{"id":105065,"date":"2022-02-01T16:02:22","date_gmt":"2022-02-01T15:02:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=105065"},"modified":"2022-02-01T16:02:22","modified_gmt":"2022-02-01T15:02:22","slug":"kryetari-i-gjilanit-alban-hyseni-prezanton-punet-gjate-muajit-janar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-i-gjilanit-alban-hyseni-prezanton-punet-gjate-muajit-janar\/","title":{"rendered":"Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezanton pun\u00ebt gjat\u00eb muajit janar"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konference p\u00ebr media, ka prezantuar pun\u00ebt gjat\u00eb muajit janar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj konference, i pari i Gjilanit ka vler\u00ebsuar lart\u00eb organizimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb manifestimin komb\u00ebtar t\u00eb kultur\u00ebs \u201cFlaka e Janarit 2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrmendur edhe dhjet\u00ebra vizita n\u00ebp\u00ebr drejtori e institucione shkollore, dhjet\u00ebra takime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me personalitete vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb komun\u00ebs, sikurse edhe ato me qytetar\u00ebt \u00e7do t\u00eb premte nga ora 16:00-18:00.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetari Hyseni ka paralajm\u00ebruar se emrat e drejtor\u00ebve t\u00eb drejtorive komunale do t\u00eb b\u00ebhen publik nes\u00ebr (e m\u00ebrkur\u00eb).<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e kryetarit Alban Hyseni n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuara media, ju faleminderit q\u00eb keni ardhur n\u00eb konferenc\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb fund muajit, p\u00ebr t\u00eb shpalosur pun\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit gjate muajit janar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, zhvilluam 28 takime me institucione shtet\u00ebrore, 13 takime me organizata jo qeveritare, 2 konferenca p\u00ebr media, 3 takime me K\u00ebshillin emergjent, 2 takime t\u00eb hapura me qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Vizituam disa drejtori nga t\u00eb cilat u mor\u00ebn disa masa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb cilat do i paraqesim nd\u00ebrkoh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb takimeve me institucione shtet\u00ebrore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebr ato takimet me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishin takimi me BERZH, Bashkimin Europian, OSCE, Ministrin e MZHR-s\u00eb, Kryesuesen e Komisionit <\/p>\n<p>parlamentar p\u00ebr politika t\u00eb gjelb\u00ebrta, Drejtorin e KEDS, Ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe KFOR-in.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin me BERZH, ku n\u00eb mesin e 8 komunave t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe Komuna e Gjilanit si p\u00ebrfituese e projektit \u201cKosova, Sistemet e Ngrohjes Qendrore; SF dhe VNMS\u201d. Ky projekt \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfinancim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane p\u00ebr<\/p>\n<p>Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim. Projekti \u00ebsht\u00eb i dedikuar p\u00ebr zhvillimin e studimeve t\u00eb fizibilitetit (SF) dhe vler\u00ebsimeve t\u00eb ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) p\u00ebr sistemet e ngrohjes qendrore (SNQ).<\/p>\n<p>N\u00eb takimin njoftues me shefin e Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Kosov\u00eb, z.Tom\u00e1\u0161 Szunyog, pranova urimet p\u00ebr mandatin e fituar me vot\u00eb qytetare p\u00ebr udh\u00ebheqje t\u00eb Gjilanit p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme. Gjat\u00eb k\u00ebtij takimi, me shefin e zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, diskutuam rreth bashk\u00ebpunimit drejt ngritjes s\u00eb efikasitetit t\u00eb pun\u00ebs, efektivitetit, transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin me shefin e misionit t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ambasadorin z.Michael Davenport e njoftova me programin ton\u00eb qeveris\u00ebs, dhe si tem\u00eb diskutimi ishte edhe vizioni e disa nga prioritetet tona p\u00ebr komun\u00ebn, si\u00e7 jan\u00eb: nd\u00ebrtimi i institucioneve t\u00eb reja dhe demokracis\u00eb, siguria e qytetar\u00ebve, barazia gjinore, t\u00eb drejtat e pakicave dhe integrimi i tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, diskutuam p\u00ebr projektet e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe zhvillimin e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit. Bashk\u00ebpunimi me nivelin qendror \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe s\u00eb bashku u dakorduam q\u00eb ky komunikim i bashk\u00ebpunimit t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Prit\u00ebm n\u00eb takim drejtorin gjeneral t\u00eb Kompanis\u00eb p\u00ebr Distribuim me Energji Elektrike n\u00eb Kosov\u00eb (KEDS), z. Alpin Dogan, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj, ku u njoftuam p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb sektor\u00ebt e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike n\u00eb vend, si dhe sfidat qe kompania po kalon gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb pandemis\u00eb. K\u00ebrkes\u00eb e imja ishte vendosja e trafos n\u00eb objektin e ri t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb artit. U dakorduam p\u00ebr modelin e bashk\u00ebfinancimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky problem t\u00eb zgjidhet dhe kjo shkoll\u00eb t\u00eb funksionalizohet sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin m\u00eb ambasadorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Qemal Minxhozi u dakorduam p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb projektet ku mund t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe komunat nd\u00ebrkufitare ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, si dhe mund\u00ebsin\u00eb e binjak\u00ebzimit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit me Bashkin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Takimi