{"id":105456,"date":"2022-02-05T10:37:36","date_gmt":"2022-02-05T09:37:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=105456"},"modified":"2022-02-05T10:37:36","modified_gmt":"2022-02-05T09:37:36","slug":"keto-jane-gjitha-masat-e-reja-anticovid-qe-hyjne-ne-fuqi-nga-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-gjitha-masat-e-reja-anticovid-qe-hyjne-ne-fuqi-nga-sot\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb gjitha masat e reja antiCOVID q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga sot"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb mbledhjen e mbajtur dje online ka miratuar masat e reja p\u00ebr mbrojtje ndaj COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, kryeministri Kurti tha se masat antiCOVID do t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohen n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb situat\u00ebs pandemike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ministri Latifi b\u00ebri t\u00eb ditur disa nga masat, si shkurtimi i or\u00ebs policore, heqja e mask\u00ebs dhe zgjatja e orarit t\u00eb gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>Masat hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga sot.<\/p>\n<p>Vendimi i plot\u00eb i Qeveris\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr masat e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19<\/p>\n<p>[Zbatimi territorial]<br \/>\nKy vendim zbatohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n[Hyrjet dhe daljet e qytetar\u00ebve n\u00eb dhe nga Republika e Kosov\u00ebs]<br \/>\n\u00c7do person i cili hyn n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb posedoj\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebposhtme:<br \/>\n2.1 Certifikat\u00ebn e vaksinimit p\u00ebr vaksinimin e plot\u00eb me dy doza ose me nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs Janssen (J&amp;J) q\u00eb nuk ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se 12 muaj nga marrja e doz\u00ebs s\u00eb fundit;<\/p>\n<p>2.2 Certifikat\u00ebn e vaksinimit me nj\u00eb doz\u00eb e shoq\u00ebruar me testin RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 48 or\u00eb;<\/p>\n<p>2.3 D\u00ebshmi se personi ka kaluar COVID-19 n\u00eb 90 dit\u00ebt e fundit (test RT-PCR pozitiv i l\u00ebshuar 21\u201390 dit\u00ebt e fundit);<\/p>\n<p>2.4 D\u00ebshmi se personi e ka marr\u00eb doz\u00ebn e tret\u00eb\/p\u00ebrforcuese<\/p>\n<p>2.5 D\u00ebshmi t\u00eb testit RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb poseduar ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb sipas pik\u00ebs 2.1 deri 2.5 lirohen:<br \/>\n3.1 Personat t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes aeroportit apo p\u00ebrmes pikave kufitare tok\u00ebsore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) or\u00ebsh p\u00ebrmes aeroportit ose pikave kufitare tok\u00ebsore, me kusht q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb n\u00ebnshkruaj deklarat\u00ebn se do ta l\u00ebshoj\u00eb Kosov\u00ebn brenda tre (3) or\u00ebsh dhe q\u00eb dalja n\u00eb pik\u00eb kufitare t\u00eb jet\u00eb e ndryshme nga hyrja kufitare;<\/p>\n<p>3.2 Personat, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb si transportues profesionist (vozit\u00ebs), me kusht q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb protokollin p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga COVID- 19;<\/p>\n<p>3.3 Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb 12 or\u00ebt e fundit;<\/p>\n<p>3.4 Qytetar\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb p\u00ebrmes transportit t\u00eb organizuar me autobus ose me linj\u00eb t\u00eb rregullt nd\u00ebrkomb\u00ebtare, transit, me kusht q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet deklarata se do ta l\u00ebshojn\u00eb territorin e Kosov\u00ebs brenda pes\u00eb (5) or\u00ebsh;<\/p>\n<p>3.5 Diplomat\u00ebt e huaj, t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e trupave t\u00eb KFOR;<\/p>\n<p>3.6 Personat n\u00ebn mosh\u00ebn dymb\u00ebdhjet\u00eb (12) vje\u00e7are;<\/p>\n<p>3.7 Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nuk i kan\u00eb dy doza t\u00eb vaksin\u00ebs jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb kryejn\u00eb karantinim sht\u00ebpiak p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej shtat\u00eb (7) dit\u00ebsh q\u00eb nga hyrja n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>3.8 Personat me d\u00ebshmi mjek\u00ebsore nga mjeku specialist i fush\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse se kan\u00eb kund\u00ebrindikacione dhe jan\u00eb t\u00eb liruar nga vaksinimi. Personat e till\u00eb duhet t\u00eb paraqesin testin RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, t\u00eb administruar jo m\u00eb her\u00ebt se 48 or\u00eb para nisjes (p\u00ebr udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ajrore) ose 48 or\u00eb para mb\u00ebrritjes n\u00eb pik\u00ebn kufitare (p\u00ebr ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore).