{"id":110312,"date":"2022-03-30T19:54:20","date_gmt":"2022-03-30T17:54:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=110312"},"modified":"2022-03-30T19:54:20","modified_gmt":"2022-03-30T17:54:20","slug":"kur-do-te-perfundojne-punimet-per-autostraden-drejt-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kur-do-te-perfundojne-punimet-per-autostraden-drejt-gjilanit\/","title":{"rendered":"Kur do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb punimet p\u00ebr autostrad\u00ebn drejt Gjilanit"},"content":{"rendered":"<p>Autostrada Prishtin\u00eb-Gjilan-Dheu i Bardh\u00eb po duket se do t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se telenovela italiane \u201c100 Vitrinat\u201d. Po b\u00ebhen kat\u00ebr vjet q\u00eb kur u n\u00ebnshkrua kontrata p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rrug\u00eb. Tash e kat\u00ebr vjet jan\u00eb p\u00ebrshkuar nga shum\u00eb vonesa dhe fare pak pun\u00eb. A \u00ebsht\u00eb viti 2050 kur mund t\u00eb pritet p\u00ebrfundimi i saj duke marr\u00eb parasysh dinamik\u00ebn e deritashme dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjen nga pritja e gjat\u00eb?<\/p>\n<p> Lexojeni tekstin e m\u00ebposht\u00ebm.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri i Infrastruktur\u00ebs, Hysen Durmishi, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr transmetuesin publik, ka shp\u00ebrthyer n\u00eb \u2018vajtim\u2019 kur u pyet p\u00ebr autostrad\u00ebn e Gjilanit.  <\/p>\n<p>\u201cPrishtin\u00eb-Gjilan-Dheu i Bardh\u00eb, autostrada me shum\u00eb probleme &#8211; me probleme t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme, mungesa e buxhetit, e shum\u00eb t\u00eb tjera kan\u00eb shkaktuar telashe mjaft t\u00eb m\u00ebdha. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ne n\u00eb buxhet kemi pasur vet\u00ebm 2.2 milion\u00eb euro p\u00ebr shpron\u00ebsime p\u00ebr gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha projektet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Durmishi ka th\u00ebn\u00eb se pret qe t\u00eb ket\u00eb dinamik\u00eb n\u00eb punimet e k\u00ebsaj rruge, por nuk ka dh\u00ebn\u00eb dat\u00eb se kur mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb vitit kemi arritur t\u00eb shpron\u00ebsojm\u00eb prona n\u00eb vler\u00eb prej 23 milion\u00eb eurosh. Sivjet i kemi 57 milion\u00eb euro vet\u00ebm p\u00ebr shpron\u00ebsime dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb autostrad\u00ebn e Gjilanit i kemi zgjidhur me shpron\u00ebsime. Sivjet presim q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb dinamik\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe me zhvillimin e punimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrfundojm\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Nacionalja ka provuar t\u00eb marr\u00eb edhe nj\u00eb q\u00ebndrim nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs, mir\u00ebpo deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb shkrimit p\u00ebrgjigja nuk ka ardhur.  <\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe Komuna e Gjilanit ka vendosur t\u00eb hesht\u00eb n\u00eb pyetjet e Nacionales rreth punimeve t\u00eb autostrad\u00ebs s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pati th\u00ebn\u00eb se autostrada do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAutostrada Gjilan-Prishtin\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda mandatit t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti 2. Un\u00eb po flas edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb asaj q\u00eb kemi biseduar edhe me z. Kurti, me kryeministrin\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb \u201cDebat P\u00ebrnime\u201d.<\/p>\n<p>H I S T O R I K U i autostrad\u00ebs<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e tenderit prej rreth 100 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs A7 (autostrada e Gjilanit) u b\u00eb publike n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb qeverisjes s\u00eb kryeministrit Isa Mustafa, n\u00eb vitin 2017. M\u00eb pas n\u00eb Qeverin\u00eb Haradinaj u nd\u00ebrruan kompanit\u00eb kontraktuese dhe t\u00eb nj\u00ebjtat filluan pun\u00ebn. I gjith\u00eb procesi tenderues u konsiderua si i dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata p\u00ebr tet\u00eb lote (pjes\u00eb) p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Autostrad\u00ebs s\u00eb Gjilanit, e quajtur si Autostrada A7. Kontratat e n\u00ebnshkruara kap\u00ebn vler\u00ebn fiks 88, 618, 511.95 euro.