njoh\u00ebs dhe miq\u00ebsor me KFOR-in, ku te pranish\u00ebm ishin: Kolonel Paul C. Judge, Kapiteni Nicholas Smith dhe Komandanti i LMT kapiteni Deniz Demyriakan, potencuam se bashk\u00ebpunimi me KFOR-in \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i nevojsh\u00ebm p\u00ebr ruajtjen e paqes dhe siguris\u00eb, andaj duke shprehur mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, shpreh gjithashtu gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr thellimin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Po ashtu, zhvillova tre takime te ndryshme me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Lugina e Preshev\u00ebs, sakt\u00ebsisht me Kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, Preshev\u00ebs dhe N\u00ebnkryetarin e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>U dakorduam p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe zgjerim te bashk\u00ebpunimeve nd\u00ebrmjet Komunave tona dhe nevoj\u00ebn e organizimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ne sfera te ndryshme, si ne Arsim, Kulture, Inovacion.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji u zhvillua Flaka e Janarit 2022, ku p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb pandemis\u00eb, fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb organizimin e saj.<\/p>\n<p>E filluam \u201cFlaken e Janarit\u201d me vizit\u00ebn n\u00eb Kodr\u00ebn e D\u00ebshmor\u00ebve me 11 janar e ndezjen e Flakadan\u00ebve p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur me Festivalin e K\u00ebng\u00ebs Shqipe me 31 janar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebprita n\u00eb takim artistin, shefin e departamentit n\u00eb Universitetin e Arteve n\u00eb Tiran\u00eb, z. Kastriot Tusha, dhe artist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Festivalit t\u00eb K\u00ebng\u00ebs Popullore Shqipe, &#8220;Fest Flaka&#8221;,aktivitet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb manifestimit &#8220;Flaka e Janarit&#8221;.<\/p>\n<p>Zhvilluam dy takime me bashk\u00ebqytetar\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb informimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata gjenden. K\u00ebto takime do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, \u00e7do t\u00eb premte.<\/p>\n<p>N\u00ebnshkruam memorandum bashk\u00ebpunimi me Universitetin Publik t\u00eb Gjilanit &#8220;Kadri Zeka&#8221;. Memorandumi u n\u00ebnshkrua nga un\u00eb, si Kryetar Komune, dhe rektori i Universitetit, Prof. Dr. Bajram Kosumi, i cili ishte i shoq\u00ebruar nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Universitetit. Do t\u00eb fillojm\u00eb me Departamentin e Shkencave Kompjuterike, me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dixhitalizimit t\u00eb Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb gastronom\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prekurit nga pandemia Covid-19, prandaj prita n\u00eb takim nj\u00eb grup t\u00eb gastronom\u00ebve t\u00eb Gjilanit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar problemet dhe k\u00ebrkesat e tyre.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas rritjes se numrin te infektuarve me Covid-19, kemi zhvilluar takime me Qendr\u00ebn Operative Emergjente, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth organizimit sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb rreth pandemis\u00eb. E kemi t\u00eb gatsh\u00ebm Qendr\u00ebn Covid, ku n\u00eb rastin e par\u00eb q\u00eb rritet numri i hospitalizuarve, do ta aktivizojm\u00eb.<\/p>\n<p>Vizitova disa drejtori e disa shkolla. Gjat\u00eb vizitave, hasem n\u00eb parregullsi dhe thyerje t\u00eb rregullave t\u00eb pun\u00ebve, ku nd\u00ebrmor\u00ebm v\u00ebrejtje me shkrim p\u00ebr 11 zyrtar\u00eb dhe nj\u00eb drejtor t\u00eb shkoll\u00ebs. P\u00ebrdorimin e alkoolit, duhanit dhe mosrespektimin e orarit t\u00eb pun\u00ebs, nuk do ta tolerojm\u00eb n\u00eb qeverisjen ton\u00eb. Ne jemi te hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim me gjithsecilin punonj\u00ebs civil, por nuk do t\u00eb vazhdohet t\u00eb punohet si n\u00eb qeverisjet e kaluara. <\/p>\n<p>Ndryshimi fillon nga brenda dhe p\u00ebrfituesi do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm banori.<\/p>\n<p>Me kompanin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb rregullt gjat\u00eb reshjeve t\u00eb bor\u00ebs, u kemi treguar q\u00eb krijimi i kushteve sa m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr banor\u00ebt \u00ebsht\u00eb primare dhe n\u00eb \u00e7do moment kemi qene aktiv edhe n\u00eb inspektim personalisht t\u00eb pastrimit t\u00eb rrug\u00ebve dhe trotuareve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb besoj dhe shpresoj q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb publike p\u00ebrmes rrjeteve sociale edhe emrat e drejtor\u00ebve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit sepse parimisht mendoj se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbyllur vet\u00ebm se duhet formalizimi i tyre edhe n\u00ebp\u00ebrmjet njoftimit publik, ku edhe do t\u00eb leht\u00ebsohet edhe m\u00eb shum\u00eb puna n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit dhe do t\u00eb ecim kah e mbara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konference p\u00ebr media, ka prezantuar pun\u00ebt gjat\u00eb muajit janar. Gjat\u00eb k\u00ebsaj konference, i pari i Gjilanit ka vler\u00ebsuar lart\u00eb organizimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb manifestimin komb\u00ebtar t\u00eb kultur\u00ebs \u201cFlaka e Janarit 2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrmendur edhe dhjet\u00ebra vizita n\u00ebp\u00ebr drejtori e institucione shkollore, dhjet\u00ebra takime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":105066,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105065","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105065","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105065"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105065\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105066"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}