<\/p>\n<p>3.9 Personat nga mosha 12 vje\u00e7are deri n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are duhet t\u00eb posedojn\u00eb testin RT-PCR negativ jo m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>[Mbrojtja dhe siguria n\u00eb pun\u00eb]<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e institucioneve publike, nd\u00ebrmarrjeve publike qendrore e lokale, i bizneseve private, organizatave, si dhe subjektet tjera, duhet t\u00eb posedojn\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebposhtme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb ambientet e pun\u00ebs:<br \/>\n4.1 Certifikat\u00ebn e vaksinimit me m\u00eb s\u00eb paku dy doza ose nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs Janssen kund\u00ebr COVID-19;<\/p>\n<p>4.2 Personat me d\u00ebshmi mjek\u00ebsore nga mjeku specialist i fush\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse se kan\u00eb kund\u00ebrindikacione dhe jan\u00eb t\u00eb liruar nga vaksinimi, duhet t\u00eb posedojn\u00eb testin RT-PCR negativ p\u00ebr COVID 19 jo m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se nj\u00eb jav\u00eb;<\/p>\n<p>N\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb i lart\u00eb administrativ, apo pozita ekuivalente, institucioneve publike, private, si dhe subjektet tjera, \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 4.1 deri 4.2.<br \/>\nPun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit publik e privat, si dhe subjektet tjera obligohen q\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nevojat dhe natyr\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb identifikojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb stafin esencial, si dhe t\u00eb organizojn\u00eb pun\u00ebn vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb staf.<br \/>\nPun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit publik dhe privat, si dhe subjektet tjera udh\u00ebzohen t\u00eb krijojn\u00eb kushtet p\u00ebr kryerjen e detyrave t\u00eb pun\u00ebs nga sht\u00ebpia p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb staf esencial, sipas nevojave t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<br \/>\n\u00c7. [Masat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb mbrojtjes dhe higjien\u00ebs]<\/p>\n<p>Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, t\u00eb mbajn\u00eb dezinfektues p\u00ebr duar dhe nj\u00eb sasi t\u00eb maskave n\u00eb vende t\u00eb qasshme n\u00eb hyrje t\u00eb objektit si dhe n\u00eb ambientet e brendshme.<br \/>\nObligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7do objekti t\u00eb vendosin shenja t\u00eb dukshme t\u00eb rregullave t\u00eb sjelljes p\u00ebr mbrojtje nga COVID-19, p\u00ebrfshir\u00eb shenj\u00ebn e ndalimit t\u00eb hyrjes n\u00eb objekt pa maska, respektimin e distanc\u00ebs prej nj\u00eb (1) met\u00ebr dhe shenja promovuese p\u00ebr vaksinim sipas dizajnit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nObligohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb dezinfektimin dhe ajrosjen e hap\u00ebsirave t\u00eb mbyllura.<br \/>\nBartja e mask\u00ebs duke mbuluar hund\u00ebn dhe goj\u00ebn \u00ebsht\u00eb obligative n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, n\u00eb ambientet e mbyllura.<br \/>\nObligohen t\u00eb gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera q\u00eb t\u00eb caktojn\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb monitoroj\u00eb zbatimin e mas\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 11 dhe posedimin e d\u00ebshmive sipas pik\u00ebs 4.1 dhe 4.2.