{"id":108256,"date":"2022-03-10T18:02:31","date_gmt":"2022-03-10T17:02:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=108256"},"modified":"2022-03-10T18:02:31","modified_gmt":"2022-03-10T17:02:31","slug":"cmimet-nuk-jane-rritur-ne-ukraine-e-pse-ne-kosove-po","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cmimet-nuk-jane-rritur-ne-ukraine-e-pse-ne-kosove-po\/","title":{"rendered":"\u00c7mimet nuk jan\u00eb rritur n\u00eb Ukrain\u00eb, e pse n\u00eb Kosov\u00eb po?"},"content":{"rendered":"<p>Publicisti dhe gazetari me banim n\u00eb Lond\u00ebr, Daut Dauti, ka kritikuar rritjen alarmanteve t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb Kosov\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analogji mes Kosov\u00ebs dhe Ukrain\u00ebs, transmeton Gazeta Online Reporteri.net. P\u00ebr t\u00eb, k\u00ebto rritje \u00e7mimesh nuk duhej t\u00eb ndodhnin, p\u00ebrderisa n\u00eb vendin ku po luftohet, n\u00eb Ukrain\u00eb, nuk ka pasur rritje \u00e7mimesh pavar\u00ebsisht nevojave.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se rritja e \u00e7mimeve t\u00eb vajit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb alarmuese.<\/p>\n<p>\u201cRritja e paarsyeshme e \u00e7mimeve, sidomos e vajit, \u00ebsht\u00eb alarmuese. Nuk mundet nj\u00eb lit\u00ebr vaj t\u00eb jet\u00eb tri her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb se n\u00eb Lond\u00ebr, qytet i cili ka fuqi bler\u00ebse disa qindra her\u00eb m\u00eb madhe dhe q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb luft\u00ebs sulmohet i pari.\u201d<\/p>\n<p>Tutje, ai ka kritikuar edhe qytetar\u00ebt q\u00eb po blejn\u00eb rezerva t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vajit dhe miellit, por q\u00eb, sipas tij, fajin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e shtetit.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit tan\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr shkak se nuk besojn\u00eb n\u00eb shtetin dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre. Edhe, nuk kan\u00eb aq shum\u00eb faj, pasi q\u00eb shteti dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre n\u00eb k\u00ebto raste i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb balt\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Shkrimi i tij i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Pse ngriten \u00e7mimet?<br \/>\nGazetar\u00ebt e huaj n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb mesin e tyre edhe Tim Judah, me t\u00eb cilin bisedova para pak dit\u00ebsh, lajm\u00ebrojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk jan\u00eb ngritur \u00e7mimet. Madje, edhe n\u00eb Kiev q\u00eb bombardohet nga forcat ruse, gj\u00ebrat themelore ushqimore dhe barnat shiten n\u00eb shitore e barnatore si m\u00eb par\u00eb. Nj\u00ebsoj, me t\u00eb njejtin \u00e7mim.<br \/>\nN\u00ebse \u00e7mimet nuk kan\u00eb ndryshuar mu n\u00eb vatr\u00ebn e luft\u00ebs, pra n\u00eb Ukrain\u00eb, pse ato rriten, madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb astronomike, n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri ku gjasat p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebrdrejti n\u00eb luft\u00eb jan\u00eb minimale?<br \/>\nRritja e paarsyeshme e \u00e7mimeve, sidomos e vajit, \u00ebsht\u00eb alarmuese. Nuk mundet nj\u00eb lit\u00ebr vaj t\u00eb jet\u00eb tri her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb se n\u00eb Lond\u00ebr, qytet i cili ka fuqi bler\u00ebse disa qindra her\u00eb m\u00eb madhe dhe q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb luft\u00ebs sulmohet i pari. Ngritja e \u00e7mimeve n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm faj i tregtar\u00ebve dhe qeveris\u00eb, e cila e lejon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ngritja e \u00e7mimeve vjen si rezultat i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt blejn\u00eb miell me tonelata dhe vaj me kuintal\u00eb.<br \/>\nPse k\u00ebta njer\u00ebz e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Pse blejn\u00eb kaq shum\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se kan\u00eb frik\u00eb nga lufta. