{"id":102922,"date":"2022-01-13T21:35:29","date_gmt":"2022-01-13T20:35:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=102922"},"modified":"2022-01-13T21:35:29","modified_gmt":"2022-01-13T20:35:29","slug":"ky-eshte-intelektuali-te-cilin-serbia-se-degjoi-por-e-anatemoi-vetedija-serbe-eshte-e-helmuar-me-nacionalizmin-kishtar-me-padituri-dhe-me-primitivizem-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ky-eshte-intelektuali-te-cilin-serbia-se-degjoi-por-e-anatemoi-vetedija-serbe-eshte-e-helmuar-me-nacionalizmin-kishtar-me-padituri-dhe-me-primitivizem-te-madh\/","title":{"rendered":"Ky \u00ebsht\u00eb Intelektuali t\u00eb cilin Serbia s\u2019e d\u00ebgjoi, por e anatemoi: Vet\u00ebdija serbe \u00ebsht\u00eb e helmuar me nacionalizmin kishtar, me padituri dhe me primitiviz\u00ebm t\u00eb madh"},"content":{"rendered":"<p>Bogdan Bogdanoviqi (20 gusht 1922 \u2013 18 qershor 2010) ishte partizan gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, profesor i Arkitektur\u00ebs n\u00eb Beograd, akademik i Akademis\u00eb Serbe t\u00eb Shkencave dhe Arteve nga i cili titull jep dor\u00ebheqje, kryetar i Beogradit dhe nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt e intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb rajonit e m\u00eb gjer\u00eb. Statuja ikon\u00eb e Mitrovic\u00ebs, q\u00eb njihet si Monumenti i Heronjve Minator\u00eb apo Monumenti i Partizan\u00ebve Shqiptar\u00eb e Serb\u00eb, \u00ebsht\u00eb e vepra e tij. Ai po ashtu ka ligj\u00ebruar n\u00eb Fakultetin e Arkitektur\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishitn\u00ebs. N\u00eb vitin 1993, p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb politikave t\u00eb Sllobodan Milosheviqit, largohet n\u00eb Austri si azilant politik. N\u00eb Beograd kthehet shkurt pas r\u00ebnies nga pushtetit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit.<\/p>\n<p> Telegrafi risjell k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, t\u00eb realizuar nga Agim Zogaj, p\u00ebr Javoren Politike Shqiptare \u2013 \u201cZ\u00ebri\u201d. Deklaratat e tij t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb 2003, jan\u00eb aktuale edhe sot. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ai nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb: \u201cForcat nacionaliste serbe, t\u00eb t\u00eb gjitha profileve, jan\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrcaktimit t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb popullit serb p\u00ebr Evrop\u00eb\u201d; \u201cSecili serb i men\u00e7ur, p\u00ebr \u00e7ka nuk dyshoj se nuk ka, e di fare mir\u00eb se tregimi p\u00ebr Kosov\u00ebn ka mbaruar\u201d; \u201cP\u00ebrs\u00ebritjet e nacionalist\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, si gjoja \u2018djep i serbizmit\u2019, e p\u00ebrrallat tjera t\u00eb tyre, jan\u00eb vet\u00ebm parulla politike\u201d; \u201cMadje, as rus\u00ebt m\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb bisedojn\u00eb p\u00ebr budallall\u00ebqet dhe marr\u00ebzit\u00eb serbe, jo vet\u00ebm n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs\u201d\u2026<\/p>\n<p>\u2022 Para nj\u00eb muaji, pas shum\u00eb vite t\u00eb m\u00ebrgimit n\u00eb Vjen\u00eb, ishit p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Beograd. Si i shihni sot zhvillimet politike n\u00eb Serbi?<\/p>\n<p>MENTALITETI SERB \u00cbSHT\u00cb MENTALITET FASHIST!<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Opinioni, edhe ai shqiptar, e di se n\u00eb cilat rrethana, n\u00eb koh\u00ebn e regjimit milosheviqian, isha detyruar ta braktis atdheun tim, qytetin tim, Beogradin. Atje e kam t\u00ebr\u00eb arkivin e studimeve intelektuale, prandaj n\u00eb vjesht\u00eb shkova p\u00ebr dy muaj p\u00ebr t\u00eb sistemuar pun\u00ebn time shkencore. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kisha mjaft pun\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e studimeve t\u00eb mia, k\u00ebshtu q\u00eb nuk i jam lajm\u00ebruar askujt. Nuk jam lajm\u00ebruar edhe p\u00ebr faktin se edhe forcave t\u00eb tashme politike serbe nuk u shkojn\u00eb p\u00ebr shtati pik\u00ebpamjet e mia politike.<\/p>\n<p>Pra, situata n\u00eb Serbi aspak nuk m\u00eb p\u00eblqen; ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e err\u00ebt. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb ka di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e keqe, e kjo \u00ebsht\u00eb Serbia q\u00eb nuk po shkon p\u00ebrpara, kah evropeizimi, por po kthehet prapa, n\u00eb shekullin e XVII, XVI, XV\u2026 Aktualisht, n\u00eb Serbi kemi nj\u00eb pushtet t\u00eb trefisht\u00eb; kemi qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn as Zoti nuk e di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb vendos dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb merr vendime; kemi pushtetin e Ushtris\u00eb dhe t\u00eb Kish\u00ebs serbe, t\u00eb cilat veprojn\u00eb fshehurazi; si dhe kemi shtres\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e dim\u00eb, nuk e shohim, nuk e njeh askush, e ajo \u00ebsht\u00eb ish-policia e fsheht\u00eb milosheviqiane dhe mafia e asaj kohe q\u00eb kontrollon \u00e7do gj\u00eb. Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket mozaikut politik n\u00eb Serbi, pra partive politike, un\u00eb vazhdoj t\u00eb jem kritik dhe shum\u00eb pesimist se n\u00eb ato sfera mund t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb di\u00e7ka,sepse mentaliteti serb nuk po ndryshon, ai \u00ebsht\u00eb arkaik, konservativ, madje m\u00eb duhet t\u00eb them edhe fashist!<\/p>\n<p>\u2022 Kah po shkon pra Serbia?<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Sipas bindjes sime, Serbia aspak nuk po p\u00ebrgatitet p\u00ebr Evrop\u00eb. Thjesht, forcat nacionaliste serbe, t\u00eb t\u00eb gjitha profileve, jan\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrcaktimit t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb popullit serb p\u00ebr Evrop\u00eb. Nacionalist\u00ebt dhe fashistet e tipit t\u00eb Sheshelit jan\u00eb kund\u00ebr Evrop\u00ebs. Prandaj, se kah do ta shpiejn\u00eb ata Serbin\u00eb, mbetet t\u00eb shohim. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk e kemi aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb prognozimin\u2026<\/p>\n<p>\u2022 E p\u00ebrmendet nacionalizmin aktual serb. Ky nacionaliz\u00ebm, edhe pas r\u00ebnies s\u00eb Milosheviqit, po forcohet, po rilind dhe \u00ebsht\u00eb agresiv n\u00eb tem\u00ebn e Kosov\u00ebs\u2026?<\/p>\n<p>POPULLI SERB E KA HUMBUR LUFT\u00cbN E KOSOV\u00cbS!<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Ju mund t\u00eb shtroni pyetjen se si \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb nj\u00eb Sheshel t\u00eb ket\u00eb aq shum\u00eb ithtar t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tij fashiste?! T\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, ai n\u00eb Serbi ka edhe m\u00eb shum\u00eb ithtar se q\u00eb kishte m\u00eb her\u00ebt. Dhe, kjo nuk duhet t\u00eb na habis\u00eb, sepse populli im po shkon kah err\u00ebsirat e shekujve t\u00eb kaluar, kah mynxyrat m\u00eb ekstreme nacionaliste dhe anticivilizuese. Forcimet e vet\u00ebdijes shesheliane, t\u00eb vet\u00ebdijes fashiste n\u00eb Serbi, i shpjegoj me faktin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb arkaizmit n\u00eb vet\u00ebdijen e mentalitetit serb. Ata q\u00eb sot e p\u00ebrkrahin, si votues, Sheshelin, Koshtunic\u00ebn dhe nacionalistet tjer\u00eb serb\u00eb, ata mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb askush nuk mund ta kuptoj\u00eb.