<br \/>\n[Kufizimi i qarkullimit]<br \/>\nKufizimi i qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb nga ora 00:00 deri n\u00eb ora 05:00, p\u00ebrve\u00e7:<br \/>\n13.1 Rasteve t\u00eb natyr\u00ebs urgjente (p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, blerje t\u00eb barnave, p\u00ebr t\u00eb ofruar kujdes ose ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebmtimin ose p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nj\u00eb rreziku l\u00ebndimi);<\/p>\n<p>13.2 Qarkullimit p\u00ebr personelin sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb siguris\u00eb dhe operator\u00ebt q\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb apo sh\u00ebrbime publike;<\/p>\n<p>13.3 Personelin e nd\u00ebrrimit t\u00eb nat\u00ebs t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb sigurojn\u00eb funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit (p\u00ebrfshir\u00eb transportin e mallrave\/sh\u00ebrbimeve), por me kusht q\u00eb t\u00eb pajisen me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga sistemi EDI i Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>13.4 Personat t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb d\u00ebshmi se duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb aeroport gjat\u00eb orarit t\u00eb kufizimit t\u00eb qarkullimit, p\u00ebr shkak se kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar p\u00ebrmes aeroplanit;<\/p>\n<p>13.5 Personave ndaj t\u00eb cil\u00ebt aplikohet leja e ve\u00e7ant\u00eb e p\u00ebrkohshme q\u00eb l\u00ebshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, sipas pik\u00ebs 15, p\u00ebr shkak t\u00eb domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qarkullimit gjat\u00eb or\u00ebs policore.<\/p>\n<p>Obligohen pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e tyre q\u00eb i n\u00ebnshtrohen kufizimit nga pika 13 t\u00eb ken\u00eb koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb banesat e tyre.<br \/>\nQendra Operative Emergjente e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme mundet q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr persona t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb kufizimi i qarkullimit t\u00eb orarit t\u00eb ju zgjatet p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<br \/>\nDh. [Institucionet e arsimit]<\/p>\n<p>Procesi edukativ-arsimor n\u00eb institucionet parashkollore dhe t\u00eb q\u00ebndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve p\u00ebr institucionet parashkollore t\u00eb IKSHPK t\u00eb dat\u00ebs 20.01.2022..<br \/>\nProcesi edukativ-arsimor n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e arsimit parauniversitar t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, si dhe n\u00eb qendrat e q\u00ebndrimit ditor zhvillohet n\u00eb p\u00ebrputhje me Udh\u00ebzuesit t\u00eb MAShTI p\u00ebr organizimin e procesit m\u00ebsimor n\u00eb kushtet e pandemis\u00eb Covid-19. Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin p\u00ebr aplikimin e skenar\u00ebve p\u00ebr organizimin e procesit m\u00ebsimor, var\u00ebsisht nga gjendja n\u00eb institucion dhe n\u00eb klasa.<br \/>\nProcesi m\u00ebsimor n\u00eb institucionet publike dhe private t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, si dhe n\u00eb institucionet aft\u00ebsuese dhe t\u00eb arsimit joformal, mund t\u00eb zhvillohet me prani fizike me kusht q\u00eb grupet mbi 50 persona t\u00eb akomodohen n\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs.<br \/>\nStudent\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ju mund\u00ebsohet regjistrimi n\u00eb konvikt duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 4.1 ose 4.2.<br \/>\nStudent\u00ebt n\u00eb institucionet publike dhe private universitare duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 4.1 ose 4.2, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ju lejohet hyrja n\u00eb objektin e institucionit.<br \/>\nStafi n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb institucionet parashkollore dhe t\u00eb q\u00ebndrimit ditor, duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 4.1 ose 4.2, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ju lejohet hyrja n\u00eb objektin e institucionit.<br \/>\nN\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb i lart\u00eb administrativ, apo pozita ekuivalente, i \u00e7do institucioni sipas pik\u00ebs 19, 20 dhe 21, \u00ebsht\u00eb i obliguar me vendim t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 4.1 ose 4.2.<br \/>\nT\u00eb gjitha institucioneve publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jasht\u00eb m\u00ebsimore, si\u00e7 jan\u00eb ekskursionet, sh\u00ebtitjet grupore, ahengjet e ndryshme t\u00eb stafit m\u00ebsimor apo t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve \u2013 student\u00ebve.