{"id":109279,"date":"2022-03-21T19:10:37","date_gmt":"2022-03-21T18:10:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=109279"},"modified":"2022-03-21T19:10:37","modified_gmt":"2022-03-21T18:10:37","slug":"kryetari-alban-hyseni-dhe-drejtoret-komunale-kane-raportuar-per-punen-e-100-diteshe-te-qeverisjes-dhe-planifikimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-alban-hyseni-dhe-drejtoret-komunale-kane-raportuar-per-punen-e-100-diteshe-te-qeverisjes-dhe-planifikimin\/","title":{"rendered":"Kryetari Alban Hyseni dhe drejtor\u00ebt komunal\u00eb kan\u00eb raportuar p\u00ebr pun\u00ebn e 100-dit\u00ebshe t\u00eb qeverisjes dhe planifikimin"},"content":{"rendered":"<p> N\u00ebn udh\u00ebheqjen e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, \u00ebsht\u00eb mbajtur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbledhja e bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, e cila ishte e hapur p\u00ebr publikun, e n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb raportuar p\u00ebr pun\u00ebn 100-dit\u00ebshe dhe planifikimin p\u00ebr muajt n\u00eb vijim.   <\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, kryetari Hyseni ka th\u00ebn\u00eb se ky 100 dit\u00ebsh ishte mjaft\u00eb dinamik n\u00eb organizim dhe aktivitete.<\/p>\n<p>Kreu i Gjilanit ka theksuar se transparenca dhe llogaridh\u00ebnia jan\u00eb dy standarde t\u00eb ngritura q\u00eb do t\u00eb fuqizohen edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke shtuar se kan\u00eb vendosur dhe thelluar bashk\u00ebpunimin me shum\u00eb institucione, organizata dhe p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike n\u00eb vend nga t\u00eb cilat theksoi se kan\u00eb gjetur mjaft\u00eb p\u00ebrkrahje.<\/p>\n<p>\u201cPo punojm\u00eb shum\u00eb n\u00eb projekte q\u00eb kan\u00eb impakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zhvillimin ekonomik lokal. Do t\u2019i shtyjm\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebto projekte duke siguruar edhe mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr realizimin e tyre\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Hyseni.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb prioritetet tona jan\u00eb zona ekonomike q\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb mund\u00ebsi zhvillimi ekonomik p\u00ebr komun\u00ebn e Gjilanit. N\u00eb partneritet me universitetin UBT dhe me ndihm\u00ebn e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve tjer\u00eb kjo qend\u00ebr do t\u00eb b\u00ebhet. Po punojm\u00eb n\u00eb Projektin p\u00ebr sheshin e qytetit, shtigjet e hikingut dhe projektin p\u00ebr zgjerimin e rrug\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs\u201d, ka shtuar kryetari Alban Hyseni, duke paralajm\u00ebruar se investimet do t\u00eb kthehen edhe n\u00eb fshatra si: Shillov\u00eb, Demiraj, Bresalc, Perlepnic\u00eb, Livoq i Ep\u00ebrm dhe n\u00eb Lagjen e 8-t\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e kryetarit, Alban Hyseni:<\/p>\n<p>Ky 100 dit\u00ebsh ishte mjaft\u00eb dinamik n\u00eb organizim dhe aktivitete.<\/p>\n<p>Kemi filluar nga me baziket:<\/p>\n<p>Respektimi i orarit t\u00eb pun\u00ebs dhe disiplin\u00ebn n\u00eb pune p\u00ebr t\u00eb cilat kemi shqiptuar 12 v\u00ebrejtje me shkrim p\u00ebr zyrtaret q\u00eb nuk kan\u00eb respektuar orarin e pun\u00ebs, kan\u00eb konsumuar duhan dhe alkool n\u00eb hap\u00ebsirat e administrat\u00ebs komunale. Praktika jo t\u00eb mira k\u00ebto nga e kaluara, q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fund me fillimin e qeverisjes son\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me pas me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shumta me energjin\u00eb elektrike edhe n\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore e arsimore sidomos gjat\u00eb fundit t\u00eb dhjetorit dhe gjat\u00eb muajit janar. E kemi menagjuar mir\u00eb situat\u00ebn e krijuar, duke ofruar sh\u00ebrbimet e nevojshme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe siguruar zhvillimin e procesit m\u00ebsimor n\u00ebp\u00ebr shkolla.