{"id":109408,"date":"2022-03-22T17:52:07","date_gmt":"2022-03-22T16:52:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=109408"},"modified":"2022-03-22T17:52:07","modified_gmt":"2022-03-22T16:52:07","slug":"rudaku-e-solli-nje-ekspozite-te-papare-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rudaku-e-solli-nje-ekspozite-te-papare-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"RUDAKU E SOLLI NJ\u00cb EKSPOZIT\u00cb T\u00cb PAPAR\u00cb N\u00cb GJILAN"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nat\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, nuk kishte vend p\u00ebr artdash\u00ebsit nga interesimi i lart\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn e papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjilan, t\u00eb sociologut, poetit e publicistit Avni Rudakut, t\u00eb quajtur \u201cLidhja e shkurt\u00ebr\u201d, me kurator Din Azizin, me menaxher t\u00eb projektit nga Avni Shkodra dhe fotografi e katalog t\u00eb Migjen Fazliut, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Varg e Vi-s\u00eb. Ekspozita do t\u00eb jet\u00eb e hapur deri m\u00eb 4 prill 2022, n\u00eb Galerin\u00eb e qytetit n\u00eb Gjilan, mbrapa objektit t\u00eb Teatrit t\u00eb Qytetit, ish-biblioteka \u201cFan S. Noli\u201d. <\/p>\n<p>Ekspozita ishte e mbushur me 32 vepra, instalacione artistike, t\u00eb gjitha me priza e spina, kabllo elektrike, t\u00eb cilat simbolizonin orientime, \u00e7rregullime, sjellje dhe p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshme seksuale. Ekspozit\u00ebn e hapi Avni Shkodra, drejtor i organizat\u00ebs, i cili tha: \u201cEkspozita \u2018Lidhja e shkurt\u00ebr\u2019, flet p\u00ebr diversitetin seksual p\u00ebrmes prizave dhe spinave dhe \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb tri lloje t\u00eb instalimeve artistike p\u00ebr t\u00eb shprehur ato sjellje seksuale q\u00eb nuk lejohen askund, ato q\u00eb lejohen dikund dhe ato q\u00eb lejohen gjithkund.\u201d<br \/>\nNd\u00ebrsa Avni Rudaku, autor, dhe Din Azizi, kurator, nuk fol\u00ebn n\u00eb hapje, pasi vler\u00ebsuan se gjith\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ekspozit\u00ebn, e kan\u00eb shprehur n\u00eb \u201cLidhja e shkurt\u00ebr\u201d dhe u mbetet publikut ta vler\u00ebsoj\u00eb dhe interpretoj\u00eb.<\/p>\n<p>Koncepti i ekspozit\u00ebs:<br \/>\n \u201cSecilit prej nesh i kujtohen urdhrat e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb mos prekur objektet apo gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb lidhej me prizat. Prizat u b\u00ebn\u00eb tabu e kahershme. Na lindi edhe frika prej krejt elektricitetit, e ve\u00e7an\u00ebrisht, prej \u201cspojit\u201d, lidhjes s\u00eb shkurt\u00ebr. \u201cMos e prek, se b\u00ebn spoj\u201d, d\u00ebgjohej shpesh n\u00eb familjet tona, e dikur p\u00ebrtej tyre. N\u00eb aspektin e energjis\u00eb elektrike, lidhja e shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u00e7asti kur energjia elektrike udh\u00ebton n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb alternative p\u00ebr n\u00eb qarkun elektrik, jasht\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb qarkulluar. N\u00ebse kjo rrjedhje \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj rruge, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi probleme n\u00eb furnizimin me energji elektrike. Rryma kthehet n\u00eb tok\u00eb me nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb zjarr, djegie, shk\u00ebndija elektrike, xixa, por edhe pasoja t\u00eb rrezikshme n\u00eb njer\u00ebz. Nj\u00ebsoj me energjin\u00eb elektrike, edhe p\u00ebr energjin\u00eb seksuale, ka nj\u00eb mori k\u00ebrkesash, ndalesash, preferencash e fantazish, deri n\u00eb \u00e7rregullime t\u00eb koduara nga autoritetet shkencore. Ekziston edhe lidhja e shkurt\u00ebr n\u00eb seksualitetin njer\u00ebzor, jasht\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb caktuar shoq\u00ebrore dhe kulturore p\u00ebr