<br \/>\n[Paraqitja p\u00ebr skemat sociale dhe pensionale]<br \/>\nMinistria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve udh\u00ebzohet t\u00eb liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfituesit e skemave sociale dhe pensionale q\u00eb menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt n\u00eb zyrat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb evidentimit, si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligjet p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\n[Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse p\u00ebrcaktohet ndryshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, lejohen grumbullimet n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura deri n\u00eb tridhjet\u00eb (30) persona (pun\u00ebtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). P\u00ebrve\u00e7 atyre n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are, obligohen pjes\u00ebmarr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ju lejohet hyrja n\u00eb k\u00ebto ambiente, si dhe organizatori obligohet t\u00eb siguroj distanc\u00ebn fizike prej nj\u00eb (1) met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave dhe kontrollimin e d\u00ebshmive p\u00ebrkat\u00ebse si:<br \/>\n25.1 Certifikat\u00ebn e vaksinimit me s\u00eb paku dy doza ose nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs Janssen kund\u00ebr COVID-19;<\/p>\n<p>25.2 Personat me d\u00ebshmi mjek\u00ebsore nga mjeku specialist i fush\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse se kan\u00eb kund\u00ebrindikacione dhe jan\u00eb t\u00eb liruar nga vaksinimi, duhet t\u00eb paraqesin testin RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, jo m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se 48 or\u00eb;<\/p>\n<p>25.3 Certifikat\u00ebn e vaksinimit me nj\u00eb doz\u00eb, jo m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se nj\u00eb (1) muaj.<\/p>\n<p>Mbledhjet e Kuvendit dhe t\u00eb Qeveris\u00eb lejohen pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej nj\u00eb (1) met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave.<br \/>\nQendra Operative Emergjente e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mundet q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb tejkalon numrin prej tridhjet\u00eb (30) persona, p\u00ebr ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik.<br \/>\nLejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, n\u00eb ambiente t\u00eb jashtme deri n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb (50) persona (publiku). Organizatori obligohet t\u00eb siguroj\u00eb mbajtjen e distanc\u00ebs fizike prej 1 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave dhe paraqitjen e d\u00ebshmive t\u00eb evidentuar n\u00eb pikat 25.1 deri 25.3 p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are dhe bartjen e mask\u00ebs.<br \/>\nPavar\u00ebsisht pik\u00ebs 27 dhe 28, p\u00ebr koncerte dhe festivale me publik n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vlejn\u00eb ndalesat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 32.<br \/>\nCeremonit\u00eb dhe ritet fetare lejohen t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre deri n\u00eb 50% t\u00eb kapacitetit shfryt\u00ebzues me kusht q\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb sipas pik\u00ebs 25.1 deri 25.3 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u lejohet hyrja n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura, n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzuesin p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are.<br \/>\nLejohen funeralet, duke siguruar q\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb mbajn\u00eb distanc\u00eb fizike prej nj\u00eb (1) met\u00ebr nga nj\u00ebri-tjetri.<br \/>\n[Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve t\u00eb caktuara]<br \/>\nPavar\u00ebsisht numrit t\u00eb personave, ndalohet veprimtaria e klubeve t\u00eb nat\u00ebs si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoq\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nGj. [Gastronomia]<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb lejohen t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre. Klient\u00ebt dhe stafi i gastronomis\u00eb duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb sipas pik\u00ebs 25.1 deri 25.3 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u lejohet hyrja n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura t\u00eb lokaleve, n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzuesin p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 atyre n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are.