<\/p>\n<p>Fillimisht, procedurat tenderuese u p\u00ebrgatit\u00ebn n\u00ebn qeverisjen e Isa Mustaf\u00ebs, ku edhe u shpall\u00ebn fituesit. Por, me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet Qeveria Haradinaj, tenderi shkoi n\u00eb rivler\u00ebsim, dhe pas ankesave q\u00eb b\u00ebn\u00eb kompanit\u00eb n\u00ebn pretendimin p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit, u nd\u00ebrruan kompanit\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, n\u00ebshkrimi i kontrat\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs s\u00eb Gjilanit ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2018 nga ish-ministri i Infrastruktur\u00ebs, Pal Lekaj.<\/p>\n<p>Lekaj kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gjilanin dhe qytetar\u00ebt e saj se kjo rrug\u00eb n\u00ebnkupton komunikim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ekonomik e fizik me t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Punimet e k\u00ebsaj rruge ishin parapar\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb pas 2 viteve.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u nd\u00ebrruan shpesh qeverit\u00eb. Me ardhjen e qeverisjes VV-LDK, n\u00eb krye t\u00eb minsitris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs erdhi Lumir Abdixhiku, tani kryetar i LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Abdixhiku n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb pun\u00ebs kishte k\u00ebrkuar anulimin e tenderit 110 milion\u00ebsh p\u00ebr 24 kilometra Banull-Dheu i Bardh\u00eb, n\u00ebn arsytimin se nuk ka mjete financiare dhe se projketi i autostrad\u00ebs ishte kontrabanduar n\u00eb buxhetin e shtetit nga qeveria e kaluar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pad\u00ebgjuar q\u00eb nj\u00eb qeveri n\u00eb ikje, pa buxhet t\u00eb aprovuar, t\u00eb fus\u00eb n\u00eb obligime financiare qeverin\u00eb e ardhshme, q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i kushtonin vendit me penalizime financiare q\u00eb kan\u00eb ndodhur m\u00eb par\u00eb\u201d, kishte deklaruar ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr pun\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate ka edhe t\u00eb akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorime.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Betim Re\u00e7ic\u00ebs dhe tre zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb lidhur me Autostrad\u00ebn e Gjilanit.<\/p>\n<p>Q Y  T E T A R \u00cb T nervoz\u00eb<\/p>\n<p>Nacionale ka pyetur qytetar\u00ebt nga Gjilani t\u00eb cil\u00ebt thujase \u00e7do dit\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb. Ata na than\u00eb se autostrada do t\u2019ua leht\u00ebsonte shum\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Shk\u00eblqim Xhaqkaj p\u00ebr Nacionalen ka th\u00ebn\u00eb se kjo rrug\u00eb do t\u2019i kursente m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb pasi n\u00eb rrug\u00ebn aktuale ka kolona t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>\u201cAutostrada Gjilan-Prishtin\u00eb kishe me qen\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Gjilanit dhe Kamenic\u00ebs. Un\u00eb vij nga Kamenica. Prej Kamenic\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb jan\u00eb diku rreth 85 kilometra, e n\u00ebse e p\u00ebrkthejm\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim me vetur\u00eb, gjithmon\u00eb m\u00eb bie t\u00eb vozis rreth 1 or\u00eb e gjysm\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr shkak se rrug\u00ebt jan\u00eb jo t\u00eb mira edhe b\u00ebhet kolon\u00eb, sidomos n\u00ebse para nesh q\u00ebndron nj\u00eb kamion q\u00eb njihen si shlepera, e maksimumi q\u00eb vozisin ata \u00ebsht\u00eb 60 km n\u00eb or\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej kjo autostrad\u00eb, un\u00eb maksimumi n\u00eb Prishtina kisha qen\u00eb brenda nj\u00eb ore ose m\u00eb pak prej Kamenic\u00ebs, edhe e nj\u00ebjta prej Prishtin\u00ebs n\u00eb Kamenic\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Xhaqkaj tutje ka treguar se i ka mbetur hatri me deputet\u00ebt dhe kryetar\u00ebt e rajonit t\u00eb Anamorav\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cHat\u00ebrmbetje