{"id":109865,"date":"2022-03-26T15:38:36","date_gmt":"2022-03-26T14:38:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=109865"},"modified":"2022-03-26T15:38:36","modified_gmt":"2022-03-26T14:38:36","slug":"pal-lekaj-qytetaret-te-deshperuar-me-qeverine-kurti-do-te-kerkohet-qe-haradinaj-te-rikthehet-ne-udheheqje-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pal-lekaj-qytetaret-te-deshperuar-me-qeverine-kurti-do-te-kerkohet-qe-haradinaj-te-rikthehet-ne-udheheqje-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Pal Lekaj: Qytetar\u00ebt t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar me Qeverin\u00eb Kurti, do t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb Haradinaj t\u00eb rikthehet n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb shtetit"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), Pal Lekaj, e vler\u00ebson t\u00eb dob\u00ebt pun\u00ebn nj\u00eb-vje\u00e7are t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti, ku sipas tij m\u00eb s\u00eb shumti ka d\u00ebshtuar n\u00eb zhvillim ekonomik t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa ia jep meritat p\u00ebr disa pun\u00eb t\u00eb kryera n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Lekaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d kritikon Kurtin edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si udh\u00ebheq me dialogun me Serbin\u00eb, si dhe p\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Deputeti i AAK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb tregon n\u00ebse Qeveria mund ta \u00e7oj\u00eb mandatin deri n\u00eb fund, flet p\u00ebr protestat e organizuara s\u00eb fundmi nga serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs nga Liburn Aliu, si dhe p\u00ebr partin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me deputetin e AAK-s\u00eb, Pal Lekaj, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/p>\n<p>Si e vler\u00ebsoni pun\u00ebn e Qeveris\u00eb Kurti2? A \u00ebsht\u00eb n\u00eb vij\u00eb me pritjet e qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Pun\u00ebn e Qeveris\u00eb e vler\u00ebsojm\u00eb dob\u00ebt, madje edhe p\u00ebr vet\u00eb z.Kurtin gjendja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqe se vet\u00eb ai q\u00eb e ka menduar. P\u00ebr mua dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb drejt\u00eb kjo qeveri \u00ebsht\u00eb qeveri n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas jush cilat jan\u00eb tri top-d\u00ebshtimet dhe tri pun\u00ebt e mira q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb?<\/p>\n<p>Tre top d\u00ebshtimet e k\u00ebsaj qeverie jan\u00eb: mos zhvillimi ekonomik i shtetit e refuzimi i projekteve strategjike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mos hapja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs e mos kalimi i ligjit t\u00eb pagave, dhe qytetar\u00ebt e kan\u00eb mir\u00ebqenien m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt qysh nga pas lufta.<\/p>\n<p>E vetmja pun\u00eb e mir\u00eb jan\u00eb disa nga zhvillimet n\u00eb dikasterin dhe fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dje protestuan serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe konfirmuan t\u00ebrheqjen nga institucionet si\u00e7 than\u00eb deri n\u00eb rikthimin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjyqtares nga veriu. Si duhet t\u00eb veproj\u00eb Qeveria?<\/p>\n<p>Protesta e serb\u00ebve jan\u00eb n\u00eb koordinim  me politik\u00ebn n\u00eb Beograd q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit ka tentuar t\u00eb rris tensionet n\u00eb Veri, krejt kjo p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb incidente t\u00eb mundshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente do t\u2019i p\u00ebrshtateshin interesave ruse. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb komunikim me partner\u00ebt e QUINT-it dhe t\u00eb evitoj \u00e7do eskalim t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb dialog me Serbin\u00eb a po e b\u00ebn pun\u00ebn e duhur kryeministri Kurti? A pritni q\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb marr\u00ebveshja finale?