{"id":104872,"date":"2022-01-30T11:46:01","date_gmt":"2022-01-30T10:46:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=104872"},"modified":"2022-01-30T11:46:01","modified_gmt":"2022-01-30T10:46:01","slug":"ceku-politika-e-la-kosoven-pa-energji-kosova-a-eshte-alternativa-e-vetme-per-dalje-nga-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ceku-politika-e-la-kosoven-pa-energji-kosova-a-eshte-alternativa-e-vetme-per-dalje-nga-kriza\/","title":{"rendered":"\u00c7eku: Politika e la Kosov\u00ebn pa energji, \u201cKosova A\u201d \u00ebsht\u00eb alternativa e vetme p\u00ebr dalje nga kriza"},"content":{"rendered":"<p>Alternativa e vetme p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza energjetike \u00ebsht\u00eb rehabilitimi i pes\u00eb blloqeve t\u00eb termocentralit \u201cKosova A\u201d. K\u00ebshtu mendon ish-ministri i Energjis\u00eb dhe Minierave, Ethem \u00c7eku, q\u00eb shton se as qeveria e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti nuk e ka prioritet sektorin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7eku q\u00eb sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr n\u00eb periudh\u00ebn 2003-2006, thot\u00eb se niveli i konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb af\u00ebrsisht i nj\u00ebjt\u00eb me sivjet. Sipas tij, konsumi nuk \u00ebsht\u00eb rritur pasi nuk ka zhvillim t\u00eb theksuar t\u00eb industris\u00eb n\u00eb vend. Kosova, si\u00e7 thot\u00eb ai, ka nevoj\u00eb p\u00ebr energji konstante p\u00ebr 1200 deri 1400 megavat.<\/p>\n<p>Duke iu rikthyer kriz\u00ebs energjetike n\u00eb vend, \u00c7eku k\u00ebrkon konsensus politik p\u00ebr ta nxjerr\u00eb vendin nga kjo situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ministri n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress deklaron se kurrsesi nuk duhet t\u00eb ket\u00eb shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr ekonomit\u00eb familjare, por rritje t\u00eb tarifave duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>\u201cSi duhet t\u00eb dalim nga kjo kriz\u00eb? Personalisht ndaj opinionin q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs duhet ta ftoj\u00eb nj\u00eb kompani prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb analiz\u00eb mbi blloqet e termocentralit \u2018Kosova A\u2019. Jan\u00eb pes\u00eb blloqe dhe t\u00eb shqyrtohet mund\u00ebsia se a mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rehabilitim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb atyre pes\u00eb blloqeve me investime t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebshtu p\u00ebrmes tyre ta mbajm\u00eb Kosov\u00ebn me furnizim t\u00eb rregullt me energji elektrike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb e par\u00eb. Alternativ\u00eb tjet\u00ebr duhet shikuar se a mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb blloqet e \u2018Kosov\u00ebs e re\u2019, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tani ka shum\u00eb pengesa p\u00ebr arsye se Banka Bot\u00ebrore dhe vendet e Bashkimit Evropian kan\u00eb ndal\u00eb fondet dhe nuk lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb prodhohet energjia nga linjiti. K\u00ebshtu q\u00eb alternativa e vetme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rehabilitohen blloqet e \u2018Kosova A\u2019\u201d, u shpreh \u00c7eku.<\/p>\n<p>Profesori universitar, \u00c7eku, duke mos ve\u00e7uar ndonj\u00eb subjekt politik, ka faj\u00ebsuar t\u00eb gjitha partit\u00eb politike p\u00ebr d\u00ebshtimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb reja t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast realizimin e projektit \u201cKosova e re\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPolitika b\u00ebri shum\u00eb gabime, n\u00eb sektorin e energjis\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. \u00cbsht\u00eb dizajnuar projekti \u2018Kosova C\u2019, q\u00eb kishte dy faza t\u00eb nd\u00ebrtimit , faza e par\u00eb ishte 1 mij\u00eb megavat, dhe pastaj faza tjet\u00ebr ishte plus 1 mij\u00eb M\u00cbH. K\u00ebshtu mbylleshin blloqet e \u2018Kosov\u00ebs A\u2019, dhe kishim blloqet e \u2018Kosov\u00ebs C\u2019 t\u00eb cilit projekt iu nd\u00ebrrua m\u00eb von\u00eb emri \u2018Kosova e re\u2019. Pat\u00ebm kat\u00ebr konsorciume m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar projektin e \u2018Kosov\u00ebs C\u2019. Fatkeq\u00ebsisht nd\u00ebrhyrjet dhe ndryshimet e shpeshta nga politika n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, nd\u00ebrrimi i projekteve dhe nd\u00ebrhyrjet e m\u00ebdha q\u00eb u b\u00ebn\u2026 Politika e ka l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn pa energji e elektrike\u2026 Ndryshimet dhe nd\u00ebrhyrjet e politikes n\u00eb projektin e \u2018Kosov\u00ebs C\u2019 e ka pamund\u00ebsuar zhvillimin e projektit si\u00e7 u pamund\u00ebsua edhe projekti i gazit dhe projekte t\u00eb tjera\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Duke dh\u00ebn\u00eb argumentet e tij, \u00c7eku thot\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb nuk duhet t\u00eb shtrenjtohet rryma p\u00ebr qytetar\u00ebt konsumator\u00eb. Ai mendon se barr\u00ebn duhet ta bartin bizneset.