<br \/>\nN\u00eb lokalet e gastronomis\u00eb \u00ebsht\u00eb e obliguar t\u00eb caktohet nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3.<br \/>\nShfryt\u00ebzimi i hap\u00ebsirave t\u00eb mbyllura lejohet deri n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb (50%) e kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. N\u00eb hap\u00ebsirat e hapura lejohet shfryt\u00ebzimi deri n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb (70%) e kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku sh\u00ebrbehet ushqimi dhe pijet.<br \/>\nKuptimi i shprehjes \u2018hap\u00ebsir\u00eb e hapur\u2019 dhe \u2018hap\u00ebsir\u00eb e mbyllur\u2019 ka t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim me Ligjin Nr. 04\/L-156 p\u00ebr Kontrollin e Duhanit.<br \/>\nKlient\u00ebt duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ulur n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb lokaleve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb gastronomis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lejohet sh\u00ebrbimi i ushqimit apo pijeve, p\u00ebrve\u00e7:<br \/>\n37.1 Gjat\u00eb hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:<\/p>\n<p>37.2 Nd\u00ebrsa paguan porosin\u00eb;<\/p>\n<p>37.3 Gjat\u00eb shkuarjes apo kthimit nga tualeti;<\/p>\n<p>37.4 Kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb sh\u00ebndetit dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet nga pika 37.1 deri 37.4 \u00ebsht\u00eb e obliguar bartja e mask\u00ebs.<br \/>\nSh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb lejohet t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri n\u00eb or\u00ebn 23:00.<br \/>\nMuzika lejohet vet\u00ebm deri n\u00eb or\u00ebn 22:00.<br \/>\nP\u00ebrgjegj\u00ebsit e lokaleve duhet t\u00eb sigurohen q\u00eb distanca nd\u00ebrmjet klient\u00ebve n\u00eb tavolina t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb (1) met\u00ebr.<br \/>\nPjesa e prapme e nj\u00eb karrigeje, me pjes\u00ebn e prapme t\u00eb karriges tjet\u00ebr duhet jen\u00eb n\u00eb distanc\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb (1) met\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura lejohen deri n\u00eb 4 persona n\u00eb tavolin\u00eb. N\u00eb rast se tavolinat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se dy (2) metra, at\u00ebher\u00eb parakusht \u00ebsht\u00eb kufizimi prej pes\u00eb (5) persona n\u00eb 10 m2.<br \/>\nN\u00eb hap\u00ebsirat e jashtme lejohen deri n\u00eb gjasht\u00eb (6) persona n\u00eb tavolin\u00eb apo banak.<br \/>\n\u00c7do tavolin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e pajisur me dezinfektues q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb s\u00eb paku 60% alkool.<br \/>\nSh\u00ebrbimi \u201cd\u00ebrges\u00eb me porosi\u201d lejohet t\u00eb funksionoj\u00eb edhe pas or\u00ebs 23:00, pas pajisjes me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze t\u00eb higjien\u00ebs p\u00ebr vetur\u00ebn, porosit\u00eb dhe personelin.<br \/>\n[Qendrat tregtare dhe operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik]<br \/>\nLejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\nObligohen t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr veprimtari ekonomike e kan\u00eb tregtin\u00eb me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve n\u00eb lokal n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sipas rregullit \u2013 nj\u00eb (1) person p\u00ebr 8 m 2 . K\u00ebta operator\u00eb obligohen t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb hyrje numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb lejuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku lejohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb klient\u00ebt.<br \/>\nKlient\u00ebt dhe stafi n\u00eb qendra tregtare duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb objekt, p\u00ebrve\u00e7 atyre n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are.<br \/>\nSubjekti q\u00eb menaxhon me qendr\u00ebn tregtare \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3. dhe at\u00eb n\u00eb secil\u00ebn hyrje t\u00eb qendr\u00ebs tregtare.<br \/>\n[Puna me pal\u00eb]<br \/>\nN\u00eb institucionet publike, private dhe subjekte tjera, punonj\u00ebsit\/personeli i cili ka pun\u00eb me pal\u00eb\/kontakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me klient\u00eb (duke p\u00ebrfshir\u00eb, por duke mos u kufizuar, berber\u00eb, vozit\u00ebsit e taksive, punonj\u00ebsit n\u00eb markete dhe banka etj.), duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Obligohet t\u00eb caktohet nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3. Inkurajohet pranimi i pagesave n\u00eb form\u00eb elektronike, n\u00eb vend t\u00eb keshit.