{"id":106041,"date":"2022-02-13T10:44:41","date_gmt":"2022-02-13T09:44:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=106041"},"modified":"2022-02-13T11:48:03","modified_gmt":"2022-02-13T10:48:03","slug":"mungesa-e-gazit-rus-mund-te-shkaktoje-katastrofe-ne-evrope","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mungesa-e-gazit-rus-mund-te-shkaktoje-katastrofe-ne-evrope\/","title":{"rendered":"Mungesa e gazit rus mund t\u00eb shkaktoj\u00eb \u201ckatastrof\u00eb\u201d n\u00eb Evrop\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gazi natyror q\u00eb rrjedh nga tubacionet e Rusis\u00eb, ngroh sht\u00ebpit\u00eb dhe objektet n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, Rusia \u00ebsht\u00eb furnizuesja m\u00eb e madhe e Evrop\u00ebs me k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb. Nj\u00eb e treta e gazit, q\u00eb arrin n\u00eb kontinent, kalon p\u00ebrmes Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani, kur frika p\u00ebr pushtimin e Ukrain\u00ebs nga Rusia \u00ebsht\u00eb rritur, nj\u00ebsoj jan\u00eb rritur edhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr zvog\u00eblimin ose nd\u00ebrprerjen e gazit rus n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara, por edhe vende t\u00eb tjera per\u00ebndimore, e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar Rusin\u00eb me sanksione shkat\u00ebrruese, n\u00ebse sulmon Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit rus\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar se n\u00ebse vendi i tyre shk\u00ebputet nga sistemi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i bankave, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar, at\u00ebher\u00eb gazi rus nuk do t\u00eb rrjedh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Rusia shk\u00ebputet nga SWIFT, at\u00ebher\u00eb ne nuk do t\u00eb kemi para n\u00eb qarkullim. Dhe bler\u00ebsit tan\u00eb, e para s\u00eb gjithash vendet evropiane, nuk do t\u2019i marrin mallrat tona: naft\u00ebn, gazin, metalet dhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb importeve t\u00eb tyre\u201d, ka th\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Federat\u00ebs ruse, Nikolay Zhuravlev, p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve Tass.<\/p>\n<p>K\u00ebto paralajm\u00ebrime kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb furnizime alternative.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cSHBA-ja dhe BE-ja jan\u00eb duke punuar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb siguruar furnizim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb me gaz natyror, nga burime t\u00eb ndryshme anemban\u00eb globit\u201d.<\/p>\n<p>Von der Leyen ka diskutuar p\u00ebr blerje t\u00eb gazit edhe me emirin e Katarit. Komisionarja e BE-s\u00eb p\u00ebr Energjin\u00eb, Kadri Simson, \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb bisedime me Azerbajxhanin, nd\u00ebrsa m\u00eb 7 shkurt \u00ebsht\u00eb mbledhur edhe K\u00ebshilli i Energjis\u00eb SHBA-BE, p\u00ebr t\u00eb diskutuar alternativat.<\/p>\n<p>Disa analist\u00eb thon\u00eb se me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet, gazi rus do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, s\u00eb paku edhe p\u00ebr 10-15 vjet. Nikos Tsafos, ekspert p\u00ebr sigurin\u00eb energjetike n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime Strategjike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, flet p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cGazi rus \u00ebsht\u00eb kritik p\u00ebr Evrop\u00ebn. Ai mbulon rreth 40 deri n\u00eb 45 p\u00ebr qind t\u00eb importeve t\u00eb Evrop\u00ebs. P\u00ebr disa vende \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se p\u00ebr t\u00eb tjerat. Realiteti \u00ebsht\u00eb se, tani p\u00ebr tani dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, Evropa nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa gazin rus\u201d.<\/p>\n<p>Tsafos thot\u00eb se nd\u00ebrprerjet e vogla t\u00eb furnizimeve ruse do ta r\u00ebndonin, por nuk do ta prishnin sistemin. Nd\u00ebrprerja e plot\u00eb, sipas tij, do t\u00eb ishte di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nd\u00ebrpritet vet\u00ebm gazi q\u00eb kalon p\u00ebrmes Ukrain\u00ebs, kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e dhimbshme, por e menaxhueshme. N\u00ebse flasim p\u00ebr reduktim n\u00eb zero t\u00eb gazit rus n\u00eb Evrop\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte katastrof\u00eb. Do t\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr me nj\u00eb humbje kaq t\u00eb madhe\u201d, thot\u00eb Tsafos.