{"id":104248,"date":"2022-01-25T15:18:17","date_gmt":"2022-01-25T14:18:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=104248"},"modified":"2022-01-25T15:18:17","modified_gmt":"2022-01-25T14:18:17","slug":"qeveria-pritet-te-hartoj-nje-strategji-kombetare-per-trajtimin-e-qenve-endacake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-pritet-te-hartoj-nje-strategji-kombetare-per-trajtimin-e-qenve-endacake\/","title":{"rendered":"Qeveria pritet t\u00eb hartoj nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr trajtimin e qenve endacak\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prania e madhe e qenve endacak\u00eb, \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr vet\u00eb qent\u00eb dhe mir\u00ebqenien e tyre, por \u00ebsht\u00eb po ashtu i kthyer n\u00eb problem t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb sh\u00ebndetit publik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, tha Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr diskutim t\u00eb Strategjis\u00eb p\u00ebr Trajtimin e Qenve Endacak\u00eb.<\/p>\n<p>Gjendja e qenve endacak\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe masat, t\u00eb cilat duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren urgjentisht, ishin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimit t\u00eb sot\u00ebm, organizuar nga Zyra e Kryeministrit.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim nd\u00ebrmjet nivelit lokal dhe atij qendror, tha kryeministri, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e trajtimit t\u00eb k\u00ebtij problemi nga rr\u00ebnj\u00ebt e tij, p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe efektive.<\/p>\n<p>Kryeministri theksoi se qeveria do t\u00eb dedikohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duke hartuar nj\u00eb Strategji Komb\u00ebtare p\u00ebr menaxhim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe efektiv t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qenve, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb po ashtu ndihm\u00eb edhe nga akter\u00ebt, partner\u00ebt e huaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mjetet financiare t\u00eb mos jen\u00eb problem p\u00ebr zbatimin e masave dhe projekteve t\u00eb q\u00ebndrueshme e humane p\u00ebr menaxhimin e popullsis\u00eb s\u00eb qenve, ashtu q\u00eb Kosova sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb qen\u00eb endacak n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria gjithashtu do t\u00eb zotohet q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nivelin lokal p\u00ebr zbatimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive ligjore lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse niveli lokal i ka shumic\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb zbatuar masat e nevojshme p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebsaj situate, mb\u00ebshtetja e nivelit qendror qoft\u00eb p\u00ebrmes hartimit t\u00eb politikave dhe zbatimit t\u00eb tyre, qoft\u00eb p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes financiare \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr nivelin lokal\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke potencuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e koordinimit, kryeministri tha t\u00eb gjitha ministrit\u00eb duhet t\u00eb zotohen q\u00eb detyrat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb t\u2019i trajtojn\u00eb me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Ministria p\u00ebr Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet q\u00eb t\u00eb koordinoj\u00eb dhe mb\u00ebshtes\u00eb nivelin lokal me ngritje t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr zbatimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb masave p\u00ebr menaxhimin e popullsis\u00eb s\u00eb qenve me dhe pa pronar.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, si nj\u00eb nga akter\u00ebt kryesor\u00eb, pritet rishikim i akteve aktuale n\u00ebnligjore, si dhe prezantimi i akteve t\u00eb reja n\u00ebnligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve, pritet q\u00eb t\u00eb shqyrtohen mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb buxhetin aktual vjetor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr alokimin e fondeve p\u00ebr zbatimin e masave emergjente t\u00eb menaxhimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qenve me dhe pa pronar\u00eb, por edhe t\u00eb masave tjera t\u00eb propozuara n\u00eb Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr pes\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Kurse, Agjencia e Ushqimit dhe Veterin\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb zotohet q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr inspektimet e mir\u00ebfillta t\u00eb mbajtjes s\u00eb kafsh\u00ebve, t\u00eb projekteve t\u00eb KSVL-s\u00eb, si dhe projekteve t\u00eb identifikimit dhe regjistrimit t\u00eb qenve me pronar\u00eb, tha kryeministri Kurti.<\/p>\n<p>AUVK-ja, po ashtu duhet t\u00eb zotohet q\u00eb konform p\u00ebrgjegj\u00ebsive ligjore, t\u00eb veproj\u00eb shpejt dhe me seriozitet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me menaxhimin e popullsis\u00eb s\u00eb qenve dhe t\u00eb zotohet q\u00eb n\u00eb projektet e menaxhimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qenve, t\u00eb mos p\u00ebrfshij\u00eb veteriner\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb kan\u00eb abuzuar me kafsh\u00eb dhe fonde n\u00eb projektet e kaluara, shtoi ai.