<br \/>\nPersoni p\u00ebrgjegj\u00ebs i institucionit publik, privat apo i subjekteve tjera, obligohet q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb rreshtimin apo tubimin brenda dhe jasht\u00eb ambientit t\u00eb pun\u00ebs\/biznesit, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse mbahet distanc\u00eb fizike prej t\u00eb pakt\u00ebn 1 met\u00ebr nga grupet e tjera t\u00eb personave.<br \/>\n[Transporti publik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar]<br \/>\nNdalohet hyrja n\u00eb mjetet e transportit publik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar pa mask\u00eb.<br \/>\nOperator\u00ebt e transportit rrugor t\u00eb udh\u00ebtareve lejohen t\u00eb punojn\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 50% t\u00eb kapacitetit t\u00eb ul\u00ebseve.<br \/>\nN\u00eb taksi lejohen t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb deri n\u00eb dy (2) udh\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nStafi dhe pasagjer\u00ebt e transportit publik duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u lejohet veprimtaria, respektivisht udh\u00ebtimi n\u00eb mjetet e transportit publik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrve\u00e7 atyre n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are.<br \/>\nSecili operator \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb \u00e7do mjet t\u00eb transportit publik, q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb pasagjer\u00ebt p\u00ebr posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3.<br \/>\n[Teatrot, bibliotekat, etj.]<br \/>\nBibliotekat, muzet\u00eb, kinemat\u00eb, teatrot, qendrat rinore, qendrat e kultur\u00ebs me grupe apo institucionet tjera t\u00eb ngjashme vart\u00ebse t\u00eb MKRS-s\u00eb apo t\u00eb Komunave, lejohet t\u00eb punojn\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 50% t\u00eb kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse, me kusht q\u00eb publiku t\u00eb jet\u00eb i ulur n\u00eb karrige. Obligohet mbajtja e mask\u00ebs dhe distanc\u00ebs fizike prej nj\u00eb (1) met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave.<br \/>\nShfryt\u00ebzuesit e veprimtarive sipas pik\u00ebs 58, duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb objekt, p\u00ebrve\u00e7 atyre n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are.<br \/>\nN\u00eb veprimtarit\u00eb sipas pik\u00ebs 58, duhet t\u00eb caktohet me vendim nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3.<br \/>\n[Sporti dhe rekreacioni]<br \/>\nLejohen organizimi i garave sportive dhe st\u00ebrvitjeve p\u00ebrkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave bot\u00ebrore p\u00ebr organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojt\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nNumri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb gar\u00eb (sportist\u00eb, klube, zyrtar\u00eb, dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs tjer\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e gar\u00ebs) p\u00ebrcaktohet nga federatat sportive duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs dhe masat tjera mbrojt\u00ebse. N\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb hapura nuk lejohet prania e shikuesve.<br \/>\nN\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura lejohet prania e shikuesve deri n\u00eb 10% t\u00eb kapacitetit t\u00eb objektit apo hap\u00ebsir\u00ebs sportive (stadium, salla sportive, pishina, hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb mbyllura) duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs prej 1 met\u00ebr dhe masat tjera mbrojt\u00ebse.<br \/>\nN\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb jashtme lejohet prania e shikuesve deri n\u00eb 30% t\u00eb kapacitetit t\u00eb objektit apo hap\u00ebsir\u00ebs sportive (stadium, salla sportive, pishina, hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb mbyllura) duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs prej 1 met\u00ebr dhe masat tjera mbrojt\u00ebse.<br \/>\nShikuesit n\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura apo t\u00eb jashtme, duhet t\u00eb posedojn\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3.