<\/p>\n<p>Organizuam Qendr\u00ebn COVID duke e pajisur me shtret\u00ebr dhe elemente t\u00eb nevojshme. Organizuam edhe stafin p\u00ebr t\u00eb funksionalizuar qendr\u00ebn. Fatmir\u00ebsisht kjo qend\u00ebr nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb fillonte dh\u00ebnien e sh\u00ebrbimeve, ky ishte vler\u00ebsimi i profesionist\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb. Urojme q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb e nevojshme, ajo \u00ebsht\u00eb gati kurdo q\u00eb rrethanat e k\u00ebrkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi vendosur dhe thelluar bashk\u00ebpunimin me shum\u00eb institucione, organizata dhe p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike n\u00eb vend nga t\u00eb cilat kemi gjetur mjaft\u00eb p\u00ebrkrahje.<\/p>\n<p>Kemi mbajtur takime t\u00eb rregullta me qytetar\u00eb \u00e7do t\u00eb premte n\u00eb termine t\u00eb nj\u00ebjta. Institucionet komunale jan\u00eb t\u00eb hapura tani p\u00ebr qytetar\u00ebt, sepse ato jan\u00eb t\u00eb tyre dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, gjithnj\u00eb. Transparenca dhe llogaridh\u00ebnia jan\u00eb dy standarde t\u00eb ngritura q\u00eb do t\u00eb fuqizohen edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>5 memorandume bashk\u00ebpunimi me institucione arsimore t\u00eb nivelit universitar na sigurojn\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsi t\u00eb mira p\u00ebr komun\u00ebn, duke angazhuar dijen akademike n\u00eb projekte zhvillimore p\u00ebr Gjilanin.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para organizuam Flaken e Janarit &#8211; aktivitetin mbar\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrroi Gjilanin n\u00eb qendr\u00ebn e takimit kulturor p\u00ebr shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjitha trojet, p\u00ebr 20 dit\u00eb aktivitete.<\/p>\n<p>Depolitizuam komisionin e \u201cFlak\u00ebs\u2026\u201d dhe p\u00ebrgjysmuam m\u00ebditjet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit. \u201cFlak\u00ebs\u2026\u201d i duhet ribrendimi, k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku, me diskutimet publike q\u00eb do t\u00eb fillojn\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Sheshi \u201cXhavit Ahmeti\u201d rrezikonte t\u00eb mbetej barr\u00eb e re financiare p\u00ebr komun\u00ebn, n\u00eb jo m\u00eb pak se 93.219.07 \u20ac obligime. Parandaluam nj\u00eb gjakderdhje t\u00eb re financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb dekorimin e qytetit p\u00ebr festat e fundvitit kursyem 11.000 \u20ac. Kontrata kishte vler\u00ebn prej 20.000 \u20ac, nd\u00ebrsa ne e dekoruam qytetin me vet\u00ebm 9.000 \u20ac.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 15.03.2022 kan\u00eb filluar punimet n\u00eb Palestr\u00ebn Sportive n\u00eb fshatin Zheg\u00ebr. Po punohet me intesitet t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Zotimin p\u00ebr mb\u00ebshtetje institucionale t\u00eb familjeve strehuese q\u00eb kujdesen p\u00ebr bonjak tashm\u00eb e kemi p\u00ebrmbushur duke i subvencionuar n\u00eb shum\u00ebn prej 750\u20ac p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit p\u00ebr \u00e7do familje.<\/p>\n<p>Pa filluar mir\u00eb pun\u00ebn, n\u00eb dit\u00ebt e para u paraqiten borxhlinjt\u00eb e Komun\u00ebs q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb dhe jo pak sfidues p\u00ebr vullnetin ton\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kahjen e udh\u00ebheqjes s\u00eb Gjilanit. Shpron\u00ebsimet jan\u00eb barra q\u00eb kemi trash\u00ebguar nga qeverisja e kaluar.<\/p>\n<p>Ndryshimi nuk ka gjithmon\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kosto, ai \u00ebsht\u00eb i mundur edhe me menagjim dhe organizim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kemi edhe vullnetin edhe synimin.<\/p>\n<p>Gjet\u00ebm shum\u00eb parregullsi n\u00eb shum\u00eb projekte e shum\u00eb kontrata, si Stadiumi i Qytetit, Tregu etj. Ne po verifikojm\u00eb ato p\u00ebr t\u2019i adresuar tutje. Tashm\u00eb jemi t\u00eb sigurt se shum\u00eb pun\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn pa projekte t\u00eb mir\u00ebfillta, prandaj kemi shum\u00eb projekte t\u00eb pap\u00ebrfunduara e me probleme shum\u00eb komplekse, ne po i trajtojm\u00eb kujdessh\u00ebm ato.