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb Ukrain\u00ebs, Rusia shfryt\u00ebzon disa tubacione direkte p\u00ebr ta d\u00ebrguar gazin n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb mesin e tyre: tubacioni Rrjedha e Veriut q\u00eb e \u00e7on gazin direkt n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Tsafos thot\u00eb se vitin e kaluar, Rusia ka eksportuar rreth 180 miliard\u00eb metra kub gaz n\u00eb Evrop\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 40 miliard\u00eb kan\u00eb kaluar p\u00ebrmes Ukrain\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 Rusis\u00eb, nj\u00eb sasi t\u00eb gazit p\u00ebr kontinentin evropian e siguron edhe Norvegjia, Algjeria e Katari.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Exposen\u00eb, Thierry Bros, specialist i tregut evropian t\u00eb gazit n\u00eb Universitetin Sciences Po n\u00eb Paris, thot\u00eb se nuk beson se Rusia do ta nd\u00ebrpres\u00eb plot\u00ebsisht gazin n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse vjen deri te mungesat, ai thot\u00eb se nj\u00eb opsion p\u00ebr ta mbajtur Evrop\u00ebn t\u00eb furnizuar \u00ebsht\u00eb gazi i l\u00ebngsh\u00ebm natyror, i cili transportohet me cisterna oqeanike n\u00eb vend t\u00eb tubacioneve.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb presim m\u00eb shum\u00eb gaz nga Norvegjia, nuk mund t\u00eb presim m\u00eb shum\u00eb gaz nga Algjeria e vende t\u00eb tjera. Zgjidhja e vetme \u00ebsht\u00eb gazi i l\u00ebngsh\u00ebm natyror\u201d, thot\u00eb Bros.<\/p>\n<p>Gazi i l\u00ebngsh\u00ebm natyror \u00ebsht\u00eb gaz natyror q\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb l\u00ebng, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb magazinohet dhe t\u00eb transportohet m\u00eb leht\u00eb. N\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb gazit rus, nuk ka mjaftuesh\u00ebm as gaz t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm natyror. Sasia nuk mund t\u00eb rritet brenda nat\u00ebs dhe terminalet e eksportit kushtojn\u00eb miliarda dollar\u00eb. Profesori Bros thot\u00eb se Evropa \u00ebsht\u00eb treguar \u201cnaive\u201d me var\u00ebsin\u00eb e madhe nga Rusia.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb tregu t\u00eb gazit duam me Rusin\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb p\u00ebr disa nga v\u00ebllimet tona. Por, duhet t\u00eb shikojm\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi ta zvog\u00eblojm\u00eb k\u00ebt\u00eb var\u00ebsi nga Rusia n\u00eb vitet e ardhshme. Ky do t\u00eb duhej t\u00eb ishte rezultati i k\u00ebsaj krize\u201d, thot\u00eb Bros.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm mendon edhe Nikos Tsafos, nga Qendra p\u00ebr Studime Strategjike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Uashington. Sipas tij, Evropa duhet t\u00eb mendoj\u00eb n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb dhe var\u00ebsia nga Rusia zvog\u00eblohet duke p\u00ebrdorur m\u00eb pak gaz.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja m\u00eb e mir\u00eb e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb reformimi dhe riorganizimi i sistemit t\u00eb saj energjetik drejt nj\u00eb energjie me emetime m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb karbonit. Nuk duhet t\u00eb kemi iluzione se kjo do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb ose do t\u2019i zgjidh\u00eb t\u00eb gjitha problemet. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto probleme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Evropa, lidhen direkt me sistemin e hidrokarbureve q\u00eb Evropa ka. N\u00ebse kalohet n\u00eb burime t\u00eb pastra t\u00eb energjis\u00eb, disa nga k\u00ebto probleme do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb pak t\u00eb dukshme\u201d, thot\u00eb Tsafos.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit t\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb statistikave t\u00eb BE-s\u00eb, Eurostat, var\u00ebsia e BE-s\u00eb nga gazi natyror ka qen\u00eb 83.5% n\u00eb vitin 2020. M\u00eb 2019-\u00ebn ka qen\u00eb 89.5%.