rendered":"MASAKRA E KABASHIT (N\u00cbNTOR 1913)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/76BDAD68-83E5-4B4B-94C1-8455F7EBD254.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/76BDAD68-83E5-4B4B-94C1-8455F7EBD254.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"855\" class=\"alignnone size-full wp-image-102143\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/76BDAD68-83E5-4B4B-94C1-8455F7EBD254.jpeg 1024w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/76BDAD68-83E5-4B4B-94C1-8455F7EBD254-300x250.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/76BDAD68-83E5-4B4B-94C1-8455F7EBD254-768x641.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n<p>dr. sc. Fitim RIFATI<br \/>\nMASAKRA E KABASHIT (N\u00cbNTOR 1913)<\/p>\n<p>Morava e Ep\u00ebrme shtrihet n\u00eb pjes\u00ebn juglindore t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shpatet veriore t\u00eb Karadakut t\u00eb Shkupit, duke p\u00ebrfshir\u00eb lugin\u00ebn e lumit Morava. Kufizohet me Gjilanin, Ferizajn, Ka\u00e7anikun dhe Maqedonin\u00eb. Pjes\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb edhe fshati Kabash. Sipas nj\u00eb regjistri osman t\u00eb vitit 1901 mbi popullsin\u00eb e rrethit t\u00eb Gjilanit, fshati Kabash kishte 194 shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare myslimane. Pas pushtimit dhe shpalljes s\u00eb aneksimit serb, zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb deklaruan se Mbret\u00ebria e Serbis\u00eb nuk do t\u00eb respektonte vendimet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr mbi mbrojtjen e popullat\u00ebs joserbe. Rrjedhimisht, pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e shqiptar\u00ebve ndaj pushtimit dhe aneksimit serb, Beogradi zyrtar e p\u00ebrdori si pretekst p\u00ebr t\u00eb intensifikuar shkall\u00ebn e krimeve kundrejt tyre.<\/p>\n<p>\u201cSerbizim me \u00e7do \u00e7mim\u201d<\/p>\n<p>Krimet serbe me pik\u00ebsynim shkat\u00ebrrimin e plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, mb\u00ebshteteshin n\u00eb programin shtet\u00ebror dhe n\u00eb formul\u00ebn politike \u201cSerbizim me \u00e7do \u00e7mim\u201d, q\u00eb u zbatua n\u00eb form\u00ebn m\u00eb brutale dhe pa kurrfar\u00eb m\u00ebshire. Mbret\u00ebria e Serbis\u00eb kishte p\u00ebr synim tjet\u00ebrsimin, asimilimin dhe serbizimin e t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebve t\u00eb popullsis\u00eb joserbe, eliminimin, ekzekutimin ose shkat\u00ebrrimin e individ\u00ebve dhe grupeve opozitare apo kund\u00ebrshtare t\u00eb pushtetit, konfiskimin e tokave q\u00eb nuk u p\u00ebrkisnin serb\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb sistemuar n\u00eb to popullsi kolone serbe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, parashihej t\u00eb ushtrohej serbizimi i detyruar i antroponimis\u00eb s\u00eb personave, persekutim, presion i vazhduesh\u00ebm asimilimi t\u00eb katolik\u00ebve e mysliman\u00ebve, mbyllja e xhamive, heqja e mbulesave t\u00eb kok\u00ebs (plisit, fesit e shamis\u00eb) p\u00ebr grat\u00eb dhe burrat, eliminimi i veprimtar\u00ebve t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare etj., nd\u00ebrsa masakrat i hapnin rrug\u00ebn zbatimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb dendur t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb kolonizimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrmasat e krimeve shtet\u00ebrore, ushtarake, administrative