<\/p>\n<p>Nga Oda e Veteriner\u00ebve pritet q\u00eb s\u00eb bashku me AUVK-n\u00eb dhe me Qeverin\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb mikro\u00e7ipat dhe pasaportat e aprovuara nga AUVK, p\u00ebr identifikimin dhe regjistrimin e kafsh\u00ebve shoq\u00ebruese.<\/p>\n<p>P\u00ebr menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar\u00eb, e p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb mir\u00ebqenies dhe t\u00eb drejtave t\u00eb kafsh\u00ebve, kryeministri theksoi domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim e k\u00ebshillim edhe nga shoq\u00ebria civile.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb edhe Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ministri i Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, z\u00ebvend\u00ebsministrat nga ministrit\u00eb e linj\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebs e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterin\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Veterinaris\u00eb si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Fondacionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Kafsh\u00ebve. Ky diskutim nd\u00ebrmjet t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve ky\u00e7\u00eb, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebrendim t\u00eb veprimeve p\u00ebr t\u00eb pasur sukses n\u00eb zhvillimin dhe pastaj zbatimin e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Trajtimin e \u00c7\u00ebshtjes s\u00eb Qenve Endacak\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e Kryeministri Kurti n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr diskutim t\u00eb Strategjis\u00eb p\u00ebr Trajtimin e Qenve Endacak\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar ministra t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar z\u00ebvend\u00ebsministra,<\/p>\n<p>Shefa t\u00eb kabineteve,<\/p>\n<p>I nderuar staf i Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal,<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebs e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterin\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Veterinaris\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Fondacionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Kafsh\u00ebve,<\/p>\n<p>Ju faleminderit q\u00eb keni pranuar ftes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim, q\u00eb do t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr gjendjen e qenve endacak\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe masat, t\u00eb cilat duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren urgjentisht.<\/p>\n<p>Jam i k\u00ebnaqur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb po shoh t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt ky\u00e7\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebrendim t\u00eb veprimeve t\u00eb tyre, tonat, p\u00ebr t\u00eb pasur sukses n\u00eb zhvillimin dhe pastaj zbatimin e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Trajtimin e \u00c7\u00ebshtjes s\u00eb Qenve Endacak\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Prania e madhe e qenve endacak\u00eb, \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr vet\u00eb qent\u00eb dhe mir\u00ebqenien e tyre, por \u00ebsht\u00eb po ashtu i kthyer n\u00eb problem t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb sh\u00ebndetit publik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb ve\u00e7anti jan\u00eb t\u00eb rrezikuar f\u00ebmij\u00ebt, dhe Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka konstatuar q\u00eb ka pasur shkelje t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga sulmet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar nga qent\u00eb endacak\u00eb.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim nd\u00ebrmjet nivelit lokal dhe atij qendror. Ne duhet t\u00eb trajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb problem nga rr\u00ebnj\u00ebt e tij, p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe efektive. Besojm\u00eb q\u00eb zanafilla e problemit \u00ebsht\u00eb te mos menaxhimi dhe kontrolli i qenve me pronar\u00eb, mbar\u00ebshtimi i pakontrolluar i tyre, si dhe shitja dhe importi nga vendet fqinje.<\/p>\n<p>Ministria p\u00ebr Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet q\u00eb t\u00eb koordinoj\u00eb dhe mb\u00ebshtes\u00eb nivelin lokal me ngritje t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr zbatimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb masave p\u00ebr menaxhimin e popullsis\u00eb s\u00eb qenve me dhe pa pronar.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim MAPL-ja, s\u00eb bashku me Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me akter\u00ebt e grupit punues, q\u00eb t\u00eb hartojn\u00eb dhe dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Qeveri p\u00ebr aprovim Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, si nj\u00eb nga akter\u00ebt kryesor\u00eb, presim rishikimin e akteve aktuale n\u00ebnligjore, si dhe prezantimin e akteve t\u00eb reja n\u00ebnligjore. Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb organi kryesor p\u00ebr hartimin e politikave, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, jo vet\u00ebm me kontrollin dhe menaxhimin e kafsh\u00ebve, por edhe t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve, presim q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb buxhetin aktual vjetor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr alokimin e fondeve p\u00ebr zbatimin e masave emergjente t\u00eb menaxhimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qenve me dhe pa pronar\u00eb, por edhe t\u00eb masave tjera t\u00eb propozuara n\u00eb Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr pes\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ministrit\u00eb duhet t\u00eb zotohen q\u00eb detyrat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb t\u2019i trajtojn\u00eb me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kurse, Agjencia e Ushqimit dhe Veterin\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb zotohet q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr inspektimet e mir\u00ebfillta t\u00eb mbajtjes s\u00eb kafsh\u00ebve, t\u00eb projekteve t\u00eb KSVL-s\u00eb, si dhe projekteve t\u00eb identifikimit dhe regjistrimit t\u00eb qenve me pronar\u00eb. AUVK-ja, po ashtu duhet t\u00eb zotohet q\u00eb konform p\u00ebrgjegj\u00ebsive ligjore, t\u00eb veproj\u00eb shpejt dhe me seriozitet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me menaxhimin e popullsis\u00eb s\u00eb qenve dhe t\u00eb zotohet q\u00eb n\u00eb projektet e menaxhimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qenve, t\u00eb mos p\u00ebrfshij\u00eb veteriner\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb kan\u00eb abuzuar me kafsh\u00eb dhe fonde n\u00eb projektet e kaluara. Me k\u00ebt\u00eb rast, AUVK duhet t\u00eb marr\u00eb masa adekuate dhe p\u00ebr entitetet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb jo profesionale dhe abuzuese n\u00eb k\u00ebto projekte duke pezulluar dhe marr\u00eb licencat e tyre t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga Oda e Veteriner\u00ebve pritet q\u00eb s\u00eb bashku me AUVK-n\u00eb dhe me Qeverin\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb mikro\u00e7ipat dhe pasaportat e aprovuara nga AUVK, p\u00ebr identifikimin dhe regjistrimin e kafsh\u00ebve shoq\u00ebruese.<\/p>\n<p>Si dhe nga shoq\u00ebria civile presim q\u00eb t\u00eb kemi bashk\u00ebpunim dhe k\u00ebshillim p\u00ebr menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar\u00eb, e p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb mir\u00ebqenies dhe t\u00eb drejtave t\u00eb kafsh\u00ebve.<\/p>\n<p>Qeveria jon\u00eb do t\u00eb dedikohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duke hartuar nj\u00eb Strategji Komb\u00ebtare p\u00ebr menaxhim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe efektiv t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qenve, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb po ashtu ndihm\u00eb edhe nga akter\u00ebt, partner\u00ebt e huaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mjetet financiare t\u00eb mos jen\u00eb problem p\u00ebr zbatimin e masave dhe projekteve t\u00eb q\u00ebndrueshme e humane p\u00ebr menaxhimin e popullsis\u00eb s\u00eb qenve, ashtu q\u00eb Kosova sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb qen\u00eb endacak n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria gjithashtu do t\u00eb zotohet q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nivelin lokal p\u00ebr zbatimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive ligjore lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Edhe pse niveli lokal i ka shumic\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb zbatuar masat e nevojshme p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebsaj situate, mb\u00ebshtetja e nivelit qendror qoft\u00eb p\u00ebrmes hartimit t\u00eb politikave dhe zbatimit t\u00eb tyre, qoft\u00eb p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes financiare \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr nivelin lokal.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr v\u00ebmendjen dhe tani do t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nj\u00eb prezantim mbi gjendjen aktuale dhe hapat e nevojsh\u00ebm nga znj. Elza Ramadani, drejtoresh\u00eb e Fondacionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Kafsh\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prania e madhe e qenve endacak\u00eb, \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr vet\u00eb qent\u00eb dhe mir\u00ebqenien e tyre, por \u00ebsht\u00eb po ashtu i kthyer n\u00eb problem t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb sh\u00ebndetit publik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, tha Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr diskutim t\u00eb Strategjis\u00eb p\u00ebr Trajtimin e Qenve Endacak\u00eb. Gjendja e qenve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":104249,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104248","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104248\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104249"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}