{"id":109536,"date":"2022-03-23T20:46:51","date_gmt":"2022-03-23T19:46:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=109536"},"modified":"2022-03-23T20:46:51","modified_gmt":"2022-03-23T19:46:51","slug":"propozohet-modeli-i-ri-i-lejes-se-lehonise-babai-te-kete-te-drejte-nje-muaj-pushim-me-pagese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/propozohet-modeli-i-ri-i-lejes-se-lehonise-babai-te-kete-te-drejte-nje-muaj-pushim-me-pagese\/","title":{"rendered":"Propozohet modeli i ri i lejes s\u00eb lehonis\u00eb, babai t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb muaj pushim me pages\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Me ligjin e ri t\u00eb pun\u00ebs po rekomandohet q\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb pas lindjes, t\u00eb konsiderohen si leje e lehonis\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tri periudhat e propozuara t\u00eb lejes s\u00eb lehonis\u00eb dhe lejes prind\u00ebrore, organizatat joqeveritare k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb muaj lirim nga puna t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr baballar\u00ebt dhe k\u00ebto dit\u00eb mos t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb transferohen p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, raporton KosovaPress.<\/p>\n<p>N\u00eb modelin e propozuar sot, u tha se gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb lehonis\u00eb t\u00eb paguhen nga shteti, tre nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe tre t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jen\u00eb pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutimin e organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave (WEF) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Iniciativa p\u00ebr Stabilitet, mbi Ligjin e Pun\u00ebs-dispozitat q\u00eb rregullojn\u00eb lejen e lehonis\u00eb dhe lejen prind\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit u theksua se grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb diskriminuara n\u00eb tregun e pun\u00ebs edhe n\u00eb rastin kur intervistohen.<\/p>\n<p>Adelina T\u00ebrshani nga Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, tha se ligji aktual i pun\u00ebs lejon q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb diskriminojn\u00eb grat\u00eb. N\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me organizatat tjera, ajo ka prezantuar rekomandimet p\u00ebr modelin e lejes s\u00eb lehonis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ne rekomandojm\u00eb si forum bashk\u00eb me FES dhe IKS \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb lejes t\u00eb konsiderohet si leje e lehonis\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn. N\u00eb periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb lehonis\u00eb, babai t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb muaj t\u00eb pushimit t\u00eb lejes s\u00eb at\u00ebsis\u00eb e paguar, q\u00eb mund t\u00eb merret para apo pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, gjasht\u00eb muajt n\u00eb vijim duhet t\u00eb konsiderohen si leje prind\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb inkurajuar marrjen e barabart\u00eb t\u00eb lejes nga t\u00eb dy prind\u00ebrit. N\u00eb p\u00ebrputhje me direktiv\u00ebn e Bashkimit Evropian mbi balanc\u00ebn pun\u00eb-jet\u00eb, nj\u00eb muaj duhet t\u00eb merret nga babai edhe \u00ebsht\u00eb i pa transferuar, nuk mund t\u00eb transferohet te n\u00ebna. Gjat\u00eb tre muajve t\u00eb fundit, jan\u00eb parapar\u00eb pa pages\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nga tre muajt duhet t\u00eb merren nga babai edhe nuk mund t\u2019i transferohen n\u00ebn\u00ebs\u201d, ka prezantuar ajo.<\/p>\n<p>T\u00ebrshani shtoi se leja e lehonis\u00eb dhe ajo prind\u00ebrore duhet t\u00eb trajtohen me Ligjin e Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb pajtuar edhe kryetarja e Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Mir\u00ebqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha Koll\u00e7aku, e cila tha se gjith\u00e7ka q\u00eb lidhet me pun\u00ebn duhet t\u00eb trajtohet me k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi qen\u00eb edhe si deputete shum\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm kund\u00ebr asaj tendence q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ndarja e pushimit t\u00eb lehonis\u00eb, kinse me nj\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e pakuptueshme e palogjikshme. E dim\u00eb se krejt \u00e7far\u00eb nd\u00ebrlidhet me pun\u00ebn duhet t\u00eb rregullohet me Ligjin e Pun\u00ebs dhe pastaj mund t\u00eb ket\u00eb legjislacion sekondar. Por, patjet\u00ebr q\u00eb kjo nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga Ligji i Pun\u00ebs. Balancimi i jet\u00ebs dhe pun\u00ebs duhet patjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebhet\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutimin mbi Ligjin e Pun\u00ebs \u2013 dispozitat q\u00eb rregullojn\u00eb lejen e lehonis\u00eb dhe lejen prind\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit, Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert tha se me ligjin aktual, kan\u00eb v\u00ebrejtur diskriminim t\u00eb madh t\u00eb grave n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb v\u00ebrejtur probleme t\u00eb shumta, mos respektim edhe i nenit, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb ligjin ekzistues. Ka pasur p\u00ebrpjekje n\u00eb vazhdim\u00ebsi prej qeverive t\u00eb ndryshme q\u00eb t\u00eb ndryshohet dhe t\u00eb mund\u00ebsohet nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb gruas n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Mir\u00ebpo, rrethanat, situata politike edhe gjitha zhvillimet kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb status-quo t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Luzha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave tha se nj\u00eb nga barrierat pse grat\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb Ligji i Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dispozita k\u00ebrkojm\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb lart\u00eb nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosov\u00ebs, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb, ku pa zhvillimin e t\u00eb cil\u00ebs nuk mund t\u00eb kemi zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik. Shum\u00eb gra u diskriminuan duke u paragjykuar q\u00eb nga intervistat p\u00ebr pun\u00eb, duke u pyetur p\u00ebr planifikimin e tyre familjar. E atyre q\u00eb ishin t\u00eb pun\u00ebsuara ju nd\u00ebrpret kontratat e pun\u00ebs. Versioni aktual ka krijuar stimuj q\u00eb kan\u00eb diskriminuar grat\u00eb n\u00eb sektorin privat pa e anashkaluar n\u00eb disa raste edhe n\u00eb sektorin publik. Draftimi i ligjit ende ka zbraz\u00ebtira n\u00eb k\u00ebto dispozita dhe ne b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb kjo t\u00eb ndryshohet para se t\u00eb kalohet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr diskutim dhe miratim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve, Klit Shala u zotua se jan\u00eb duke punuar me prioritet p\u00ebr hartimin e k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>\u201cRishtazi \u00ebsht\u00eb themeluar grupi punues dhe pritet q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb afateve ligjore t\u00eb p\u00ebrcillet edhe p\u00ebr konsultim publik projektligji i cili do t\u00eb draftohet nga grupi punues. Sigurisht direktiva e prezantuar k\u00ebtu do t\u00eb merret parasysh dhe p\u00ebrkon me planin komb\u00ebtar t\u00eb zbatimit t\u00eb MSA-s\u00eb. Direktiva e balanc\u00ebs jet\u00eb-pun\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pushimeve-lejeve, parasheh edhe modalitetet fleksibile t\u00eb pun\u00ebs. Nj\u00eb risi e re e k\u00ebsaj direktive \u00ebsht\u00eb q\u00eb parasheh lejen edhe p\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb kujdestari p\u00ebr ndonj\u00eb person, por edhe p\u00ebr persona q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kujdestari p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Edhe kjo do t\u00eb merret parasysh n\u00eb momentin e transfuzimit t\u00eb k\u00ebsaj direktive\u201d, tha Shala.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Ligjin e Pun\u00ebs, aktualisht n\u00ebnave u garantohet pushimi i lehonis\u00eb prej n\u00ebnt\u00eb muajve me pages\u00eb dhe tre pa pages\u00eb. Gjasht\u00eb muajt e par\u00eb me pages\u00eb nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi me kompensim prej 70% t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb sipas kontrat\u00ebs. Tre muaj t\u00eb tjer\u00eb me mbulueshm\u00ebri nga Qeveria e Kosov\u00ebs me kompensim prej 50% t\u00eb pag\u00ebs mesatare dhe po ashtu mund\u00ebsin\u00eb e shfryt\u00ebzimit tre muaj pa pages\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me ligjin e ri t\u00eb pun\u00ebs po rekomandohet q\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb pas lindjes, t\u00eb konsiderohen si leje e lehonis\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn. N\u00eb t\u00eb tri periudhat e propozuara t\u00eb lejes s\u00eb lehonis\u00eb dhe lejes prind\u00ebrore, organizatat joqeveritare k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb muaj lirim nga puna t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr baballar\u00ebt dhe k\u00ebto dit\u00eb mos t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109537,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109536","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109536"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109536\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}