dhe civile serbe ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj treve gjat\u00eb fundit t\u00eb vitit 1912 dhe fillimit t\u00eb vitit 1913, jan\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb njohura. U kryen masakra n\u00eb T\u00ebrstenik, Goshic\u00eb, Smir\u00eb, Lubisht\u00eb, V\u00ebrban, Mogill\u00eb etj. Nj\u00eb tjet\u00ebr akt i r\u00ebnd\u00eb krimi q\u00eb tronditi shqiptar\u00ebt dhe disa prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb huaj diplomatik\u00eb, ishte masakra serbe kundrejt shqiptar\u00ebve t\u00eb fshatit Kabash, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1913.<\/p>\n<p>Shtremb\u00ebrimet e shtypit dhe historiografis\u00eb serbe<\/p>\n<p>P\u00ebr aktin e krimit n\u00eb fshatin Kabash, n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit 1913, shkroi gazeta serbe Pijemont, e cila dilte n\u00eb Beograd. N\u00eb artikullin me titull \u201cI opet fratri\u201d (\u201cDhe fret\u00ebrit p\u00ebrs\u00ebri\u201d), t\u00eb botuar m\u00eb 16\/29 n\u00ebntor 1913, korrespondenti i k\u00ebsaj gazete raportoi me notat m\u00eb patetike, me gjykime dhe paragjykime, p\u00ebr\u00e7mime e urrejtje ndaj shqiptar\u00ebve dhe zhvillimeve n\u00eb fshatin Kabash. Korrespondenti i Pijemont-it gjykonte se \u201carnauti \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hajdut dhe vras\u00ebs\u201d. Sipas raportit t\u00eb tij, shqiptar\u00ebt n\u00eb gjasht\u00eb dit\u00ebt e fundit kishin vrar\u00eb kat\u00ebr serb\u00eb n\u00eb rrethin e Gjilanit. Fillimisht, m\u00eb 4\/17 n\u00ebntor 1913, n\u00eb fshatin Kabash, nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh t\u00eb armatosur kishte sulmuar nj\u00eb nj\u00ebsit t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb serbe prej 3 pjes\u00ebtar\u00ebsh, me \u00e7\u2019rast mbeti i vrar\u00eb nj\u00ebri prej xhandar\u00ebve. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, sipas raportit t\u00eb korrespondentit t\u00eb Pijemont-it \u201carnaut\u00ebt gjakatar\u00eb vran\u00eb dy serb\u00eb pas nj\u00eb prite n\u00eb fshatin Letnic\u00eb\u201d. Korrespondenti iu k\u00ebrkonte autoriteteve p\u00ebrgjegj\u00ebse shtet\u00ebrore serbe p\u00ebr t\u2019i kushtuar v\u00ebmendje k\u00ebsaj ngjarjeje dhe t\u00eb gjitha sht\u00ebpive ku shqiptar\u00ebt e armatosur gjenin strehim, sepse sipas tij \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb serb\u00ebt edhe sot n\u00ebn Serbi t\u00eb jen\u00eb viktima t\u00eb ekzekutuar nga arnaut\u00ebt\u201d. Disa jav\u00eb m\u00eb pas, Pijemont i cil\u00ebsoi veprimet e shqiptar\u00ebve si aktivitete t\u00eb \u201carnaut\u00ebve kriminel\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa \u201ct\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr kapjen e k\u00ebtyre zuzar\u00ebve ishin t\u00eb pasuksesshme\u201d. Informacionet e paraqitura n\u00eb gazet\u00ebn beogradase pretendojn\u00eb q\u00eb vrasjet e serb\u00ebve t\u00eb portretizohen si viktima t\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb raportin e Pijemont-it nuk sh\u00ebnohen shkaqet dhe arsyet e vrasjes s\u00eb serb\u00ebve, por indirekt b\u00ebhet propagand\u00eb p\u00ebr vrasjen e shqiptar\u00ebve, duke mos paraqitur asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbi masat kundrejt tyre, q\u00eb p\u00ebr autoritetet administrative ishin t\u00eb pashmangshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb arbitrariteti, historiografia