<\/p>\n<p>Merreni me mend, edhe pas r\u00ebnies s\u00eb Milosheviqit, regjimi i sot\u00ebm nacionalist po ngrit p\u00ebrmendore, buste, lapidare, p\u00ebr gjeneral\u00ebt e luft\u00ebrave t\u00eb ndryshme serbe, t\u00eb cilat Serbia i ka humbur!? Populli serb, i indoktrinuar, nuk do t\u00eb kuptoj\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit i ka humbur kat\u00ebr lufta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Prandaj, n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me mentalitetin mitik serb dhe me aspiratat hegjemoniste serbe. Mentaliteti i till\u00eb edhe p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rreziksh\u00ebm. Th\u00ebn\u00eb shkurt, perspektiva e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb: \u00ebsht\u00eb edhe shum\u00eb e zymt\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Udh\u00ebheq\u00ebsit serb\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti \u00c7oviq (Nebojsha, kryeminist\u00ebr i Serbis\u00eb m\u00eb 2003, pas vrasjes s\u00eb Zoran Gjinxhiqit \u2013 v.j.), k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb se n\u00eb rast t\u00eb pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb t\u00eb re?<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Po, e di se regjimi aktual, Kisha Ortodokse Serbe, Ushtria, Policia dhe nacionalist\u00ebt e t\u00eb gjitha ngjyrave n\u00eb Serbi vazhdojn\u00eb me agresivitet t\u00eb trumbetojn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn si \u201cdjep i serbizmit\u201d e \u00e7ka tjet\u00ebr. Por, pa u zgjatur n\u00eb shpjegime, dua t\u00eb them se secili serb i men\u00e7ur, p\u00ebr \u00e7ka nuk dyshoj se nuk ka, e di fare mir\u00eb se tregimi p\u00ebr Kosov\u00ebn ka mbaruar! N\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn \u00e7do gj\u00eb ka marr\u00eb fund, nuk ka kthim t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sepse Kosova po ec\u00eb n\u00eb drejtimin e vet t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Prandaj, as forcat nacionaliste, q\u00eb kan\u00eb ngjyrime t\u00eb fashizmit modern, nuk mund ta ndalin ecjen e Kosov\u00ebs, procesin e saj. P\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs, p\u00ebr rrug\u00ebn e saj, do t\u00eb vendosin vet\u00eb kosovar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2022 Si e shpjegoni, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre luft\u00ebrave dhe t\u00eb humbjeve evidente t\u00eb Serbis\u00eb, shkall\u00ebn kaq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb indoktrinimit serb?<\/p>\n<p>SERB\u00cbT ENDE THIRREN N\u00cb MITOLOGJI T\u00cb RREJSHME!<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Problemi kryesor i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb mendimi arkaik, sipas klisheve t\u00eb vjetra kishtare, nacionaliste dhe antimoderne. P\u00ebrs\u00ebritjet e nacionalist\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr Kosoven, si gjoja \u201c djep i serbizmit\u201d, dhe p\u00ebrrallat tjera t\u00eb tyre jan\u00eb vet\u00ebm parulla politike. Sa i p\u00ebrket \u00c7oviqit dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb tij, ne e dim\u00eb fare mir\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb ai, se sa i p\u00ebrngjet si m\u00ebsuesit t\u00eb tij, Milosheviqit. N\u00eb koh\u00ebn e regjimit t\u00eb Milosheviqit \u00c7oviqi ishte kryetar i qytetit t\u00eb Beogradit. \u00c7oviqi, t\u00eb kaluar\u00ebn politike t\u00eb t\u00eb cilit e njoh fare mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri me ide shum\u00eb t\u00eb err\u00ebta dhe ekstranacionaliste serbe. N\u00eb koh\u00ebn e Milosheviqit, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr arkitektur\u00ebn, \u00c7oviqi kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrmendej emri im, sepse Serbia dhe bota e dinte se un\u00eb e kam kund\u00ebrshtuar nacionalizmin milosheviqian.<\/p>\n<p>\u2022 Si munden at\u00ebher\u00eb personalitetet e err\u00ebta politike, si \u00c7oviqi, ta reformojn\u00eb Serbin\u00eb?