{"id":104448,"date":"2022-01-26T20:51:37","date_gmt":"2022-01-26T19:51:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=104448"},"modified":"2022-01-26T20:51:37","modified_gmt":"2022-01-26T19:51:37","slug":"njohja-e-patente-shofereve-te-kosoves-ne-gjermani-me-11-shkurt-thuhet-fjala-e-fundit-duhen-35-vota-pro-ne-bundesrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/njohja-e-patente-shofereve-te-kosoves-ne-gjermani-me-11-shkurt-thuhet-fjala-e-fundit-duhen-35-vota-pro-ne-bundesrat\/","title":{"rendered":"Njohja e patent\u00eb-shofer\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjermani: M\u00eb 11 shkurt thuhet fjala e fundit, duhen 35 vota \u201cpro\u201d n\u00eb Bundesrat"},"content":{"rendered":"<p>Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare p\u00ebr emigrant\u00ebt me banim n\u00eb Gjermani s\u00eb shpejti pritet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb diskutohet n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Federal, m\u00eb 11 shkurt.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Ambasada e Kosov\u00ebs n\u00eb Gjermani ka dh\u00ebn\u00eb disa informata shtes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, nga kjo Ambasad\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb kontakte t\u00eb vazhdueshme me institucionet e Gjermanis\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje por edhe tema t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, se sa kjo marr\u00ebveshje ua leht\u00ebson pun\u00ebn, ua leht\u00ebson jet\u00ebn dhe kryerjen e aktiviteteve tuaja n\u00eb Gjermani, andaj jemi n\u00eb kontakte t\u00eb vazhdueshme me institucionet e shtetit mik t\u00eb Gjermanis\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebto shqet\u00ebsime tuaja ditore, por edhe tema t\u00eb tjera t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t`i adresojm\u00eb dhe zgjidhim bashk\u00ebrisht\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e tyre.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>NJOFTIM LIDHUR ME NJOHJEN E PATENT\u00cb-SHOFER\u00cbVE T\u00cb REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs,<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t`ju kthyer p\u00ebrgjigje t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb nga nj\u00eb, d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur t`iu informojm\u00eb me disa detaje shtes\u00eb rreth njohjes s\u00eb patent\u00eb-shofer\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga Republika Federale e Gjermanis\u00eb:<\/p>\n<p>a) N\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjeve t\u00eb tilla nd\u00ebrmjet shteteve merr koh\u00eb dhe zgjat\u00eb me vite. N\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb t\u00eb konvertimit t\u00eb patent\u00eb-shofer\u00ebve me Gjermanin\u00eb, jan\u00eb duke kaluar edhe disa shtete t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kan\u00eb shtet\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se Republika e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>b) Duke pasur parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje p\u00ebr shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjermani, institucionet kompetente kosovare e kan\u00eb marr\u00eb me p\u00ebrkushtim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm kryerjen dhe zbatimin e t\u00eb gjitha zotimeve nga kjo marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>c) Duke qen\u00eb se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit t\u00eb Gjermanis\u00eb i ka rekomanduar me dat\u00eb 29 dhjetor 2021 K\u00ebshillit Federal (Bundesrat-it) t\u00eb procedoj\u00eb tutje me miratimin e marr\u00ebveshjes, ka mbetur q\u00eb Bundesrat-i, si instanca finale institucionale, t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e fundit.<br \/>\nd) K\u00ebshtu q\u00eb, sot, m\u00eb dat\u00eb 26 janar 2022 n\u00eb Komisionin p\u00ebr Transport dhe Komunikime Digjitale n\u00eb Bundesrat \u00ebsht\u00eb shqyrtuar rekomandimi i Ministris\u00eb Federale t\u00eb Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i till\u00eb, ky rekomandim KA KALUAR PA V\u00cbREJTJE.<\/p>\n<p>e) Nga ana e Bundesrat-it ka mbetur edhe hapi i fundit procedural, q\u00eb \u00ebsht\u00eb votimi n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb Bundesrat-it m\u00eb 11 shkurt 2022.<\/p>\n<p>f) N\u00eb lidhje me pyetjet e d\u00ebrguara dhe paqart\u00ebsit\u00eb p\u00ebr Bundesrat-in: ai nuk \u00ebsht\u00eb dhoma e dyt\u00eb e parlamentit gjerman (tipike p\u00ebr shum\u00eb shtete tjera me sistem parlamentar bikameral). Si organ (sui generis) legjislativ, Bundesrati nuk p\u00ebrb\u00ebhet nga deputet\u00ebt e zgjedhur (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Bundestag-ut), por nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 16 landeve gjermane (p\u00ebrkat\u00ebsisht nga krer\u00ebt e qeverive t\u00eb landeve apo ministrat e resor\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs) dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga 69 an\u00ebtar\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, marr\u00ebveshja e sip\u00ebrp\u00ebrmendur do t\u00eb votohet n\u00eb Bundesrat dhe p\u00ebr aprovimin e saj nevojitet shumica e thjesht\u00eb (prej 35 votash).<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Ne jemi plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, se sa kjo marr\u00ebveshje ua leht\u00ebson pun\u00ebn, ua leht\u00ebson jet\u00ebn dhe kryerjen e aktiviteteve tuaja n\u00eb Gjermani, andaj jemi n\u00eb kontakte t\u00eb vazhdueshme me institucionet e shtetit mik t\u00eb Gjermanis\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebto shqet\u00ebsime tuaja ditore, por edhe tema t\u00eb tjera t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t`i adresojm\u00eb dhe zgjidhim bashk\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Ne jemi plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, se nj\u00eb num\u00ebr i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (me vendbanim apo leje q\u00ebndrimi n\u00eb Gjermani) jan\u00eb gjobitur nga autoritetet vendase n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje. Kemi pranuar me dhjet\u00ebra thirrje dhe mesazhe telefonike dhe v\u00ebrtet\u00eb ndjejm\u00eb keqardhje p\u00ebr secilin rast ve\u00e7 e ve\u00e7. Andaj, d\u00ebshirojm\u00eb t`ju sigurojm\u00eb se shqet\u00ebsimet tuaja jan\u00eb brengat tonat.<br \/>\nE fundit, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme,<\/p>\n<p>Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Berlin (ARKS), s\u00eb bashku me gjasht\u00eb misionet konsullore, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb Gjermani. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, k\u00ebrkojm\u00eb edhe mir\u00ebkuptimin tuaj q\u00eb t\u00eb rrisim dhe p\u00ebrforcojm\u00eb kultur\u00ebn e komunikimit institucional dhe publik. P\u00ebrpos faqes zyrtare t\u00eb ARKS n\u00eb Berlin, jemi aktiv edhe p\u00ebrmes rrjeteve sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram).<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jemi sa m\u00eb af\u00ebr jush, si dhe me q\u00ebllim q\u00eb t`ju njoftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet me r\u00ebnd\u00ebsi. Andaj, zotimi yn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kapitull t\u00eb ri e t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb informimit, nuk \u00ebsht\u00eb i mundur pa nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb, korrekt dhe duke reflektuar qasje qytetare e me integritet ndaj institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebrzem\u00ebrsisht,<\/p>\n<p>Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Berlin<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare p\u00ebr emigrant\u00ebt me banim n\u00eb Gjermani s\u00eb shpejti pritet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb. Kjo do t\u00eb diskutohet n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Federal, m\u00eb 11 shkurt. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Ambasada e Kosov\u00ebs n\u00eb Gjermani ka dh\u00ebn\u00eb disa informata shtes\u00eb. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, nga kjo Ambasad\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":104449,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104448","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104448"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104448\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}