serbe p\u00ebr ngjarjen e Kabashit shkruan: \u201cDeri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1913 \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe nj\u00eb tjet\u00ebr incident serioz me t\u00eb jasht\u00ebligjshmit (kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb \u2013 F. R.), t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb 13 n\u00ebntor n\u00eb fshatin Kabash t\u00eb rrethit t\u00eb Gjilanit, kan\u00eb vrar\u00eb xhandarin (policin), k\u00ebshilltarin komunal dhe nj\u00eb fermer nga fshati Bin\u00e7\u00eb. Pastaj nj\u00ebsia ushtarake rrethoi fshatin dhe gjat\u00eb luftimeve zuri fajtor\u00ebt; artileria nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur\u201d. Rrjedhimisht, ngjarja kualifikohet si ndodhi e papritur, ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb organizuar dhe t\u00eb armatosur pa v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb identitetin e tij komb\u00ebtar ose etnik. Gjithashtu, lihen m\u00ebnjan\u00eb motivet e vrasjes s\u00eb zyrtar\u00ebve dhe jozyrtar\u00ebve serb\u00eb, por n\u00ebnkuptohet se autor\u00ebt jan\u00eb kapur dhe jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb operacione nd\u00ebshkuese, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk shpalosen detaje.<\/p>\n<p>Kujtesa popullore shqiptare p\u00ebr masakr\u00ebn n\u00eb Kabash<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb e kujtes\u00ebs popullore, t\u00eb bazuar n\u00eb provat e d\u00ebshmitar\u00ebve okular\u00eb, nj\u00eb grup kryengrit\u00ebsish shqiptar\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Rrustem Januz Kabashit (1891-1914), pasi kishte zbarkuar nga terreni malor n\u00eb fshatin Kabash kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb nj\u00eb xhandari serb, i cili pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit u k\u00ebrkoi t\u00eb dor\u00ebzoheshin. Mir\u00ebpo, grupi kryengrit\u00ebs shqiptar nuk pranoi dor\u00ebzimin dhe rrjedhimisht shtiu me arm\u00eb ndaj xhandarit serb, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur at\u00eb dhe nj\u00eb serb tjet\u00ebr. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj rrethane ultimative dhe me pasoja vdekjeprur\u00ebse, pa marr\u00eb parasysh alarmin dhe k\u00ebrc\u00ebnimin e menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebshkime fatale, shqiptar\u00ebt e fshatit Kabash nuk pranuan t\u2019i l\u00ebshonin sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb arratiseshin, sepse kjo sjellje mund t\u2019i b\u00ebnte fajtor\u00eb p\u00ebr vrasjet. N\u00eb vijim, organet administrative serbe, ve\u00e7an\u00ebrisht ato ushtarake e t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb, madje edhe civil\u00eb t\u00eb armatosur serb\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur dhe n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje, gjat\u00eb mbr\u00ebmjes rrethuan t\u00ebr\u00eb fshatin Kabash dhe n\u00eb m\u00ebngjesin e dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme arrestuan t\u00eb gjith\u00eb meshkujt e mosh\u00ebs mbi 15-vje\u00e7are. M\u00eb pas, t\u00eb arrestuarit (54 veta e m\u00eb shum\u00eb) i mbajt\u00ebn t\u00eb ngujuar dy dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb objekt n\u00eb Viti. N\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb i nis\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Gjilanit, por n\u00eb fakt me thika e bajoneta, pasi