{"id":108483,"date":"2022-03-12T10:14:43","date_gmt":"2022-03-12T09:14:43","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=108483"},"modified":"2023-02-26T12:51:34","modified_gmt":"2023-02-26T11:51:34","slug":"vazhdon-ngritja-e-cmimeve-paralajmerohet-shtrenjtimi-i-sherbimeve-ne-hoteleri-e-gastronomi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vazhdon-ngritja-e-cmimeve-paralajmerohet-shtrenjtimi-i-sherbimeve-ne-hoteleri-e-gastronomi\/","title":{"rendered":"Vazhdon ngritja e \u00e7mimeve, paralajm\u00ebrohet shtrenjtimi i sh\u00ebrbimeve n\u00eb hoteleri e gastronomi"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebrbimet n\u00eb sektorin e Hoteleris\u00eb e Gastronomis\u00eb mund t\u00eb ngriten, n\u00ebse nuk kan\u00eb ndihm\u00eb nga institucionet. K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar p\u00ebr kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Hoteleris\u00eb dhe Turizmit t\u00eb Kosov\u00ebs (OHT), Hysen Sogojeva.<\/p>\n<p>Sipas tij, Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb marr modele nga vendet e tjera p\u00ebr ta dal nga kriza. Por ai ka thekuar se duhet t\u00eb punohet shum\u00eb nga institucionet q\u00eb p\u00ebrmes subvencioneve t\u2019i ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt dhe bizneset.<\/p>\n<p>\u201cKemi rritje drastike t\u00eb \u00e7mimeve dhe k\u00ebto normal q\u00eb ndikojn\u00eb me produktet q\u00eb lidhen me veprimtarit\u00eb turistike dhe hoteliere. Un\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb Qeveria, ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse duhet me qen\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb, duhet me puna m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mos na z\u00ebn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur dhe \u00e7do nx\u00ebnie pa p\u00ebrgatitur ne na kushton. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb modelet dhe shembujt se si po dalin prej k\u00ebsaj krize shtetet e tjera \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me u mundu me i sjell tek ne sepse dihet q\u00eb Kosova \u00e7far\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb, dhe dihet q\u00eb ky sektor ka qen\u00eb m\u00eb i d\u00ebmtuari, edhe ashtu m\u00eb nuk kemi ku t\u00eb shkojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb rast apeloj\u00eb q\u00eb Qeveria t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb mos t\u00eb d\u00ebmtohen bizneset sepse n\u00ebse d\u00ebmtohet krejt populli. Prandaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb modelet q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb, q\u00eb dikush din me i menaxhua m\u00eb mir\u00eb me i sjell edhe k\u00ebtu, dhe me menaxhuar sepse nuk ka k\u00ebtu k\u00ebrkim falje. Ose t\u00eb gjendet mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb subvencionohen\u201d.<\/p>\n<p>Tutje ai ka shtuar se edhe qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb ankth e pritje q\u00eb do ta ken\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme rritjen e \u00e7mimeve, duke shtuar se intervenimi i ekzekutivit \u00ebsht\u00eb m\u00ebse i nevojsh\u00ebm ngase bizneset mund t\u00eb shkojn\u00eb drejt kolapsit.<\/p>\n<p>\u201cInformatat q\u00eb i kemi nga terreni n\u00eb nj\u00eb far forme t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb ankth dhe n\u00eb pritje. N\u00ebse e kemi k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme edhe rritja e sh\u00ebrbimeve n\u00eb kapacitete t\u00eb hoteliereve turistike. \u00cbsht\u00eb e pamundur me q\u00ebndrua me at\u00eb \u00e7mim. Nes\u00ebr kafen s\u2019ke me mund me pi me 70 cent sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur sepse kur t\u00eb del n\u00eb treg me ble e blen shtrenjt\u00eb. Ose buka, mishrat apo sallatat sepse krejt k\u00ebto ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTash me rritjen e \u00e7mimeve ka has prap\u00eb sharra n\u00eb gozhd\u00eb, prap\u00eb e kemi k\u00ebt\u00eb problem. Prandaj Qeveria edhe k\u00ebtu duhet t\u00eb intervenoj\u00eb q\u00eb mos t\u00eb kemi tash k\u00ebt\u00eb problem q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb e presin bizneset mos t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb kolaps m\u00eb t\u00eb madh\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Sekretari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gastronomeve t\u00eb Kosov\u00ebs, Arian Vranica, ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr sektorin e gastronomis\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb TVSh prej 8 p\u00ebr qind q\u00eb ishte aktive vitin e kaluar t\u00eb vazhdonte edhe k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Vranica ka shtuar se q\u00eb nga periudha e vitit 2019 e deri m\u00eb tani n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ATK-s\u00eb rreth 2 mij\u00eb biznese jan\u00eb mbyllur, duke shtuar se rritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb e paevitueshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse i shohim statistikat n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ATK-s\u00eb sa biznese i kemi pasur n\u00eb vitin 2019, ka pasur 8 mij\u00eb e 104 biznese t\u00eb regjistruara p\u00ebrfshir\u00eb edhe ne zero deklarime n\u00eb ATK. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021 i kemi 6 mij\u00eb e 195 biznese n\u00eb gastronomi, pra i kemi diku rreth 2 mij\u00eb biznese m\u00eb pak se sa q\u00eb kishte n\u00eb vitin 2019 e q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar edhe nga ne jo p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje ose di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb e cila edhe nuk \u00ebsht\u00eb e lejueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve p\u00ebr mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs e cila nuk \u00ebsht\u00eb e lejueshme me u rrit \u00e7mimet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve. Mir\u00ebpo rritja e \u00e7mimeve ka filluar gradualisht edhe me nj\u00eb nevoj\u00eb imediate p\u00ebr shkak t\u00eb krizave t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrcjell me \u00e7mimet e furnizimit dhe t\u00eb produkteve esenciale t\u00eb cilat gastronomia ka p\u00ebr nevoj\u00eb t\u2019i blej\u00eb dhe n\u00eb rastin e shitjes normalisht q\u00eb determinohet pastaj ajo q\u00eb blihet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi k\u00ebrkuar vazhdimin e TVSh-s\u00eb n\u00eb shitje prej 8 p\u00ebr qind e cila ishte aktive vitin e kaluar, p\u00ebr arsye se n\u00ebse ka kreditet n\u00eb biznes prej dhjet\u00eb p\u00ebr qind. Pra n\u00ebse ka nj\u00eb qarkullim prej 100 mij\u00eb euro n\u00eb vend se t\u2019i jap shtetit 18 mij\u00eb euro i jep 8 mij\u00eb euro. Pra me k\u00ebt\u00eb 10 mij\u00eb euro ka mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i mbuloj\u00eb shpenzimet e pun\u00ebtor\u00ebve dhe qirave dhe patjet\u00ebr duke ruajtur stabilitetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb \u00e7mimeve\u201d.<\/p>\n<p>Tutje ka shtuar se duhet t\u00eb ket\u00eb diferencim t\u00eb disa produkteve q\u00eb t\u00eb kishin tatim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, por edhe thot\u00eb se kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, raporton EO.<\/p>\n<p>\u201cPolitik\u00eb tjet\u00ebr e cila do t\u00eb duhej t\u00eb ishte edhe nj\u00eb prej diferencimit t\u00eb disa produkteve t\u00eb caktuara me theksim p\u00ebr shitjet e ushqimit n\u00ebp\u00ebr restorante t\u00eb cilat do t\u00eb duhet t\u00eb kishin nj\u00eb tatim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. K\u00ebt\u00eb politik\u00eb e kemi hulumtua dhe do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb propozim Ministris\u00eb s\u00eb Financave. Politikat gjat\u00eb pandemis\u00eb jan\u00eb politika t\u00eb jasht\u00ebzakonshme por disa prej tyre natyrisht vlejn\u00eb edhe p\u00ebr periudh\u00ebn pas-pandemike t\u00eb cilat rregullohen ashtu n\u00eb shum\u00eb prej vendeve q\u00eb mund t\u2019i kemi n\u00eb BE dhe n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe k\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb e madhe sepse ka pasur nj\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb zinxhirit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve gjat\u00eb periudh\u00ebs prej fillimit t\u00eb pandemis\u00eb dhe deri m\u00eb tash, dhe kthimi i tyre ka qen\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet nga bizneset. Duhet t\u00eb b\u00ebhen politika t\u00eb ndryshme me i atraktuar s\u00eb m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb dhe t\u00eb mbesin n\u00eb sektorin e gastronomis\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebrbimet n\u00eb sektorin e Hoteleris\u00eb e Gastronomis\u00eb mund t\u00eb ngriten, n\u00ebse nuk kan\u00eb ndihm\u00eb nga institucionet. K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar p\u00ebr kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Hoteleris\u00eb dhe Turizmit t\u00eb Kosov\u00ebs (OHT), Hysen Sogojeva. Sipas tij, Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb marr modele nga vendet e tjera p\u00ebr ta dal nga kriza. Por ai ka thekuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":108484,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[120],"tags":[],"class_list":{"0":"post-108483","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108483\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108484"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}