{"id":103442,"date":"2022-01-17T23:39:37","date_gmt":"2022-01-17T22:39:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=103442"},"modified":"2022-01-17T23:39:37","modified_gmt":"2022-01-17T22:39:37","slug":"kryeministri-kurti-heronjte-na-mesuan-si-duhet-atdheu-andaj-ne-duhet-te-qojme-ne-vend-amanetin-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryeministri-kurti-heronjte-na-mesuan-si-duhet-atdheu-andaj-ne-duhet-te-qojme-ne-vend-amanetin-e-tyre\/","title":{"rendered":"Kryeministri Kurti: Heronjt\u00eb na m\u00ebsuan si duhet atdheu, andaj ne duhet t\u00eb qojm\u00eb n\u00eb vend amanetin e tyre"},"content":{"rendered":"<p>Sonte n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb mbajtur Akademia e Flak\u00ebs s\u00eb Janarit, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb 31-t\u00ebn her\u00eb me radh\u00eb, ka nisur rrug\u00ebtimin e saj, si manifestimi m\u00eb unik n\u00eb trojet shqiptare, i cili organizohet n\u00eb nderim t\u00eb heronjve dhe d\u00ebshmor\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebr janar\u00ebt e acart\u00eb e t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb historis\u00eb,  nga epoka e Sk\u00ebnderbeut e deri te lufta e U\u00c7K-s\u00eb, e cila e p\u00ebrmbylli nj\u00eb p\u00ebrpjekje shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e m\u00ebvet\u00ebsi n\u00eb tokat e veta.  <\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, Akademia e Flak\u00ebs, si nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb k\u00ebtij manifestimi komb\u00ebtar, e cila mbahet n\u00eb nderim t\u00eb heronjve t\u00eb janar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrflakur e t\u00eb p\u00ebrgjakur n\u00ebp\u00ebr shekuj, sivjet i \u00ebsht\u00eb kushtuar Jusuf G\u00ebrvalles, Kadri Zek\u00ebs e Bardhosh G\u00ebrvall\u00ebs, n\u00eb 40-vjetorin e r\u00ebnies, sikurse edhe Rexhep Mal\u00ebs e Nuhi Berish\u00ebs si dhe heronjve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nikoqirit, tha se me \u201cFlak\u00ebn e Janarit\u201d nderohen ata q\u00eb me sakrific\u00ebn dhe q\u00ebndres\u00ebn e tyre ndri\u00e7uan rrug\u00ebn ton\u00eb. <\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr veprimtarin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb heronjve, ai ka shtuar se obligim yni \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta qojm\u00eb n\u00eb vend amanetin e tyre dhe me pun\u00eb e ndershm\u00ebri t\u2019iu sh\u00ebrbejm\u00eb qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb madhe t\u00eb kultur\u00ebs ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka th\u00ebn\u00eb se nga janar\u00ebt e acart\u00eb t\u00eb historis\u00eb ne marrim energji e drit\u00eb nga zjarri i ndezur i jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre heronjve. <\/p>\n<p>\u201c17 janari sh\u00ebnon nd\u00ebr dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb lavdishme s\u00eb historis\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo dat\u00eb ngjalli shpirtin patriotik t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ngase ngjalli shpirtin luftarak dhe ngriti n\u00eb k\u00ebmb\u00eb popullin ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryeministri Kurti, duke shtuar se amaneti i t\u00eb gjitha brezave u realizua vet\u00ebm me bashkim dhe me pushk\u00eb. <\/p>\n<p>Kurti tha se p\u00ebrmes heronjve bota u njoh me shtypjen q\u00eb u b\u00ebhej shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi dhe rr\u00ebzoi propagandat e rrejshme t\u00eb atij shteti. <\/p>\n<p>\u201cDora dhe mendja e k\u00ebtyre atdhetar\u00ebve ishte e mbushur me fuqi p\u00ebr bashkim. Ata punuan p\u00ebr liri, punuan bashk\u00ebrisht. Ishin idealist\u00eb t\u00eb paepur e realist\u00eb objektiv, t\u00eb bindur se nuk mund t\u00eb luftojm\u00eb t\u00eb ndar\u00eb\u201d, tha kryeministri Kurti. <\/p>\n<p>Vrasjet, burgosjet dhe dhuna e viteve t\u00eb tet\u00ebdhjeta kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb fjalimin e Albin Kurtit, q\u00eb tha se sot duhet ta kthejm\u00eb besimin e njer\u00ebzve p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb Kosov\u00eb, andaj me forcimin e shtetit realizohet \u00ebndrra dhe ideali i heronjve. <\/p>\n<p>\u201cHeronjt\u00eb do t\u00eb na porosisnin t\u00eb mbrojm\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, ata do t\u00eb ishin n\u00eb ball\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar cop\u00ebtimin dhe shfryt\u00ebzimin e Kosov\u00ebs. Ne nip\u00ebrit e tyre duhet ta ngrem\u00eb Kosov\u00ebn si sht\u00ebpi t\u00eb dashur, t\u00eb drejt\u00eb, produktive, pa korrupsion, krim