<br \/>\nOrganizator\u00ebt e gar\u00ebs jan\u00eb t\u00eb obliguar t\u00eb caktojn\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrollimin e posedimit t\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb sipas pik\u00ebs 25.1 deri 25.3, si dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin masat specifike, n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me protokollet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr menaxhimin e mas\u00ebs (tifoz\u00ebve) para, gjat\u00eb dhe pas hyrjes n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn sportive.<br \/>\nLejohet shfryt\u00ebzimi i fitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme p\u00ebr aktivitete individuale rekreative. Klient\u00ebt dhe stafi, duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi.<br \/>\n\u00c7do fitnes, palest\u00ebr dhe i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb caktoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb punonj\u00ebs i cili do t\u00eb kontrolloj\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri<br \/>\n25.3.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzimiifitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme, b\u00ebhet n\u00eb proporcion 1 klient n\u00eb 10 m 2 .<br \/>\nObligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve t\u00eb tjera p\u00ebr pastrimit) n\u00eb secil\u00ebn pajisje t\u00eb fitnesit me q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimit dhe dezinfektimit t\u00eb tyre nga secili klient pas p\u00ebrdorimit.<br \/>\n[Banjat termale]<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb banja termale, klient\u00ebt dhe stafi duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3t\u00eb k\u00ebtij Vendimi, p\u00ebrve\u00e7 atyre n\u00ebn mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are. Obligohet caktimi i t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb punonj\u00ebsi i cili do t\u00eb kontrolloj\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3.<br \/>\n[Tregjet dhe therja e kafsh\u00ebve]<br \/>\nTregjet publike t\u00eb automjeteve, kafsh\u00ebve dhe shpez\u00ebve lejohet t\u00eb zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 50% t\u00eb kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse. Obligohet mbajtja e mask\u00ebs dhe vendosja e tezgave n\u00eb distanc\u00eb fizike prej t\u00eb pakt\u00ebn dy (2) metra.<br \/>\n[T\u00eb dh\u00ebnat personale dhe m\u00ebnyra e kontrollimit t\u00eb d\u00ebshmive sipas pik\u00ebs 4.1 deri<br \/>\n4.2]<\/p>\n<p>Caktimi i personave t\u00eb autorizuar apo punonj\u00ebsve t\u00eb autorizuar p\u00ebr kontrollimin e d\u00ebshmive sipas pik\u00ebs 25.1 deri 25.3, b\u00ebhet p\u00ebrmes vendimit ku p\u00ebrcaktohet emri dhe mbiemri i personit t\u00eb autorizuar. K\u00ebta persona duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb identifikuesh\u00ebm p\u00ebrmes kartel\u00ebs\/shenj\u00ebs identifikuese dhe emrat e tyre t\u00eb afishohen n\u00eb hyrje t\u00eb institucionit, qendrave tregtare, lokaleve t\u00eb gastronomis\u00eb dhe cilitdo biznes tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prezantimi i d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3, b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb e cila nuk lejon q\u00eb personat e autorizuar ose sh\u00ebrbimet e autorizuara p\u00ebr t\u00eb kontrolluar posedimin e tyre, t\u2019i mbajn\u00eb, t\u2019i ruajn\u00eb, t\u2019i regjistrojn\u00eb apo p\u00ebrpunojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen n\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme, p\u00ebrpos n\u00ebse subjekti i t\u00eb dh\u00ebnave ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin e tij n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar p\u00ebr p\u00ebrpunimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Personat e autorizuar dhe t\u00eb caktuar me em\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb pik\u00ebn 25.1 deri 25.3, n\u00eb rastet kur subjekti i t\u00eb dh\u00ebnave ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin e tij n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar p\u00ebr p\u00ebrpunimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, nuk lejohen t\u2019i mbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat ose rip\u00ebrdorin ato p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr konstatimin e posedimit t\u00eb d\u00ebshmive, n\u00eb interes t\u00eb sh\u00ebndetit publik dhe p\u00ebr q\u00ebllimet e vetme p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb COVID-19.