{"id":106048,"date":"2022-02-13T13:32:17","date_gmt":"2022-02-13T12:32:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=106048"},"modified":"2023-02-26T12:51:51","modified_gmt":"2023-02-26T11:51:51","slug":"ekonomistet-kerkojne-qe-te-lejohet-terheqja-e-20-te-parave-nga-trusti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekonomistet-kerkojne-qe-te-lejohet-terheqja-e-20-te-parave-nga-trusti\/","title":{"rendered":"Ekonomist\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb lejohet t\u00ebrheqja e 20% t\u00eb parave nga Trusti"},"content":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt bisedoi Ekonomia Online, propozojn\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u2019ua mund\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebve edhe nj\u00eb t\u00ebrheqje nga Fondi Pensional, prej 20 p\u00ebr qind. Kjo, sipas tyre, do ta zbuste sadopak situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb financiare aktuale, do t\u00eb ndikonte n\u00eb rritjen e konsumit dhe ngjalljen e aktivitetit ekonomik te bizneset.<\/p>\n<p>Me Ligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike, t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetar\u00ebve iu ishte mund\u00ebsuar t\u00eb t\u00ebrheqin 10 p\u00ebr qind t\u00eb kursimeve nga Trusti. P\u00ebr kat\u00ebr muaj sa zgjati aplikimi, 427 371 veta t\u00ebrhoq\u00ebn mbi 197 milion\u00eb euro. Rreth 120 milion\u00eb euro prej tyre do t\u00eb rimbursohen n\u00eb 5 vitet e ardhshme, p\u00ebr personat q\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn m\u00eb pak se 1 mij\u00eb euro (kishin n\u00ebn 10 mij\u00eb euro kursime).<\/p>\n<p>Mustaf\u00eb Kadrijaj, ekspert i ekonomis\u00eb, thot\u00eb se pandemia Covid-19 e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten dhe ka ndikuar n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, n\u00eb uljen e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e kriz\u00ebs ekonomike dhe financiare.<\/p>\n<p>Kadrijaj tha p\u00ebr EO se meq\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs nuk po mund t\u2019i p\u00ebrkrah\u00eb bizneset dhe qytetar\u00ebt, s\u00eb paku duhet t\u2019ua jap\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u2019i t\u00ebrheqin 20% nga Trusti.<\/p>\n<p>Sipas tij, pandemia ka ulur nivelin e mjeteve n\u00eb portofolin e \u00e7do qytetarit dhe t\u00eb secilit biznes. \u201cK\u00ebto probleme u bart\u00ebn dhe ndikuan n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebmit, si n\u00eb sektorin e ushqimeve e t\u00eb ngjashme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb se meq\u00eb Kosova nuk disponon nj\u00eb buxhet t\u00eb fuqish\u00ebm dhe nuk ka mundur q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkrah\u00eb bizneset dhe qytetar\u00ebt, erdh\u00ebm deri tek nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb secili, edhe bizneset edhe qytetar\u00ebt, t\u00eb jen\u00eb para nj\u00eb akti t\u00eb kryer\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00eb kjo qeveri nuk po ka asnj\u00eb zgjidhje dhe as nuk po i p\u00ebrkrah p\u00ebrmes buxhetit, s\u00eb paku duhet t\u2019ia lejoj\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb t\u2019i t\u00ebrheqin kursimet e tyre\u2026T\u2019ua jap\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb rritet fuqia financiare. Fuqia financiare ndikon n\u00eb rritjen e konsumit q\u00eb do t\u00eb kishte ngjall\u00eb edhe aktivitetin ekonomik te bizneset, por edhe do t\u00eb kishte fuqizuar portofolin e \u00e7do qytetari\u201d, shprehet Kadrijaj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00ebseardhur p\u00ebr qytetar\u00ebt t\u00ebrheqja e 20 % t\u00eb Trustit p\u00ebr faktin se do ta leht\u00ebsonte jet\u00ebn ekonomike t\u00eb tyre. Po ashtu do t\u00eb ndikonte n\u00eb fuqizimin e konsumit, rrjedhimisht do t\u00eb ndihmonte edhe vet\u00eb biznesin\u201d, argumenton ai.<\/p>\n<p>Jakup Bellaqa, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike si dhe profesor universitar, po ashtu, mb\u00ebshtet iden\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb lejohen t\u00eb t\u00ebrheqin edhe 20 p\u00ebr qind t\u00eb kursimeve t\u00eb tyre nga Trusti Pensional.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u2019i lejoj\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aplikuar edhe m\u00eb her\u00ebt nga qeverit\u00eb e kaluara. Ato jan\u00eb mjete t\u00eb qytetarit, jan\u00eb mjete t\u00eb lira, mundet t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve duhet, kish qen\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb si alternativ\u00eb e mundshme, sepse edhe rritet fuqia bler\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKishte qen\u00eb nj\u00eb zgjidhje optimale me dal\u00eb nga kjo situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsi financiare\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>Por, Bellaqa thekson se krahas 20-p\u00ebrqind\u00ebshit t\u00eb Trustit, Qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb dhe masa t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ndihmuar popullat\u00ebn dhe bizneset.<\/p>\n<p>Sipas tij, shteti p\u00ebrmes Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) duhet t\u00eb shikoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb me bankat komerciale t\u00eb mund\u00ebsohen kredi afatgjata p\u00ebr bizneset, t\u00eb ulen normat e kamatave, p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebr kredit\u00eb konsumuese \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dilet nga kjo situat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja e 10% t\u00eb kursimeve ishte mund\u00ebsuar me Ligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike, i votuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs si ndihm\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e pandemis\u00eb. Qysh at\u00ebher\u00eb kishte pasur propozime q\u00eb qytetar\u00ebve t\u2019iu lejohej t\u00eb merrnin deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind nga Fondi Pensional i tyre.<\/p>\n<p>Deputeti i PDK-s\u00eb, Bekim Haxhiu, kishte propozuar q\u00eb bazuar n\u00eb shum\u00ebn e kursimeve t\u00eb ndryshonte dhe p\u00ebrqindja.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte mbetur n\u00eb opozit\u00eb, e kishte kund\u00ebrshtuar t\u00ebrheqjen e kursimeve pensionale, sikurse dhe rimbursimin, me arsyetimin se \u201cp\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb paga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha prej shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN) kishte dal\u00eb kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb 10-p\u00ebrqind\u00ebshit nga Fondi Pensional i Kursimeve. Sipas FMN-n\u00eb, t\u00ebrheqja e k\u00ebtyre parave, zvog\u00eblon pensionet e ardhshme dhe kufizon madh\u00ebsin\u00eb e tregut t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb kapitalit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt bisedoi Ekonomia Online, propozojn\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u2019ua mund\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebve edhe nj\u00eb t\u00ebrheqje nga Fondi Pensional, prej 20 p\u00ebr qind. Kjo, sipas tyre, do ta zbuste sadopak situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb financiare aktuale, do t\u00eb ndikonte n\u00eb rritjen e konsumit dhe ngjalljen e aktivitetit ekonomik te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":106049,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[120],"tags":[],"class_list":{"0":"post-106048","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106048\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}