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb qesharake. Gjasat q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb luft\u00eb jan\u00eb minimale. Por, po e marrim se \u00ebsht\u00eb rrezik i v\u00ebrtet\u00eb dhe se kjo gj\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. At\u00ebher\u00eb, \u00e7ka iu duhet mielli dhe vaji i rezervuar pa hesap\u00eb?<br \/>\nNjer\u00ebzit tan\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr shkak se nuk besojn\u00eb n\u00eb shtetin dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre. Edhe, nuk kan\u00eb aq shum\u00eb faj, pasi q\u00eb shteti dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre n\u00eb k\u00ebto raste i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb balt\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb rast lufte kan\u00eb ikur dhe s\u00eb bashku me tregtar\u00ebt jan\u00eb pasuruar. Prandaj, njeriu yn\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste e ringjall\u00eb elementin feudal: mekanizmin e familjes. E zbaton nj\u00eb veprim primitiv q\u00eb me t\u00eb ta siguroj familjen.<br \/>\nPor, k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb siguri p\u00ebr shkak se n\u00eb rast lufte njer\u00ebzit nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mbyllen dhe ta harxhojn\u00eb vajin dhe miellin duke e soditur luft\u00ebn. Njer\u00ebzit te ne, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb keqe, ende nuk e kan\u00eb kuptuar se n\u00eb luft\u00eb mbrohet shteti e jo familja. Krijimi i rezervave individuale apo familjare \u00ebsht\u00eb mentalitet q\u00eb nuk p\u00ebrkon me modernen. N\u00ebse dikush ka siguruar ushqim me tonelata, atij tjetrit ia ka pamund\u00ebsuar edhe furnizimin m\u00eb esencial. Dmth n\u00eb rast lufte ka pranuar q\u00eb ai tjetri t\u00eb vdes nga uria.<br \/>\nN\u00ebse deri tashti nuk kemi m\u00ebsuar asgj\u00eb, tashti e kemi rastin q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga Ukraina. Ja pra, shiheni se si mbrohet shteti. I madh e i vog\u00ebl, gra e burra jan\u00eb \u00e7u n\u2019kam\u00eb me mbrojt\u00eb shtetin. Mielli, s\u00eb bashku me vajin dhe ushqimet tjera b\u00ebhen t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Grat\u00eb sjellin miellin dhe vajin e tyre nga sht\u00ebpia dhe b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb gatuar p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb front.<br \/>\nNj\u00ebher\u00eb e p\u00ebr gjithmon\u00eb duhet ta flakim anash shprehin\u00eb e grumbullimit t\u00eb paarsy\u00ebsh\u00ebm t\u00eb ushqimit, t\u00eb cilin do ta ham\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb marrim pjes\u00eb. Jo, kjo nu duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Shteti edhe gjat\u00eb luft\u00ebs duhet t\u00eb funksionoj. Bile edhe m\u00eb shum\u00eb se para luft\u00ebs. Shteti edhe n\u00eb luft\u00eb duhet t\u00eb siguroj ushqim, nj\u00ebsoj si n\u00eb paq\u00eb. Prandaj, duhet ruajtur shtetin dhe n\u00eb rast lufte duhet ndihmuar q\u00eb aparati i tij t\u00eb funksionoj edhe m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb paq\u00eb. N\u00eb luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, ne nuk kemi qen\u00eb n\u00eb gjendje ta mbrojm\u00eb as familjen e as shtetin. Kjo ka qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mentaliteti t\u00eb st\u00ebrvjetruar, t\u00eb cilin tashti duhet ta ndryshojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publicisti dhe gazetari me banim n\u00eb Lond\u00ebr, Daut Dauti, ka kritikuar rritjen alarmanteve t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb Kosov\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analogji mes Kosov\u00ebs dhe Ukrain\u00ebs, transmeton Gazeta Online Reporteri.net. P\u00ebr t\u00eb, k\u00ebto rritje \u00e7mimesh nuk duhej t\u00eb ndodhnin, p\u00ebrderisa n\u00eb vendin ku po luftohet, n\u00eb Ukrain\u00eb, nuk ka pasur rritje \u00e7mimesh pavar\u00ebsisht nevojave. Ai vler\u00ebson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":108257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-108256","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108256"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108256\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}