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e energjis\u00eb elektrike n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb rritur qysh vitin e kaluar dhe dy bashk\u00ebbiseduesit e mi thon\u00eb se ato do t\u00eb rriten edhe m\u00eb, n\u00ebse Evropa detyrohet t\u00eb gjeja alternativa p\u00ebr furnizimin me gaz.<\/p>\n<p>Gazi natyror mund t\u00eb ruhet, por rezervat jan\u00eb tashm\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se zakonisht, sepse Rusia thuhet se i ka zvog\u00ebluar eksportet n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Kreu i Agjencis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Energji, Fatih Birol, ka th\u00ebn\u00eb muajin e kaluar se kompania ruse e gazit, Gazprom, i ka ulur eksportet n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr 25% n\u00eb tremujorin e fundit t\u00eb vitit 2021, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit paraprak. Gazprom, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb se po i respekton kontratat.<\/p>\n<p>Rezervat mund t\u00eb zgjasin deri n\u00eb prill<br \/>\nNj\u00eb analiz\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Instituti Bruegel n\u00eb Bruksel, i cili merret me hulumtime t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, tregon se n\u00ebse Rusia ndalon t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb gaz n\u00eb Bashkimin Evropian n\u00eb muajin shkurt, rezervat e bllokut mund t\u00eb zgjasin deri n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Po, a do t\u00eb ishte nd\u00ebrprerja e gazit p\u00ebr Evrop\u00ebn interes i Rusis\u00eb? P\u00ebr Eposen\u00eb flet Tierry Bros, nga Universiteti Sciences Po:<\/p>\n<p>\u201cGazprom fiton rreth 6 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr gazin q\u00eb shet n\u00eb Evrop\u00eb. Andaj, un\u00eb mendoj se nuk do t\u00eb ishte skenar i mir\u00eb q\u00eb pompat e gazit ta zvog\u00eblonin rrjedh\u00ebn e gazit. Un\u00eb mendoj se skenar i mundsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb Rusia vet\u00ebm ta zvog\u00ebloj\u00eb furnizimin, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gazi rrjedh n\u00eb Evrop\u00eb dhe Rusia fiton euro ose dollar\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, duke reduktuar gazin, Rusia mund t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb m\u00ebtejshme midis vendeve evropiane, sepse disa do t\u00eb trajtohen m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjerat\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Eurostat-it, importueset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gazit rus n\u00eb Bashkimin Evropian jan\u00eb Gjermania dhe Italia, nd\u00ebrsa jasht\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb Turqia dhe Bjellorusia.<\/p>\n<p>Gazi rus rrjedh n\u00eb Evrop\u00eb tash e sa dekada, ka rrjedhur edhe n\u00eb periudha t\u00eb kriz\u00ebs, madje edhe gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Frika tani \u00ebsht\u00eb nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili jo rrall\u00eb p\u00ebrshkruhet si i paparashikuesh\u00ebm. Gazeta amerikane, New York Times, ka pasur m\u00eb 3 shkurt nj\u00eb shkrim me titull: \u201cPutin ka kursyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas gazet\u00ebs, Putin, \u201cgjat\u00eb disa viteve t\u00eb fundit, e ka ristrukturuar ekonomin\u00eb e vendit t\u00eb tij me q\u00ebllimin specifik p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb presionit financiar per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRusia e ka zvog\u00ebluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike p\u00ebrdorimin e dollarit e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe lev\u00ebn e Uashingtonit\u201d, ka shkruar mes tjerash New York Times.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazi natyror q\u00eb rrjedh nga tubacionet e Rusis\u00eb, ngroh sht\u00ebpit\u00eb dhe objektet n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, Rusia \u00ebsht\u00eb furnizuesja m\u00eb e madhe e Evrop\u00ebs me k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb. Nj\u00eb e treta e gazit, q\u00eb arrin n\u00eb kontinent, kalon p\u00ebrmes Ukrain\u00ebs. Tani, kur frika p\u00ebr pushtimin e Ukrain\u00ebs nga Rusia \u00ebsht\u00eb rritur, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":106047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-106041","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106041"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106041\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}