t\u2019u furnizuar, eksituar, shprehur e \u00e7liruar. Lidhja e shkurt\u00ebr n\u00eb seksualitet varet nga: 1) vet\u00ebraportimi p\u00ebr vet\u00ebvuajtje, 2) raportimi nga t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr vuajtje, 3) hegjemonia dominuese e shumic\u00ebs, 4) ndikimi nga autoritetet shkencore, 5) kultura\u2026 N\u00eb shum\u00eb teori dhe manuale klinike mbi seksualitetin, hasim shprehje t\u00eb energjetik\u00ebs, si: energji, tension, shkarkim, ngarkim, impuls, r\u00ebnie, ngritje. Manualet m\u00eb autoritative nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb diagnozave t\u00eb \u00e7rregullimeve parafilike, seksuale e gjinore, si DSM-5 nga Shoqata e Psikiat\u00ebrve Amerikan\u00eb, ICD-11 nga OBSH, CCMD-3 nga Shoqata Kineze e Psikiatris\u00eb etj., p\u00ebrdit\u00ebsohen kryesisht pas \u00e7do 10 vjet\u00ebsh e m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, 2022, hyri n\u00eb fuqi versioni m\u00eb i ri i ICD-11. N\u00eb fund t\u00eb muajit mars t\u00eb k\u00ebtij viti kur po ekspozohet \u201cLidhja e shkurt\u00ebr\u201d, do t\u00eb botohet teksti i rishikuar i DSM-5-TR p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7rregullimet, e edhe p\u00ebr ato seksuale. P\u00ebrve\u00e7 manualeve, se cilat m\u00ebnyra t\u00eb p\u00ebrmbushjes seksuale krijojn\u00eb lidhje t\u00eb shkurt\u00ebr, varet edhe nga diskrecioni i vet\u00eb mjek\u00ebve, nga vet\u00eb interpretimi i manualeve dhe p\u00ebrshtatja unike p\u00ebr \u00e7do rast klinik. Rast\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb \u201cLidhjes s\u00eb shkurt\u00ebr\u201d, shp\u00ebrtheu edhe debati p\u00ebr bashk\u00ebsit\u00eb civile t\u00eb seksit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb paralajm\u00ebrohej me miratimin e Projektkodit Civil n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e q\u00eb nuk kaloi nga shumica. P\u00ebr \u00e7do sjellje, p\u00ebrgjigje, fantazi, norm\u00eb ligjore e kulturore, \u00e7rregullim seksual, si dhe p\u00ebr operim me konceptet \u201cseks\u201d (biologji, anatomi) dhe \u201cgjini\u201d (sociologji, shoq\u00ebri) n\u00eb sjellje normale dhe anormale, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb lidhur me mediumin e nj\u00ebjt\u00eb: nj\u00eb spin\u00eb p\u00ebr t\u00eb simbolizuar mashkullin pasi ka dy kunja t\u00eb metalt\u00eb n\u00eb nj\u00eb kok\u00eb t\u00eb izoluar e t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb tel si\u00e7 e p\u00ebrshkruan edhe fjalori, ngjash\u00ebm me penisin, si dhe priz\u00ebn &#8211; pajisje me dy vrima, ku futet spina p\u00ebr t\u00eb lidhur nj\u00eb aparat me burimin e rrym\u00ebs elektrike, p\u00ebrkat\u00ebsisht rrym\u00ebs seksuale.\u201d<\/p>\n<p>Publiku ka edhe video-shpjegimin nga vet\u00eb Avni Rudaku, i cili mund t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb galeris\u00eb. \u201cLidhja e shkurt\u00ebr\u201d u p\u00ebrkrah nga Ministria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport dhe Drejtoria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport e Gjilanit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nat\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, nuk kishte vend p\u00ebr artdash\u00ebsit nga interesimi i lart\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn e papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjilan, t\u00eb sociologut, poetit e publicistit Avni Rudakut, t\u00eb quajtur \u201cLidhja e shkurt\u00ebr\u201d, me kurator Din Azizin, me menaxher t\u00eb projektit nga Avni Shkodra dhe fotografi e katalog t\u00eb Migjen Fazliut, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Varg [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109409,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109408","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-magazina"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109408\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}