e demokratike\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti, duke shtuar se heronjt\u00eb na m\u00ebsuan se si duhet t\u00eb atdheu, andaj ne duhet t\u00eb qojm\u00eb n\u00eb vend amanetin e tyre. <\/p>\n<p>Me fjal\u00eb rasti mbi veprimtarin\u00eb e Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvall\u00ebs dhe Kadri Zek\u00ebs jan\u00eb paraqitur edhe veprimtari Hydajet Hyesin, i cili ka shpalosur edhe kujtime nga veprimtaria atdhetare, organizative e veprimtaris\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr bashkim t\u00eb L\u00ebvizjes shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim. <\/p>\n<p>Hyseni ka k\u00ebrkuar t\u00eb ndri\u00e7ohen shum\u00eb fakte n\u00eb lidhje me vrasjen e heronjve, po edhe at\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb tentonin t\u2019i p\u00ebr\u00e7anin e ndanin ata. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai ka evokuar kujtime nga veprimtaria e Jusufit n\u00eb Gjermani dhe e Kadriut n\u00eb Zvic\u00ebr, nevoj\u00ebn q\u00eb kishin ata p\u00ebr bashkim e p\u00ebr nj\u00ebri \u2013 tjetrin, p\u00ebr botimin e teksteve n\u00ebp\u00ebr revista. Me veprimtarin\u00eb e tyre, e cila tundi m\u00ebrgat\u00ebn, ata  ishin b\u00ebr\u00eb hal\u00eb n\u00eb sy t\u00eb UDB-s\u00eb, q\u00eb i vrau n\u00eb kulmin e krijimtaris\u00eb. <\/p>\n<p>Me nj\u00eb kumtes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe drejtori i Institutit Albanologjik n\u00eb Prishtin\u00eb, prof. dr. Hysen Matoshi, i cili ka folur p\u00ebr rolin e v\u00ebllez\u00ebrve G\u00ebrvalla dhe t\u00eb Kadri Zek\u00ebs n\u00eb internacionalizimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb bot\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur p\u00ebr shqiptar\u00ebt dihej pak dhe ata ishin t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa shtete. <\/p>\n<p>\u201cAta ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se pushtuesi ishte i fort\u00eb, andaj e kishin t\u00eb qart\u00eb se duhej k\u00ebrkuar aleat\u00eb. Punuan n\u00eb krijimin e aleat\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr e Gjermani, botuan revista, organizuan demonstrata dhe e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuan \u00e7\u00ebshtjen shqiptare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb profesori Matoshi, duke cekur se lufta \u00e7lirimtare k\u00ebrkonte mjete financiare, pun\u00eb, angazhim p\u00ebr t\u00eb arritur drejt liris\u00eb, ngritjes s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare.  <\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkomb\u00ebtarizmi i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare q\u00eb nisi me aktivitetet e Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvall\u00ebs dhe t\u00eb Kadri Zek\u00ebs mori p\u00ebrmasa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe bota u njoh me k\u00ebrkesat nj\u00eb populli t\u00eb shtypur e bota po e shihte me dyshim Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Matoshi. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi, artisti Ramadan Kurti ka deklamuar poezin\u00eb \u201cFlet\u00eb testamenti nga Jusuf G\u00ebrvalla\u201d, kurse m\u00eb pas Kori i Qytetit ka shfaqur nj\u00eb program me pikat muzikore \u201cTrimave te vigut\u201d (kompozitor Rauf Dhomi) dhe \u201cTok\u00eb atdheu\u201d &#8211; premier\u00eb (kompozitor Qazim Kryeziu) , \u201cK\u00ebng\u00eb p\u00ebr Zija Shemsiun\u201d, \u201cTash po fryn veriu\u201d, \u201cN\u00ebntori\u201d t\u00eb kompozuara nga Qazim Kryeziu e n\u00ebn dirisgimin e Adhurim Rasimit <\/p>\n<p> \u201cFlaka&#8230;\u201d ka vazhduar  me ekspozit\u00ebn e artit pamor dhe shpalljen e m\u00eb e fitueseve n\u00eb artin pamor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sonte n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb mbajtur Akademia e Flak\u00ebs s\u00eb Janarit, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb 31-t\u00ebn her\u00eb me radh\u00eb, ka nisur rrug\u00ebtimin e saj, si manifestimi m\u00eb unik n\u00eb trojet shqiptare, i cili organizohet n\u00eb nderim t\u00eb heronjve dhe d\u00ebshmor\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebr janar\u00ebt e acart\u00eb e t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb historis\u00eb, nga epoka e Sk\u00ebnderbeut e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":103443,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103442","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103442"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103442\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}