<br \/>\nNj. [Udh\u00ebzuesit dhe sqarimet]<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj dhe plot\u00ebsoj udh\u00ebzuesit e p\u00ebrkohsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19 si n\u00eb vijim:<br \/>\n76.1 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aplikimin e masave t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19;<\/p>\n<p>76.2 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr sektorin e sh\u00ebrbimeve personale dhe bizneseve, industris\u00eb, administrat\u00ebs publike dhe OJQ-ve;<\/p>\n<p>76.3 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet arsimore t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve;<\/p>\n<p>76.4 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;<\/p>\n<p>76.5 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr tubimet fetare, varrime, pun\u00ebtori dhe aktivitete kulturore;<\/p>\n<p>76.6 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;<\/p>\n<p>76.7 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr transportin publik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/p>\n<p>76.8 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor;<\/p>\n<p>76.9 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aviacionin civil;<\/p>\n<p>76.10 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet korrektuese, qendra t\u00eb azilit dhe t\u00eb mbajtjes p\u00ebr t\u00eb huaj;<\/p>\n<p>Udh\u00ebzuesit nga pika 76 jan\u00eb t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat dhe sektor\u00ebt ndaj t\u00eb cil\u00ebve zbatohen.<br \/>\nObligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb n\u00eb rast nevoje t\u00eb nxjerr sqarime p\u00ebr pikat e k\u00ebtij<br \/>\nVendimi.<\/p>\n<p>[Zbatimi]<\/p>\n<p>Obligohet Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, AUV dhe Policia e Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtabet emergjente komunale, t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e k\u00ebtij vendimi dhe t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb<br \/>\nZyr\u00ebn e Kryeministrit raport javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn l6:00).<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ShSKUK dhe IKShPK t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raportin javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn 16:00) p\u00ebr zbatimin e masave, gjendjen n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, gjendjen epidemiologjike dhe parashikimet p\u00ebr dy jav\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb, bazuar n\u00eb Ligjin Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb COVID-19, n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb nxjerr vendime operacionale var\u00ebsisht prej situat\u00ebs epidemiologjike dhe rekomandimeve t\u00eb IKShPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Obligohet Policia e Kosov\u00ebs dhe inspektoratet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb mbik\u00ebqyrin zbatimin e masave, vendimeve t\u00eb tjera dhe udh\u00ebzuesve p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb Ligjit Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkel\u00ebsit e masave, organet kompetente obligohen t\u00eb shqiptojn\u00eb masat nd\u00ebshkimore sipas Ligjit Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb tjera n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>I vetmi autoritet q\u00eb mund t\u00eb interpretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkaq \u00e7do institucion tjet\u00ebr mund t\u00eb ofroj\u00eb sqarime p\u00ebr kategorit\u00eb respektive p\u00ebr t\u00eb cilat aplikohet ky vendim, vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb atij sqarimi nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n[Shfuqizimi i vendimit Nr. 01\/55]<br \/>\nShfuqizohet Vendimi i Qeveris\u00eb Nr. 01\/55, i dat\u00ebs 21.01.2022.<br \/>\n[Hyrja n\u00eb fuqi]<br \/>\nVendimi hyn n\u00eb fuqi m\u00eb dat\u00ebn 05.02.2022.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb mbledhjen e mbajtur dje online ka miratuar masat e reja p\u00ebr mbrojtje ndaj COVID-19. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, kryeministri Kurti tha se masat antiCOVID do t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohen n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb situat\u00ebs pandemike. Nd\u00ebrsa, ministri Latifi b\u00ebri t\u00eb ditur disa nga masat, si shkurtimi i or\u00ebs policore, heqja e mask\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":103633,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105456","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103633"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}