i pla\u00e7kit\u00ebn i kishin masakruar e groposur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit Kllokot. K\u00ebsaj masakre i shp\u00ebtuan vet\u00ebm pes\u00eb t\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>Kujtesa popullore ka arritur t\u00eb ruaj emrat e 44 t\u00eb masakruarve. Ata ishin: Misin Salih Cenaj (52 v.), Murat Salih Cenaj (50 v.), Avdyl Salih Cenaj (34 v.), Hysen Jakup Cenaj (35 v.), Ibish Jakup Cenaj (52 v.), Isak Jakup Cenaj (31 v.), Agush Ahmet Cenaj (30 v.), Ham\u00ebz Nezir Cenaj (18 v.), Qerim Ali Cenaj (59 v.), Alush Ali Cenaj (26 v.), Hafiz Qerim Cenaj (22 v.), Halit Qerim Cenaj (20 v.), Azem Kamer Cenaj (48 v.), Sefedin Azem Cenaj (16 v.), Aziz Elez Cenaj (47 v.), Rexhep \u00c7aush Veselaj (63 v.), Smajl Bajram Veselaj (60 v.), Bajram Smajl Veselaj (39 v.), Hamit Selman Veselaj (50 v.), Jashar Islam Mu\u00e7aj (60 v.), Islam Jashar Mu\u00e7aj (30 v.), Murtez Brahim Mu\u00e7aj (52 v.), Hamdi Murtez Mu\u00e7aj (17 v.), Kadri Brahim Mu\u00e7aj (37 v.), Isuf Brahim Mu\u00e7aj (22 v.), Qamil Osman Mu\u00e7aj (18 v.), Zenel Rexhep Mu\u00e7aj (40 v.), Hazir Shaban Mu\u00e7aj (45 v.), Qazim Hazir Mu\u00e7aj (20 v.), Shabi Sadik Mu\u00e7aj (37 v.), Ramadan Kuklubeci (30 v.), Rrahim Sallah Trakala\u00e7i (53 v.), Ali Sallah Trakala\u00e7i (50 v.), Hebib Ali Trakala\u00e7i (25 v.), Aziz Avdyl Trakala\u00e7i (47 v.), Rrustem Veli Trakala\u00e7i (47 v.), Faik Aziz Trakala\u00e7i (19 v.), Abaz Sallah Trakala\u00e7i (65 v.), Veli Abaz Trakala\u00e7i (45 v.), Shaban Veli Trakala\u00e7i (17 v.), Hysen Abaz Trakala\u00e7i (18 v.), Misin Luzha (mysafir, fshati Mogill\u00eb), Shefki Qerimi (mysafir, fshati Ballanc\u00eb), Tahir Musliu (mysafir, fshati Ballanc\u00eb). Ve\u00e7 k\u00ebsaj, vrasje, djegie fizike e masakra u sh\u00ebnuan edhe n\u00eb fshat gjat\u00eb aksionit t\u00eb arrestimit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb rezistonin. Pasi u pla\u00e7kit i t\u00ebr\u00eb fshati, ve\u00e7 dy sht\u00ebpive q\u00eb i kishin shp\u00ebtuar flak\u00ebve t\u00eb zjarrit, t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat u dogj\u00ebn, duke p\u00ebrfshir\u00eb plevicat e gardhiqet. Rrjedhimisht, n\u00eb fshatin Kabash mund t\u00eb soditeshin vet\u00ebm g\u00ebrmadhat, nd\u00ebrsa t\u00eb<\/p>\n<p>mbijetuarit, kryesisht gra e f\u00ebmij\u00eb, u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendbanime t\u00eb tjera shqiptare t\u00eb Morav\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme. Argumenti se n\u00eb Morav\u00eb t\u00eb Ep\u00ebrme ekzistonte nj\u00eb veprimtari aktive e grupeve numerikisht t\u00eb vogla dhe t\u00eb armatosura klandestine shqiptare, nuk n\u00ebnkuptonte q\u00ebllimin e tyre p\u00ebr t\u00eb goditur popullat\u00ebn civile dhe t\u00eb paarmatosur serbe, por ato synonin mbrojtjen individuale, familjare dhe p\u00ebr aq sa ishte e mundur t\u00eb lokaliteteve shqiptare n\u00eb Morav\u00eb t\u00eb Ep\u00ebrme. P\u00ebrkundrazi, shteti serb e p\u00ebrdori si pretekst aktivitetin e tyre, p\u00ebr t\u00eb kryer brutalitet e mizori ndaj popullsis\u00eb s\u00eb pambrojtur dhe civile shqiptare.