<\/p>\n<p>\u201cJam p\u00ebr nj\u00eb bllok-tarif\u00eb, tarif\u00eb p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha dhe t\u00eb mesme, e kurrsesi qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb caktuara. N\u00eb shumic\u00ebn e zonave urbane njer\u00ebzit ngrohen vet\u00ebm me energji, s\u2019ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr. K\u00ebrkojn\u00eb mos me p\u00ebrdor\u00eb energjin\u00eb p\u00ebr ngrohje, po cila \u00ebsht\u00eb alternativa p\u00ebr qytetar\u00ebt. A duhet t\u00eb shkojm\u00eb tani t\u2019i presim t\u00eb gjitha pyjet n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat edhe ashtu jan\u00eb t\u00eb degraduara. Prandaj, fatkeq\u00ebsisht barr\u00ebn duhet ta mbajn\u00eb bizneset e m\u00ebdha t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, edhe q\u00eb lejojn\u00eb ngritjen e \u00e7mimit, por q\u00eb nuk e prekin pjes\u00ebn sociale t\u00eb popullsis\u00eb apo familjeve t\u00eb cilat kan\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune dy, ose nj\u00eb rrog\u00eb e q\u00eb duhet t\u2019i ndajn\u00eb 150 euro p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Ani se Kosova \u00ebsht\u00eb e pasur me 11 miliard\u00eb ton\u00eb th\u00ebngjill, \u00c7eku thot\u00eb se pa konsensus, vendi do t\u00eb zhytet edhe m\u00eb tej n\u00eb kriz\u00eb<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se nuk nd\u00ebrtohet konsensusi tash, Kosova do t\u00eb zhytet edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb kriz\u00eb energjetike. \u00c7do qeveri q\u00eb do ta merr pushtetin, apo kjo q\u00eb do ta vazhdoj\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballet me shpenzime enorme t\u00eb mjeteve buxhetore. 500 euro blejm\u00eb megavatin e energjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku i kemi 11 miliard\u00eb ton\u00eb linjit. Vendi i pest\u00eb n\u00eb bot\u00eb m\u00eb i pasur n\u00eb fush\u00ebn e linjitit, nd\u00ebrsa ne blejm\u00eb energji elektrike, kurse Kosova mund prodhoj\u00eb energjin\u00eb elektrike me nj\u00eb shum\u00eb prej 70 euro megavatin p\u00ebr or\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ish-ministri deklarohet se as kjo qeveri nuk e ka n\u00eb prioritet sektorin e energjis\u00eb, megjith\u00ebse pritshm\u00ebrit\u00eb e tij ishin se kryeministri Kurti do t\u00eb kishte fokusin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht edhe kjo qeveri nuk ka ekipe t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr sektorin e energjis\u00eb. Po besoj qe kryeministri ka pasur nj\u00eb aft\u00ebsi dhe njohuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, dhe kam pritur q\u00eb fokusi i par\u00eb i tij p\u00ebrpos atyre marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb jashtme, t\u00eb jet\u00eb sektori i energjis\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb fush\u00eb nuk e kemi t\u00eb vendosur (prioritet). K\u00ebshtu nuk e kan\u00eb vendosur n\u00eb prioritet. Prioritet e vendosin vet\u00ebm kur t\u2019iu bien blloqet, kot \u00ebsht\u00eb ajo pun\u00eb. Nuk zgjidhet energjia sot p\u00ebr nes\u00ebr\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>\u00c7eku thot\u00eb se Kosova duhet t\u2019i hap dyert edhe p\u00ebr investimet e huaja n\u00eb sektorin e energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alternativa e vetme p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza energjetike \u00ebsht\u00eb rehabilitimi i pes\u00eb blloqeve t\u00eb termocentralit \u201cKosova A\u201d. K\u00ebshtu mendon ish-ministri i Energjis\u00eb dhe Minierave, Ethem \u00c7eku, q\u00eb shton se as qeveria e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti nuk e ka prioritet sektorin e energjis\u00eb. \u00c7eku q\u00eb sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr n\u00eb periudh\u00ebn 2003-2006, thot\u00eb se niveli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":104873,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104872","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104872\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}