{"id":109871,"date":"2022-03-26T17:09:22","date_gmt":"2022-03-26T16:09:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=109871"},"modified":"2022-03-26T17:09:22","modified_gmt":"2022-03-26T16:09:22","slug":"lulezon-prostitucioni-ne-kosove-18-milione-banore-me-510-qendra-masazhi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lulezon-prostitucioni-ne-kosove-18-milione-banore-me-510-qendra-masazhi\/","title":{"rendered":"Lul\u00ebzon prostitucioni n\u00eb Kosov\u00eb: 1,8 milion\u00eb banor\u00eb me 510 qendra masazhi"},"content":{"rendered":"<p>Kosova sipas regjistrimit t\u00eb fundit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vitin 2013, ka 1.8 milion banor\u00eb. Mund t\u2019iu duket e pabesueshme por kjo popullsi, i ka n\u00eb dispozocion mbi 500 qendra p\u00ebr mir\u00ebmbajtje trupore, apo si\u00e7 njihen qendra masazhi. Nd\u00ebr vite, k\u00ebto qendra kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr veprimtari t\u00eb tjera t\u00eb paligjshme. <\/p>\n<p>Nga 35 deri n\u00eb 50 euro ishte shuma q\u00eb merrnin pun\u00ebtoret e nj\u00eb qendre masazhi n\u00eb nj\u00eb nga lagjet e Prishtin\u00ebs. Kjo shum\u00eb ndahej n\u00eb p\u00ebrqindje nd\u00ebrmjet pronar\u00ebve dhe pun\u00ebtoreve. Qendra n\u00eb fjal\u00eb kishte funksionuar deri n\u00eb vitin 2020, kur shteti kishte nd\u00ebrhyr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb aktakuz\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb shum\u00eb her\u00eb n\u00eb sallonin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb masazhit, pronar\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb M.D dhe L.D. Nga pun\u00ebtoret kam marr\u00eb sh\u00ebrbime masazhi dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera. Pun\u00ebtoret e masazhit m\u00eb kan\u00eb prekur n\u00eb pjes\u00ebt intime dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam paguar ekstra. Sa m\u00eb kujtohet, ato kan\u00eb qen\u00eb me pseudonim K. S. dhe E\u201d, ka treguar nj\u00ebri nga klient\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cM.D m\u00eb ka ofruar disa klient\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime seksuale n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave. Disave ua kam ofruar sh\u00ebrbimin n\u00eb fjal\u00eb. M. m\u00eb kontaktonte n\u00eb telefon dhe m\u00eb th\u00ebrriste n\u00eb sallon. L. dhe M. kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb s\u00eb bashku rreth aranzhimeve. Nj\u00ebri klient m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se i ka dh\u00ebn\u00eb 400 euro p\u00ebr mua, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb para p\u00ebr mua, por pa treguar shum\u00ebn\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb Prokurori nj\u00ebra nga pun\u00ebtoret.<\/p>\n<p>\u201cPronari m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb paguhesha me p\u00ebrqindje. Prej nj\u00eb masazhi q\u00eb kushtonte 30 euro, un\u00eb do t\u2019i merrja 10 euro. Nuk kam asnj\u00eb certifikat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Gjat\u00eb pun\u00ebs, klient\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar sh\u00ebrbime ekstra. Nj\u00eb klient ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim dhe m\u00eb ka z\u00ebvend\u00ebsuar masazherja A.B\u201d, tregonte nj\u00eb tjet\u00ebr pun\u00ebtore e qendr\u00ebs s\u00eb masazhit n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Se n\u00eb qendra t\u00eb tilla masazhi po ushtrohen edhe veprimtari t\u00eb tjera t\u00eb paligjshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prostitucioni, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosov\u00ebs. Policia ka konfirmuar se n\u00eb tri vitet e fundit jan\u00eb mbyllur 65 sallone masazhi.<\/p>\n<p>\u201cNumri i personave t\u00eb legjitimuar gjat\u00eb inspektimit t\u00eb k\u00ebtyre salloneve t\u00eb masazhit per periudh\u00ebn 2019 deri me tani 2022 jan\u00eb gjith\u00ebsej 512, nd\u00ebrsa numri i t\u00eb dyshuarve p\u00ebr kryrje t\u00eb veprave t\u00eb ndryshme penale si trafikim me njer\u00ebz, ofrim i lokaleve p\u00ebr prostitucion, mund\u00ebsim apo detyrim n\u00eb prostitucion dhe vepres kundervajt\u00ebse marrje me prostitucion, jan\u00eb gjith\u00ebsej 128 persona t\u00eb dyshuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Policia p\u00ebr Nacionale.