<\/p>\n<p>Po punoj\u00eb shum\u00eb n\u00eb projekte q\u00eb kan\u00eb impakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zhvillimin ekonomik lokal. Do t\u2019i shtyjm\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebto projekte duke siguruar edhe mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr realizimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb prioritetet tona jan\u00eb zona ekonomike q\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb mund\u00ebsi zhvillimi ekonomik p\u00ebr komun\u00ebn e Gjilanit. N\u00eb partneritet me universitetin UBT dhe me ndihm\u00ebn e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve tjer\u00eb kjo qend\u00ebr do t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Po punojm\u00eb n\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Projektin p\u00ebr sheshin e qytetit,<\/p>\n<p>&#8211; Shtigjet e hikingut dhe<\/p>\n<p>&#8211; Projektin p\u00ebr zgjerimin e rrug\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekonomis\u00eb s\u00eb Gjilanit dhe zhvillimit t\u00eb turizmit e shtimit t\u00eb aktiviteteve kulturore do t\u2019i ndihmoj\u00eb edhe projekti p\u00ebr Kalan\u00eb e Pogragj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin po punojm\u00eb ngusht\u00eb me Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe Institutin Arkeologjik te Kosov\u00ebs e Qendr\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore.<\/p>\n<p>Investimet do t\u00eb kthehen edhe n\u00eb fshatra. Tashm\u00eb kemi t\u00eb gatshme projektet p\u00ebr rregullimin e hap\u00ebsirave publike p\u00ebr fshatrat: Shillov\u00eb, Demirt\u00eb, Bresalc, Perlepnic\u00eb, Livoq i Ep\u00ebrm dhe n\u00eb Lagjen e 8-te.<\/p>\n<p>Digjitalizimin e shkollave, bibliotek\u00ebs dhe administrat\u00ebs po e trajtojm\u00eb si nevoj\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsim dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar marrjen e sh\u00ebrbimeve duke zvog\u00ebluar burokracin\u00eb dhe racionalizuar koston.<\/p>\n<p>Panairin ekonomik mbar\u00ebkomb\u00ebtar do ta mbajm\u00eb n\u00eb Gjilan gjat\u00eb muajit korrik. Gjilani do t\u00eb jet\u00eb qyteti nikoqir q\u00eb do t\u00eb mir\u00ebpres biznese dhe investitor\u00eb nga vendi, Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Diaspora. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb po bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht\u00eb me kryeministrin\u00eb dhe ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Qendr\u00ebn e re t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare n\u00eb lagjen Arb\u00ebria. T\u00eb premten do t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr bashk\u00ebfinancim me donatorin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb 10 sht\u00ebpi p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb nevoj\u00eb, edhe kjo p\u00ebrmes donator\u00ebve.<\/p>\n<p>Zotimin p\u00ebr udh\u00ebheqje profesionale dhe t\u00eb ndershme ve\u00e7 se e kemi p\u00ebrmbushur me em\u00ebrimin e drejtor\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt me angazhimin e tyre po d\u00ebshmojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr dinamik\u00eb t\u00eb shtuar t\u00eb pun\u00ebs dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb madh p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ndryshimin p\u00ebr t\u00eb cilin edhe jemi zotuar.<\/p>\n<p>Ftoj qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb nivelin e duhur t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb qeverisjen e re duke bashk\u00ebpunuar, p\u00ebr Komun\u00ebn q\u00eb siguron mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje ka raportuar edhe n\u00ebnkryetarja e Komun\u00ebs, Leonora Morina \u2013 Bunjaku dhe drejtor\u00ebt e drejtorive komunale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn udh\u00ebheqjen e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Alban Hyseni, \u00ebsht\u00eb mbajtur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbledhja e bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, e cila ishte e hapur p\u00ebr publikun, e n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb raportuar p\u00ebr pun\u00ebn 100-dit\u00ebshe dhe planifikimin p\u00ebr muajt n\u00eb vijim. Me k\u00ebt\u00eb rast, kryetari Hyseni ka th\u00ebn\u00eb se ky 100 dit\u00ebsh ishte mjaft\u00eb dinamik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109280,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109279","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109279"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109279\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}