{"id":103700,"date":"2022-01-20T14:33:45","date_gmt":"2022-01-20T13:33:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=103700"},"modified":"2022-01-20T14:33:45","modified_gmt":"2022-01-20T13:33:45","slug":"supremja-e-liron-nga-akuza-ish-sekretarin-e-mpb-se-rasti-pronto-perfundon-pa-asnje-te-denuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/supremja-e-liron-nga-akuza-ish-sekretarin-e-mpb-se-rasti-pronto-perfundon-pa-asnje-te-denuar\/","title":{"rendered":"Supremja e liron nga akuza ish-sekretarin e MPB-s\u00eb, rasti \u201cPronto\u201d p\u00ebrfundon pa asnj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb \u2013 Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza ish-sekretarin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB), Ilhami Gashi, q\u00eb akuzohej n\u00eb rastin e njohur si \u201cPronto\u201d<\/p>\n<p>Gashi ishte liruar nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, por ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit. Kjo e fundit e kishte d\u00ebnuar at\u00eb me nj\u00eb vit e kat\u00ebr muaj burgim me kusht, e q\u00eb deri para k\u00ebtij vendimi ishte i vetmi nga 11 t\u00eb akuzuarit e k\u00ebtij rasti me nj\u00eb aktgjykim d\u00ebnues, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij vendimi, mbrojt\u00ebsi i tij, avokati G\u00ebzim Kollqaku kishte ushtruar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, e cila gjykat\u00eb me vendimin e 22 n\u00ebntorit 2021, t\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, e ka aprovuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mbrojt\u00ebsit dhe ka vendosur q\u00eb p\u00ebrfundimisht Gashi t\u00eb lirohet nga akuza p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cshkelja e statusit t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb Shtetasve dhe banor\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 3 janar t\u00eb vitit 2020 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj 11 t\u00eb akuzuarve n\u00eb rastin e njohur \u201cPronto\u201d. Mir\u00ebpo Gjykata e Apelit, m\u00eb 30 qershor 2020, kishte ndryshuar pjes\u00ebrisht aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr rastin \u201cPronto\u201d dhe i kishte shpallur fajtor\u00eb Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShkelja e statusit t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb shtetasve dhe banor\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Adem Grabovcit Apeli i kishte shqiptuar d\u00ebnim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, d\u00ebnim i cili nuk do t\u00eb ekzekutohej n\u00eb rast se ai nuk kryente vep\u00ebr tjet\u00ebr penale, n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 2 viteve. Grabovcit i ishte hequr edhe e drejta p\u00ebr t\u2019u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administrat\u00ebn publike apo sh\u00ebrbimin publik, n\u00eb koh\u00ebzgjatje n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb verifikimit t\u00eb d\u00ebnimit me kusht, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ilhami Gashit i ishte shqiptuar d\u00ebnim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili d\u00ebnim nuk do t\u00eb ekzekutohej n\u00eb rast se i nj\u00ebjti nuk kryente vep\u00ebr tjet\u00ebr penale, ne koh\u00ebzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu i ishte hequr e drejta p\u00ebr t\u2019u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administrat\u00ebn publike apo sh\u00ebrbimin publik, n\u00eb koh\u00ebzgjatje n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb verifikimit t\u00eb d\u00ebnimit me kusht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Sedat Gashi ishte d\u00ebnuar me d\u00ebnim me burgim ne koh\u00ebzgjatje prej 8 muaj, i cili d\u00ebnim nuk do t\u00eb ekzekutohej n\u00eb rast se i nj\u00ebjti nuk kryente vep\u00ebr penale n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 1 viti. Atij i ishte hequr e drejta p\u00ebr t\u2019u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administrat\u00ebn publike apo sh\u00ebrbimin publik, n\u00eb koh\u00ebzgjatje n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 2 vjet\u00ebve, pas kalimit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb verifikimit t\u00eb d\u00ebnimit me kusht.<\/p>\n<p>Kurse p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Nijazi Kryeziun, Arbenita Pajazitin, ish-sekretarin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Fatmir Shurdhajn, Ismet Nezirajn, Xhavit Dakajn dhe Rexh\u00eb Abazin, Apeli e ka refuzuar ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), duke e v\u00ebrtetuar aktgjykimin lirues t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij vendimi pal\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, e cila m\u00eb 29 shtator 2020 kishte v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb 30 qershorit 2020.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pasi pal\u00ebt kishin paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, kjo gjykat\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2021 e ka prishur aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, t\u00eb 30 qershorit 2020 dhe at\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, t\u00eb 29 shtatorit 2020, p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebnuese n\u00eb rastin \u201cPronto\u201d, me \u00e7`rast i ka anuluar d\u00ebnimet e shqiptuara ndaj ish-deputetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Adem Grabovci si dhe p\u00ebr Ilhami Gashin dhe Sadat Gashin dhe e kishte kthyer rastin n\u00eb rivendosje.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021 kishte njoftuar se ka ndryshuar pjes\u00ebrisht aktgjykimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb vet\u00ebm sa i p\u00ebrket t\u00eb Ilhami Gashit, nd\u00ebrsa sa i Grabovcit dhe Sadat Gashit, kjo gjykat\u00eb pati njoftuar se ka refuzuar si t\u00eb pabazuar ankes\u00ebn e PSRK-s\u00eb dhe kishte vendosur q\u00eb edhe ata dy t\u00eb shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb \u2013 Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza ish-sekretarin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB), Ilhami Gashi, q\u00eb akuzohej n\u00eb rastin e njohur si \u201cPronto\u201d Gashi ishte liruar nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, por ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit. Kjo e fundit e kishte d\u00ebnuar at\u00eb me nj\u00eb vit e kat\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":103701,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103700","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103700\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}