<\/p>\n<p>N\u00eb qendra t\u00eb tilla punojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i shtetasve tjer\u00eb, ku kryesojn\u00eb ata nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201cNga 512 personave t\u00eb legjitimuar n\u00eb k\u00ebto sallone masazhi  85 kane qene shtetas t\u00eb huaj nga vende te ndryshme\u201d, b\u00ebn t\u00eb ditur Policia.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka siguruar gazeta, Prishtina prin me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qendrave t\u00eb tilla t\u00eb masazh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Policia e Kosov\u00ebs b\u00ebn t\u00eb ditur se n\u00eb tri vitet e fundit jan\u00eb mbyllur 65 sallone t\u00eb masazhit, Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb ka th\u00ebn\u00eb  se n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb jan\u00eb mbyllur 24 qendra, kurse 18 jan\u00eb gjobitur.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb vend si Kosova, fakti q\u00eb ekzistojn\u00eb mbi 500 qendra masazhi, p\u00ebr dik\u00ebnd mund t\u00eb vler\u00ebsohet i pabesuesh\u00ebm. Por k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur edhe zyrtarisht Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb.<\/p>\n<p>Por, cila \u00ebsht\u00eb procedura deri n\u00eb pajisjen me leje p\u00ebr qendrat e masazhit?<\/p>\n<p>\u201cSi p\u00ebr t\u00eb gjitha bizneset tjera, edhe p\u00ebr bizneset ne fjal\u00eb (Qendra t\u00eb Masazhit), procedura e regjistrimit t\u00eb biznesit \u00ebsht\u00eb pothuajse e njejt\u00eb. Fillimisht aplikohet n\u00eb ARBK p\u00ebr regjistrim, pasi q\u00eb subjekti t\u00eb jet\u00eb regjistruar duhet t\u00eb aplikoj n\u00eb Komun\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u2019u pajisur me p\u00eblqimin mbi plot\u00ebsimin e kushteve minimale teknike dhe higjieno sanitare. T\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto qendra duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pajisur me libreza sanitare dhe me kontrata pune\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Tregtis\u00eb ka treguar se k\u00ebto qendra mbyllen n\u00ebse: \u201csubjekti \u00ebsht\u00eb i pa regjistruar dhe n\u00ebse ai nuk ka p\u00eblqim mbi plot\u00ebsim e kushteve minimale teknike dhe higjieno sanitare. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur k\u00ebto subjekte mbyllen, ndaj tyre shqiptohet d\u00ebnim konform ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2020, p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs me pandemin\u00eb, Inspektorati i Tregut nuk ka realizuar ndonj\u00eb aksion p\u00ebr mbylljen e bizneseve t\u00eb tilla. Aksionet e ngjashme kryhen n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe institucionet e tjera relevante. Kur sigurohen fakte t\u00eb mjaftueshme, at\u00ebher\u00eb personave p\u00ebrgjegj\u00ebs iu vazhdohet procedimi penal conform ligjeve n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mandatit t\u00eb vet\u00eb, Inspektorati i Tregut gjithnj\u00eb verifikon n\u00ebse k\u00ebto subjekte jan\u00eb t\u00eb pajisura me P\u00eblqimin e kushteve minimale teknike dhe higjieno sanitare, n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb regjistruara, \u00e7mimoren p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve dhe orarin e pun\u00ebs.  Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtjen e librezave sanitare dhe kontratat e pun\u00ebs i verifikojn\u00eb Inspektor\u00ebt e Pun\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ministris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova sipas regjistrimit t\u00eb fundit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vitin 2013, ka 1.8 milion banor\u00eb. Mund t\u2019iu duket e pabesueshme por kjo popullsi, i ka n\u00eb dispozocion mbi 500 qendra p\u00ebr mir\u00ebmbajtje trupore, apo si\u00e7 njihen qendra masazhi. Nd\u00ebr vite, k\u00ebto qendra kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr veprimtari t\u00eb tjera t\u00eb paligjshme. Nga 35 deri n\u00eb 50 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":109872,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109871","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}