<\/p>\n<p>Qeveria d\u00ebshtoi edhe n\u00eb dialog, sepse besoni q\u00eb ende nuk e dijn\u00eb q\u00eb dialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe nj\u00eb moment i ve\u00e7ant\u00eb pas t\u00eb gjitha zhvillimeve n\u00eb bot\u00eb. Dhe me bindje e them se qeveria duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pro SHBA-s\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e dialogut me Serbin\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb nuk e kuptoj\u00eb dot pse Qeveria Kurti jan\u00eb skeptik\u00eb p\u00ebrball\u00eb SHBA-ve. Kryeministri ende nuk e ka kuptuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e dialogut me Serbin\u00eb shkon p\u00ebrtej interesave partiake, dhe se partit\u00eb parlamentare duhet t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt lidhur me qasjen ndaj Serbis\u00eb dhe dialogut n\u00eb ve\u00e7anti.  Kur k\u00ebsaj ja shtojm\u00eb edhe dy t\u00eb meta kryesore q\u00eb e kan\u00eb karakterizuar procesin e dialogut e q\u00eb jan\u00eb mungesa e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies, e q\u00eb p\u00ebr mua procesi i dialogut nga ana e qeveris\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>A pritni q\u00eb Qeveria Kurti t\u00eb \u00e7oj\u00eb mandatin deri n\u00eb fund? N\u00ebse jo, pse?<\/p>\n<p>Qeveria Kurti e ka mund\u00ebsin\u00eb ta d\u00ebrgoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat deri n\u00eb fund, pra vet\u00ebm ata mund ta rr\u00ebzojn\u00eb vetveten sepse kan\u00eb shumic\u00ebn dhe mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Edhe n\u00ebse rr\u00ebzohet qeveria qytetar\u00ebt e dijn\u00eb q\u00eb ata q\u00ebllimsh\u00ebm apo me kalkulime politike e rr\u00ebzuan veten. Rrjedhimisht mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos e d\u00ebrgojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat n\u00eb fund, si pasoj\u00eb e mos dijes p\u00ebr qeverisje t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme, pra p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebve dhe proceseve t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb cilat vet\u00ebm Ramush Haradinaj di dhe mund ti shtyj\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Keni qen\u00eb minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs. Si po e shihni udh\u00ebheqjen e k\u00ebsaj ministrie? Ka ngecje apo puna po shkon n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb duhur?<\/p>\n<p>Se sa ka qen\u00eb e zhvilluar infrastruktura dhe sa kan\u00eb qen\u00eb investimet n\u00eb Infrastruktur\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Qeveris\u00eb Haradinaj, vet\u00ebm qytetar\u00ebt mund dhe dijn\u00eb ta vler\u00ebsojn\u00eb. Me sinqeritet e potencoj\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb infrastruktur\u00eb gjithandej vendit, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pun\u00eb krenohemi. Ministria e Infrastruktur\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e Liburn Aliut fatkeq\u00ebsisht ka mbetur n\u00eb \u2018status-quo\u2019, pa l\u00ebvizur asgj\u00eb, dhe p\u00ebr m\u00eb keq ka bllokuar shum\u00eb projekte gjithandej vendit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebve e investimeve lokale e regjionale si dhe ka ndaluar mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve p\u00ebr stin\u00ebn e ver\u00ebs dhe dimrit. Kjo \u00ebsht\u00eb keq pasi q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb ky minist\u00ebr t\u00eb shikonte mund\u00ebsin\u00eb e zhvillimit dhe investimit te tramvajeve n\u00eb qytetet e Kosov\u00ebs, rikthimin dhe zhvillimin e hekurudhave t\u00eb trenit n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, e shum\u00eb projekte t\u00eb tjera, kosovar\u00ebt po p\u00ebrballen me rrug\u00ebt e bllokuara edhe n\u00ebse bie nj\u00eb bor\u00eb e vog\u00ebl.  Kjo \u00ebsht\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs, pa ide, pa plane pa projekte strategjike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs dhe produkteve t\u00eb tjera, a mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb \u201cshuplak\u00eb\u201d p\u00ebr Kurtin dhe partin\u00eb e tij kurdo q\u00eb mbahen zgjedhjet e reja parlamentare?