kam te deputet\u00ebt dhe kryetar\u00ebt e anamorav\u00ebs q\u00eb nuk kan\u00eb insistuar q\u00eb kjo autostrad\u00eb t\u00eb kryhet m\u00eb shpejt, pasi p\u00ebr neve q\u00eb punojm\u00eb ose studiojm\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nevojshme. I b\u00ebj thirrje ministrit t\u00eb infrasktruktur\u00ebs q\u00eb t\u2019i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb shum\u00eb k\u00ebsaj autostrade e t\u00eb kryhen pun\u00ebt brenda vitit 2022\u201d, ka n\u00ebnvizuar ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qytetari tjet\u00ebr, Arb\u00ebr Ramadani, ka th\u00ebn\u00eb se autostrada e Gjilanit do t\u00eb jet\u00eb \u2018shp\u00ebtim\u2019 p\u00ebr gjilansasit dhe at\u00eb rajon t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi rruga aktuale sipas tij, \u00ebsht\u00eb e mundimshme dhe e rrezikshme.<\/p>\n<p>\u201cRruga Gjilan-Prishtin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e frekuentoj \u00e7do dit\u00eb (kjo aktualja) \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mundimshme e mundshme. Nuk ka relacion tjet\u00ebr mes qytetesh t\u00eb Kosov\u00ebs, me rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb mundimshme n\u00eb \u00e7far\u00ebdo konteksti. Edhe e rrezikshme \u00ebsht\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse b\u00ebhet kjo autostrad\u00eb at\u00ebh\u00ebr\u00eb do t\u00eb shmangeshin aksidentet.<\/p>\n<p>\u201cAutostrada, do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se zgjidhje. Shp\u00ebtim! Ka kaq shum\u00eb student\u00eb e pun\u00ebtor\u00eb, q\u00eb e ndjekin k\u00ebt\u00eb relacion \u00e7do dit\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 ekonomizimit t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebndesishme. Nj\u00eb autostrad\u00eb e till\u00eb, jam i sigurt se do t\u00eb shmangte shum\u00eb aksidente, pasi q\u00eb rruga aktuale \u00ebsht\u00eb teper e rrezikshme\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p>P R O G R A M E T e Qeveris\u00eb Kurti 1 dhe 2 p\u00ebr Autostrad\u00ebn e Gjilanit<\/p>\n<p>N\u00eb programin e Qeveris\u00eb Kurti parashihet q\u00eb autostrada e Gjilanit do t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>\u201cKrijimi i sistemit t\u00eb integruar p\u00ebr transportin rrugor mund\u00ebson lidhje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb mes rajoneve brenda vendit dhe jasht\u00eb saj. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb projektet ekzistuese infrastrukturore, si nd\u00ebrtimin e segmentit t\u00eb autostrad\u00ebs Besi-Merdare dhe autostrad\u00ebs Prishtin\u00eb-Gjilan, zgjerimi i rrjetit ekzistues rrugor Prishtin\u00eb-Mitrovic\u00eb dhe autoudh\u00ebn Kijev-Zahaq, do t\u00eb zbatojm\u00eb projektet e reja si zgjerimi i rrug\u00ebve nacionale Istog-Pej\u00eb-De\u00e7an-Gjakov\u00eb-Prizren, p\u00ebrfshir\u00eb rrug\u00ebt qarkore, rehabilitimin e rrug\u00ebve komb\u00ebtare Qaf\u00eb Duh\u00ebl-Shtime-Ferizaj, q\u00eb lidhet me autostrad\u00ebn Prishtin\u00eb-Shkup, si dhe nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve kufitare De\u00e7an-Plav\u00eb, Prizren-Tetov\u00eb dhe Gjilan-Kumanov\u00eb. Po ashtu, v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb do t\u2019i kushtojm\u00eb rehabilitimit t\u00eb rrjetit ekzistues si dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb reja, si dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb unaz\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb programin e Qeveris\u00eb Kurti 2021-2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autostrada Prishtin\u00eb-Gjilan-Dheu i Bardh\u00eb po duket se do t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se telenovela italiane \u201c100 Vitrinat\u201d. Po b\u00ebhen kat\u00ebr vjet q\u00eb kur u n\u00ebnshkrua kontrata p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rrug\u00eb. Tash e kat\u00ebr vjet jan\u00eb p\u00ebrshkuar nga shum\u00eb vonesa dhe fare pak pun\u00eb. A \u00ebsht\u00eb viti 2050 kur mund t\u00eb pritet p\u00ebrfundimi i saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":110313,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110312","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110312"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110312\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}