<\/p>\n<p>Diplomat\u00ebt austro-hungarez\u00eb dhe britanik\u00eb p\u00ebr masakr\u00ebn n\u00eb Kabash<\/p>\n<p>Mizorit\u00eb mbi shqiptar\u00ebt e fshatit Kabash nuk u lan\u00eb pa u hetuar dhe interpretuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e huaj diplomatik\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb qytetin e Shkupit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, ku ishin aktive konsullatat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diplomacis\u00eb austro-hungareze dhe britanike i paraqit\u00ebn epror\u00ebve t\u00eb tyre informacione, t\u00eb cilat jan\u00eb me interes p\u00ebr verifikimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike mbi ploj\u00ebn e Kabashit. Sipas burimeve t\u00eb informimit, q\u00eb konsullata e P\u00ebrgjithshme austro-hungareze siguronte nga vatra e ngjarjes, i raportohej Vjen\u00ebs zyrtare se n\u00eb Kabash \u201cgra e f\u00ebmij\u00eb qen\u00eb hedh\u00eb t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb flak\u00eb nga ushtar\u00ebt\u201d, nd\u00ebrsa \u201cmizorit\u00eb e p\u00ebrmendura\u2026 serbe nuk jan\u00eb akte t\u00eb brutalitetit spontan\u2026, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fushat\u00eb eliminimi ose shfarosjeje, t\u00eb zhvilluar sikur duket me urdh\u00ebr nga lart\u201d. Burimet e saj konstatonin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr kishte marr\u00eb pjes\u00eb edhe kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb. Konsullata britanike n\u00eb Shkup, vrasjet ndaj serb\u00ebve i konsideronte si trillim, nd\u00ebrsa \u201cn\u00eb rastin e Kabashit\u2026 banda (grupi i armatosur shqiptar \u2013 F. R.) n\u00eb fakt ka qen\u00eb pjell\u00eb e imagjinat\u00ebs serbe\u201d. Ambasadori britanik n\u00eb Beograd, Dayrell Crackanthorpe, konstatonte se fushata e trupave serb\u00eb ndaj popullsis\u00eb s\u00eb pambrojtur \u201c\u00ebsht\u00eb karakterizuar nga eg\u00ebrsia m\u00eb e madhe dhe kjo p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi\u201d.<\/p>\n<p>Duke analizuar dhe krahasuar me kujdes burimet e m\u00ebsip\u00ebrme, arrihet n\u00eb konkluzionin se, n\u00eb masakr\u00ebn kundrejt shqiptar\u00ebve n\u00eb Kabash pati lidhje koherente dhe nj\u00eb simetri paraprakisht t\u00eb menduar e t\u00eb konstruktuar serbe, duke p\u00ebrfshir\u00eb mekanizmat shtet\u00ebror\u00eb e qeveritar\u00eb, organet ushtarake, paraushtarake, administrative e propagandistike. P\u00ebr konsekuenc\u00eb, strategjia politike serbe kishte p\u00ebr q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb domosdoshme jet\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb realizuar tri objektiva par\u00ebsor\u00eb kundrejt tyre: serbizimin, spastrimin etnik ose shkat\u00ebrrimin biologjik. Pra, synimi p\u00ebrfundimtar ishte form\u00ebsimi i nj\u00eb fizionomie t\u00eb re etno-gjeografike, me pamje e karakter t\u00eb plot\u00eb serb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>dr. sc. Fitim RIFATI MASAKRA E KABASHIT (N\u00cbNTOR 1913) Morava e Ep\u00ebrme shtrihet n\u00eb pjes\u00ebn juglindore t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shpatet veriore t\u00eb Karadakut t\u00eb Shkupit, duke p\u00ebrfshir\u00eb lugin\u00ebn e lumit Morava. Kufizohet me Gjilanin, Ferizajn, Ka\u00e7anikun dhe Maqedonin\u00eb. Pjes\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb edhe fshati Kabash. Sipas nj\u00eb regjistri osman t\u00eb vitit 1901 mbi popullsin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":102144,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-102142","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102142"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102142\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}