<\/p>\n<p>Vitin e fundit, shporta e qytetarit \u00ebsht\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe e zbraz\u00ebt si rezultat i qeverisjes s\u00eb dob\u00ebt dhe ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve. Sot, qytetari ndihet i vet\u00ebm, pa shpres\u00eb, pa pun\u00eb, pa sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, pa bark\u00eb t\u00eb ngopur, pa perspektiv\u00eb, pa t\u00eb ardhme, madje edhe pa \u00ebndrra sepse dikur n\u00eb \u00ebndrrat e tyre ishte l\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e cila posa erdhi n\u00eb pushtet  i d\u00ebshp\u00ebroi me qeverisje e udh\u00ebheqje t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Prandaj qytetar\u00ebt nuk harrojn\u00eb dhe do ta nd\u00ebshkojn\u00eb. Tani p\u00ebr tani mendoj\u00eb q\u00eb VV ka r\u00ebn\u00eb 50% nga total i votave nga zgjedhjet e fundit. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon, r\u00ebnia do t\u00eb theksohet m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kthehemi tek partia juaj, AAK-ja? Sa \u00ebsht\u00eb e konsoliduar sot?<\/p>\n<p>AAK \u00ebsht\u00eb komode n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj si parti politike, ku fal\u00eb real politik\u00ebs ende e g\u00ebzon besueshm\u00ebrin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe \u00e7do dit\u00eb po rritet e po fiton respektin e atyre q\u00eb e duan shtetin e sigurt me sovranitet t\u00eb plot\u00eb, me zhvillim e drejt rrug\u00ebs evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel lokal kemi p\u00ebrfomanc\u00ebn dhe kryetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komunave nga t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera, k\u00ebt\u00eb e dijn\u00eb qytetar\u00ebt pasi k\u00ebta kryetar\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme.<\/p>\n<p>Sa jeni t\u00eb k\u00ebnaqur me opozitarizmin q\u00eb po b\u00ebni dhe bashk\u00ebrendimin me partit\u00eb tjera opozitare?<\/p>\n<p>Ne jemi Grup Parlamentar shum\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm opozitar, ku vazhdimisht opozit\u00ebn e b\u00ebjm\u00eb me debate parlamentare, organizime t\u00eb tryezave t\u00eb ndryshme parlamentare, pyetje e diskutime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet n\u00eb Kuvend t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebrendimet me koleg\u00ebt dhe partit\u00eb opozitare jan\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, dhe t\u00eb tilla do t\u00eb mbesin edhe n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e ardhshme, ku e shihni AAK-n\u00eb, n\u00eb sa p\u00ebrqind t\u00eb elektoratit?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb situat\u00eb dhe asnj\u00eb rrethan\u00eb politike nuk e largon AAK-n\u00eb nga baza e saj 7-10% t\u00eb votuesve nga e gjith\u00eb Kosova, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt votues besnik jemi fal\u00ebnderues p\u00ebr besimin e vazhduesh\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, mendoj\u00eb q\u00eb rrethanat e krijuara n\u00eb Kosov\u00eb, dalja n\u00eb pah e qeveris\u00eb Kurti mbi mosdijen e qeverisjes dhe mos p\u00ebrmbushjes s\u00eb asnj\u00eb premtimi q\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, si dhe proceset e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb e presin Kosov\u00ebn, do t\u00eb k\u00ebrkohet nevoja q\u00eb lideri  Ramush Haradinaj t\u00eb kthehet n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb shtetit, e kjo realisht do t\u00eb rris\u00eb p\u00ebrqindjen e votave q\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 15-18%. Shkurt e shqip ata qe dit\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebn, dijn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb edhe paqen por edhe zhvillimin e shtetit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), Pal Lekaj, e vler\u00ebson t\u00eb dob\u00ebt pun\u00ebn nj\u00eb-vje\u00e7are t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti, ku sipas tij m\u00eb s\u00eb shumti ka d\u00ebshtuar n\u00eb zhvillim ekonomik t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa ia jep meritat p\u00ebr disa pun\u00eb t\u00eb kryera n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Lekaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d kritikon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109866,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109865","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109865"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109865\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}