{"id":110042,"date":"2022-03-28T13:43:33","date_gmt":"2022-03-28T11:43:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=110042"},"modified":"2022-03-28T13:43:33","modified_gmt":"2022-03-28T11:43:33","slug":"nuk-votohet-komisioni-hetimor-per-situaten-energjetike-opozita-e-sheh-te-nevojshem-kete-komision","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nuk-votohet-komisioni-hetimor-per-situaten-energjetike-opozita-e-sheh-te-nevojshem-kete-komision\/","title":{"rendered":"Nuk votohet komisioni hetimor p\u00ebr situat\u00ebn energjetike, opozita e sheh t\u00eb nevojsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb komision"},"content":{"rendered":"<p>Me 23 vota p\u00ebr dhe 50 kund\u00ebr, Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk e miratoi themelimin e komisionit p\u00ebr hetimin e situat\u00ebs me energji elektrike nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Krijimin e k\u00ebtij komisioni e ka propozuar PDK dhe mori mb\u00ebshtetje edhe nga partit\u00eb tjera opozitare. Nd\u00ebrsa, ende pa u hedhur n\u00eb votim nga mazhoranca deklaruan se do ofrojn\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Seanc\u00ebn menj\u00ebher\u00eb e kan\u00eb l\u00ebshuar deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shefi i grupit parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb, Abelard Tahiri u shpreh se krijimi i k\u00ebtij Komisioni Parlamentar Hetimor \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe do t\u00eb kryej pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>\u201cKonsiderojm\u00eb q\u00eb kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me disa parregullsi duke filluar nga ngritja e \u00e7mimit t\u00eb cilin ne ve\u00e7se e kemi d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, pastaj edhe \u00e7\u00ebshtja e procedur\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb besoj q\u00eb do t\u2019i ngris\u00eb ky komision hetimor parlamentar p\u00ebr menaxhimin e kriz\u00ebs energjetike. Ne konsiderojm\u00eb se ngritja e k\u00ebtij komisioni \u00ebsht\u00eb tejet e nevojshme dhe pa dashur t\u00eb ngris\u00eb debat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ne si grup parlamentar besojm\u00eb q\u00eb ky komision hetimor ka nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Shefja e grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosjes, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se p\u00ebr supozimet e opozit\u00ebs, mbetet komisionit t\u2019i hetoj\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se Qeveria do t\u00eb ofroj\u00eb transparenc\u00eb lidhur me situat\u00ebn energjetike.<\/p>\n<p>\u201cKryetari i grupit parlamentar t\u00eb PDK tha pa dashur me b\u00eb debat por n\u00eb fakt b\u00ebri konkluza t\u00eb cilat se jan\u00eb pun\u00eb e komisionit hetimor parlamentar e nuk jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb paragjykohen se \u00e7far\u00eb do jen\u00eb gjetjet e komisionit hetimor parlamentar si mekaniz\u00ebm i Kuvendit, p\u00ebr ngritjen e \u00e7mimit tha se duhet t\u00eb hidhet drit\u00eb, drit\u00eb besoj q\u00eb dihet se pse \u00ebsht\u00eb rritur \u00e7mimi jo vet\u00ebm tek ne po n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn edhe procese t\u00eb tjera t\u00eb cilat ne natyrisht q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb hapur dhe besoj q\u00eb Qeveria ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb deri m\u00eb tani me transparenc\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb mekanizma tjet\u00ebr p\u00ebrfshir\u00eb edhe Agjencis\u00eb q\u00eb i raportojn\u00eb Kuvendit sipas detyr\u00ebs zyrtare do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarimet e nevojshme\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e ka konsideruar krijimin e k\u00ebtij Komisioni Hetimor Parlamentar p\u00ebr menaxhimin e kriz\u00ebs energjetike nga Qeveria e Kosov\u00ebs, edhe shefi i grupit parlamentar t\u00eb LDK-s\u00eb, Arben Gashi.<\/p>\n<p>\u201cGrupi parlamentar i LDK konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nj\u00eb proces hetimi lidhur me procesin e shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike pra nj\u00eb proces hetimor parlamentar ku do t\u00eb hetohen t\u00eb gjitha institucionet puna e tyre duke filluar nga ZRRE veprimi dhe mos veprimi i tij me koh\u00eb, deklarimet e ZRRE-s\u00eb rreth shtatorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar se Kosova nuk do t\u00eb ket\u00eb kriz\u00eb me energjike elektrike dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr panik dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr, pastaj thellimi i kriz\u00ebs deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa q\u00eb Kosova deri m\u00eb pak se 1 muaj humb qindra milion\u00eb euro duke bler\u00eb energji elektrike n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike\u2026Besoj q\u00eb komisioni p\u00ebrkat\u00ebs do i shtroj do t\u00eb gjej p\u00ebrgjigjen e duhur dhe nga gjetjet e k\u00ebtij komisioni institucionet e duhura do t\u00eb marrin vendimet e tyre\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Shefi i grupit parlamentar t\u00eb AAK-s\u00eb, Besnik Tahiri u shpreh se ky Komisioni Hetimor duhet t\u00eb trajtoj\u00eb 5 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cThemelimi i k\u00ebtij grupi q\u00eb do b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hetim parlamentar dhe p\u00ebr ne jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme 5 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtohen n\u00eb thelb pages\u00ebn e rrym\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb dihet sakt\u00ebsisht se sa \u00ebsht\u00eb shuma a \u00ebsht\u00eb 40 milion\u00eb si\u00e7 po thuhet a \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak apo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb, e dyta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb organ ton\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb organ t\u00eb pavarur rolin e ZRRE-s\u00eb n\u00eb raport me ndikimin politik dhe sinkronizimin q\u00eb ky institucion e ka pasur me Qeverin\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e tarifave t\u00eb cilat kan\u00eb ngritur \u00e7mimin e energjis\u00eb mbi supet e qytetar\u00ebve privat dhe duke mos rritur tek sektori privat. E treta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me komunikimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb KEDS me Qeverin\u00eb letrat q\u00eb ka zot\u00ebri Murati dhe kryeministri duhet t\u2019i deponoj tek ky grup prej korrikut apo gushtit, prej kur kan\u00eb marr\u00eb informacione se po hyjm\u00eb n\u00eb kriz\u00eb e reagimi ka qen\u00eb tep\u00ebr i vonsh\u00ebm. Pika e kat\u00ebrt lidhet me gjendjen emergjente\u201d, theksoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me 23 vota p\u00ebr dhe 50 kund\u00ebr, Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk e miratoi themelimin e komisionit p\u00ebr hetimin e situat\u00ebs me energji elektrike nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Krijimin e k\u00ebtij komisioni e ka propozuar PDK dhe mori mb\u00ebshtetje edhe nga partit\u00eb tjera opozitare. Nd\u00ebrsa, ende pa u hedhur n\u00eb votim nga mazhoranca deklaruan se do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":110043,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110042","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110042\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110043"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}