<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb tema e bised\u00ebs son\u00eb. Serbia jo q\u00eb nuk mund t\u00eb reformohet me k\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb elit\u00eb politike, ushtarake, policore, intelektuale, por ajo po shkon n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Prandaj, n\u00eb Serbi e kemi konfuzion t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrc\u00ebnimet serbe p\u00ebr luft\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb thosha se k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime jan\u00eb dokrra, p\u00ebrralla nacionaliste serbe, sepse Serbia nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb luft\u00eb, as me Kosov\u00ebn e as p\u00ebr Kosov\u00ebn. Serbia i ka mbaruar luft\u00ebrat e veta, agresore dhe pushtuese, duke sh\u00ebnuar humbje t\u00eb m\u00ebdha, duke i humbur kat\u00ebr luft\u00ebra vet\u00ebm n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>\u2022 Pse politika serbe edhe m\u00eb tej po mbahet shum\u00eb af\u00ebr me Kish\u00ebn serbe?<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Po, fatkeq\u00ebsisht, politika serbe, si ajo e Milosheviqit, e Sheshelit, e Drashkoviqit dhe kjo e regjimit aktual, po flirton me kish\u00ebn serbe. Zyrtar\u00ebt e regjimit madje u takuan me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit me t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kish\u00ebs para nisjes p\u00ebr n\u00eb Vjen\u00eb, n\u00eb takimin me shqiptar\u00ebt. Por, ato takime, me zyrtaret e kish\u00ebs, ishin sa p\u00ebr opinion dhe n\u00eb Vjen\u00eb d\u00ebshtoi \u00e7do synim i Serbis\u00eb. N\u00eb Vjen\u00eb zyrtar\u00ebt serb\u00eb nuk treguan men\u00e7uri p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vesh me udh\u00ebheqjen shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, ata vazhduan t\u00eb thirren n\u00eb mitologjin\u00eb serbe, nd\u00ebrkaq thirrjet serbe n\u00eb mitologji t\u00eb rrejshme jan\u00eb tregues i mjer\u00eb se n\u00eb Serbi nuk ka asnj\u00eb ecje p\u00ebrpara, se n\u00eb vet\u00ebdijen serbe nuk ka ide tucoviqiane (Dimitrije Tucoviq, njeriu i cili ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr krimet e serb\u00ebve gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 1912, nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb vizionar\u00eb t\u00eb rajon q\u00eb nuk e donte supremacin\u00eb serbe ndaj t\u00eb tjer\u00ebve \u2013 v.j.), se ajo \u00ebsht\u00eb e helmuar me nacionalizmin kishtar, me padituri dhe me primitiviz\u00ebm t\u00eb madh.<\/p>\n<p>\u2022 Edhe diplomat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb theksojn\u00eb se Serbia duhet t\u00eb zgjedh\u00eb midis rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb dhe Kosov\u00ebs. \u00c7far\u00eb do t\u00eb zgjedh\u00eb Serbia?<\/p>\n<p>NGA KOSOVA JEMI LARGUAR ME D\u00cbSHIR\u00cbN TON\u00cb!<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Un\u00eb nuk e di sakt\u00ebsisht se p\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar, por p\u00ebr Evrop\u00eb jo. Ajo k\u00ebmb\u00ebngul s\u00eb koti p\u00ebr Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa dihet se Kosova ec\u00ebn rrug\u00ebs s\u00eb vet. Madje, as rus\u00ebt m\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb bisedojn\u00eb p\u00ebr budallall\u00ebqet dhe marr\u00ebzit\u00eb serbe, jo vet\u00ebm n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs. Nacionalist\u00ebt serb\u00eb eventualisht mund t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb lidhen me fashist\u00ebt rus\u00eb, sepse shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb po ndodh n\u00eb Serbi, \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me fashizmin. Serbia duhet t\u00eb brengoset se si an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb rinis\u00eb dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs po i largohen. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duhet t\u00eb ceki se ne, serb\u00ebt nga Kosova, jemi larguar q\u00eb nga shekujt e kaluar, shekujt XV, XVI, XVII, duke u vendosur n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb Vojvodin\u00eb. Ky largim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me vullnet dhe nuk e di se pse regjimet serbe dhe akademit\u00eb nacionaliste serbe g\u00ebnjejn\u00eb p\u00ebr gjoja p\u00ebrz\u00ebnien e serb\u00ebve nga Kosova. Jo, ky largim, kjo t\u00ebrheqje, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebhet me vullnetin serb. Nga Kosova nuk jemi p\u00ebrz\u00ebn\u00eb, si\u00e7 g\u00ebnjejn\u00eb nacionalist\u00ebt serb\u00eb, por jemi larguar me d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Cila mund t\u00eb jet\u00eb perspektiva e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe?<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Perspektiva e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, jo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e ndritur, por \u00ebsht\u00eb e err\u00ebt. Fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e mban populli serb, i cili historikisht i \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur popullit shqiptar, i cili ia ka marr\u00eb lirin\u00eb, tok\u00ebn dhe ka b\u00ebr\u00eb gjenocid mbi t\u00eb. E shihni, edhe sot regjimi aktual serb jo q\u00eb nuk k\u00ebrkon falje p\u00ebr gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve, por, p\u00ebrkundrazi, vazhdon me p\u00ebrrallat e vjetra n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn. N\u00ebse di\u00e7ka duhet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb p\u00ebrpara, kah shtensionimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve, at\u00ebher\u00eb ky fillim duhet t\u00eb b\u00ebhet nga ana e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 A mendoni edhe Ju se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vetmja alternativ\u00eb q\u00eb qet\u00ebson edhe rajonin?<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Edhe un\u00eb mendoj ashtu, sepse nuk ka zgjidhje tjera. P\u00ebr Serbin\u00eb pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb e dobishme, sepse sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb largohet nga Kosova, aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Serbia asgj\u00eb nuk humb me largimin nga Kosova. Por, un\u00eb si serb, do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pavarur, manastiret tona, t\u00eb vjetra serbe, t\u00eb ruhen.<\/p>\n<p>\u2022 Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi i juaj p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>BOGDANOVIQ: Do ta lusja popullin e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019ia fal\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebkatet dhe budallall\u00ebqet popullit tim serb dhe t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb pa konflikte, nj\u00ebri pran\u00eb tjetrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb civilizuar, n\u00eb hap\u00ebsirat evropiane, secili n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe atdheun e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bogdan Bogdanoviqi (20 gusht 1922 \u2013 18 qershor 2010) ishte partizan gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, profesor i Arkitektur\u00ebs n\u00eb Beograd, akademik i Akademis\u00eb Serbe t\u00eb Shkencave dhe Arteve nga i cili titull jep dor\u00ebheqje, kryetar i Beogradit dhe nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt e intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb rajonit e m\u00eb gjer\u00eb. Statuja ikon\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":102923,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-102922","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102922"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102922\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}